E merkure, 03.09.2025, 12:55 AM (GMT+1)

Mendime

Milazim Zeqiraj: Rruga politike e Donika Gërvallës, nga mërgata rugoviane te e majta e Kurtit

E marte, 02.09.2025, 06:53 PM


Rruga politike e Donika Gërvallës: nga mërgata rugoviane te e majta e Kurtit

Nga Milazim Zeqiraj

Znj. Donika Gërvalla, që nga vitet '90, ishte një nga figurat interesante e LDK-së në mërgatë, në afirmimin e politikës paqësore të presidentit Rugova në botën perëndimore.

Aktivtetin politik e fillon në Shqipëri kundër diktaturës komuniste, ndërsa me migrimin e saj në Gjermani në vitet '90 aktivitetin e vet politik e zhvilloi në LDK.

Ajo, për gati tri dekada ishte pjesë e LDK-së dhe ruante vijën politike të Presidentit Rugova.

Ajo bashkëpunoi me emra të njohur të LDK-së në mërgatë si Z. Hafiz Gagica, Z. Shaban Bobaj, Z. Idriz Zeqiraj, dhe me krahun e luftës -UÇK tani heronjtë e Kosovës Sali Çeku, Rrustem Bruçin, Tahir Zemaj e shumë të tjerë luftetarë të ardhur nga shtetet perëndimore, duke e bërë LDK-në një shtyllë kryesore në organizimit e diasporës për mbrojtjen e atdheut.

Në fillim ishte krah i fortë i kryeministrit Bujar Bukoshi në ekzil, deri kur filloj përplasjet e tij me presidentin Rugova dhe LDK-në.

LDK në mërgatë pas vdekjes së presidentit Rugova

Pas vdekjes së Presidentit Rugova (21.01.2006) në LDK filloi një luftë e brendshme për poste.

Në kohën kur Z. Fatmir Sejdiu ishte kryetar i LDK-së, nga mosmarrëveshjet e brendshme, ndahet një subjekti politi LDD me kryetar Z. Nexhat Dacin.

Kjo çarje krijoi ndarje të anëtarësisë së LDK-së në Kosovë dhe mërgatë. Nga ai moment filloi rënia e partisë.

LDD si parti veproi një kohë, si parti në Kosovë dhe mërgatë, por nuk u afrua të partitë tjera, por as LDK nuk bëri koalicion më te.

Ajo parti ngadal u margjinalizu dhë në kohën kur Z. Isa Mustafa ishte kryetar i LDK-së, partia LDD, u kthyen e tera në LDK.

LDK dhe koalicioni me LVV

Kthimin e LDD në LDK krijoi rritje. Në zgjedhjet e vitit 2019 LDK humbi zgjedhjet nga LVV për pak vota.

Znj. Vjosa Osmani humbi postin e kryeministres, por pas koalicionit zgjidhet kryetare e Kuvendit, kurse Z.Kurti kryeministër

Koalicion që e dëmtoj LDK

Në këtë qeverisje, kryeministri Kurti kishte qasje refuzuese ndaj SHBA-së dhe partnerëve evropianë.

SHBA e kërcënoi Kosovën me tërheqjen e forcave nga baza e vet në Ferizaj.

Qasja refuzuese e kryeministrit Kurti në raporte me SHBA dhe rrezikimi i sigurisë së vendit, LDK pas 51 ditëve të qeverisjes e prish koalicionin me LVV.

Kjo dalje e shpejt e LDK-së nga qeverisja me LVV pë interes të vendit në LDK krijoj pakënaqësi  dhe nuk u vlersu, ndërsa LVV fitoi simpati si mbrojtëse e vendit në kohën e pandemisë Covid-19.

PDK dhe AAK refuzojnë koalicion më LVV

Pas prishjës se koalicionit LVV-LDK, z. Kurti s'mundi të krijonte koalicion, pasi PDK dhe AAK refuzuan qeverisjen me me te si partner i pa besushëm.

Krijimi i qeveris Hoti

LDK si parti e dytë e krijoi qeveri me AAK me kryeministër Z. Avdullah Hotin.

Qeveria e Z. Avdullah Hotit nuk u votua nga 3 deputetë të LDK-së. Kjo qeveri, për një kohë të shkurtër, tregoji suksese.

Qeveria Hoti bije për shkak së një deputet nga minoritetet ishte certifikuar gabimisht nga KQZ dhe më vendim të GJK, qeveria bije dhe shpallën zgjedhjet e reja me 14.2.2021.

Roli i Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafës në dobësimin, forcimin e LDK-së

Z. Fatmir Sejdiu dhe Z. Isa Mustafa, megjithëse me vizion të qartë për politikë shtetërore, nuk patën vizion për menaxhim të partisë.

Ata për kohë të shkurtër e mbushën partinë me njerëz nga rrethi i vet, pa kontribut në LDK, dhe përjashtuan aktivistët e devotshëm të LDK-së në Kosovë dhe mërgatë.

Ky proces i hapi rrugë largimit të anëtarësisë, mosvotimit të LDK-së dhe ndarjeve që do të vazhdonin për vite me radhë.

Nga ndarjet, LDK-ja nuk arriti një fitore historike si në kohën e Rugovës.

Ndarja e LDK-së në Kosovë, pasojë e rënd për LDK në mërgatë

Pas ndarjes së LDK-së në Prishtinë, ndarja ndodhi edhe në mërgatë.

Me formimin e LDD-së në mërgatë, kryetari Z. Hafiz Gagica dha dorheqje nga posti i kryetarit të LDK-së dhe mori udhëheqjen e LDD-së në mërgatë.

LDK pësoi rënie të thellë në mungesë të kryetarit.dhe mos përkrahja nga Prishtina

Me zgjedhjën e Znj. Gërvalla kryetare e LDK-së në Gjermani, partia bëri një kthesë në rritje dhe organizim.

Znj. Gërvalla dhe kryesia e LDK në Prishtinë

Znj. Gërvalla, si kritikuese e dobësive të LDK-së qëndrore për koalicione jo korrekte, nënshkrimin e Asociacionit dhe demarkacionit nuk u trajtu korrekt nga kryesia e LDK-së në Prishtinë.

Ajo, e zhgënjyer nga fushata kundër saj, dhe votimi i demarkacionit me Malin e Zi nga deputetët e LDK-së, ajo u largua nga LDK dhe nga pozita e kryetares së LDK-së në Gjermani.

Largimi i saj shkaktoi zhgënjim në anëtarësinë e LDK-së në Gjermani.

Krijimi i Listës Guxo

Nga keq qëverisjes LVV, LDK  tërheqja për interesa të shtetit por krijoi zhgënjim të madh të një pjesë të elektoratiti vet të cilët nuk e vlerësuan drejt veprimin e LDK-së por e cilsuan sabotim të LDK, ndërsa LVV fitoi besimin e popullit.

Këtë zhgënjim në LDK e shfrytëzoi z. Kurti dhe përmes znj. Osmani dhe znj. Gërvalla për ta fituar pushtetin me slloganin kundër korrupcionit.

Këtë gjendje të pavolitshme të LDK-së e shfrytëzuan për interesa përsonale Znj. Gërvalla, ish-kryetare e LDK-së në Gjermani, dhe Znj. Osmani, presidente e Kosovës.

Ato në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, krijuan subjektin politik me emrin Lista Guxo dhe para zgjedhjeve më bagazhin rugovian u strehun në LVV.

Dorëheqja e Presidentit Thaçi, një momentum i ri në Republikën e Kosovës

Në politikën kosovare gjatë vitit 2020 pati ndryshime të mëdha.

Momenti i parë ishte dorëheqja e Presidentit Thaçi për shkak të akuzës nga Gjykata speciale në Hagë dhe burgosja e tij.

Ushtrues detyre postin e presidentit e merr kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani (LDK) deri në zgjedhjen e presidentit presidentes.

Lista Gux, roli në poltiken e vendit

Subjekti i ri politik Lista Guxo, e krijuar nga Znj. Osmani dhe Znj. Gërvalla, i dha energji të re politikës në Kosovë.

Lista Guxo, e dalur nga LDK, solli "tërmet" brenda LDK-së. Në zgjedhjet e shkurtit 2021 LDK bie në 12%, ndërsa Lista Guxo me LVV arriti 51%.

Krijimi i Listës Guxo dhe aderimi në LVV

Krijimi i Listës Guxo nuk ishte gabim, por strehimi i saj në LVV të Z. Albin Kurti, kundërshtari politik i Presidentit Rugova, ishte zhgënjim për një numër të madh të anëtarësisë së LDK-së.

Lista Guxo dhe rritja e LVV-së

Falë Listës Guxo, LVV arriti fitore historike në vitin  2021 me 51%, kurse me 9.2.2025 prap arriti të jet parti e para me 42%.

Z. Kurti nuk është aspak falënderues Listës Guxo dhe antarsisë së saj.

Ai nuk dëshiron që ndokush të lavdërohet brenda LVV-së.

Në zgjedhjet e para ai e përkrahu Listën Guxo.

Pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, ai nga frika e peshës politike të Znj. Gërvalla në LVV, filloi ta degradojë politikisht, duke ia humbur peshën politike Znj. Gërvalla në LVV.

Ai arriti të krijojë ftohje të marrëdhënieve mes Znj. Osmani dhe Znj. Gërvalla.

Z. Peci, një figurë politike brenda Listës Guxo, kandidohet nga z. Kurti për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale në tetor 2025, Znj. Gërvalla largohet nga Ministria e punve të jashtme dhe u propozua për kryetare të Kuvendit pa  sigurimin e shumicës në Kuvend.

Kjo ishte një lojë për degradimin e përsonalitetit të saj politik si fëmra e dytë më e votuar në Kuvend. Kur dihej se propozimi nuk kalon, jo me fajin e saji por mungon shumicës në kuvend nga LVV.

Ajo propzohet për të dështuar, pastaj u injorua nga mos votimi i saji nga Znj. Selimi me narracionin se Znj. Gërvalla na qenka kundërshtare e luftës së UÇK-së, duke mos çmuar kontributin e saj për çlirimin e vendit nga kryesia e LDK-së në Gjermani,

Degradim të figurave kyqe në LVV nga Z. Kurti ka ndodh edhe me parë.

Kur ai frigohet nga figurat kyqe në parti ai fillon ti degradon ato figura. Kështu shprehen antaret e LVV që kan punuar më Kurti në organizatës LVV nga fillimi.

Kështu ka ndodhur edhe tani me Z. Liburn Alium.

Ai gjat mandati të kaluar u kritikua nga Z. Dimal Basha, kinse për udhëheqje të dobët, ndërsa tani Z. Dimal Basha si shpërblim zgjidhet kryetar i Kuvendit kurse Z. Liburn Aliu dha dorheqje nga qeveria dhe LVV.

Lista Guxo dhe LVV

Në qeverinë Kurti, znj.Donika Gërvalla mbrojti me përkushtim interesat shtetërore në politikën e jashtme, por brenda LVV-së shpesh u përdor për ta kritikuar LDK.

Moszgjedhja e saj për kryetare të Kuvendit dhe akuzat e brendshme të LVV-së për ta nxjerrë ate nga skena politike si përson kundër luftës, është tregues i frikës së Z.Kurtit nga Znj. Gërvalla për peshën e saj politike edhe mbrenda LVV.

Këtu qëndron paradoksi: Figura që dikur mbronte vijën e Rugovës në mërgatë, sot shihet si mbrojtëse e kursit të majtë të Kurtit në LVV.

Krahasimet e Kurtit me Rugovën nga Z. Peci janë qesharake, por gjithsesi të rrezikshme, sepse kanë për qëllim ta zhvlerësojnë trashëgiminë historike të Presidentit Rugova me një lider që ende nuk arrin të formojë institucione bazike për funksionimin e vendit.

Z. Kurti ka frikë të ndajë pushtetin me një parti opozitare, por ka frikë edhe nga liderët karizmatikë brenda partisë së vet, siç janë Znj. Gërvalla, Z. Peci, Z. Konjufca, znj. Haxhiu, Z. Aliu i cili u tërhoq nga LVV.

Lista Guxo dhe LVV në mërgatë

Mërgatë e çmon kontributin e Donika Gërvallës në LDK, por ndien keqardhje për degradimin e saj politik nga z.Kurti dhe LVV, dhe mos reagimi i saj mbrenda LVV ku vepron.

E çuditëshme pse ajo ende është kritikuese e LDK si dikurë.

Historia e saj politike është pasqyrë e krizave të brendshme të LDK-së.

Nga viti 2021 involvim i saj për pushtetin e Kurtit dhe roli i saji në arritjen e pozitës së parë të LVV-së në dy palë zgjedhje si dhe angazhimi i saj në shërbim të politikës së majt të z.Kurti

për dominim të spektrit politik në Kosovë.

Ku është guximi i Donika Gërvalla për postin kryeministres

Ajo duhet të bënë presion të Z. Kurti për krijimin e shumicës në Kuvend përmes koalicioneve.

Nëse nuk arrin ta bind z. Kurti ajo të tërhiqet nga LVV të qëndron e pa varur ose sebashku me LDK të krijojne shumicën në kuvendi për krijimin e institucineve, e vet të merr pozitën e kryeministrës së vendit.

Nëse ajo nuk tërhiqet, faji për bllokada në Kuvend bie mbi emërin e saj dhe Listën „Guxo".

Ajo duhet ta dij se roli i saj është i madh në krijimin e shumicës në Kuvend  për krijimin e qeveris dhe për pozitën kryeministere e vendit.

Në fund pytjet dhe dilemat mbetet e hapur:

A është Donika Gërvalla ende ruajtëse e vijës rugoviane, apo është bërë një instrument i politikave të majta të Albin Kurtit?

Përgjigjja do ta përcaktojë koha.

Qëndrimi i gjatë me subjektin e vet politik në LVV, mbrojtja e politikave të majta dhe kritikat e pabaza ndaj LDK-së si bllokuese në Kuvend dhe si dorë e zgjstur e Serbisë janë të pa baza sot dhe rrezikon besimin e votuesve të saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx