E shtune, 23.08.2025, 01:14 AM (GMT+1)

Mendime

Klajd Kapinova: “Diplomati” i pasuksesshëm John Robert Bolton i shpallur ‘persona non grata’, sëmundja e Sindromës Trump dhe FBI

E premte, 22.08.2025, 06:52 PM


“Diplomati” i pasuksesshëm John Robert Bolton i shpallur ‘persona non grata’, sëmundja e Sindromës Trump dhe FBI

Këshilltari politik i Presidentit Trump prej kohësh Roger Stone, i cili u ndoq penalisht gjatë hetimit të Rusisë dhe më vonë u fal nga Trump, ishte i gëzuar në mediat sociale. “Si ndihet kur të bastisen shtëpia në orën 6 të mëngjesit?” postoi ai. Udhëheqësit e inteligjencës postuan në internet në lidhje me kontrollin e shtëpisë së Bolton. Drejtori i FBI-së Kash Patel, i cili në një libër të vitit 2023 që shkroi e përfshiu Boltonin në një listë të anëtarëve të Degës Ekzekutive të Shtetit të Thellë, postoi në X: "ASKUSH nuk është mbi ligjin... Agjentët e FBI-së në mision." Prokurori i Përgjithshëm Pam Bondi ndau postimin e tij, duke shtuar: “Siguria e Amerikës nuk është e negociueshme. Drejtësia do të ndiqet. Gjithmonë.”

Nga Klajd Kapinova

Epilogu

Si ka mundsi që “gazetari” Robert Papa doli me këtë “show” të “ri”, pikërisht pak muaj mbasi Trump 2.0 të inagorohet në Kongresin Amerikan si Presidenti i 47-të i SHBA-së, por jo gjatë vitëve të mbrapshta dhe të papërgjshme 2020-2024, kur sleepy Joe Biden dhe mariksistja e thekur Kamala Harris ishin në Shtëpinë e Bardhë!?

Shikoni në çdo “show” të tij, papa në qendër të vëmendjes ka vetëm figurën dhe administratën Trump 2.0 dhe lëshon ndonjë “gur” pambuku kot së koti ndaj të tjerëve, pa u larguar asnjëherë  “profesionalisht” nga vëmendja dhe “fokusi” i tij kryesor.

Papa shqiptaro amerikan, arrin deri aty sa të thotë se protestat e fundit sot në Los Angeles (California), të organizuar nga sorosianët, dylberat e partisë anarkiste marksisite amerikane dhe veglat e saj rebele terroriste të përhershme, si: Antifës dhe BLM etj., nuk ishin aq të dhunshme sa Presidenti të dergonte 2000 trupa të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa amerikane. Kjo është një gënjeshtër e madhe e fokusisit keqinformues, që jeton në SHBA që nga viti 1991. (Shiko videot dhe fotot kudo ne internet, rrjetet sociale dhe website amerikane)

Në gazetën tiranase “Sot” Robert Papa “analizon” me fantazi kritikash globaliste administratën e re Trump 2.0. Ai harron se ky president fatmirësisht është më i votuar në zgjedhjet e fundit presidenciale, që u zhvilluan në SHBA me 5 nëntor 2024.

Papa përmendi një bisedë (intervistë) të parapërgatitur me ish-ambasadorin rinos John R. Bolton, i cili kishte pohuar se liderët e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë kishin diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje për shkëmbim territoresh, por shtoi se asokohe administrate e Presidentit Trump 1, nuk kishte pasur një interes të veçantë për këtë çështje. Të dy bashkëbiseduesit harrojnë me qëllim se SHBA nuk është polic ndërkombëtarë.[1]

John R. Bolton, gjatë intervistës tha se Departamenti i Shtetit është konfuz. Këtu rinos-i “republikan” Bolton nxori nga mendja e tij “brilante” smirëzinë e tij të brendshme ndaj administratës Trump I & II.

Sikurse dihet Revolucioni kulturor dhe konceptual bashkohorë, që po bën Sekreri i Shtetit Marco Rubio në Departamentin e Shtetit, është shumë i rëndësishëm e i domosdoshëm, sepse ai po mbyll (shkrin) 300 byro dhe zyra burokratësh minitantë politikë të majtë, sikurse ishin Byroja e “Demokracisë”, Byroja e të “Drejtave” dhe Lirive të Njeriut etj., (sipas konceptit komunist amerikan) etj., fatmirësisht do të shkrihen dhe nuk do të kemi me raporte për zgjedhjet.

Për hir të së vërtetës dhe fakteve të reja, që janë duke dale me shumicë del se ky department i vjetër në koncept dhe praktikë pune në emër të “demokracisë” absurd, ka ndërhyrë vazhdimisht ose ka futur hundet si polic ndërkombëtarë në punët e brendshme të shumë shteteve, që nuk kanë ndarë të njëjtat pikëpamje me zyrtarët dhe presidentët e majtë komunistë amerikanë, duke u imponuar atyre pikëpmjaet e tyre dhe rezultati ka qenë shumë negativ dhe turpërues për administratat e majta marksiste amerikane prej disa dekadash…

Ata e kanë parë “demokracinë”, sipas interest të tyre politik marksist dhe jo sipas asaj se çfarë përfaqson me të vërtetë demokracia. Dhe për këtë arsye kryetari i ri i shtetit Presidenti Trump 2.0, me të drejtë ka urdhëruar, që të mbyllën qerdhet e grethave marksiste e komuniste në zyrat qeveritare federale në Washington, DC.

Gjithsesi kubanezo-amerikani ish senatori konservator republikan nga Florida Sekretari i Shtetit Marco Rubio, sot për sot është në drejtimin e duhur dhe për të mirën e popullit dhe politikës bashkëkohore amerikane, nën moton: America First.

Sa herë që fliste apo “përgjigjej” John R. Bolton, papa shqiptar tunde kryet në shenj pohimi. Ai deklaroi mendime negative për administratën Trump 2.0, pra ide plot fantazi apo supozime jo të sakta.

Papa mendon, se ndoshta hetimi dhe raporti i fundit do të jetë për ne, pra për zgjedhjet e vjedhura dhe manipuluara masivisht në Shqipëri më 11 maj 2025. Ato ishin të ngjashme sikurse zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan më 3 nëntor 2020, si me 80 milion zarfa fallco pa firma të përsonave “votues”, që i kishin derguar në qendrat e numërimit, mbushja e kutive fallco nga jashtë në orët e vona të natës etj.

Nga ky department i shtetit amerikan, do të largohen fatmirësisht mbi 3000 vetë dhe buxheti financiarë marramendës, për këtë department të madh të mbushur me burokratë majtiste, sepse më kohë ai insitucion ishte kthyer në një qerdhe e pikëpamjet politikë komuniste dhe ultra liberale.

John R. Bolton ritheksoj se Presidenti i 45-të Donald J. Trump e mban mend politikanin e korruptuar (shalgjatin) Dullën e Tiranës së Kuqe, pra Edi Ramën, sepse erdhi këtu në New York në vitin 2018 (në fakt ai ka sharë shumë keq si parashikues i deshtuar kundër Trump, gjatë fushatës presidenciale në SHBA në vitin 2016, duke thënë se zgjedhjet e tij si President i vendit do të ishte katastrof për SHBA dhe botën) nga Shqipëria dhe shkoj tek kanali televiziv ultra i majtë CNN dhe foli shumë keq për kandidatin dhe më vonë Presidentin Trump. Fatmirësisht opinion i tij negativ, asokohe nuk ndikoi aspak tek votuesit trumpist shqiptaro-amerikanë, që nuk e ndjekun asnjëherë kanalin kampion marksist Fake News CNN etj.

Makina e madhe propagandistike e medias marramendse sorosiane e George & Alex Soros, që botërisht njihet si Fake “News” edhe në Shqipëri (si: Top Qeni, Tv Klan etj.) dhe Kosovë... si dhe deri ish gazetarët e dikurshëm të propagandës masive qeveritarë në RTSH, po vijojnë të bëjnë papushim zanatin e vjetër të propagandës globaliste ultra të majtë edhe pse të majtët dhe komunistët radikalë në vendlindje kanë 35 vjet sfumuar dhe këtu në SHBA kanë 5 muaj që janë tharë dhe kanë rënë fatmiresisht nga fiku.

Ai këto ditë intervitoj një pensionist ish “ambasador” pa asnjë vlerë të quajtur John R. Bolton (1948), dikur punonjës të ish administratës Trump 1.0 (2016-2020), për të thënë formalisht se po bën shumë zhurmë kot së koti apo diçka “pozitive”, për shqiptarët e lodhur nga shumë telashe jetësore, politike dhe ekonomike në vendlindje, duke i çoroditur edhe më keq ato, për të pa e kuptuar kjartë mashtrimin e tij sherrbudall, përmes show-t të ri propagandistik në kanalin e tij privat dhe të “pavarur” në YouTube.

Kjo është një taktikë e rafinuar re e medias sorosiane globaliste neo-komuniste, që të shpërndajnë në etër sa më shumë disinformacione dhe propagandë të trushpërlarjes tek shqiptarët e lodhur nga absurdet, që nuk janë as mish as peshk.

Në vendlindje, është krijuar fatkeqsisht prej kohësh një përshtypje negative dhe e gabuar me opinione dhe shkrime keqinformuese majtiste globaliste histerike, se gjoja bisnesmeni i suksesshem dhe sot politikani i sukseshëm Presidenti i 45 & 47 i SHBA-së Donald J. Trump është një person shumë “negative”.

Ata fatkeqsisht kanë marrë në dorë instrumentin muzikor të lashtë otomane daullen e po i bien të shoqëruar nga tellalli arnaut dhe po vazhdojnë ti biejnë edhe fyellit për inerci vetëm në një vrime, duke lëshuar fake news në eter, dhe berë ndotje akustike të mjedisit të bukur natyror atje në vendlindje, ku jetojnë dhe punojnë bashkëkombasit tanë në trojet etnike shqiptare.

Po, vetëm për ju arnautët miopë, që sot fatkeqsisht jetoni në vendlindjen e një shteti dhe qeveria mafioze politike marksiste dhe supër e korruptuar oligarke, ku kjo propagandë anti Trump ka zënë vend thellë dhe gabimisht, ka bllokuar ndërgjegjen tuaj naïve, por jo për ne shqiptaro-amerikanët dhe 77.3 milion votat popullore amerikane (Presidenti i 47 i SHBA-së Trump fitoi 312 vota elektorale në 50 shtete), sepse Presidenti i 45 & 47 i SHBA-së Donald J. Trump është personi më i duhur në kohën dhe vendin e duhur sot këtu, me misionin brilant dhe qëllimmirë, për të shpëtuar SHBA-në nga komunizmi dhe dylberizmi i instaluar qysh nga koha e globalistëve radikal marksistë, si: Bill & Hillary Clinton, Barack Hysen Obama, Joseh Robert Biden Jr. & Kamala Harris etj.

Sikurse dihet qëllimi kryesor i tyre është për të përhapur propagandën majtiste globaliste, me plot keqinformime e trillime të paramenduara si dhe për të shitur librin e tij me përralla, i cili s’po shitet dot, falë indiferentizmit të spikatur të lexuesve amerikanë.

Në SHBA, fatkeqsisht ëshë bërë modë dhe praktikë pune, që sa herë dikush del me një libër me përralla politike, autori menjëherë bën ose lëshon disa sashka në media dhe para gazetarëve mercenarë (që këtu fatkeqsisht janë më shumicë, mbasi amerikanër rendin shumë mbas dollarit dhe jo misionit fisnik të gazetarit), sikurse thojnë në Jug të Shqipërisë, për të tërheq apo manipuluar vëmendjen dhe për të shitur romanin e tij, të mbushur me trillime dhe fantazi boshe.

Më e keqja është se edhe këtu, sikurse në vendlindje ka shumë njerëz ose konsumues naiv, që blejnë dhe pëlqejnë për kuriozitet trillimet, ku ato së pari janë fatkeqsisht viktimë e mashtrimit mediatik globalist marksist. Zhurma dhe dizinformimi masiv, janë strategjia kryesore e lojës së këtyrë të ashtëquajtura ose vetëquajtura media amerikane.

Nuk i dihet, se nesër ose mbasnesër “gazetari” i zhurmshëm mund të intervistoj me porosi sorosiane nga lart edhe idhunin e marksistëve amerikane James Comey, ish drejtor i CIA, i pushtuar nga puna, për ta ndihmuar atë, që të shes librin me përralla në anglisht, që ai fatkeqsisht ka nxjerrë javën e kaluar në Amazon.com, Barnes and Noble etj., ndonëse shqiptarët sikurse dihet nga të gjithë dallohen për faktin se ato nuk lexojnë sot as librat në gjuhën e nënës së tyre…

Sikurse dihet James Comey, për sa kohë që ishte në detyrë, nuk la gur pa lëvizur, për ta futur me marifete marksiste me rrena dhe trillime fallco Presidentin e 45-të të SHBA-së Donald J. Trump në burg, duke fshehur vazhdimisht më parë gjurmët e krimit të vërtetë të fuksionarëve të korruptuar marksistë, si Hillary Clinton, përmes 33 e-maileve sekrete dhe topsekrete (duke rrezikuar Sigurine Kombetare të SHBA-së), të cilat i zhduku menjëherë nga serveri i saj privat… edhe pse ajo asokohe ishte thirrur nga Kongresi Amerikan, për të deshmuar mbi e-mailet e saj sensitive sekrete dhe topsekrete, që rrezikonin sigurinë kombëtare të vendit tonë etj.

Ky kryepolic i keq, shkoj një ditë të bukur në plazh dhe formuloi shifrat 8647, që kanë kuptimin kundër Presidentit Trump dhe se sot fatmirësisht ai po investigohet nga FBI, për kërcënim serioz ndaj Presidentit tonë të 47-të të SHBA-së.

I kujtoj lexuesit shqiptare në vendlindje se shifra e numërit 86, sikurse dihet nga të gjithë këtu në SHBA, se ka kuptimin e vrasjes ose asgjësimit fizik të një personi të caktuar, që përdoret si kod nga grupet kriminale dhe vrasës me pagesë... Dhe ish kryepolici James tha për mediat e tij papagale të majta, se ai nuk e “dinte” këtë fakt publik, ndonëse sikurse dihet shumë mirë të gjithë policët e kryepolicët e SHBA-së e dijnë këtë gjë...

Gazetari, po mundohet të na jap “engjellin”. Fatkeqsisht disa naiv shqiptarë në vendlindje besojnë shpejt dhe mediat globaliste sorosiane atje i riprodhojnë dhe shumëzojnë në progresion gjeometrik fake news të majta, përmes personazheve radikalë të së majtës amerikane dhe globaliste gjithandej.

Kush ishte dhe është sot pensionisti pa asnjë peshe politike John Robert Bolton?

John Robert Bolton (1948), është një avokat, diplomat, konsulent pseudorepublikan (Rinos) dhe kohët e fundit një komentator aktiv në mediat e ultra të majta globaliste sorosiane politike amerikan. Ai shërbeu si ambasadori i 25-të i SHBA-së në OKB në vitet 2005-2006 dhe si këshilltari i 26-të i Sigurisë Kombëtare amerikane në vitet 2018-2019.

Bolton shërbeu si ndihmës prokuror i përgjithshëm i SHBA-së gjatë presidencës së Ronald Reagan në vitet 1985-1989, si dhe shërbeu në Departamentin e Shtetit si ndihmës sekretar i shtetit për çështjet e organizatave ndërkombëtare në vitet 1989-1993 dhe nënsekretar i shtetit për kontrollin e armëve dhe çështjet e sigurisë ndërkombëtare në vitet 2001-2005 si dhe një avokat i Luftës së Irakut si Drejtor i Projektit për Shekullin e Ri Amerikan, i cili favorizonte shkuarjen në luftë me Irakun.

Bolton dha dorëheqjen në fund të emërimit të tij në dhjetor 2006, sepse nuk kishte shanse të fitonte konfirmimin në Senatin Amerikan.

Me sugjerimet e tij asokohe, ai vazhdimisht bëri thirrje për ndërprerjen e marrëveshjes bërthamore me shtetin e mullave radikal islamik të Iranin, nga e cila SHBA-të u tërhoqën në maj të vitit 2018, gjatë kohës së administratës së parë të Presidentit të 45-të të SHBA-së Donald J. Trump.

Mbas shkarkimit nga detyra, sikurse shumë të tjerë për të nxjerrë në pah zemërimin dhe urretjen ndaj punëdhënësit e tij John R. Bolton shkroi një libër me fantazi që ai i quan “kujtime”, klasifikuar asokohe si bestseller, sipas gazetës ultra liberale marksiste dhe globaliste The New York Times, rreth qëndrimit të tij në administratën e parë të Presidentit Donald J. Trump, me titull: “The Room Where It Happened”, botuar 5 vjet më parë në vitin 2020.

Bolton konsiderohet gjerësisht si një Rinos.[2] Ai si “paqësor” vazhdimisht mbështeti hapur veprimet ushtarake dhe ndryshimin e regjimit nga SHBA-të në shtete të tilla, si: Iran, Siri, Libi, Venezuelë, Kubë, Jemen dhe Korenë e Veriut.

Po ashtu ai është sot fatkeqsisht një ish-anëtar i lartë në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve dhe një komentator i palodhur i mediave Fake “News” si CNN etj., si dhe ishte këshilltar për politikën e jashtme për kandidatin “republican” - Rinos për president në vitin 2012, Mitt Romney, një Rinos i devotshëm kryenec, sikurse quhen të gjithë psedorepublikanët, të cilët veprojne non stop nën rregost, për të rrezuar ose minuar vazhdimisht qeveritë dhe presidentët e vërtetë republikanë amerikanë në pushtet.

Mitt-i kur ishte senator “republikan” në Senat, ai votoi hapur në publik, para kamerave televizive LIVE, për të shkakuar Presidentin Trump dhe kur e pa se deshtoi sëbashku me komunistët ai tha se nuk do të garonte më për vendin në Senat, sepse e dinte se populli amerikan nuk do t’ia harronte këtë veprim trathtari politik të tij dhe se nuk do t’a votonte (mbështeste) atë, sikurse bëri populli amerikanë me dy kongresmenët “republikanë” Rinos, si: Liz Cheney dhe Adam Kissinger...

Bolton, për idetë e tij anti Trump, ka sot një hapësirë të pakufishme dhe vëmendje shumë të madhe në mediat e majta disinformuese komuniste ultra liberale, që nxjerrin vrerë kundër Presidentit Trump (në këtë rast edhe kundër votës popullore amerikane) në detyrë dhe politikës së tij së suksesshme nacionaliste America First...

Ai dhe stafi i tij rinos, asnjëherë nuk e kanë mbështetur, por gjithnjë kanë kundërshtuar Presidentin Trump I & II

Presidenti Bush nga ana e tjetër, sikurse e dijnë të gjithë këtu ishte fajtor për shkatërrimin apo degradimin maksimum të ekonomisë së SHBA-së dhe fillimin me rrena dhe justifikime boshe të Luftës në Iraq (se gjoja Iraku disponon armë bërthamore dhe kur u pushtua Iraku dhe u shkaërrua ai vend për këtë arsye, doli e vërteta e ditur qysh më parë, para se të fillonte pushtimi i vendit nga trupat amerikane, se regjimi i Sadam Hysenit Nuk kishte armë bërthamore biologjike të shkatërrimit në masë… dhe se ushtarët irakianë ishin shumë të varfër dhe se ushtria e varfër e saj luftonte e zbathur dhe shpesh kishin mbathur vetëm me sandale në vend të këpucëve etj…), që i kushtoi shumë vendit tonë, si humbje apo të rinjve viktima me disa shifra, mes radhëve të marisnsave amerikanë dhe mbi 20 bilion dollarë financime kot se koti, të një lufte të cilën ne e humbem me turp të madh para botës, që na shante e mallkonte, se po luanim rolin e policit të botës...

E njëjta gjë ndodhi edhe me Luftën në Afganistan, gjatë viteve 2001-2021... Nga ana e tjetër, në mënyrë të papërgjeshme Merhumi (Joe Biden) i dha talebanëve islamik radikal afganë, që fatkeqsisht “morën” pyshtetin nga dora e Joe Biden mbi 80 bilion dollarë armatime të fjalës së fundit të industrisë dhe shkencës amerikane… dhe shkaktoi vdekjen e 13 marinsave amerikanë dhe plagosjen e 20 të tjerëve, sikurse në Kabul atë ditë nga ekspozivi kamikaze u vranë me qindra afganë të pafajshëm, që prisnin të transferoheshin me avion jashtë vendit...

Po aty Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, asokohe i dha talebanëve afganë listat e plota të të gjithë shtetasve amerikanë dhe afganë, që jetonin prej 20 vitesh dhe shërbenin me përkushtim në ushtrinë dhe administratën amerikano-afgane askohe në atë shtet.

Ja një detaj shumë i rëndësishëm në Senatin Amerikan. Kur u pyet asokohe Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, gjatë një dëshmise në Senatin e kontrolluar nga komunistët amerikanë në vitin 2021 nga senatori dhe sot Sekretari i Shtetit sot Marco Rubio (2025) për këtë gjë (dorëzimin e plotë të listave të afgano-amerikanëve) bëri buj në mediat amerikane, duke i thënë atij direkt, se “Kjo përbën shkelje të ligjeve amerikane kundër terrorizmit…” Blinken heshti...

Opinionisti “Diplomati” shumë idrejtëBolton e di këtë histori të shemtuar të miqëve të tij komunistw amerikanë dhe se deri më sot nuk ka thënë asnjë fjalë për hir të së vërtetës historike, sepse “shejti” Papa shqiptaro-amerikan nuk e ka pyet, sepse nuk donte t’a vinte atë në siklet “diplomatic” apo në një pozitë shumë të vështirë politike, atdhetare etj…

Nese lexoni librin e fundit të tij (John R. Bolton), ai nuk asgjë tjetër, vecse fillim e mbarim një roman me shpifje të turpshme asokohe, kundër Administratës së Parë të Presidentit Trump.

Qysh nga ai moment dje dhe sot, Bolton është zëdhënes apo papagal i palodhshëm marksist i kanalit televiziv marksist dhe globalist CNN, dhe gazetave Fake “News”, si: The New York Times, USA Today, Washington Post, Daily News etj. Dhe ky Papa fokusist globalist në “shown” e tij e interviston atë, vetëm sepse ai është kundër Presidentit Trump.

Republikan vetëm me emër ose Rinos-i

Kjo është një fjalë për njerëzit që janë në Partinë Republikane të SHBA-së, por besojnë gjëra dhe duan të miratojnë ligje, që janë të ndryshme nga shumica e partisë së tyre republikane. RINO, është një term fyerje për “republikanët” ose konservatorët e tjerë e përdorin për njerëzit që ata mendojnë se nuk duhet të konsiderohen si republikanë. Ky term Nuk duhet ngatërruar me lëvizjen MeToo.

Koncepti i të qenit një anëtar joautentik i Partisë Republikane duke mos përfaqësuar fraksionin e saj më konservator është një temë e përsëritur në historinë e partisë. Gjatë sezonit të fushatës paraprake republikane, disa organizata konservatore synojnë ose kritikojnë vazhdimisht “republikanët”, që nuk arrijnë të miratojnë qëndrimet e tyre duke i referuar ata si RINO.

Në vitet 1800 dhe 1900 njerëzit thoshin republikan vetëm me emër, kur flisnin për qeveritë e vendeve që thoshin se i linin njerëzit të zgjidhnin udhëheqësit e tyre, si në një republikë të vërtetë, por në të vërtetë sundonin pavarësisht nga ajo që donin njerëzit.

Kur Theodore Roosevelt dhe William Howard Taft donin të bëheshin kandidatët republikanë për President të SHBA-së në fillim të viteve 1900, ata akuzuan njëri-tjetrin se ishin republikan vetëm me emër. Kur ishte President, Franklin Roosevelt i quajti republikanët që mbështetën New Deal Republikanë të Me Too dhe pretendoi se ata thjesht po premtonin të bënin atë që ai tashmë po bënte. Sot, njerëzit i quajnë republikanët e Me Too republikanë vetëm me emër.

Në vitin 1964, senatori Barry Goldwater refuzoi të kandidonte për President si i moderuar, sepse sipas tij “Ekstremizmi në ndjekje të drejtësisë, nuk është ves dhe moderimi në shërbim të ndërgjegjes nuk është virtyt:.

Në vitin 1976, Ronald Reagan sfidoi Presidentin Gerald Ford për nominimin e Partisë Republikane, për të kandiduar për President dhe këmbënguli në një platformë konservatore në vend të pozicionit të moderuar të Fordit.

Në politikën amerikane, republikan vetëm në emër, është një trathtar politik, që përdoret për të përshkruar politikanët e Partisë Republikane, që konsiderohen të pamjaftueshëm besnikë ndaj partisë, ose të papajtueshëm me ideologjinë e partisë. Terma të ngjashëm janë përdorur që nga fillimi i viteve 1900. Akronimi RINO u bë popullor në vitet 2016, dhe si akronimi ashtu edhe drejtshkrimi i plotë janë përdorur zakonisht nga Presidenti i 45 & 47 i SHBA-së sot në detyrë Donald J. Trump dhe mbështetësit e tij, për t'iu referuar kritikëve të tij brenda Partisë Republikane.

Fraza Rino-s u shfaq si një perdorim politik popullor vetëm në vitet 1920, 1950 dhe 1980. Ajo shqiptohet si fjala rhino dhe mund të përdoret për të shoqëruar republikanët jobesnikë me kafshën e madhe me lëkurë të trashë - Rinoceronin.

Butonat me një vijë të kuqe, përmes një imazhi të një rinoceronti u vunë re në Shtëpinë e Shtetit të New Hampshire që në vitin 1992. Në vitin 1993, Presidentja e ardhshme e Asamblesë Republikane të Kalifornisë, Celeste Greig, shpërndau butona me një vijë të kuqe mbi fjalën RINO, për të shprehur kundërshtimin ndaj kryetarit të bashkisë së Los Angeles, Richard Riordan. Termi hyri në përdorim të gjerë gjatë cikleve zgjedhore pasuese.

Presidenti Donald J. Trump dhe mbështetësit e tij më të afërt e kanë përdorur shpesh termin për të përshkruar këdo brenda Partisë Republikane, që ai me të drejtë e konsideron të pabesë. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit më 3 nëntor 2020 në SHBA, Trump e përdori termin për t'iu referuar guvernatorit të Xhorxhias, Brian Kemp, dhe Sekretarit të Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, për shkak të refuzimit të tyre për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve në Xhorxhia, gjatë përpjekjeve të tij për të ekspozuar zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2020. Ai gjithashtu e përdori termin për t'iu referuar guvernatorit të Merilendit, rinos-it Larry Hogan, në një postim në Twitter, si dhe republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, bashkë me komunistët e ekstremit të majtë të cilët votuan për ta shkarkuar dhe dënuar padrejtësissht atë gjatë shkarkimit të tij të dytë.

Po ashtu sot termi rinos është përdorur për të përshkruar kritikët republikanë të Presidentit Donald J. Trump në Kongres dhe Senat. Ish-nënpresidenti Dick Cheney mbështeti “demokraten” marksiste Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, Trump e quajti atë një "RINO të parëndësishëm".

John R. Bolton ka publikuar informaicone të klasifikuar mbi Sigurinë Kombëtare

Fakti: Sikurse dihet nga të gjithë Siguria Kombëtare, dëmtohet edhe nga publikimi i informacionit sensitive të klasifikuar shtetërore. Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare John R. Bolton botoi një libër me “Kujtime”, për përfitime monetare, pasi atii iu ndërpre punësimi (përjashtua) nga posti i tij në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2019.

Libri, ishte i mbushur me informacione të ndjeshme, të nxjerra nga koha e tij në qeveri në administratën e parë të Presidentit Donald J. Trump. Trajtimi i pamatur i informacioneve të ndjeshme nga libri i “kujtimeve”, minoi aftësinë e presidentëve të ardhshëm, për të kërkuar dhe marrë këshilla të sinqerta, për çështjet e Sigurisë Kombëtare nga stafi i tyre.

Gjithashtu publikimi i librit, krijonte gjithashtu një rrezik të madh, që materiali i klasifikuar të ekspozohej publikisht kudo në botë, duke rrezikuar edhe më shumë interesat amerikane.

Dhe “gazetari” i kohës së para dhe postkomunizmit në Shqipëri fokusiti Papa, gjatë intervistës së kujdeshme nuk i bëri asnjë pyetje të kësaj natyre, por u përqendrua në kritikat pa lidhje të “diplomatit” Bolton kundër Presidentit Trump dhe administratës së tij dje dhe sot.

Në pamje të parë, në kanalin YouTube, u duk se Papa po rilexonte me saktësi pyetjet që vetë Bolton i kishte dhënë atij, dhe dukeshin kjartë se Nuk ishin të “gazetarit” shqiptaro-amerikan. Bolton paraqitet aty si një engjell, që gjatë karrierës së tij në administratën Trump dhe pas saj nuk kishte bërë asnjë mëkat politik të vjetër apo të ri.

Për të korrigjuar dhe parandaluar këto abuzime të besimit të publikut Presidenti i 45 & 47 i SHBA-së Donald J. Trump, nxori një urdhër të ri ekzekutiv më 20 janar 2025.

Sikurse dihet ky Urdhër Ekzkutiv, “drejton revokimin e çdo leje sigurie aktive ose aktuale të mbajtur nga: (1) ish-zyrtarët e inteligjencës që u angazhuan në koordinim politik mashtrues dhe të papërshtatshëm me fushatën presidenciale të Joe Biden-it 2020; dhe (2) John R. Bolton.”

Asnjë pyetje mbi shpalljen ‘Persona non Grata’ të Bolton

Personat e CIA, FBI dhe ish Sigurisë Kombëtare, që po oftojmë më poshtë, janë shpallur zyrtarisht si ‘Persona Non Grata’, dhe ato nuk kanë të drejtë të hyjnë në asnjë zyre apo insitutucion federal të SHBA-së, sepse janë persona të pabesueshëm dhe të padëshirueshëm.

Për arsye të aktivitetit të tyre të dyshimtë dhe mashtrimit publik me firmën e shtetit, duke shfrytëzuar pozitën qeveritare si agjentë të FBI dhe CIA-së etj., Presidenti i 47-të i SHBA-së Dopnald J. Trump 2.0 nxori me nënshkrimin e tij nga Zyra Ovale më 20 janar 2025 një Urdhër të Ri Ekzekutiv, për të ndëshkuar të gjithë ata agjentë të shërbimit sekrete amerikanë, të cilët më ndërgjegje të plotë kanë firmosur një Letër korruptive dhe fallco zyrtare, për të dëshmuar në një nivel të lartë zyrtar dhe autoritativ, se ‘Laptop from Hell’ i Hunter Biden, djalit të Joe Biden nuk është i tij, por është sajesë (krijesë) e Agjencisë së Shërbimit Sekret të Federatës Ruse.

E vërteta vonon, por nuk harron. Në lidhje me këtë histori të turpshme, më vonë doli nga rezultatet e investigimit të thjeshtë të kryer me qëllim ngadalë ndër vite (si breshka) nga vetë agjencia politike majtiste FBI, që e kishte mohuar me këmbngulje se 'Laptop from Hell' ishte i djalit të Joe Biden, “bisnesmenit” Hunter Biden është origjinal i tij dhe të gjithë materialet kompromentuese brenda saj janë të tij dhe realizuar nga dora e tij dhe jo nga agjentet e shërbimit sekret federal rus.

Edhe gjyqi ë zhvilluar kundër Hunter Biden, faktte dhe provat e shumta mbi armëmbajrjen pa leje të tij asokohe, theksoj se ishte marrë pikërisht nga fotot e shumta, që e tregonin Hunter-in me armë, duke marrë drogë të rëndë… i shoqëruar nga shumë prostituta të ndryshme të paguara nga ai vetë. Këtë fakt dhe prove më në fund e kanë vërtetuar me vonëse sapo “Presidenti” Joe Biden ra nga pushteti absolut apo fiku politik edhe vetë mediat ultra të majta marksiste dhe anarkiste globaliste, si: CNN, The New York Times, Washington Post, USA Today, Los Angeles Time, Daily News, etj.

Nga ana e tjetër, Urdhri në fjalë i përjashton ato të kenë akses në insitucionet dhe në të gjithë zyrat e nivelit të lartë apo të ulët federale amerikanë.

Këtu bën pjesë edhe John R. Bolton, idhulli “mendimtar” i Papës së Shqipërisë dhe fokusit sot të tij të dalur bojet, i cili si person i padëshirueshëm është radhitur i fundit me numërin rendor 50, gjatë listës së gjatë të shpallur si të padëshirueshëm për qeverinë federale amerikane të administratës Trump 2.0.

Media e majtë në Shqipni dhe Kosovë, edhe pse ishte e mirëinformuar nuk foli apo nuk shkroi asnjëherë asnjë fjalë për këtë gjë.  As gazetarët shqiptarë dje dhe sot, nuk po na thonë asnjë fjalë në gjuhën shqipe (ndonëse në anglisht të gjithë amerikanët e dijnë) këtë masë të rëndësishme dhe të domosdoshme ndëshkimi ndaj John R. Bolton.

Për dijeninë të popullit shqiptar, që vazhdimisht keqinformhet me paramendim nga media Fake News, që flet fatkeqsisht edhe gjuhën shqipe në vendlindje dhe jashtë saj, theksoj se Urdhri Ekzekutiv i ri, që mban datën 20 Janar 2025, është nënshkruar zyrtarisht në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë pa Autopene, por direkt me dorën dhe stilografin presidencial Made in USA, të Presidentit Donald J. Trump.

Për më tepër aty thuhet se Zbatimi i Urdhrit Ekzekutiv duhet të hyjë në fuqi menjëherë nga Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, në konsultim me Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, të cilët do të revokojnë çdo leje aktuale ose aktive të mbajtur nga individët e mëposhtëm:

(1) James R. Clapper Jr.

(2) Michael V. Hayden

(3) Leon E. Panetta

(4) John O. Brennan

(5) C. Thomas Fingar

(6) Richard H. Ledgett Jr.

(7) John E. McLaughlin

(8) Michael J. Morell

(9) Michael G. Vickers

(10) Douglas H. Wise

(11) Nicholas J. Rasmussen

(12) Russell E. Travers

(13) Andrew Liepman

(14) John H. Moseman

(15) Larry Pfeiffer

(16) Jeremy B. Bash

(17) Rodney Snyder

(18) Glenn S. Gerstell

(19) David B. Buckley

(20) Nada G. Bakos

(21) James B. Bruce

(22) David S. Cariens

(23) Janice Cariens

(24) Paul R. Kolbe

(25) Peter L. Corsell

(26) Roger Z. George

(27) Steven L. Hall

(28) Kent Harrington

(29) Don Hepburn

(30) Timothy D. Kilbourn

(31) Ronald A. Marks

(32) Jonna H. Mendez

(33) Emile Nakhleh

(34) Gerald A. O'Shea

(35) David Priess

(36) Pamela Purcilly

(37) Marc Polymeropoulos

(38) Chris Savos

(39) Nick Shapiro

(40) John Sipher

(41) Stephen B. Slick

(42) Cynthia Strand

(43) Greg Tarbell

(44) David Terry

(45) Gregory F. Treverton

(46) John D. Tullius

(47) David A. Vanell

(48) Winston P. Wiley

(49) Kristin Wood

(50) John R. Bolton.

Dy nënshkruesit e tjerë të Letrës së turpshme, Patty Patricia A. Brandmaeir dhe Brett Davis, kanë vdekur.

Kujtoj, se insitiativën për të hartuar këtë Letër mashtruese e mori drejtpërdrejtë Anthony Blinken, e cila u përdor nga kandidati demokrat për president Joseph Robert Biden Jr. në debatin e madh televiziv Live me kandidatin konservator republikan ish Presidentin e 45-të të SHBA-së Donald J. Trump.

Kjo Letër iu dha në dorë Joe Biden 10 ditë përpara debatit mes dy kandifdatëve për President të ardhshëm të SHBA-së. Kjo ishte një mënyrë e hapur, antiligjore dhe e turpshme e interferimit në zgjedhjet presidenciale dhe se nënshkruesit e Letrës në fjalë duhet të ishin arrestuar dhe gjykuar me burg, për trathti të lartë, sepse kanë shkelur ligjin federal mbi interferimin e brendshëm në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Asokohe ose më saktë 5 vjet më parë, i fjeturi në këmbë Joe Biden e përmendi për herë të parë këtë Letër turpi “zyrtare”, të nënshkruar nga 51 agjentë të shërbimit sekret të FBI, CIA dhe Sigurisë Kombëtarë të SHBA-së.

Nëse media dhe DOJ, FBI, CIA etj., do të kishin raportuar seriozisht me fakte reale, se ‘Laptop from Hell’ i Hunter Biden është real dhe original i tij, rezultati i zgjedhjeve do të ishte ndryshe.

Sondazhi i realizuar nga Gallup dhe disa media të pavarura pas zgjdhjeve të manipuluara dhe vjedhura të 3 nentorit 2020, raportojnë se mbi 70% e popullit amerikan do të kishte rivotuar sërisht për Presidentin Trump, por shteti dhe levat e tij të korruptuara të shërbimit sekret parapelqyen që të heshtin dhe të nxirrnin me genjeshtra dhe fallcifikime “fitues” Joe Biden si kryetar shteti.

Ky është krimi dhe turpi më i madh zgjedhor i mirëorganizuar dhe i realizuar ndonjeherë me puc nga brenda vendit, në nivelin me të lartë shtetëror nga Deep State, Cabala, George & Alex Soros, Big Media, Fake News, etj., mbi zgjedhjet presidenciale, për Kongres 435 vende dhe disa karrige për Senatin Amerikan, në të gjithë historinë e SHBA-së.

Koordinatori direkt përgjegjës i hartimit të Letrës së turpshme mashtruese në fjalë, Anthony Blinken, për këtë nder të madh që i bëri Joe Biden u emërua në vitin 2020 nga ky i fundit si Sekretar Shtetit i SHBA-së, detyrë të cilën e mbaroi me turp në vitin 20 janar 2020. Ai e kethei Departamentin e Shtetit në shtojcë të komunizmit botëror, një cerdhe radikale socialiste dhe dylberizmi, duke e shkatërruar me themel politiken e jashtme të vendit tonë.

Kjo Letër fallco dhe nënshkrusit e saj sot është në duart e FBI dhe Departamentit të Drejtësisë dhe Prokurores së Përgjithshme të SHBA-së, të cilët kanë disa muaj që kanë filluar procesin e investigimit për abuzim dhe trathti të lartë kombëtar, të bërë zyrtarisht në emër të shtetit nga 51 firmuesit mashtrues fatkeqsisht të shtetit dhe qeverisë amerikane asokohe…

Si ka mundsi që shejti papa Roberti nuk e pyeti Gjonin e tij të “shenjt”, pse u pushove (fire) nga puna gjatë kohës që ishe në administratën Trump 1!?

A kishte 100% të drejtë Presidenti i 45-të i SHBA-së Donald J. Trump që të pushoj (largoj) nga detyra, sepse ti doje ta fusje me “këshillat” tuaja djallzore Presidentin tonë në luftë me Iranin dhe shtetet të tjera, pra kur e dije shumë mirë se ai (kryetari i shtetit) ishte një njeri shumë paqsor dhe kundër cdo lufte të përgjashme mes shteteve?

Pse ju si "konsevator" jep e merr intervista tek media e majta Fake News dhe vazhdimisht cicëron kundër Presidentit Trump dhe administratës së tij të parë dhe dytë?

Me 22 gusht 2025, FBI kontrollon shtëpinë e ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Trump, John Bolton

FBI po kontrollon fatmirësisht më në fund shtëpinë e John Bolton në shtetin Maryland, i cili shërbeu për disa muaj në administratën e parë të Presidentit të 45-të të SHBA-së Donald J. Trump si këshilltar i sigurisë kombëtare, por më vonë u bë kritik ndaj presidentit, si pjesë e një hetimi mbi trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, që administra marksiste e korruptuar eDepp State, Cabala, Fake News etj., e korruptuar e Merhumit Joe Biden ngriti në mënyrë të jashtëligjshme kundër Trump.

Disa makina policie lokale ishin stacionuar përballë shtëpisë së Boltonit jashtë Uashingtonit, ndërsa agjentët e FBI-së hynin e dilnin. Struktura prej kashte dhe tullash është e ndarë nga një rrugë me dy korsi në një rrugë periferike me gjethe.

Gazetarë dhe fqinjë kuriozë u mblodhën përballë rrugës. Ai tha se duket se Bolton po vihet në shënjestër sepse ne librin e tij ka botuar dokumente te klasifikuara si secrete dhe topsekrete.

Bolton u bë një kritik i fortë i Trump pasi u largua nga administrata e tij. Në librin e tij "Dhoma ku ndodhi", Bolton e portretizoi Trumpin si shumë të keqinformuar për politikën e jashtme dhe tha se ai “shihte komplote pas shkëmbinjve dhe mbeti çuditërisht i painformuar se si të drejtonte Shtëpinë e Bardhë, e lëre më qeverinë e madhe federale”.

Trump u përgjigj duke e kritikuar John Bolton si një luftëdashës të çmendur, që do ta kishte çuar vendin në Luftën e Gjashtë Botërore. Zyrtarët e Presidentit Trump më parë e shqyrtuan librin e ashpër të Boltonit

Ai u përball me shqyrtim gjatë administratës së parë të Trumpit për një libër që shkroi për kohën e tij në qeveri, "Dhoma ku ndodhi", për të cilin zyrtarët argumentuan se zbuloi informacion të klasifikuar.

Departamenti i Drejtësisë në vitin 2021 hoqi dorë nga padia e tij dhe hoqi një hetim të veçantë nga juria e madhe.

Avokatët e Boltonit kanë thënë se ai vazhdoi me librin, i cili u botua në vitin 2020, pasi një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, me të cilin Bolton kishte punuar për muaj të tërë, kishte thënë se dorëshkrimi nuk përmbante më informacion të klasifikuar.

Ndërsa kërkimi ishte në vazhdim, Bolton mund të shihej duke qëndruar brenda në hollin e ndërtesës së Uashingtonit ku ai mban një zyrë dhe duke folur me dy persona me mbishkrimin "FBI" të dukshëm në jelekët e tyre.

Këshilltari politik i Presidentit Trump prej kohësh Roger Stone, i cili u ndoq penalisht gjatë hetimit të Rusisë dhe më vonë u fal nga Trump, ishte i gëzuar në mediat sociale. “Si ndihet kur të bastisen shtëpia në orën 6 të mëngjesit?” postoi ai. Udhëheqësit e inteligjencës postuan në internet në lidhje me kontrollin e shtëpisë së Bolton.

Drejtori i FBI-së Kash Patel, i cili në një libër të vitit 2023 që shkroi e përfshiu Boltonin në një listë të anëtarëve të Degës Ekzekutive të Shtetit të Thellë, postoi në X: "ASKUSH nuk është mbi ligjin... Agjentët e FBI-së në mision." Prokurori i Përgjithshëm Pam Bondi ndau postimin e tij, duke shtuar: “Siguria e Amerikës nuk është e negociueshme. Drejtësia do të ndiqet. Gjithmonë.”

Deeri tani John Robert Bolton nuk është ndaluar ose akuzuar për ndonjë krim. Kjo është sipas një personi të njohur me çështjen, i cili nuk ishte i autorizuar të diskutonte hetimin me emër dhe foli me kusht anonimiteti.

Nga ana e tjetër, Leja e Sigurisë e Boltonit u revokua në janar. Në ditën e tij të parë në detyrë këtë vit, Presidenti i 45 & 47 i SHBA-së Donald J. Trump, një republikan, revokoi lejet e sigurisë të më shumë se katër dhjetëra ish-zyrtarëve të inteligjencës, përfshirë Boltonin. Ai gjithashtu ishte gjithashtu midis një tresheje ish-zyrtarësh të Trump, detajet e sigurisë të të cilëve u anuluan nga Trump në fillim të vitit 2025.

Sikurse dihet John Bolton, gjatë mandatit të parë të Presidentit të 45-të të SHBA-së Donald J. Trump, John Bolton shërbeu si këshilltari i tretë i sigurisë kombëtare i presidentit për 17 muaj dhe u përplas me të për Iranin, Afganistanin dhe Korenë e Veriut. Administrata e parë e Trump kishte kërkuar pa sukses të bllokonte botimin e një libri të Boltonit, i cili tha se përmbante informacione të klasifikuara.



[2] Rinos, quhen të gjithë njerëzit ose politikanët e karrierës, që paraqiten sikurse janë republikanë (konservatorë), por me veprimet tyre politike 100% janë edhe më majtë se vetë “demokratët” komunistë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Vladimir Shyti: Hyjneshat e fatit, tjerrin fatin e Ukrainës Kalosh Çeliku: Ditët e Humorit dhe Satirës X 'Xha Deralla' 2025 Gjon Keka: Është koha për ta thyer akullin dhe dalë nga tuneli e të krijohen institucionet sa më parë Milazim Zeqiraj: Kur gënjeshtra prezentohet si e vertetë, në vend krijohen paqartësi Adil Fetahu: Jurisdiksioni universal në të drejtën penale Shaban & Fatime Prelvukaj: Çmimi i Lartë "Mikpritja Shqiptare" për "Valbona Resort & SPA" Emin H. Daka: Letër për mikun tim të dashur Albert Habazaj: Dr. Emiljano Sheraj i klinikës Aulona Dental në Vlorë Idriz Zeqiraj: OVL e UÇK-së dhe PAN shantazhojnë Qeverinë dhe Shtetin! Klajd Kapinova: Shqiperia dhe regjimi marksist i deleve idiote dhe trushperlare po shkojne se bashku ne Hell Ndue Dedaj: 'News 24' dhe kriza e medias Zenel Çeliku: UÇK - Nga lufta te Gjykata Speciale!!! Klajd Kapinova: Historia e islamit në Evropën fatkeqe si dhe Shqipëria dhe Kosova e prapambetur nën fenë e otomanizmit Kalosh Çeliku: Xhindet e kanë ende në dorë Nikoleta Kovaçi: Kush t'jetë i pamëkat, le të hedhë gurë! Skender Jashari: Protestat në mbështetje të terrorizmit islamik të Palestinës dhe Rilindja Europiane Anti-Islamiko-Ruse Kalosh Çeliku: Politikë e katundeve Florim Zeqa: Vlerat kombëtare nderojnë sakrificën sublime të dëshmorëve! Milazim Zeqiraj: Gjykata Kushtetuese e Kosovës në fukusin e kritikave Diadema Stil: Të ekspozuara ndaj përjashtimit social...

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx