Mendime
Florim Zeqa: Deri kur me politikë vrastare për shtetin!?
E hene, 25.08.2025, 06:57 PM
Deri kur me politikë vrastare për shtetin!?
Me politikë hakmarrëse dhe inatçore jemi duke
shkuar drejt zhbërjes së vlerave njerëzore dhe drejt rrënimit të institucioneve
shtetërore! Politika është kthyer në mjet për largimin e të rinjëve nga Kosova
dhe në armë vrastare të ardhmërisë në shtetin për të cilin janë bërë skarifica
të panumërta, është derdhur gjak dhe janë humbur dhjetramijra jetë të pafajshme
në luftën e fundit çlirimtare.
Shkruan:
Florim Zeqa
Vazhdon prostitucioni
politik dhe sek*ual në shoqërinë tonë
Jo
rastësisht disa analfabetë kanë zgjedhur të merren me politikë, pasi politika
është bërë biznesi më profitabil, përmes të cilit po pasurohen dhe po krijojnë
privilegje marramendëse nga pushteti, duke filluar nga punësimet e familjarëve,
marrjen e tenderëve dhe përvetësimin e pronave publike, e të mos flasim për
blerjen e çfarëdo diplome universitare për familjarët e tyre, e cila gjeneron
hapje të bizneseve profitabile, si; hapja e ordinancave private, shkollave dhe
autoshkollave private, të cilat prodhojnë analfabetizëm dhe shkaktojnë vdekje
"aksidentale" të qytetarëve të vendit!
Dhe
vërtetë, politika si zanatë i vjetër, përveqse 'art i të mundshmës' është
kthyer në mjet për largimin e të rinjëve nga Kosova dhe në armë vrastare të
ardhmërisë së shumë gjeneratave në shtetin për të cilin janë bërë skarifica të
panumërta, për shtetin që është derdhur shumë gjak dhe janë humbur dhjetramijra
jetë të pafajshme në luftën e fundit çlirimtare.
Degradim politik dhe
shoqëror
Politikanët
e pasluftës të të gjitha llojeve e ngjyrave, në veçanti të paspavarësisë e deri
në ditët e sotme, pushtetin e kanë përdor në maksimum vetëm për realizimin e
interesave personale duke e harruar tërësisht interesin e qytetarëve.
Pushtetarët
cilët do qofshin ata, përveqse pushtetin e kanë përdorur për pasurim, e kanë
përdorur edhe për hakmarrje dhe revansh kundër rivalëve politikë për inate
personale.
Në
të dyja nivelet e pushtetit, pra si në atë lokal dhe atë qendror, gjithnjë dhe
në vijimësi, politikanët i kanë punësuar familjarët dhe militantët partiakë pa
përfillur kritere dhe pa respektuar konkurse punësimi!
Kjo
çasje denigruese e vendit ka prodhuar pabarazi qytetare dhe padrejtësi
shoqërore në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës!
Tenderomania
dhe veteranomania janë dukuri që po na përcjellin edhe në ditët e sotme,
sikurse që janë prostitucioni politik dhe ai sek*ual i përhapur aq shumë në
institucionet shtetërore dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi!
Në
këtë moment, sikur m'u kujtua profesori universitar i Kimisë, i cili në prag të
provimeve, në fund të çdo ligjerate e përdorke metaforën e tij të famshme
"Kush e jepë, e jepë provimin"!
Kujt
i ka shkuar mendja që 'Metafora' e profës dyzet vite më pas do të bëhet kriter
punësimi për vajzat dhe motrat tona në institucionet shtetërore, në zyrat
komunale dhe ato partiake!
Kësaj
radhe më mirë po ndalem më kaq e nuk po lëshohem në abuzimet e përditshme të
politikanëve të ditëve të sotme, të cilët mund t'i kenë të gjitha, por jo edhe
moralin dhe karakterin njerëzor.
Me
këtë konstatim nuk dëshirojë t'i lëndojë të gjithë politikanët, për shkak se ka
edhe politikan të ndershëm që aksidentalisht kyqen në politikë, porqë shpejt
largohen prej saj!
Në
të gjitha vendet e zhvilluara dhe demokratike, politika është art dhe shkencë
në vete e cila bazohet në parime dhe vlera, në kritetere dhe në meritokraci, në
plane zhvillimore me strategji afatëgjate për të mirën e vendit, që për qëllim
e kanë përmirësimin e jetës së qytetarëve pa dallime partiake apo fetare.
Seanca
e fundit konstituive e shpërfaqi edhe një herë sa jokredibile, sa e
papërgjegjshme dhe sa e pamoralshme është kjo klasë politike, përkatësisht kjo
legjislaturë e Kuvendit! Nuk duhet të ketë zgjedhje parlamentare në Kosovë pa
marrjen e mandatit politik 120 deputetëve aktualë, pa ndalimin e përjetshëm të
kandidimit dhe privimin nga zgjedhja e këtyre deputetëve morbid në çdo post
shtetëror, në nivelin lokal dhe në atë qendror.