| E diele, 03.08.2025, 07:00 PM |
AKI, policia, prokuroria, gjykatat e Republikës së Kosovës përballë radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik të dirigjuar nga Serbia
Nga
Skender Jashari
Kosova dita-ditës është duke degraduar
në të gjitha aspektet. Që me krijimin e përçarjeve brenda krishtere, Trojet
tona, kanë qënë pjesë kufitare ku janë ndeshur skizmat, e viteve 325 pas
Krishtit e në vazhimësi. Praktika e përdorimit të ndasisë fetare të krishtere
kulmoi me ndarjen e Kishës më 1054. E njejta vazhdoi pastaj me Kodin e famëkeq
të Car Dushanit, që parashihte nene të
veçanta për konvertimin e dhunshëm të Arbërorëve në ortodoks. E njejta u
intensifiku edhe më shumë me aleancën ortodokso-osmane, duke filluar nga Beteja
e Maricës më 15 e 16 shtator 1371, për të vazhduar më pas një pas një princërit
sllav, duke tradhëtuar Aleancën e Krishtere Europiane, e duke iu bashkangjitur
Osmanëve. Falë serbëve, Perandoria Osmane arriti të fuqizohet dhe të depërtoj në
Europë, prandaj falë Serbëve Islami erdhi edhe në Trojet tona. E njejta ndodhë
edhe sot, falë Serbisë( kryesisht) Islami radikal fuqizohet në Trojet dhe
Kombin tonë
Në Trojet tona, përfshirë edhe në
Republikë të Kosovës por edhe në mërgim, dekadat e fundit Serbia, Turqia etj
kanë përdorur me sukses dhe efikasitet shumë të lartë bashkëpunëtorët, spijunët,
agjnetët islamik dhe radikalët, ekstremistët dhe terroristët islamik
shqipfolës. Tashmë kemi pa edhe në publik, një numër të madh ish- UDB-ashësh,
tash BIA-s, spijun, agjent islamik dhe radikal, ekstremist e terrorist islamik
që drejtëpërdrejtë dhe hapur a fshehtas e tërthorazi, flasin, predikojnë,
propagandojnë dhe veprojnë kundër interesave tona kombëtare dhe shtetërore dhe
në dobi të Serbisë a vendeve të tjera jomiqësore ndaj shteteve tona. Viteve të
fundit, kemi pa arrestimin e hoxhallarëve të cilët posedonin edhe dokumente, mjete
financiare dhe armë të Serbisë. Tashmë kemi edhe arrestimin edhe të agjentëve
islamik të Serbisë, si rasti i Hysri Selimit dhe hoxhës të dënuar për terrorizëm
islamik Zeqiria Qazimit si bashkëpunëtorë të agjenturave të Serbisë. Radha e
gjatë e këtyre bashkëpunëtorëve dhe agjentëve isislamik të Serbisë, nuk mbaron.
E kjo listë nuk mjafton që popullit tonë t’ia hapë sytë që ta kuptojnë i madh e
i vogël që ISISlamizmi historikisht ka qenë vegla më e dobishme në dorë të Grekëve,
Serbëve dhe Turqisë kundër Kombit tonë dhe e Rusëve kundër perëndimit.
Terrorizmi islamik si kërcënim global,
rajonal dhe nacional
Në botë
shihet feja islame si feja si një motiv kryesor në shumë akte
terroriste dhe konflikte të
armatosura. Sipas statistikave
në vitin 2011, krahasuar me vitin 2002, numri i akteve terroriste në botë është
rritur për 234%[1] dhe sesa e rrezikshme është kjo dukuri
më mirë mund të vërehet që në vitin 2000, nga aktet terroriste vdiqën 3.320
persona, kurse në vitin 2014 vdiqën 32.685 njerëz.[2] Grupet operative terroriste, në vitet
2002-2011, në të shumtën e akteve terroriste, vepruan me më pak se 10
terrorist, derisa aktet terroriste i kanë kryer me sukses, që
sjellej nga 89-97%, kurse në vitin 2011,
është 90.7%.[3]
Feja islame
është njëra ndër tre a më shumë
arsyet kryesore, të 67 % të konflikteve, duke luajtur rol të rëndësishëm,
sidomos në krijimin e sistemeve me qeverisje islamike, veçmas në vendet e
Afrikës Veriore dhe Perëndimore si dhe në vendet e Lindjes së Mesme.[4] Derisa motivi
mbizotërues në aktet terroriste në botë, në vitet 2002-2011, mbetet ai fetar, i
përfaqësuar nga grupet terroriste islamike.[5]
Viktimat e rrëmbimit-marrjes peng, nga
organizatat terroriste, edhe pas vitit 2011( pra
prill 2013 deri në fund të 2015), nga
ISIS (si organizata më famëkeqe) ishin në 39% të
rasteve qytetarët dhe prona private, ku
më shumë se 6.100 qytetarë janë rrëmby-mbajtur
peng, prej tyre rreth 1200 janë liruar
(që tregon një shifër alarmante).[6]
Në vitet 2002-2011, viktimat e akteve terroriste
në botë ishin: 29% qytetarët dhe
prona e tyre private, 20 % të tjerët, 17%
qeveritarët, 14% policët, 10% biznesmenët (e që
në të shumtën e rasteve aktet kundër tyre
bëhen me qëllim të përfitimit material), derisa si
viktimë vetëm në 4 % të rasteve janë
ushtarakët. Në të gjitha vendet e botës, në të cilat
kanë ndodhur sulmet terroriste, në vitet
2001-2011, më së paku janë atakuar forcat
ushtarake, kurse qytetarët dhe prona e
tyre, më së shumti kanë qenë objekt sulmi.[7]
Shtetet tona karshi kërcënimit të terrorizmit
Pavarësisht të gjithë këtyre dhe më
shumë fakteve tjera që faktojnë për rrezikshmëri tepër të lartë, asnjë nga
Institucionet respektive as të Shetit Amë( Shqipërisë) e as të Republikës së
Kosovës, nuk kanë trajtuar me prioritet dhe seriozitet. Duke mos i munguar kësaj,
që në pozitat e tilla, paraprakisht agjenturat serbe etj, kishin blerë a
korruptu apo kishin promovuar dhe ndihmuar që të vëheshin persona që do
“mbyllnin njërin sy” apo që do mbështetnin veprimtarinë agjenturore të agjentëve
islamik të Serbisë etj. Shkaku i kësaj pas vitit 2014-2016, edhe në Republikë të
Kosovës, ashtu siç kishte ndodhur edhe më herët në pjesën e Shqiptarëve në
Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Luginë të Preshevës, u kriju një “masë
kritike” e radikalëve, ekstremistëve dhe terroristëve islamik.
Pak ditë më parë, shkarazi
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Blerim Isufaj, në
një intervistë të tij, trajton çështjen e terrorizmit islamik dhe përdorimit të
saj nga agjenturat e Serbisë. Natyrisht edhe në këtë rast nuk ishte prioritare
për të Rendi kushtetues dhe Juridik i Rep. të Kosovës, Integriteti territorial
dhe sovraniteti i Rep. të Kosovës, as të drejtat dhe liritë e qytetarëve të
Rep. të Kosovës( të cilët janë viktima të terroristëve isislamik).
Do përpiqem t’i “amnestoj” politikanët
të cilët kanë frikë tashmë të kundërvehen ndaj radikalizmit, ekstremizmit dhe
terrorizmit islamik, shkaku i “masës kritike” të qytetarëve të radikalizuar,
ekstremizuar. Sepse të tillët, do humbin vota me rastin e zgjedhjeve, për më
shumë shohim që shumica e politikanëve janë gjoja neutral e disa edhe pro kërkesave
të radikalistëve, ekstremistëve dhe terroristëve islamik. Madje dyftyrësinë e këtyre
politikanëve e shohim, që vetëm pasi të përfundojë karriera e tyre politike e në
disa raste pasi kanë humbur shpresat për të marrë ndonjë mandat tjetër, fillojnë
të flasin të vërtetën. Deklarime të tilla bënë disa nga kryeparlamentarët e
Republikës së Kosovës, disa nga kryetarët e disa partive politike, pastaj së
paku 3-4 kryetar të komisioneve respektive në Kuvendin e Rep. të Kosovës, disa
nga ish-drejtorët e AKI-së, së paku 2 nga ish-drejtorët e Policisë së Kosovës,
etj.
Reagimi politik i Rep. së Kosovës kundër
terrorizmit islamik në vend dhe atij ndërkombëtar, ka qenë vazhdimisht e në çdo
rast vetëm për t’i “hedhë hi” syve të Perëndimit. Kemi pasur reagimin e SHBA-së
që i ka tërheq vërejtjen institucioneve të Rep. të Kosovës për mos luftim dhe
mos dënim meritor të Luftëtarëve të Huaj Terrorist Islamik, në vitet 2016 e
mbrapa. Jo vetëm Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Rep. të Kosovës, por
as Kryeprokurori, as Këshilli Prokurorial, as Këshilli Gjyqësor e as AKI-ja, as
Policia e Kosovës etj, institucione që janë të përgjegjëse në aspekte specifike
që ligji i ngarkon për të parandalu dhe luftu radikalizmin, ekstremizmin dhe
terrorizmin, nuk kanë përmbushur as minimalisht detyrat dhe përgjegjësitë
ligjore dhe kushtetuese. Udhëheqësit e këtyre institucioneve në asnjë mënyrë
nuk janë të varur nga vota e “masës kritike” të qytetarëve radikalist, ekstremist e terrorist. AKI-ja, policia, prokuroria
dhe gjykatat e Kosovës, me kohë janë dashur të ndërmernin hapa konkret në
parandalimin dhe luftimin e radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik.
Thirrje institucioneve respektive
Për fat të keq, tashmë kam pa, që edhe
në Republikë të Kosovës, është krijuar ajo “masë kritike” të cilën e kanë pasur
qëllim të krijonte Serbia. Këtë e vëren edhe nga deklarimet e hoxhallarëve të
financuar a të lidhur në mënyra të ndryshme me Serbinë, të cilët vazhdimisht shërbehen
me frazën:”në Kosovë jemi 93 a 95 a 96% musliman.” Frazën e tillë, në
Republikë të Kosovës para vitit 2012, nuk ke mundur me dëgju që ta kenë përdorur,
e të tillën, që në vitet 1990 e kanë përdorur në Luginë të Preshevës, UDB-ashët
dhe hoxhallarët e UDB-ës.
Nuk besoj që do ketë vullnet politik seroz dhe të sinqertë
nga asnjë parti politike dhe as politikan. Për më shumë tashmë kam pa që ka të
tillë shqipfolës, që edhe Rilindjen Kombëtare Shqiptare, të Çlirimit nga robëria
isislamike, tentojnë ta materializojnë në karrierë politike dhe materiale,
madje edhe në këtë rast duke shkaktuar dëme të pariparueshme të Interesit tonë
Kombëtar për t’u kthy në fenë e të parëve tonë( krishtere katolike).
Prandaj shembulli i Ukrainës, që u shkëput
nga lidhja dhe varësia e Kishës ruse, do duhej që të shërbente si mësim, edhe për
Institucionet e Republikave tona, që njëherë e përgjithmonë të Çlirohemi nga
robëria Isislamike dhe ortodokse sllavo-greke. Veprimi institucional i Republikës
së Shqipërisë dhe të Kosovës, në shkëputjen nga ndikimi Isislamik dhe ortodoks
sllavo-grek, duhet të bëhet që mos të shpërpjestohet territory dhe as numri i
popullatës tonë në vend dhe në mërgim.
Por e pakëta, është që institucionet
respektive si AKI, Policia, Prokuroria, Gjykatat, të organizojnë kampanja të
tilla. AKI-ja( zëdhënësi, drejtori apo udhëheqësi i departamentit për
antiterrorizëm), Policia e Kosovës( zëdhënësi, ndonjë zyrtar a edhe udhëheqësi
i departamentit të antiterrorizmit etj), Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale
të Kosovës( gjegjësisht ndonjë prokuror special a çdo prokuror special që ka
marr në trajtim raste të tilla), ashtu edhe për Gjykatat do duhej që të mbanin
rregullisht kampanja me qëllim të vetëdijësimit dhe nformimit të qytetarëve si
mbi fenomenin kriminal, ashtu edhe për pasojat, përfshirjet e agjenturave të
huaj etj. Mirëpo një gjë të tillë nuk e kanë bërë, derisa për rezultatet e
luftimit të dukurisë së tillë tashmë, atë që e thonim, e ka konfirmuar edhe
Departamenti Amerikan i Shtetit, që nuk ka pasur ndjekje, gjykim dhe dënime
meritore, por kanë qenë minimale.
Si përfundim, pasi kemi parë që sidomos
në vitet 1878-1945, kanë qenë vitet më të rënda për Kombin tonë në kohën moderne,
e gjithë këto pasoja kryekëput na janë shkaktuar shkaku i përdorimit të
ideologjive fetare, kryesisht asaj islame, e më pas edhe asaj ortodokse, e më
pak asaj katoliek, për qëllim të tërheqjes së popullatës shqiptare në drejtim të
asimiluesëve. Sanxhaku i Nishit deri në Iliridë, Sanxhaku i Tregut të RI,
pastaj Kosova, pjesë të Trojeve Shqiptare në Mal të Zi dhe Çamëria, kryesisht
shkaku i ideologjisë islamike u zhdukën, e që ideologjinë islamike me sukses e
përdorën Serbia, Greqia dhe Turqia. Derisa ortodoksizmi i përdorur nga vendet
fqinje, sidomos Serbia, Greqia, Mali i Zi, e që tërhoqën popullatat shqipfolëse
të besimit ortodoks, ku edhe sot ruajmë kujtimin për Shqiptarët ortodoks të Rekës
së Epërme, apo ata në Shqipërinë Jugore. Gjithashtu edhe katolicizmin, duke e përdorë
sidomos pas Luftës së II Botërore, me krijimin e kroatëve në rajonet e Janjevës,
disa fshatra të Karadakut dhe në pjesët e Trojeve Shqiptare katolike në Mal të
Zi.
Prandaj largimi dhe çlirimi nga ndikimi
dhe robëria isislamike, mbetet Shpëtimi i Kombit dhe Atdheut tonë. E kjo mund
të arrihet vetëm përmes ndjekjes së Rrugës së Gjergj Kastriotit, i cili në të
kthyer në 3-4 nëntor 1443, nëpër Luginë të Preshevës për në Krujë, kishte
thirrur në “Kthimin e Shqiptarëve në Fenë e të Parëve,” pra në largimin nga
ideologjia isislamike.
Më: 02.08.2025
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për
rastet e sulmeve kundër policisë
dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga
punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi
juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] http://reliefweb.int/sites/reliefweb.int/files/resources/2012-Global-Terrorism-Index-Report.pdf
faqe 23, (20.05.2017).
[2] http://economicsandpeace.org/wp-content/uploads/2015/11/Global-Terrorism-Index-2015.pdf faqe 2, (20.05.2017).
[3] http://reliefweb.int/sites/reliefweb.int/files/resources/2012-Global-Terrorism-Index-Report.pdf faqe 23,(20.05.2017).
[4] http://visionofhumanity.org/app/uploads/2017/04/Peace-and-Religion-Report.pdf faqe 8, (20.05.2017)
[5] http://reliefweb.int/sites/reliefweb.int/files/resources/2012-Global-Terrorism-Index-Report.pdf faqe 33, (20.05.2017)