Mendime
Milazim Zeqiraj: Kur vullneti politik mungon, zgjidhja e bllokadës në Kuvend është e komplikuar
E diele, 03.08.2025, 06:53 PM
Kur vullneti politik mungon, zgjidhja e bllokadës në Kuvend është e komplikuar
Nga Milazim Zeqiraj
Këtë situatë që e kemi sot, është nga politikan të pa përgjegjshëm, që politikën e shofin si punë, jo si shërbim për zgjidhjen e problemeve në vend.
Këta me sjelljet e vata në politikë, po tregojnë së nuk po mërziten së vendin e kanë futur në bllokadë dhe i kanë acaruar marrëdhëniet me miqtë tanë.
Nuk e kuptojnë se populi është i lënduar, kurse vet e kanë hallin e tenderëve dhe korrupcionit. Këta nuk po i respektojn ligjet, Kushtetutën, Gjykatën e Prkorurinn duke I akuzuar të kapura nga regjimi i vjetër!
Me keto veprime Kosovën e kanë pru në situat të rëndë, kurse pas zgjedhjeve situata në vend është përkeqësuar shumë më shumë.
Refuzimi i koalicionit e futi vendin në bllokim institucional.
Kur mbaruan zgjedhjet, fituesi s´íshte i aftë të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje. Me dije e krijuan bllokadën politike pa arsye e të pa arsytuar. Për këtë situatë na treguan shumë kohë para zgjedhjeve. Përplasja u lajmëru para edhe po vazhdon në mes pozitës dhe opozitës edhe sot. Situata tani është e rëndë dhe po përkeqësohet çdo ditë. Vendi tani ka ngecje ekonomike.
Fushata zgjedhore luftë për pushtet
Fushata zgjedhore ishte e ashpër dhe me ofendime. Nga Z.Albin Kurti krijohet një krizë me ndarjen në „Ne dhe Ata". Ndëgjohej thirrje për mos votim Ata të „regjimit" të kaluar, që tingëllonte si thirrje për përplasje qytetare për asgje.
Pozita aktuele akuzonte opozitën për pengesë në zhvilli, një akuzë e çuditëshme.
Në fushatë Z. Albin Kurti nga populli kërkonte 500.000 vota, për ndryshe s´do të këtë zgjidhje pas zgjedhjeve, se pas zgjedhjeve s´do të bëjë koalicion më partitë e „regjimit" të vjetër, një thirrje që çon vendin në autokraci, përjashtim politik të opozitës.
Opozita premtoj ndryshim dhe jo koalacion me LVV.
Situata u veshtirësu kur votuesi në fushatë e pranoj thirrjën e partive politike, se çdo marrëveshje pas zgjedhjeve do të llogaritet lëndim i premtimit në fushatë. Votuesi sot është i kënaqur më situatën, pa mosmarrëveshje.
Refuzimi i koalicionit i pa arsye
Përkundër fushatës së egër të kinse „liderve" politik, zgjedhjet e 9.2.2025, ishin të qeta dhe pa ekcese. Po atë mbrëmje LVV, Lista Guxo dhe Alternative u proklamuan fitus të zgjedhjeve me 42% , por për formimin e institucioneve, nevojitej një koalicion me një parti.
LVV u trandit nga mos fitimi i të gjitha karrikave. Atëhere KQZ filloj me numërim dhe rinumërimi të votave por % LVV nuk rritej. Në javën e parë të prillit u bë certifikimi i zgjedhjeve.
Me përfundimin e zgjedhjeve, Z.Albin Kurti në vend që ti ftoj partit opozitar për koalicion, ai filloj me ofendime e fajësime partit opozitare për pengim të qeverisjës se ti katër vjeqare pa sukse.
Nga këto fajësime e veprime shteti futëj ngadalë në krizë institcinale, nga këta politikaj që ne me votën tonë i kishim zgjedhur, e ata me votën tonë vendin e bllokun duke i shkatuar dame politike dhe ekonomike.
Ngërçi politik nga refuzimi i bashkëpunimit
Me 12 prilli mblidhen deputate për konstituimin e Kuvendit. Nga dita e parë filloi seria e dështimeve në Kuvend, nga mungesa e bashkëpunimit- koalicionit të LVV me partit tjera për zgjedhjen znj. Albulena Haxhiu kryetare te Kuvendit të Kosovës.
Z.Albin Kurti e bëri më qellim që znj.Albulena Haxhiu mos të fiton, kjo tregon se ai frikohej nga ajo.
Për mos votim e fajsoj opozitën, që ta lind një konflikt të znj.Haxhiu më opozitën. Kjo nuk është e vertetë. Po ti kishte 61 vota LVV. znj.Haxhiu do të zgjidhej kryetare e Kuvendit, opozita do të pranonte.
Gjykata Kushtetuse dhe Presidentja e vendit, më kot u angazhuan për zgjidhjen e ngerçit politik, pasi z. Albin Kurti nuk pranonte bashpunim të sinqertë më partitë opozitare. Ai është i interesuar për individ të partive opozitare, jo për një koalition të madhe. Ai pushtetin e don vetëm pë veti.
Mos krimi i institutioneve nga LVV, nga një jo problem u bë problem. Kuvendi, e vendi u futën në bllokim, nga njeriu që nuk i merr përgjegjësit për ç´blloki të situatës për pikë të qejfit.
Një situatë e lehtë për zgjidhje (marrëveshje politike) bëhet problem që edhe në afatin 30 ditorë nga Gjykata Kushtetuese nuk mjaftoj, jo pse nuk munden të bëjnë koalicion, por as që provojnë të krijojnë koalicion për ta zgjidhur ngërçin politik për funksionimin e Kuvendit dhe shtetit.
Fajësimin e opozitës nuk zgjidh problemin
Për këtë situatë të krijuar në Kuvend të Kosovë, me kotë fajësohen partitë opozitare.
Qelsin për zgjidhjën e bllakadës e ka vetëm z.Albin Kurti dhe partneri i ti Lista Guxo e Alternativa.
Nëse ai ka interes për ta zgjidhur bllokadën në Kuvend, ai mundet ta zgjedh menjëherë.
Nuk ka nevojë të pritet data 8.8.2025, por menjëhere ti fton partin politike siqërisht, më të cilen dëshiron të qeveris, të bënë koalicion, ti përafrojnë programet dhe ta formojnë Kuvendin dhe qeverin. Kjo punë është e thjeshtë dhe zgjat vetëm një ditë. Andej nuk ka nevojë vendi, që të hargjoj miljona për zgjedhje, për më ardh prap në këtë situatë. LVV ka maft kohë, ajo ka mundësi në këtë moment ta zgjidh situatën jo ta pres datë 8.8.25, sepas pas kësaj date vjen data 9 e kështu me radhë
Pse po hesht Lista Guxo ?
Në zgjidhjën e kësaj bllokade duhet edhe Lista „Guxo" të jetë aktive mbrenda LVV edhe në Kuvend.
Ajo s´duhet të jetë e heshtur se bëhet fajtore për bllokimin e Kuvendit dhe shtetit. Individët e këti subjekti politik dikur ishin të zëshëm mbrenda LDKsë.
Nëse zëri i tyre nuk dëgjohet mbrenda LVV në debllokimin e ngërçit politik atëhere ata mbesin fajtorë. Nëse brenda në LVV nuk kanë hapësirë për veprim ata duhet të largohen nga LVV, të qëndrojnë të pa varur ose të bashkohen me LDK, atëhere mund të krijohet një situatë për koalicioni funksional.
Por nëse tutje janë në vijë me politikat e LVV atëherë me kot thirren subjekt i pa varur politik.
2.8.25