E hene, 04.08.2025, 06:43 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Jashari: Institucionet e Kosovës përballë ekstremizmit islamik të dirigjuar nga Serbia

E diele, 03.08.2025, 07:00 PM


AKI, policia, prokuroria, gjykatat e Republikës së Kosovës përballë radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik të dirigjuar nga Serbia

Nga Skender Jashari

Kosova dita-ditës është duke degraduar në të gjitha aspektet. Që me krijimin e përçarjeve brenda krishtere, Trojet tona, kanë qënë pjesë kufitare ku janë ndeshur skizmat, e viteve 325 pas Krishtit e në vazhimësi. Praktika e përdorimit të ndasisë fetare të krishtere kulmoi me ndarjen e Kishës më 1054. E njejta vazhdoi pastaj me Kodin e famëkeq të Car Dushanit, që parashihte nene të  veçanta për konvertimin e dhunshëm të Arbërorëve në ortodoks. E njejta u intensifiku edhe më shumë me aleancën ortodokso-osmane, duke filluar nga Beteja e Maricës më 15 e 16 shtator 1371, për të vazhduar më pas një pas një princërit sllav, duke tradhëtuar Aleancën e Krishtere Europiane, e duke iu bashkangjitur Osmanëve. Falë serbëve, Perandoria Osmane arriti të fuqizohet dhe të depërtoj në Europë, prandaj falë Serbëve Islami erdhi edhe në Trojet tona. E njejta ndodhë edhe sot, falë Serbisë( kryesisht) Islami radikal fuqizohet në Trojet dhe Kombin tonë

Në Trojet tona, përfshirë edhe në Republikë të Kosovës por edhe në mërgim, dekadat e fundit Serbia, Turqia etj kanë përdorur me sukses dhe efikasitet shumë të lartë bashkëpunëtorët, spijunët, agjnetët islamik dhe radikalët, ekstremistët dhe terroristët islamik shqipfolës. Tashmë kemi pa edhe në publik, një numër të madh ish- UDB-ashësh, tash BIA-s, spijun, agjent islamik dhe radikal, ekstremist e terrorist islamik që drejtëpërdrejtë dhe hapur a fshehtas e tërthorazi, flasin, predikojnë, propagandojnë dhe veprojnë kundër interesave tona kombëtare dhe shtetërore dhe në dobi të Serbisë a vendeve të tjera jomiqësore ndaj shteteve tona. Viteve të fundit, kemi pa arrestimin e hoxhallarëve të cilët posedonin edhe dokumente, mjete financiare dhe armë të Serbisë. Tashmë kemi edhe arrestimin edhe të agjentëve islamik të Serbisë, si rasti i Hysri Selimit dhe hoxhës të dënuar për terrorizëm islamik Zeqiria Qazimit si bashkëpunëtorë të agjenturave të Serbisë. Radha e gjatë e këtyre bashkëpunëtorëve dhe agjentëve isislamik të Serbisë, nuk mbaron. E kjo listë nuk mjafton që popullit tonë t’ia hapë sytë që ta kuptojnë i madh e i vogël që ISISlamizmi historikisht ka qenë vegla më e dobishme në dorë të Grekëve, Serbëve dhe Turqisë kundër Kombit tonë dhe e Rusëve kundër perëndimit.

Terrorizmi islamik si kërcënim global, rajonal dhe nacional

Në botë  shihet feja islame si feja si një motiv kryesor  në shumë akte  terroriste dhe konflikte  të armatosura. Sipas statistikave në vitin 2011, krahasuar me vitin 2002, numri i akteve terroriste në botë është rritur për 234%[1] dhe sesa e rrezikshme është kjo dukuri më mirë mund të vërehet që në vitin 2000, nga aktet terroriste vdiqën 3.320 persona, kurse në vitin 2014 vdiqën 32.685 njerëz.[2] Grupet operative terroriste, në vitet 2002-2011, në të shumtën e akteve terroriste, vepruan me më pak se 10 terrorist, derisa aktet terroriste i kanë kryer me sukses, që
sjellej nga 89-97%, kurse në vitin 2011, është 90.7%.[3]

Feja islame  është  njëra ndër tre a më shumë arsyet kryesore, të 67 % të konflikteve, duke luajtur rol të rëndësishëm, sidomos në krijimin e sistemeve me qeverisje islamike, veçmas në vendet e Afrikës Veriore dhe Perëndimore si dhe në vendet e Lindjes së Mesme.[4] Derisa motivi mbizotërues në aktet terroriste në botë, në vitet 2002-2011, mbetet ai fetar, i përfaqësuar nga grupet terroriste islamike.[5]

Viktimat e rrëmbimit-marrjes peng, nga organizatat terroriste, edhe pas vitit 2011( pra
prill 2013 deri në fund të 2015), nga ISIS (si organizata më famëkeqe) ishin në 39% të
rasteve qytetarët dhe prona private, ku më shumë se 6.100 qytetarë janë rrëmby-mbajtur
peng, prej tyre rreth 1200 janë liruar (që tregon një shifër alarmante).[6]

Në vitet 2002-2011, viktimat e akteve terroriste në botë ishin: 29% qytetarët dhe
prona e tyre private, 20 % të tjerët, 17% qeveritarët, 14% policët, 10% biznesmenët (e që
në të shumtën e rasteve aktet kundër tyre bëhen me qëllim të përfitimit material), derisa si
viktimë vetëm në 4 % të rasteve janë ushtarakët. Në të gjitha vendet e botës, në të cilat
kanë ndodhur sulmet terroriste, në vitet 2001-2011, më së paku janë atakuar forcat
ushtarake, kurse qytetarët dhe prona e tyre, më së shumti kanë qenë objekt sulmi.[7]

Shtetet tona karshi kërcënimit të terrorizmit

Pavarësisht të gjithë këtyre dhe më shumë fakteve tjera që faktojnë për rrezikshmëri tepër të lartë, asnjë nga Institucionet respektive as të Shetit Amë( Shqipërisë) e as të Republikës së Kosovës, nuk kanë trajtuar me prioritet dhe seriozitet. Duke mos i munguar kësaj, që në pozitat e tilla, paraprakisht agjenturat serbe etj, kishin blerë a korruptu apo kishin promovuar dhe ndihmuar që të vëheshin persona që do “mbyllnin njërin sy” apo që do mbështetnin veprimtarinë agjenturore të agjentëve islamik të Serbisë etj. Shkaku i kësaj pas vitit 2014-2016, edhe në Republikë të Kosovës, ashtu siç kishte ndodhur edhe më herët në pjesën e Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Luginë të Preshevës, u kriju një “masë kritike” e radikalëve, ekstremistëve dhe terroristëve islamik.

Pak ditë më parë, shkarazi Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Blerim Isufaj, në një intervistë të tij, trajton çështjen e terrorizmit islamik dhe përdorimit të saj nga agjenturat e Serbisë. Natyrisht edhe në këtë rast nuk ishte prioritare për të Rendi kushtetues dhe Juridik i Rep. të Kosovës, Integriteti territorial dhe sovraniteti i Rep. të Kosovës, as të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Rep. të Kosovës( të cilët janë viktima të terroristëve isislamik).

Do përpiqem t’i “amnestoj” politikanët të cilët kanë frikë tashmë të kundërvehen ndaj radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik, shkaku i “masës kritike” të qytetarëve të radikalizuar, ekstremizuar. Sepse të tillët, do humbin vota me rastin e zgjedhjeve, për më shumë shohim që shumica e politikanëve janë gjoja neutral e disa edhe pro kërkesave të radikalistëve, ekstremistëve dhe terroristëve islamik. Madje dyftyrësinë e këtyre politikanëve e shohim, që vetëm pasi të përfundojë karriera e tyre politike e në disa raste pasi kanë humbur shpresat për të marrë ndonjë mandat tjetër, fillojnë të flasin të vërtetën. Deklarime të tilla bënë disa nga kryeparlamentarët e Republikës së Kosovës, disa nga kryetarët e disa partive politike, pastaj së paku 3-4 kryetar të komisioneve respektive në Kuvendin e Rep. të Kosovës, disa nga ish-drejtorët e AKI-së, së paku 2 nga ish-drejtorët e Policisë së Kosovës, etj.

Reagimi politik i Rep. së Kosovës kundër terrorizmit islamik në vend dhe atij ndërkombëtar, ka qenë vazhdimisht e në çdo rast vetëm për t’i “hedhë hi” syve të Perëndimit. Kemi pasur reagimin e SHBA-së që i ka tërheq vërejtjen institucioneve të Rep. të Kosovës për mos luftim dhe mos dënim meritor të Luftëtarëve të Huaj Terrorist Islamik, në vitet 2016 e mbrapa. Jo vetëm Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Rep. të Kosovës, por as Kryeprokurori, as Këshilli Prokurorial, as Këshilli Gjyqësor e as AKI-ja, as Policia e Kosovës etj, institucione që janë të përgjegjëse në aspekte specifike që ligji i ngarkon për të parandalu dhe luftu radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin, nuk kanë përmbushur as minimalisht detyrat dhe përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese. Udhëheqësit e këtyre institucioneve në asnjë mënyrë nuk janë të varur nga vota e “masës kritike” të qytetarëve radikalist, ekstremist e terrorist. AKI-ja, policia, prokuroria dhe gjykatat e Kosovës, me kohë janë dashur të ndërmernin hapa konkret në parandalimin dhe luftimin e radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik.

Thirrje institucioneve respektive

Për fat të keq, tashmë kam pa, që edhe në Republikë të Kosovës, është krijuar ajo “masë kritike” të cilën e kanë pasur qëllim të krijonte Serbia. Këtë e vëren edhe nga deklarimet e hoxhallarëve të financuar a të lidhur në mënyra të ndryshme me Serbinë, të cilët vazhdimisht shërbehen me frazën:”në Kosovë jemi 93 a 95 a 96% musliman.” Frazën e tillë, në Republikë të Kosovës para vitit 2012, nuk ke mundur me dëgju që ta kenë përdorur, e të tillën, që në vitet 1990 e kanë përdorur në Luginë të Preshevës, UDB-ashët dhe hoxhallarët e UDB-ës.

Nuk besoj që do  ketë vullnet politik seroz dhe të sinqertë nga asnjë parti politike dhe as politikan. Për më shumë tashmë kam pa që ka të tillë shqipfolës, që edhe Rilindjen Kombëtare Shqiptare, të Çlirimit nga robëria isislamike, tentojnë ta materializojnë në karrierë politike dhe materiale, madje edhe në këtë rast duke shkaktuar dëme të pariparueshme të Interesit tonë Kombëtar për t’u kthy në fenë e të parëve tonë( krishtere katolike).

Prandaj shembulli i Ukrainës, që u shkëput nga lidhja dhe varësia e Kishës ruse, do duhej që të shërbente si mësim, edhe për Institucionet e Republikave tona, që njëherë e përgjithmonë të Çlirohemi nga robëria Isislamike dhe ortodokse sllavo-greke. Veprimi institucional i Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, në shkëputjen nga ndikimi Isislamik dhe ortodoks sllavo-grek, duhet të bëhet që mos të shpërpjestohet territory dhe as numri i popullatës tonë në vend dhe në mërgim.

Por e pakëta, është që institucionet respektive si AKI, Policia, Prokuroria, Gjykatat, të organizojnë kampanja të tilla. AKI-ja( zëdhënësi, drejtori apo udhëheqësi i departamentit për antiterrorizëm), Policia e Kosovës( zëdhënësi, ndonjë zyrtar a edhe udhëheqësi i departamentit të antiterrorizmit etj), Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës( gjegjësisht ndonjë prokuror special a çdo prokuror special që ka marr në trajtim raste të tilla), ashtu edhe për Gjykatat do duhej që të mbanin rregullisht kampanja me qëllim të vetëdijësimit dhe nformimit të qytetarëve si mbi fenomenin kriminal, ashtu edhe për pasojat, përfshirjet e agjenturave të huaj etj. Mirëpo një gjë të tillë nuk e kanë bërë, derisa për rezultatet e luftimit të dukurisë së tillë tashmë, atë që e thonim, e ka konfirmuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, që nuk ka pasur ndjekje, gjykim dhe dënime meritore, por kanë qenë minimale.

Si përfundim, pasi kemi parë që sidomos në vitet 1878-1945, kanë qenë vitet më të rënda për Kombin tonë në kohën moderne, e gjithë këto pasoja kryekëput na janë shkaktuar shkaku i përdorimit të ideologjive fetare, kryesisht asaj islame, e më pas edhe asaj ortodokse, e më pak asaj katoliek, për qëllim të tërheqjes së popullatës shqiptare në drejtim të asimiluesëve. Sanxhaku i Nishit deri në Iliridë, Sanxhaku i Tregut të RI, pastaj Kosova, pjesë të Trojeve Shqiptare në Mal të Zi dhe Çamëria, kryesisht shkaku i ideologjisë islamike u zhdukën, e që ideologjinë islamike me sukses e përdorën Serbia, Greqia dhe Turqia. Derisa ortodoksizmi i përdorur nga vendet fqinje, sidomos Serbia, Greqia, Mali i Zi, e që tërhoqën popullatat shqipfolëse të besimit ortodoks, ku edhe sot ruajmë kujtimin për Shqiptarët ortodoks të Rekës së Epërme, apo ata në Shqipërinë Jugore. Gjithashtu edhe katolicizmin, duke e përdorë sidomos pas Luftës së II Botërore, me krijimin e kroatëve në rajonet e Janjevës, disa fshatra të Karadakut dhe në pjesët e Trojeve Shqiptare katolike në Mal të Zi.

Prandaj largimi dhe çlirimi nga ndikimi dhe robëria isislamike, mbetet Shpëtimi i Kombit dhe Atdheut tonë. E kjo mund të arrihet vetëm përmes ndjekjes së Rrugës së Gjergj Kastriotit, i cili në të kthyer në 3-4 nëntor 1443, nëpër Luginë të Preshevës për në Krujë, kishte thirrur në “Kthimin e Shqiptarëve në Fenë e të Parëve,” pra në largimin nga ideologjia isislamike.

Më: 02.08.2025

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.





(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx