E hene, 27.10.2025, 06:22 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Kosova shtet i çudirave!

E enjte, 11.09.2025, 05:54 PM


Kosova shtet i çudirave!

Shkruan: Florim Zeqa

Shkrimin e sotëm po e nisi me një gjarje të vërtetë të një analfabeti funksional! E merrë eprori i tij një punëtorë për ta meësuar se si përdoret kompjuteri. Pasi ia bën gati dhe ia vë në funksion PC-në, i thotë: "merre mausin dhe vendose tek ikona atje lartë. Ai e merrë mausin në dorë dhe e ngritë në lartësinë e ikonës së caktuar në kompjuter"! Me këtë veprim, eprori e kuptoj se punëtori i tij asnjëherë në jetën e tij nuk e kishte përdorur kompjuterin!

Pse (nuk) i duhet politikanit asistenti?!

Andaj, deri diku mund të arsyetohen deputetët 'analfabet funksional' për angazhimin e asistentëve/asistenteve, por jo edhe deputetët 'akademik me plagjiaturë' që e dëmtojnë buxhetin e shtetit pas pasur fare nevojë!

Do të ishte mirë, që qeveria në largim apo ajo në ardhje cila do qoftë ajo, që deputetëve të legjislaturës së 9-të (nëse e vazhdon punën) t'ua siguoj edhe 'Dronët' për vajtje-ardhje në Parlament shkaku i trafikut të ngarkuaruar!

Ngase do të jenë të pamjaftueshëm asistentët personalë për deputetët pasivë dhe analfabet të Kuvendit të Kosovës!

Ngase, vetëm edhe kjo po u mungon! Gjitha të tjerat i kanë të garantuara nga shteti, i cili për dikë është bërë nënë e për dikë tjetër njerkë!

Puna e asistentëve dhe e këshilltarëve nuk është risi në qeverisjet e pasluftës. Kemi pasur Kryeministër me 5 zëvendëskryeministra dhe me 25 këshilltarë, kemimpasur Qeveri më shumë ministri dhe me mbi 100 asistentë dhe këshilltarë, Kryeparlamentar me 5 zavendëskryetar, por deri më tani kemi pasur vetëm President pa zavendëskryetarë, por më shumë këshilltarë, vozitës dhe parrukierë, kamarierë dhe shërbëtorë njëkohësisht!

Mirëpo, për politikanët asgjë nuk është e pamundur në shtetin e Kosovës! Nëse nuk di ta përdorë kompjuterin, e merrë këshilltarin dhe asistentin. Pagat dhe honoraret nuk i ndalen asnjëherë, sikurse që nuk i mungojnë as drekat dhe darkat në restorantet luksoze, poashtu makinat e shtetit në dispozicion 24 orë, telefonat mobil i kanë të mbushur plot me paratë e shtetit!

Politikanët karrierist gjatë fushatave zgjedhore vrapojnë pas qytetarëve dhe i trajtojnë vetëm si numra për vota, kurse pas zgjedhjeve nuk i trajtojnë më as si njerëz, i harrojnë tërësisht deri në zgjedhjet e radhës. Politikani që i merr votat, nga roli i lypësarit kalon në atë sundimtarit!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Paradoksale, deputetët pasivë angazhojnë asistentë personalë! Idriz Zeqiraj: Imazhin e UÇK -së e ka përmjerrë PAN-i me OVL-ë e tij provinciale! Florim Zeqa: Me ADN-në për shtetin e Kosovës! Hysen Ibrahimi: Ibrahim Rugova - Integrimi i Kosovës në NATO, prioritet qendror në partneritet me SHBA-në dhe Perëndimin Refik Hasani: Grafitet me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc – gjuhë urrejtjeje, provokim dhe kërcënim ndaj shqiptarëve Ndue Dedaj: Kompleki i asaj çka (s')ke qenë dje Llesh Ndoj: Është koha të flasim, ose të heshtim dhe të pranojmë sundimin e absurdit përgjithmonë Nexhmedin Saqipi: Gjuha e urrejtjes, minë e fshehur në themelet e shoqërive Klajd Kapinova: Partia marksiste amerikane ia ka shitur veten të çmendurve të së majtës ekstreme dhe mega-donatorëve Florim Zeqa: Zgjedhje për ndryshime rrënjësore! Kalosh Çeliku: Armiku i dukshëm Aurel Dasareti: Shqiptarët gjenden në cepin më të errët Hysen Ibrahimi: Serbia synon të aneksojë pjesën veriore të Kosovës Zenel Çeliku: Qeveria Rama 4 kush do të jetë? Nue Oroshi: Idealistet e shtigjeve te gjata Luan-Asllan Dibrani: Nazim Cakolli – I Djeshmi i Lirisë, i Sotmi i Zhvillimit Milazim Zeqiraj: Rruga politike e Donika Gërvallës, nga mërgata rugoviane te e majta e Kurtit Florim Zeqa: Fati i Legjislaturës së 9-të në dorën e Listës Serbe! Llesh Ndoj: Më ndihmoni, po kërkoj kryeministrin tim! Aurel Dasareti: Atdhetarë të vërtetë dhe gazetarë profesionistë - Elida dhe Skënder Buçpapaj

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx