Mendime
Nue Oroshi: Qielli i lëkundur, dielli pa rreze dhe mendja e shëndoshë
E marte, 05.08.2025, 06:53 PM
Qielli i lëkundur, dielli pa rreze dhe mendja e shëndoshë
Nga
Nue Oroshi
Në
dritëhijet e qëndresës heroike në luftë me qiellin e lëkundur dhe plotë hije që
dërgon mesazhët e ftohtësisë qiellore na paraqitet qielli i lëkundur. Na
paraqitet dielli pa dhënë fare rrezët ku
do të ngrohet njerëzimi para një përpjekjeje në mes të shpejtimit të krijimit
te peisazheve me ngjyra të rrokaqiellit që presin rrezët e diellit.
Rrezët
e diellit shpeshherë e nuhasin edhe dritën edhe shpejtësinë e të menduarit pa e
lënë anash as mprehtësinë e mendjes se shëndoshë e cila në momentin që e lëshon
rrezen e veprimit ajo shetitë për disa sekonda shumë shtete dhe kontinente. Si
fryt i veprimit të freskët dhe magjikë pranë një panteoni qiellor paraqitën
gjithnjë vijat e trasha që e ndajnë njerëzinë nga djallëzia. Në ato momente jo
vetëm heshtja por edhe britmat e mëdha nuk kryejnë punë. Punë kryejnë vetëm
mendjët e mprehta dhe trupat e ushtruar për të kryer punë. Dhe shumë herë kur
mendjet e shëndosha bëhen bashkë me trupat e ushtruar për dëbimin e borës dhe
sakatosjen e bollës në atë vend shpeshherë vjen deri tek qetësia dhe lulëzimi. Në
atë vend shpejt edhe krijohen ecjakët në rrugën e mbarë. Njerëzimi shpeshherë
është ballafaquar me luftëra,përpjekje për jetë a vdekje, me konfrontime, por
krahas këtyre janë krijuar edhe aleancat në mes të vendeve dhe shteteve që kanë
luftuar bashkarishtë për të mirën e njerëzimit. Shpeshherë ne shqiptarët kemi
deshtuar historikisht në krijimin e aleancave. Shpeshherë në vend të rrezeve të
diellit e kemi zgjedhur hijën e hanës. Atëherë kemi mbetur shumë herë pa na
rrokur rrezët e diellit. Kemi mbetur edhe pa mendjën e shëndoshë dhe jemi bërë
objekt talljeje.
Në
te shumtën e rasteve nuk kemi ditë me
goditë në kohën e duhur bollën dhe shpeshherë në këtë kohë një pjesë e
shqiptarve të shitur e kanë ngranë mollën. Me ngrënë mollën në kohën kur duhët
ta godasësh bollën është e qartë se je argat i dreqit, mefistofilit, të
pafeut.Në një krijim të tillë sillën provokimet satanike mu në kohën që duhet
të krijojmë Shqipërinë Etnike. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të vjen dita
që do të ketë shqiptarë që më një këmbngulësi qeni të mbrojnë historinë e
falsifikuar serbe. Madje madje edhe më keq e më shëmtushem se vet ata.Po nuk
kanë thënë dot: " Se banem babë se no te gas e no pelsas".Dhe të
gjithë këta që sot i mbrojnë tezat serbe dhe sulmojnë historinë shqiptare janë
persona që janë të lidhur me serbë. Janë pikërisht brumi i atyre familjeve të
përziera që historikisht kanë qenë në shërbim të armikut.E populli ynë
shqiptarë e ka një shprehje të mirë:"Tu rrit e tu kthy në farë të
vetën." E unë do kisha thanë se fara
e tradhtarëve mos biftë kurrë në trojet shqiptare. E derisa presim
rrezët e diellit asnjëherë nuk duhët të na kaploj dëshprimi.Asnjëherë nuk duhet
të frikësohemi se nuk do të dalim në krye te rrugës që e kemi nisur. Idealistët
gjithmonë ja kanë arritur qëllimit të nisur.Edhe nëse ata gjatë rrugës që kanë
nisur i ka këputur jetën e tyrë idealizmi, por ai idealizëm është bartur tutje
nga idealistët e tjerë dhe ka dalë në krye të rrugës.Edhe kur dobësohen rrezët
e diellit, edhe kur lëvizin kukuvajkat dhe i dalin zot bollës duke e ngrënë
mollën, gjithmonë shqiptaria ka pasur djem dhe vajza atdhetarë që i kanë ra në
krye bollës dhe e kanë mbytur atë para se ajo të filloj të hyj në veprim për ta
rrethuar dhe për ta ngrënë trupin e shëndoshë.E pasi i kanë ra në krye bollës
shpeshherë janë kthyer për ti goditur ngrënësit e mollës por fatkeqsia është se
shpeshëherë ngrënistë e mollës kanë shpëtuar dhe nuk e kanë pasur fatin e
bollës.Por herën tjetër duhet të jemi të kujdesëshem se krahas coptimit të
kokës së bollës duhët coptuar edhe ngrënësin e mollës. Vetëm atëherë do të kemi
një Shqipëri etnike të fortë dhe do ta shuajmë edhe farën e tradhetise.