E premte, 19.09.2025, 10:41 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Drejt zhbërjes së vlerave njerëzore!

E premte, 19.09.2025, 06:55 PM


Drejt zhbërjes së vlerave njerëzore!

Shkruan: Florim Zeqa

Përderisa pas lufte e kishim një fillim të mbarë shoqëror, me respekt dhe dashuri vëllazërore, me ndërtim dhe rindërtim të shtëpive të rrënuara, me arsimim cilësor dhe zhvillim të ngadalshëm ekonomik. Pas shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 e këndej, fillon rrënimi gradual i vlerave njerëzore dhe kulturore në vendin tonë.

Shkatërrimi i shtetit filloi me shkatërrimin e familjes

Fillimisht e keqja nisi nga klasa politike, përkatësisht nga liderët partiakë që e përçan dhe i ndanë pamëshirshëm familjet tona!

Politikanët ishin të pamëshirshëm në rrënimin e familjeve shqiptare në Kosovë.

Si rezultat i ndarjeve partiake në njërën anë dhe rënjës së cilësisë në arsim, morën hovë dogmat partiake dhe fetare, të cilat qëllimin e kanë të njëjt; dominimin në të njëjtin terren shoqërorë, me manipulimin e masave njerëzore drejt dominimit territorial në vendin e paradokseve të mëdha, ku mund të gjesh gjithçka të keqe pa asnjë të mirë, duke filluar nga: narkomania, trafikimi i qenjeve njerëzore e deri tek prostitucioni aq shumë i përhapur në shoqërinë kosovare!

Abuzimi me pushtetin dhe paranë publike i ka kthyer politikanët në milionerë!

Si rezultat i futjes së interesit në vend të respektimit të vlerave, është rrënuar në themel bërthamën e shoqërisë dhe çelula e Shtetit-Familja!

Si produkt i kësaj janë rrënuar raportet familjare dhe ato ndërvëllazërore në veçanti!

Si pasojë e faktorëve të sipërpermendur, kanë shkuar aq thellë përkeqësimet e marrëdhënjeve familjare!

Nuk ka ku shkon më keq, sesa kur mikut i thuhet vëlla, e vëllaut shkja!

Fqinjët nuk shkojnë tek njëri-tjetri si më parë!

Shoqëri të ndershme nuk ka më si më parë!

Ka vetëm shoqëri intersi!

Ka humbur respekti dhe dashuria mes njerëzve, ka humbur besa dhe morali njerëzorë!

Shkollimi dhe edukata kanë mbetur vetëm si nocione të papërfillshme!

Shkollimi bëhet shkel e shko dhe gjysmak, kurse punësimi pa meritë dhe pa kritere përmes lidhjeve nepotike dhe përkatësisë partiake!

Kështu, shteti ynë dhe kombi në përgjithësi është duke shkuar me shpejtësi të madhe drejt zhbërjes së vlerave njerëzore!

Lulëzojnë antivlerat, korrupsioni, nepotizmi dhe dukuritë e tjera negative!

Kurse morali, karakteri dhe edukata njerëzore janë në zhdukje e sipër!

Vlerat janë zavendësuar me arrogancë, me egoizëm, me urrejtje dhe gjelozi!

Askush nuk i gëzohet më suksesit dhe meritave të përbashkëta!

Secili/secila mundohet të përvetësojë diçka nga meritat e tjetrit pa bërë asgjë të mirë për vendin!

Kontaminimi shoqëror zanafillën e ka nga ndarjet partiake, kurse kulminacionin e ka arritur përmes të ashtuquajturave rrjete sociale, të cilat e kanë degjeneruar në themel shoqërinë tonë, të rinjët në veçanti!

Të rinjët nuk njohin më komb e atdhe, njohin fe e parti!

Nuk njohin familje dhe fqinjësi, njohin joshjen dhe mashtrimin që u vjen përmes shoqërisë virtuale, duke shpresuar në pasurim të shpejtë dhe ngritje në karrierë jetësore/politike përmes rrugëve të dyshimta!

Njerëzit me shumë luftojnë për poste politike sesa për rritjen e cilësisë në arsim, më shumë luftojnë për paranë e pistë sesa për ngritjen e mirëqenjes në mënyrë të ndershme!

Po jetojmë në një kohë të pakohë, ku më shumë ka vlerë dyfytyrësia dhe pabesia e pakurrizorëve dhe zvarranikëve partiakë sesa vlerat e një personaliteti të ngritur dhe përgatitur në aspektin profesional.

Politikanët e mbështjellur me hipokrizi hiqen sikur janë të drejtë dhe të mirë, reflektojnë mirësjellje dhe dashuri të rrejshme derisa ta arrijnë cakun e tyre politik, më pas, përveq harrimit të premtimeve, i harrojnë miq dhe shoqëri, përseri kthehen në përversistetin e tyre, për t'iu shërbyer liderëve partiakë, klaneve dhe grupeve të interesit brenda partisë!

Çka ndodhë pas zgjedhjeve?!

Kandidatët e ndershëm dhe të sinqertë zhgënjehen, shqetësohen, vuajnë, stresohen nga dëshprimi i gënjeshtrave të miqve dhe mikeshave virtuale që ua premtuan votën e nuk ua dhanë!

Ndërsa zvarranikët politikë përseri bëhen bashkë në koalicione pas raundit të parë (në balotazh), për të arritur në mënyrë të pandershme deri tek karrigia e pushtetit lokal!

"Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër. Po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin, por të merr mendjen"!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Zholi: Lush Susaj - Pasojat nga pesticidet janë të mëdha në shëndet dhe imazh Sadbere Emshiu: Kritika mes polarizimit dhe sharjes Kalosh Çeliku: Ekziston dhe një e vërtetë por askush nuk e thotë Prend Buzhala: Atmosfera e dyfishtë e fushatës zgjedhore Idriz Zeqiraj: Bashën e paragjykojnë injorantët dhe inferiorët e porositur! Kalosh Çeliku: Vetëdija Fadil Maloku: Si do ta mirëpriste Amerika një "Lidhje të Re të Prizrenit" me dimensione panshqiptare? Fritz Radovani: Kush na shpëtoi nga ateizmi? F. Kalimashi: Voto Antigona Zeqa me numrin 15 në listën zgjedhore 113 Llesh Ndoj: Si një film bardh e zi në shekullin plot ngjyra Gjon Keka: ShBA dëshiron të na ndihmojë të bëhemi shtet i lirë, demokratik dhe europian Florim Zeqa: Kurti dhe Osmani, shembulli i papërgjegjshmërisë shtetërore! Llesh Ndoj: A mund t’i vijnë veshët qeverisë me Diellën? Ben Blushi: Pse qenka i ndershëm Albin Kurti? Idriz Zeqiraj: Ecejaket e Hashimit në SHBA, përçanë Lobin Shqiptar dhe lobonte ndarjen e Kosovës! Arbana Xharra: Kosova ka në krye një komunist, anti-amerikan shumë të rrezikshëm! Milazim Zeqiraj: Kosova ka institucionet e veta demokratike, prandaj protestat popullore në rrugë janë të paarsyeshme dhe paraqesin rrezik për shtetin Florim Zeqa: Kosova shtet i çudirave! Florim Zeqa: Paradoksale, deputetët pasivë angazhojnë asistentë personalë! Idriz Zeqiraj: Imazhin e UÇK -së e ka përmjerrë PAN-i me OVL-ë e tij provinciale!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx