E hene, 18.08.2025, 09:14 PM (GMT+1)

Mendime

Milazim Zeqiraj: Kur gënjeshtra prezentohet si e vertetë, në vend krijohen paqartësi

E hene, 18.08.2025, 06:55 PM


Kur gënjeshtra prezentohet si e vertetë, në vend krijohen paqartësi

Nga Milazim Zeqiraj

Mosmarrëveshjet e mëdha dhe ngërçi politik që po ndodh tani në Kosovë e ka burimin nga  ata që si marrin përgjegjësit pas zgjedhjëve.

LVV dhe Lista Guxo i kanë fituar zgjedhjet, por Z. Albin Kurti është i mllefosur se nuk arriti ti fitojë të gjitha karrikat e pushtetit, si në vitin 2021.Ai atëhere më Listen Guxo, përmes të majtës ekstreme, ekstremizmit fetar dhe individëve të zhgënjyar në LDK fitoj mbi 51 % dhe i krijon institucinet e vendi.

Në zgjedhjet e 9.2.25 sovrani e përcaktoi fitues LVV, por për krijimin e instituicioneve i duhej koalicion për krijimin e shumicës në Kuvend..

Gënjeshtra si politikë

Në opinion ehtë ngritur një gënjeshtër se kinse ka  ndarje  në mes presidentës znj. Osmani dhe kryeministrit Z. Kurti. Kjo gënjeshterë po shitet në opinion si qarje, por në fakt ëdhtë një marrëveshje në mes tyre për pushtet.

Znj. Osmani po mendon për të ardhmen e vet politike, sikur në vitin 2021.Pas mbarimit të mandatit si presidente e venidit në mars 2026 ajo po mendon së më LVV është mundësia e mmirë edhe për një mandatë. Por si do të arrihet kjo mbetet për tu parë. Ndoshta sërish duke kriju një subjekt të ri politik, duke llogaritur në anëtarësin e zhgënjyar nga qeverisja e dobët e LVV dhe Listës „Guxo" të cilet në këto zgjedhje e votuan LDK, kurse  LVV dhe partneri i saj Lista Guxo patën ramje.

Në kryesi të LDK, por me veprim kundër LDKsë

Shumë individ në jetëgjstëdin e LDK që ishin në strukturat e larta të LDK, disa për vite e gënjyen elektoratin e saj, në Kosovë dhe mërgatë. Në fund i hoqën maskën dhe iknin duke e ofenduar LDK dhe manipuluar elektoratin e LDK. Ati grupi i takon edhe udhëheqja e Listës Guxo që në vitin 2021 me flamurin dardan dhe vulen e Presidentit u strhuan në LVV dhe sebashku e fituan pushtetin pa koalicion.

Tani kjo simbolikë e Presidentit Rugova ëhtë bartur tek Z. Albin Kurti, kundërshtari i Presidentit Ibrahim Rugova, i cili madje nuk ka marr pjesë as në varrimin e tij.

Një intervistë ekskluzive në telivizion

Në një intervistë në TV,  z.Shpenf Ahmeti, trego se në kohën sa ishte kryetari i Prishtinës nga LVV, kishte pasur presion nga Z. Kurti për rrënimin e bustit të Presidentit Ibrahim Rugova në sheshin para Kuvendit në Prishtinë (Intrvista e Z.Ahmeti në TV.)

Z.Ahmeti në kohë kur e jep këtë intervistë nuk ishte anëtar i LVV dhe as kryetar i Pishtinës.

E  majta e kundërshton të majtën

E majta në Kosovë, PDK dot e kundërshton të majtën e krijuar nga ajo dikurë për ta kritikuar LDK dhe Presidentin Ibrahim Rugoven.

Partitë e majta të dalura nga PDK janë: LVV, Nisma sociol demokratike, Parti socildemokratike, Partia e drejtësisë, grupe e individ të ndryshëm dhe nga ilegalja-LPK.

LVV dhe frika për koalicion

Z. Albin Kurti ka frikë nga koalicionin më PDK. Së ndien rrezik nga PDK edhe pse  deputetve të LVv ju pelqën një koalicinin e tillë, së dikurë ata ishin anëtarë të PDK.

Z.Kurti ka  frikë koalicionin e tillë, së në zgjedhjet tjera, LVv do të këtë ramje. Mund të ndodh që shumë figura të partisë së  LVV kthehën në shtëpin e vjetër.

Z.Kurti i pëlqen koalacin më individ të LDK dhe PDK, jo një koalicion i gjanë.

Lista „Guxo" në garë për ta rritur LVV

Lista „Gjuxo" guximin e merr nga Z. Kurti për ta kritiku LDK dhe individut të caktuar. Partia s'ka program, është në vijë politike me LVV.

Ajo e mban vetën si parti e djathtë por janë në vijë me politikat e majta të LVV. Kjo s'ka asgje të keqe. Jemi në demokraci, orjentimi politik dhe kritikat e siqerta nuk janë të ndaluara, por ofendimet dhe linçimet nuk falën.

Znj. Osmane dhe politikajt e Listës Guxo për vite qënduran në LDK. Ata kishin pozita të larta në parti. U zhëngjynë nga mos suksessi dhe kur s'mundën ta pushtojnë nga mbrënda LDK atëhere si të zhgenjyër ikën duke e kritiku LDK kinse po e dëmton sigurinë e vendi

.Znj. Vjosa Osmani dhe suksesi i saj në LDK

Në vitin 2019 znj. Osmani si kandidate e LDK për kryeministre e vendit në zgjedhje për pak vota humb nga kundërshtari politik Z. Albin Kurti. Pas zgjedhjeve në koalicioni e madh LVV-LDK znj, Osmani nga LDK zgjidhet kryetare e Kuvendit, kurse Z. Kurti kryeministre i vendit.

Nga keqëqeverisja  dhe mos  marrëveshjeve  e kryeministrit Kurti me SHBA dhe kërcnimi i ShBA për tërheqjen e ushtarve Amerikan nga Kosova atëhere LDK nuk heziton, kur është në pytjë siguria e vendit, mënjëhere tërhiqet nga koalicioni me LVV.

Pas prishjes se koalicionit me LDK,LVV  si parti e parë nuk arrin të krijoj koalicion e dytë  më PDK dhe AAK. Atëhere LDK si parti e dytë me AAK bëjnë koalicioni. Krijohet qeveria me kryeministër Z. Avdulla Hoti me 61 vota. Qeveria Hoti nuk votohet nga 3 deputët të LDK. Kjo qeveri për kohë të shkurtë arrin suksese të mira. Në shtatorë të vitit 2020 nënshkruan marrveshjën ekonomike më SHBA, në prezencë të  Presidenti Trump dhe merr njohjën nga Izraeli.

Znj.Vjosa Osmani presidente e Kosovës

Në ndërkohë më ngritjën e aktakuzesë për Z.Thaqi nga Gjykata speciale e Kosovës me seli në Hage, president z. Hashim Thaqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës. Pas këti aktii znj. Osmani (LDK) si kryetare e Kuvendit e merr pozitën e ushtruesës së detyrës  së presidentes së Kosovës dëri në zgjedhjën e presidentës, presidentit të ri të vendit.

Bie qeveria Hoti dhe lajmrohëm zgjedhjët e jashtëzakonshme (14.2.2021)

Nga parregullsit në zgjedhjen e qeveris Hoti,shkak se një deputet i pakices ishte çertifiku gabimisht si deputet, atëhere GjK merr vendim, e rrezon qeverin Hoti dhe  vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Krijimi i Listës Guxo nga znj. Osmani

Me lajmërimin e zgjedhjev të reja,  znj. Osmani krijon një subjekt të ri politik me emrin Lista „Guxo", duke e shfrytëzuar mosknaqësin mbrenda elektoratit të dhe duke e fajsu LDK si dëmtuese e sigurisë së vendit Znj.Osmani krijon koalicion parazgjedhorë me LVV dhe fitojnë zgjedhjet mbi 51 % , kurse LDK pëson ramje të madhe.

Znj. Osmani pas zgjedhjeve , me votën LDK, zgjidhet përseri ppresidente e venditë. Ajo përmes votës së LDK i arrin të gjitha pozitat e shtetit

LDK në zgjedhjet e vitit 2021 pati ramje n? 12%, kurse më 9.2.2025 arriti një rritje të lehtë në 18 %.nga qeverisja e keq e Koalicionit LVV e Lista „Guxo"

Në LDK u forcuan për ta luftuar LDK

Znj.Osmani dhe individet e Listës Guxo për vite qëndruan në pozita të larta të LDK në Kosovë e mërgatë, por një ditë për interesa përsonale ikën nga LDK  duke e ofenduar, pastaj u stehuan në LVV, të kundershtari politik i LDK dhe i presidentit Rugova.

Një koalicin i drejt LVV-PAN

Tani një koalicionit LVV me PDK do të ishte një koalicion i partive të majta. Një koalicion të tillë nuk e pelqen vet Z, Albin Kurti dhe Lista Guxo.

Përderisa PDK-ja kamufloni si parti e „djathte" fallco, LVV nuk e fsheh majtizmin ekstrem dhe originë e saj nga LPK.

Fjaa „lidhje" në logon e LDK është e tëpërt

Pytje për LDK: Pse e keni shtu fjalin „lidhja" në logon e LDK. Kjo fjalë është e tëpërt dhe e panevojshme. Tek anëtersi po jep huti. Me këtë shkrim apeloj të Z. Abdigjiku ta heq fjalën lidhja nga logoja e LDK .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx