Mendime
Milazim Zeqiraj: Problemi që s'është problem, u bë problem- kurthë apo dështim i demokracisë
E marte, 26.08.2025, 06:56 PM
Problemi që s'është problem, u bë problem- kurthë apo dështim i demokracisë
Nga
Milazim Zeqiraj
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte
i qartë si rrezet e diellit, veç ai që nuk don ta zbatojë.
Z. Kurti e pranoi pjesërisht vendimin
e GJK, por jo marrëveshjen politike për krijimin e shumicës në parlament, me
qëllim që ta vazhdojë bllokadën në Kuvend.
Ai nuk është i interesuar për
koalicion me partitë opozitare dhe për ndarjen e pushtetit, por me individë nga
partitë opozitare që t'i krijojë institucionet dhe qeverinë.
Ai e di se pa 61 vota, propozimet e
tij për kryetarin e Kuvendit nuk kalojnë, por vazhdon tutje ngërçin politik.
Ngërçi politik dhe menyra e
menagjimit të shumicës
Ngërçi politik në Kuvend nuk lidhet
me emrat e deputetëve nga LVV, por nga mosmarrëveshjet për krijimin e shumicës
në Kuvend.
Propozimi për kryetar të Kuvendit, pa
sigurimin e 61 votave, është një lojë e z. Kurti për dështimin e figurave me
peshë në LVV.
Qëllimi i liderit është që ata në të
ardhmen të jenë të heshtur dhe të dëgjueshëm.
Nëse ndonjëri e akuzon shefin,
atëherë ai iu përgjigjet: ju kam propozuar por keni dështuar.
Atëherë ata kanë dy rrugë: të mbesin
aty të heshtur dhe të akuzojnë parti dhe individë të tjerë sipas interesit të
tij, ose të largohen.
Z. Kurti diktaturën brenda LVV
mundohet ta aplikojë edhe në shoqëri.
Njeriu s'ka ide se çfarë strategjie
politike është bllokimi i shtetit. Vetëm mosnjohësit e politikave demokratike,
gazetar dhë opioninist që janë në aferdi më te gjejnë shpjegim.
Ai mendon që përmes ngërçit politik
me ardh deri te zgjidhja, ose duke e ngritur gënjeshtrën në opinion, se opozita
si „dorë e zgjatur e Serbisë" në vijë me Listën serbe janë fajtorë për
ngërçin politik në Kuvend.
Ky fajësim tani i bëhet temë për
fushatën e ardhme.
Loja me emra në Kuvend
Largimi znj. Gërvalla nga pozita e
Ministres për Punë të Jashtme, kinse e dështuar, dhe propozimi i saj për
kryetare të Kuvendit nga LVV është një lojë e tij për degradimin e saj si e
dështuar brenda LVV.
Roli i Donika Gërvallës dhe pozita e
saj në LVV
Znj. Gërvalla dikur figurë e njohur
brenda LDK për kontributin në avancimin e politikës së Presidentit Rugova në
Perëndim.
Kandidimi i znj. Gërvalla për
kryetare të Kuvendit nga LVV nuk ishte rast i mirë për karjeren e saj politike,
por dhe pritshmëritë e saj që të votohet nga LDK ishte jo reale, jo për emrin e
saj por për shkak se ajo tani vepron me subjektin e vet Listën „Guxo" në
vijë politike me LVV, jo si subjekt i pavarur jashtë LVV.
Kandidimi i saj nga z. Kurti ishte një
lojë e tij, pasi ai e dinte se nuk votohet. Çuditem pse ajo ka pranuar të
votohet pa shumicën e votave në parlament.
Qëllimi i z. Kurti ishte që znj.
Gërvalla si kinse e „dështuar", ne Kuvend e ma parë si ministre që në të
ardhmen të jetë zë i heshtur brenda LVV. Mosvotimi për kryetare të Kuvendit
është pa fajin e saji.
Znj. Gërvalla e ka kuptuar se brenda
LVV nuk ka liri. Ajo aty me bagazhin e vet patriotik e politik është në vendin
e gabuar.
Z. Kurti nga frika e fuqisë politike
të saj fillon ngadalë ta çvlerësojë mbrenda LVV. Ai e bën këtë me të gjithë ata
me peshë politike brenda LVV, këtë e ka bërë edhe më herët (shprehen
bashkëpunëtorët e tij).
Z. Kurti nuk është falënderues për
askënd
Z.Albin Kurti ka harruar se me votat
e znj. Gërvalla dhe znj. Osmani më 2021 dhe 2025 ka arritur të jetë parti
fituese.
LVV pa Listën „Guxo" do të jetë
parti minore siç ishte dikur.
Znj. Gervalla dhe roli i saj për
debllokimin e Kuvendit
Znj. Gërvalla me subjektin e vet
Lista „Guxo" duhet sa më parë të largohet nga LVV dhe t'i bëjë zgjidhje
vendit, mos të mbetet e ngatërruar me një individ që moto të politikës e ka
refuzimin dhe bllokimin e vendit, përndryshe do të jetë fajtore për dëmin që po
i bëhet vendit.
Ajo duhet që të largohet nga LVV dhe
me bagazhin e vet patriotik e politik për më shumë se 20 vite për Kosovën në
LDK, të kthehet aty dhe së bashku me LDK vendit t'i japin zgjidhje. Kjo është
vetëm një thirrje.
LDK është parti që interesin e vendit
e ka mbi interesin e partisë. Mosvotimi i znj. Gërvalla nga LDK nuk është bërë
se ishte interes i LVV jo i vendit.
LDK në vitin 2021 për interes të
vendit e zgjodhi znj. Osmani presidente të vendit, edhe pse znj. Osmani në
vitin 2021 e kishte dëmtuar rëndë LDK-në në historikun e saj.
Në vitin 2021 znj. Kica kur e vërejti
gabimin dhe dëmin që i kishte krijuar LDK-së iku nga Lista Guxo, u kthye në LDK
sa nuk ishte vonë.
Opozita dhe roli i saj në Kuvendit
dhe akuzat e pozitës
Opozita pa nevojë akuzohet, për mosvotimin
e kandidatit të LVV, por edhe pritshmëritë e kndidatve të LVV pa koalicion janë
gabim.
Mosvotimi i kryetares së Kuvendit dhe
fajësimi në kor i opozitës si bllokuese e Kuvendit nga z. Kurti, LVV, Lista
Guxo, disa media dhe gazetarë, se opozita është në vijë me Listën serbe si dorë
e zgjatur e Serbisë, janë ofendimet më të rënda që i bëhen opozitës,
posaqërisht LDK-së, dhe nuk është pritur nga anëtarët e saj të dikurshëm.
Me këto akuza të rënda e ofenduese
për t'i bërë qejfin LVV është e involvuar edhe Lista Guxo. Qëllimi i tyre
është që ta bindin masën, se për ngërçin politik në Kuvend fajtor
është LDK.
Me këto veprime Lista Guxo po tregon
qëllimin që LDK në zgjedhjet e ardhshme të zvogëlohet sa më shumë, elektorati i
saj të rrëshqasë në Listën „Guxo".
Të asgjësohet pluralizmi dhe në vend
të instalojnë një diktaturë e re për realizimin e qëllimit Kurti. Një ide e
tillë është tejet e rrezikshme, andaj Lista Guxo nuk duhet të jetë në vijat e
njëjta politike me LVV.
Pritëshmerit znj Gërvalla për
denllokimin e Kuvendit
Znj. Gërvalla duhet të jetë e zëshme
brenda LVV dhe të bëjë presion – nëse guxon – të lideri i partisë për
marrëveshje me partitë opozitare për krijimin e shumicës në Kuvend, nëse nuk ka
mundësi duhet të largohet nga ai subjekt politik.
Ajo dikur ishte e zëshme për
padrejtësitë brenda LDK.
Qasja e saj kritike ndaj LDK sot si
dikur është gabim.
Strehimi i saj në LVV me flamurin
dardan është rrezik për bagazhin e vet politik, se ajo një ditë do të përzihet
nga aty.
Frika e Z. Kurti nga njerëzit me
peshë politike mbrena LVV
Z. Kurti nga frika e njerëzve me
peshë në organizatën e vet fillon t'i degradojë, që ata të jenë të heshtur
brenda LVV. Ai është specialist i kalkulimeve, kështu tregojnë bashkëpunëtorët
e ngushtë që nuk kanë qëndruar gjatë. Ata që kanë reaguar janë larguar nga
organizata, ata nuk janë të paktë, ata që kanë hesht qëndrojnë aty
Tani z. Kurti ka filluar: znj.
Gërvalla i merret posti i Ministres për Punë të Jashtme, ai post i rezervohet
z. Glauk Konjufca.
Populli ynë i mençur thotë: "Me
një të rame, dy të vrarë."
Propozimi i znj. Gërvalla për
kryetare të Kuvendit është një lojë me emrin e saj, pasi dihej se ajo nuk
votohet. Mosvotimi i saj cilësohet dështim i radhës, jo për fajin e saj, por
ishte qëllim i z. Kurti që ajo të mbetet një deputete në Kuvend pa peshë
politike.
Në konferencën e fundit para
gazetarëve asaj i mungoi guximi me kritikuar shefin dhe znj. Selimi për
nënçmimin që iu bë.
Ajo mori guximin me kritikuar LDK,
dhe qenka e prekur pse nuk është votuar për kryetare të Kuvendit nga z.
Mustafa, z. Zemaj, z. Hadërxhonaj dhe z. Çuni. LDK akuzohej se paska humbur
urtësinë e presidentit Rugova dhe nuk ka interes për krijimin e institucioneve
në vend.
Kjo nuk është e vërtetë, se LDK që
nga zgjedhjet është angazhu maksimalisht për zgjidhjen e ngërçit politik, për
këtë angazhim eshtë kritikuar në kor nga pozita.
Votimi i znj. Gërvalla nuk është bërë
për emrin e saj, së emri i saj është njaft i respektuar tek deputete
dhebanëtarsia e LDK, mosvotimi i saj është se nuk ka marrëveshje politiellke.
im i radhës, jo për fajin e saj, por ishte qëllim i z. Kurti që ajo të mbetet
një deputete në Kuvend pa peshë politike.
Në konferencën e fundit para
gazetarëve asaj i mungoi guximi me kritikuar shefin dhe znj. Selimi për
nënçmimin që iu bë.
Ajo mori guximin me kritikuar LDK,
dhe qenka e prekur pse nuk është votuar për kryetare të Kuvendit nga z.
Mustafa, z. Zemaj, z. Hadërxhonaj dhe z. Çuni. LDK akuzohej se paska humbur
urtësinë e presidentit Rugova dhe nuk ka interes për krijimin e institucioneve
në vend.
Kjo nuk është e vërtetë, se LDK që
nga zgjedhjet është angazhu maksimalisht për zgjidhjen e ngërçit politik, për
këtë angazhim eshtë kritikuar në kor nga pozita.
Votimi i znj.
Gërvalla nuk është bërë për emrin e saj, së emri i saj është njaft i respektuar
tek deputete dhebanëtarsia e LDK, mosvotimi i saj është se nuk ka marrëveshje politike.