Mendime
Florim Zeqa: Pse binomi Kurti-Limaj nuk janë shpëtim për Kosovën?!
E hene, 21.07.2025, 06:55 PM
Pse binomi Kurti-Limaj nuk janë shpëtim për Kosovën?!
Shkruan:
Florim Zeqa
Albin Kurti dhe Fatmir Limaj mund të jenë mundësi për
dalje nga ngërçi i përkohshëm politik, por emrat e sipërpermendur nuk janë fat
i mirë për Kosovën, për stabilitetin institucional, për zhvillimin ekonomik,
për bashkëpunim kombëtar, e në veçanti për bashkëpunimin ndërkombëtar të
Kosovës.
Amerika na bëri shtet
Përveqse qytetarët nuk i shohin si
shpresë dhe mundësi për stabilitet afatëgjatë politik, ndërkombëtarët nuk i
shohin Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn si partner të besueshëm për bashkëpunim
strategjik!
I pari, Albini rrënues i marrëdhënjeve të
Kosovës me ndërkombëtarët kurse i dyti, Fatmiri i futur në Kuvend për
"vrimë të gjilperës" nuk garantojnë përspektivë zhvillimore dhe as
ndryshim politik në vendin tonë.
Andaj, Albini dhe Fatmiri përveqse nuk
paraqesin shpëtim për Kosovën, rrezikojnë futjen e Kosovës në një cikël të ri
bllokues në Kuvendin e Kosovës!
Është
fat i mire që ekzistenca e Republikës së Kosovës nuk varet nga Albini dhe
Fatmiri dhe as nga bllokuesit e tjerë institucional, por në radhë të parë varet
nga ata që na çliruan dhe na bën shtet, pra nga amerikanët!
Emrat Albin dhe Fatmir, përveqse nuk
paraqesin lidership, nuk paraqesin as guxim politik për t'a nxjerrur shtetin
nga bllokada e gjatë politike.
Sikur Albin Kurti të ishte lider i vërtetë
dhe i përgjegjshëm, që në seancën e pare konstituive të Kuvendit do të gjente
zgjidhjen e ngërçit politit, kurse Fatmir Limaj sikur të kishte guxim dhe
ndershmëri politike do t'i qëndronte besnik subjektit politik (AAK-së) që e
futi në Kuvend!
Përtej kësaj, Fatmir Limaj sikur t'ia
donte të mirën vendit që në seancën e parë konstituive do të bënte marrëveshje
politike me Albin Kurtin për t'i evituar 50 dështimet në Kuvend.
Nuk e bëri këtë në kohën e duhur për
faktin se e ka pritur momentin e fundit të afatit kushtetues për t'i ngritur
pazarin politik vetes në raport me Albin Kurtin!
Largim i Limajt nga Thaqi dhe Haradinaj
nuk ndodhi për shkaqe parimore dhe as për të mirën e vendit, por, për ambicie
karrieriste dhe biznesore!
Bllokada në Kuvend nuk erdhi vetëm nga
opozita, por edhe nga subjekti fitues i zgjedhjeve, i cili, në mungesë të
numrave në Kuvend dhe në pamundësi të formimit të Qeverisë, e ndryshoj
proceduren e rregullt të votimit për t'a evituar dështimin e sigurtë në Kuvend.
Në anën tjetër sinkronizimi i ish partive
opozitare; PDK, LDK dhe AAK nuk paraqet aleancë dhe as koalicion siq po e
quajnë disa njohës të cekët të zhvillimeve politike!
Edhe përkundër barrikadimit në njërën
anë, partitë e sipërcekura kanë qëndrime të kundërta për dalje nga ngërçi
politik.
Ata që e kanë penguar për të 50-tën herë
formimin e Kuvendit të Kosovës nuk e meritojnë qeverisjen me vendin. Kjo
bllokadë e koordinuar për interesa personale nuk guxon të kalojë pa ndëshkim
nga qytetarët.
Bashkimi i kokës me
bishtin
Pozita e kryeparlamentarit është e
përcaktuar qartë me Kushtetutë, ajo i takon vetëm partisë fituese të zgjedhjeve
e jo një minorance politike në Kuvend, siq është NISMA me 3 deputet!
Zgjedhja eventuale e z. Fatmir Limaj për
kryetar të Kuvendit, përveqse shkelje e Kushtetutës, është fyerje për të gjitha
subjektet politike në Kuvend dhe tallje me elektoratin Kosovar, i cili e dha
verdiktin popullor më 9 shkurt 2025.
Bashkimi i Kurtit me Limajn, janë sikurse
bashkimi i kokës me bishtin pa përbërjen trupore! Koka dhe bishti pa trupin
përbëjnë dy ekstremitete jofunksionale dhe të padobishme për njerëzimin.