Mendime
Idriz Zeqiraj: Bllokada e Kuvendit ka adresë Opozitën PAN-iste
E enjte, 24.07.2025, 06:38 PM
BLLOKADA E KUVENDIT KA ADRESË OPOZITËN PAN-ISTE
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Fajësia
e përgjithësuar, është ikje nga emërtimi i fajtorit. Edhe mos konstituimi i
organeve të Kuvendit, pas 50 herë të vazhdimit të një seance të vetme, ka një
fajtor faktik: Dhe kjo është opozita, humbëse e përsëritur të zgjedhjeve
parlamentare. Opozita kishte humbur shpresën për fitore, qysh kur LVV, edhe pse
rrezikoi shumë, ngulmërisht, arriti të marrë një seri veprimesh, për ta zhbërë
pushtetin paralel në veriun e Kosovës. "Komandantët" e shantazhuar të
PAN-it, kryesuar nga Hashim Thaçi, në këmbim të lirisë personale e grupore,
kishin lejuar dualizimin të pushtetit me Serbinë në veri, madje për ta
zyrtarizuar tradhtinë e tjetërsimit të një pjese të territorit, filluan lobimin
e paguar. Për këtë janë zbuluar, madje edhe me fatura të nënshkruara. Ishte një
tradhti e ngeshme, me një angazhim zyrtar të kupolës shtetërore, unike në botë!
Bllokda
nuk ka lindur në Kuvend. Përkundër, bojkoti është planifikuar ende pa filluar
fushata parazgjedhore. Koalicioni PDK-AAK-NISMA, pothuaj se, e legalizoi
koalicioni pas zgjedhor, duke bërë shkelje të Kushtetutës, sepse të ligjshme
janë vetëm koalicionet parazgjedhore. LDK-ja u pozicionua si neutrale, por
klani Mustafa, gjithnjë aktiv, përtëriu miqësinë e vjetër, për t`u bërë
sërishmi -bisht e patericë- e persekutorës të saj PDK. Kjo shokoi jo vetëm
anëtarësinë dhe elektoratin e saj, por edhe shqiptarët e përbotshëm. LDK-ja me
Listen Serbe, janë përcaktuese të rikthimit të PAN-it kriminal në pushtet. Dhe,
kjo penalizon dhe do ta godiste, me fund, partinë zëmadhe të Presidentit
Rugova.
Mërdhezja PAN-it
kriminal për pushtet, ka stisur "krizë" fiktive!
II.
Kosova nuk ka kurrfarë krize objektive. Kjo e ashtuquajtur "krizë",
është e stisur, e shpikur, e shpifur. Sepse zgjedhjet e lira dhe demokratike,
të 9 shkurtit 2025, kanë përcaktuar fituesin bindshëm, pothuaj se, plebishitar,
Lëvizjen Vetëvendosje. Dhe, rezultati është pranuar pa asnjë mëdyshje. Kjo
është e mjaftueshme, për të vazhduar me proceset tjera, të krijimit të organeve
kuvendore dhe të institucioneve tjera qeveritare.
Pesë
muaj të kaluar nga zgjedhjet e shkurtit, ishte kohë e humbur, kot se koti.
Mohimi i votimit të fshehtë nga opozita, edhe pse i parashikuar nga Kushtetuta,
ka bllokuar punën normale të Kuvendit. Kjo "krizë vazhdon të dëmtojë
Kosovën, e cila ka procese të bollshme, që presin zgjidhje. Njëri nga dëmet është
edhe pamundësia e shfrytëzimit të donacioneve ndërkombëtare, të destinuara për
Kosovën. Por që rregullat dhe ligjet përkatëse e kushtëzojnë me krijimin e
institucioneve kuvendore dhe qeveritare. Pra, destinimi kërkon adresim dhe
nënshkrime valide, nga përfaqësues qeveritar dhe shtetëror. Kjo është në
aspektin politik, aq më parë kur Kosova është në thjerrëzën monitoruese
ndërkombëtare.
Gjithçka
varet nga partitë politike. Ato janë çelësi i zgjidhjes të "krizës".
Opozita pranoi humbjen e zgjedhjeve juridikisht, ligjërisht, por jo edhe
faktikisht, konkretisht! Pranimi i humbjes u bë lehtësisht, por zbatimin
ligjor, obligativ po e mohon, duke luajtur "kartën" e bojkotit, për
krijimin e institucioneve, fillimisht, kuvendore, në plan, për të vazhduar me
ato qeveritare, madje në pritje për bllokadë presidenciale, bazuar në një
-palo- Kushtetutë, të imponuar nga Serbia dhe BE-ja! Ironikisht dhe cinikisht,
shteti feston datën Kushtetuese, huazuar nga qeveria moniste e filosllavit
Enver Hoxha!
Opozita
e koalicionuar e PAN-it, përkatësisht, subjektet politike PDK-AAK-NISMA, është
mërdhezur, për ta rikthyer pushtetin e uzurpuar, me dhunë e gjak, për dy dekada
radhazi. Ajo, falsifikueshëm, përvetësoi luftën e pa bërë, për të justifikuar
tenderimet korruptive e privatizime të egra e grabitçare, zhvati Kosovën me
hajni zyrtare, duke uzurpuar fabrika, ndërmarrje shtetërore, ferma bujqësore,
toka e troje, ndërtesa shtetërore dhe banesa të braktisura të qytetarëve të
Kosovës, pavarësisht përkatësive etnike, nga disa "komandantë"
mujsharë e kriminelë, me bandat e tyre të harlisura dhe jashtë çdo norme
njerëzore e morale.
Ndërkombëtarët,
kryesisht, miqtë e pakët të Kosovës, për ta futur Kosovën në organizmat e
ndryshme evropiane e botërore, sugjeruan reforma të thella, me theks të veçantë
luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit industrial, hajnisë zyrtare.
Shtetarë e pushtetarë, kryesisht, "komandantët" hileqarë dhe cuba
klasikë, kishin rrënuar, qëllimshëm, Sistemin e Drejtësisë", duke kapur e
korruptuar Prokurorinë dhe Gjykatat, gjithnjë në bashkëpunim me Serbinë dhe
aleatët e saj, Rusinë dhe të tjerët. Krerët shtetërorë dhe pushtetarë, me
shantazhimet me dosjet penalizuese të luftës dhe të pas luftës, kryesisht, për
vrasje të paligjshme, ndalime arbitrare dhe torturë çnjerëzore, të
kundërshtarëve politikë shqiptarë, opozitës PAN-iste , e bëri të "heshtnin
si peshqit!"
Qeveria
e LVV e gjeti Kosovën "hallakamë", me veriun e saj "mollë e
ndaluar" për shqiptarët. Parësi e saj ishte çarje e bllokadës në veriun e
Kosovës. Përmes pengesave shumëpalëshe: Serbisë, me aleatët e saj besnike,
Rusinë, një pjesë e BE-së, me Borellët e Lajçakët, argatë të Serbisë, arriti të
bëjë mrekullinë, shtrirjen e sovranitetit në veri, qoftë edhe të brishtë. Në
këto veprime të Kurtit, opozita e Kosovës po e kundërshton atë, madje edhe për
ndërtimin e urave të reja mbi Lumin Ibër, është bërë palë me armiqtë të
Kosovës. Kjo është kulmore, që dëshmon se opozita e Kosovës, është bërë
"përrallë me tupan", që kalon nga përralla në tradhti kombëtare.
Megjithatë, provoni të reflektoni, qoftë edhe në prag të fundosjes politike e
morale.
Shkaku i bllokadës -
pengimi i VETTING-ut dhe i BYROSË verifikuese të pasurive!
Për
ndryshim nga "kriza" që është e stisur, bllokada është faktike.
Arsyeja bazë është kërkesa juridike për bërjen e Vetting-ut dhe të Byrosë për
verifikimin e pasurive të paligjshme. Kjo i prekë, pashmangshmërisht, subjektet
politike PDK-AAK-NISMA, të strehuara në akronimin PAN, përkatësisht,
eksponentët e tyre, të zhytur në krime vrastare dhe hajni zyrtare e
private. Andaj, rezistenca për pengimin e veprimit ligjor, është e madhe sa
bjeshka! Sepse zbatimi i Vetting-ut dhe Byrosë në fjalë, i lakuriqëson
"komandantët" dhe eksponentët e partive-banda të koalicionuara në
PAN, si kriminelë vrastarë e hajna zyrtarë, deri te rrezikimit të zhbërjes të
shtetit, duke tjetërsuar pjesë të tokave, për tri shtetet fqinjë.
Prandaj
bllokada është e çimentuar, e korracuar rëndshëm, ngaqë koalicioni i madh është
i çeliktë: Serbia me aleatët sllavë; disa shtete nga BE-ja dhe opozita aktuale
PAN, janë të gatshëm të bllokojnë dhe ta dështojnë çdo skenar, që do të provojë
zhbllokimin e punës normale të Kuvendit të Kosovës.
Citojmë
falsifikimin e Kushtetutës, nga kreu zyrtar i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili
thotë: ...të bie poshtë insistimi i turpshëm dhe jo kushtetues për votim të
fshehtë...", shpërfaqë frikën e partisë së tij, nga votimi i fshehtë!
Skenari bazë, madje i vetëm, për daljen nga kjo bllokadë, është zbatimi i
Kushtetutës të Republikës të Kosovës, ku shkruhet se "zgjedhja e kryetarit
të Kuvendit bëhet me votim të hapur, të fshehtë dhe në forma të tjera".
Dhe, përqendrimi i LVV, në zbatimin e Kushtetutës, përfshi edhe të votimit të
fshehtë, është tërësisht, i drejtë dhe ligjor, andaj duhet të jetë skenari i
vetëm, që, në asnjë rast e rrethanë, nuk duhet anashkaluar dhe as braktisur.
Shqiptarët
nuk mund të krenohen për sinqeritet, aq më pak, për ta shprehur mendimin e vetë
publik, për të qenë sovran dhe me integritet. Pra, ta thotë mendimin hapur në
sallën e Kuvendit. Prandaj, është votimi i fshehtë, me mendje dhe votë të lirë
e demokratike. Votimi i hapur, që përjashton votimin e fshehtë, si në rastin
bllokues në Kuvendin e Kosovës, është huazuar nga mendësia kriminale e
diktatorëve: Stalin, Hitler, Enver Hoxha, Pol Poti dhe soji i tyre kriminelë e
rrugaçerorë.
Votimi
i fshehtë është kupolë dhe shenjtëri e Demokracisë. Me këtë sentencë,
absolutisht të saktë dhe të provuar në praktikë, madje katërçipërisht, pajtohen
mendjet e ndritura të njerëzimit dhe bota demokratike.
Anakronisht
dhe tupërisht votimin e fshehtë e kundërshton bota obskure, e errët, e cila i
pengon në mbijetesën pushtetare të përjetshme.