E premte, 26.09.2025, 03:11 AM (GMT+1)

Mendime

Adil Fetahu: Drejtësia ndërkombëtare është në krizë, sepse të fortit nuk e respektojnë

E merkure, 24.09.2025, 06:55 PM


DREJTËSIA NDËRKOMBËTARE ËSHTË NË KRIZË, SEPSE TË FORTIT NUK E RESPEKTOJNË

Nga Adil Fetahu

Në nivel botëror janë dy gjykata kryesore: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare. Të dyja këto gjykata i ka themeluar Organizata e Kombeve të Bashkuara: të parën në vitin 1945, ndërsa të dytën me Statutin e Romës (1998), e që ka filluar punën në vitin 2002. Të dyja këto gjykata e kanë selinë në Hagë, disa kilometra larg njëna-tjetrës.

Funksionet e tyre janë të ndryshme. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë merret me kontestet midis shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, ndërsa Gjykata Penale Ndërkombëtare merret me procedimin e individëve të akuzuar për veprat penale më të rënda, siç janë krimet e  luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi.

Kundër vendimeve (mendimit juridik) të GjND nuk ka mundësi ankimi, ndërsa kundër aktgjykimeve të GjPN mund të bëhet ankesë, në shkallën e dytë të asaj Gjykate.

Vendimet e GjND i zbaton Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ndërsa aktgjykimet e GjPN i zbaton vet ajo Gjykatë dhe gjykatat e shteteve anëtare të Statutit të Romës.

Këtu do bëjmë fjalë për  punën dhe efektet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Të fotëve nuk ua ndien për vendimet e saj

Siç e cekëm më lartë, Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC= International Criminal Court), është gjykata më e lartë në botë për çështje penale, të cilën e ka themeluar Organizata e Kombeve të Bashkuara, me Statutin e Romës, të vitit 1998. Deri në prillin e këtij viti (2025), Statutin e Romës e kanë nënshkruar e ratifikuar 137 shtete anëtare të KB, që njëkohësisht konsiderohen anëtare të asaj Gjykate. Shqipëria është anëtare prej vitit 2003.

Gjykata është themeluar për ndjekjen dhe procedimin e individëve të akuzuar për veprat më të rënda penale: krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi. Për këto krime individët mund të përgjigjen sipas përgjegjësisë objektive dhe subjektive, kështu që përveç ekzekutorëve të drejtpërdrejt të krimeve të përmendura, për to mund të përgjigjen edhe kryetarë, kriministra a ministra të shteteve  dhe zyrtarë tjerë me autorizime e përgjegjësi të caktuara.

Shtetet anëtare  janë të obligueshme të bashkëpunojnë plotësisht me ICC-n, në procesin e hetimeve dhe të ndjekjes penale, të arrestojnë personat për të cilët ICC ka dhënë urdhër-arresti, të sigurojnë provat dhe dëshmitë e nevojshme, të mbrojnë viktimat dhe dëshmitarët, të zbatojnë urdhërat dhe vendimet e ICC-s. Shtetet anëtare motivohen që në ligjet e tyre penale t’i inkorporojnë krimet e definuara nga ICC dhe të sigurojnë sistem të drejtësisë të aftë e të paanshëm për t’i gjykuar ato krime.

Por, punën e ICC-s po e sabotojnë, neglizhojnë madje edhe po e kundërshtojnë haptas shtetet e forta. Më 21.XI.2024, iCC ka publikuar urdhër për arrestimin e kryeministrit dhe ministrit të mbrojtjes së Izraelit: Benjamin Natanjahut e  Yoava Gallantit, si dhe të komandantit të Hamasit  Mohamad Daif, të akuzuar për krime të luftës. Izraeli menjëherë i ka refuzuar akuzat si të rrejshme dhe të motivuara politikisht. Administrata e Bidenit poashtu e ka quajtur urdhërin e ICC-s ‘’të pa dëgjuar’’, ndërsa administrata e Trumpit (më 6.02.2025) u ka vu sanksione zyrtarëve të ICC-s!, për shkak të akuzave kundër aleatit më të ngushtë të Amerikës!

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në vend se të zbatojë urdhër-arrestin e Gjykatës, në prill të këtij viti e tërhoqi Hungarinë nga anëtarësimi në ICC, në prag të një vizite të Njatanjahut në Hungari!

Shtetet më të forta nuk janë anëtare të ICC-s

Për të mos iu nënshtrua  autorizimeve të ICC-s për gjykimin e shtetasve të tyre, shtetet më të forta të botës nuk janë bërë anëtare të asaj Gjykate, ose disa të tjera e kanë tërhequr anëtarësimin. Administrata e Klintonit e pat nënshkruar marrëveshjen e anëtarësimit, por Senati nuk e ratifikoi, ndërsa administrata e Bushit e tërhoqi nënshkrimin e Amerikës, kurse Trumpi i vë sanksione!

Rusia e ka tërhequr anëtarësimin e vet që nga viti 2016, pasi Gjykata nisi hetimet kundër Rusisë me rastin e aneksimit të Krimesë (2014). ICC ka  shpallë fletarrestin për Putinin, për shkak të agresionit dhe krimeve të luftës në Ukrainë.

Kina, India, Turqia, Irani, Pakistani, Arabia Saudite, Etiopia etj, as kanë qenë as janë anëtare. Izraeli e ka nënshkruar marrëveshjen, por më vonë është tërhequr, sikur që janë tërhequr edhe Burundi, Filipinet, Hungaria.

Para dy ditëve,  tri shtete afrikane, në të cilat kanë ardhur në pushtet huntat ushtarake: Mali, Burkina Faso dhe Nigeria, kanë lajmëruar se tërhiqen nga anëtarësimi në ICC, me arsyetimin se po zbaton drejtësi selektive.

Sipas normave të Statutit të Romës, tërheqja hyn në fuqi një vit pas paraqitjes zyrtare të kërkesës me shkrim sekretarit të përgjithshëm të KB, që do të thotë se deri me kalimin e një vitit shtetet anëtare janë të obliguara të kryejnë urdhërat e Gjykatës. Por, askush më nuk i respekton urdhërat e saj!

Edhe për shtetet të cilat nuk janë anëtare të ICC-së, nëse Këshilli i Sigurimit i KB bënë kërkesë asaj Gjykate për hetime e zhvillimit të ndonjë procesi, shtetet janë të detyruara të zbatojnë urdhëarat, por sa funksionon kjo në praktikë është çështje tjetër.

Kështu, drejtësia ndërkombëtare gjithnjë e më tepër po tkurret, po humbë efektet dhe besimin edhe shteteve anëtare e jo anëtare, edhe të individëve, kurse përgjegjësit për krimet më të rënda, aq shumë të përhapura në botë, po mbesin të pa ndëshkuar.

Populli ynë e ka provuar në lëkurën e vet, se drejtësia vepron vetëm kundër të varfërve e të atyre të pa krah, e asnjëherë kundër të fortëve. Kjo po dëshmohet edhe në nivel ndërkombëtar. Dhe ky është mjerim për njerëzimin!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Asllan Dibrani-Luani: Tokat Historike të Izraelit – Midis së Drejtës dhe Luftës së Përhershme dhe Beteja për Rikthimin e Tokave të Veta Florim Zeqa: Thirrje kandidatëve - Bëni fushatë të qetë dhe dinjitoze Milazim Zeqiraj: Situata politike në Kosovë pas zgjedhjeve Asllan Dibrani-Luani: BIK-u në Serbi e Kosovë – vegla të Beogradit kundër kombit shqiptar Rrezart Kalaja: Hoxhallarët – spiunë të rinj të Serbisë Idriz Zeqiraj: Pezullimi i Dialogut Strategjik - ndëshkim kolektiv i klasës politike! Asllan Dibrani – Luani: Parada e Beogradit dhe Mashtrimi i Dyfishtë ndaj Shqiptarëve Florim Zeqa: Votoni më të mirët, ndëshkoni mashtruesit! Jaho Brahaj: Ku po Shkojmë(!?) Asllan Dibrani (Luani): Gjendja dramatike e politikës botërore dhe përplasja në Lindjen e Mesme Klajd Kapinova: Otomani Vaso Pasha sa i bardhë për shqiptarët e tij aq i zi për libanezët Florim Zeqa: Drejt zhbërjes së vlerave njerëzore! Albert Zholi: Lush Susaj - Pasojat nga pesticidet janë të mëdha në shëndet dhe imazh Sadbere Emshiu: Kritika mes polarizimit dhe sharjes Kalosh Çeliku: Ekziston dhe një e vërtetë por askush nuk e thotë Prend Buzhala: Atmosfera e dyfishtë e fushatës zgjedhore Idriz Zeqiraj: Bashën e paragjykojnë injorantët dhe inferiorët e porositur! Kalosh Çeliku: Vetëdija Fadil Maloku: Si do ta mirëpriste Amerika një "Lidhje të Re të Prizrenit" me dimensione panshqiptare? Fritz Radovani: Kush na shpëtoi nga ateizmi?

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx