Mendime
Idriz Zeqiraj: OVL e UÇK-së dhe PAN shantazhojnë Qeverinë dhe Shtetin!
E diele, 17.08.2025, 03:32 PM
OVL E UÇK-SË DHE PAN SHANTAZHOJNË QEVERINË DHE SHTETIN!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Protesta politike e 7 gushtit, është
vazhdë e protestave çerek-shekullore të OVL të UÇK-së dhe e PAN-it kriminal.
Binomi OVL të UÇK-së-PAN, organizoi protestat vandaliste të mars-prillit 2004,
të cilat ishin projekt i Beogradit zyrtar. Sulmet qyqare me kallje të shtëpive
dhe të kishave serbe, ishin të turpshme dhe kriminale, sepse nuk kishin asnjë
motiv patriotik.
Pasojat:
1)U vranë pak serbë pleq dhe më shumë
të rinj shqiptarë;
2) Kosova u obligua të paguajë dëmet e
shkaktuara, e turpëruar, e fikur dhe e koritur;
3) Kosova u detyrua të bëjë
decentralizimin, fshat e komunë serbe;
4) Lindi kërkesa për Asociacionin e
komunave me shumicë serbe, i cili konsiderohet -kancer i Kosovës-.
Beogradi zyrtar ia besoi dosjet e
Gjykatës Speciale, pikërisht, OVL të UÇK-së, për t`i bërë publike, me qëllim të
zbulimit të dëshmitarëve të koduar, anonim, të mbrojtur. Serbia synonte
gjakderdhjen brenda shqiptare. Të paktën, ndodhën dy vrasje hakmarrëse.
Pse nuk penalizohen abuzuesit zyrtarë
të buxhetit shtetëror?!
OVL e UÇK-së, me falsifikimin e
"dëshmive të veteranit-, jo 19.500, që janë harxhuar 88 milionë euro.
Realisht, numri i veteranëve të rrejshëm është 45.500, që kap shifrën e paguar
nga buxheti i varfër të Kosovës 206 milionë euro, deri me tani!
Gjeneral Spiro Butka, kryetar i OVL të
UÇK-së, për luftëtarët nga Shqipëria, e jep shifrën 186 veteranëve, por tani
marrin pension 3.000 veteranë dhe ky numër vazhdon të rritet! Ai shkruan, duke
cituar me emër e mbiemër krerët e OVL të UÇK-së të Kosovës. Ndërsa Dilaver
Goxhaj shkruan se numri i luftëtarëve nga Shqipëria ishin 129. (Shih: Jou Tube
më gjerësisht).
Në 7 vitet e fundit, për Gjykatën
Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, Kosova ka paguar 275 milion euro!
Vazhdojnë të paguhen 3 dhe 4 avokatë matrapazë ndërkombëtar për çdo të akuzuar.
I famshmi avokat Ben Emerson e pranon se "liria e x-y gjenerali ka
kushtuar 11 milionë euro, prej tyre 5 milionë i kam marrë unë". Ai askund
nuk e përmend fjalën "pafajësi"! Ndërkohë, kryeministri Kurti ka
propozuar që vetëm një avokat ndërkombëtar t`i përfaqësojë të gjithë, sepse,
edhe ashtu vetëm njëri po flet në emër të të akuzuarëve, ngaqë kanë një akuzë
-Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.
I njëjti avokat deklaron se "deri
më tani kam marrë 4 milionë euro, për mbrojtjen e njërit prej katërshes të
akuzuar në Hagë"!
OVL e UÇK-së, vegël zvarranike e
PAN-it, asnjëherë nuk kanë protestuar kundër kësaj gjakderdhje të tmerrshme
financiare!
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të
UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe komandantët tjerë realistë të Drenicës, përfshirë
edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin, kanë dhënë shifrën e përafërt, në
maksimumin 15 mijë veteranë të vërtetë. Këtë e konfirmojnë edhe oficerët e
Kosharës, si Kolonel Anton Quni me të tjerët. Emri i Komandantit të nderuar,
Rrustem Berisha, në listën e Komisionit, tashmë, të dënuar është një lapsus,
sepse ai nuk merret me pisllëqet e tilla.
Penalisht duhet të ndiqen fajtorët
kryesorë: Gjeneral Agim Çeku, i cili thotë se "çdokush që
i ka dhënë një gotë ujë ushtarit, meriton të jetë veteran!!! Për një marrëzi e
krim të tillë, që synon t`i bëjë shqiptarët mercenarë, meriton penalizim dhe
ndëshkim të rëndë.
Ramush Haradinaj i cili kërcënoi me jetë prokurorin
profesionist dhe me integritet Elez Blakaj, i seleksionoi 19.500 veteranë të
rrejshëm. Prokurorin Blakaj e shpëtoi ambasadori amerikan, duke i dhënë strehë
në SHBA, ndërsa Ramushi i ktheu në listën e veteranëve të gjithë, në grup, duke
e begatuar edhe klientëlen elektorale të partisë së tij! Dukagjini ka 1/3
e veteranëve të rrejshëm në nivel Kosove! Dhe, Ramushi vazhdon të mos lejojë
pastrimin e listave nga veteranët e rremë!?
Isa Mustafa, në cilësinë e kryeministrit, aprovoi listën e pa
korrigjuar të "veteranëve", edhe pse e dinte se është e pesëfishuar e
falsifikuar, duke filluar pagesën e tyre, pensionin e veteranit, në kuotën e
170 euro! OVL e UÇK-së, e kriminalizuar me eksponentë banditër në kryesinë e
saj, e mbështetur fort nga krerët e subjekteve politike: PDK-AAK-NISMA, të
koalicionit PAN, kërcënoi kryeministrin Mustafa me protesta, deri në shkarkim
dhe karrieristi i shfrenuar, Isa, i rizgjedhur me aklamacionin, votimin e
hapur, kryetar i LDK-së, u dorëzua, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës
humbjen prej 206 milion euro, me pagesën e 45.500 veteranëve të rrejshëm!
Albin Kurti, i konsideruar si
kryeministri i luftimit të hajnisë zyrtare, në vend të stopimit, ndërprerjes
komplete të pensioneve për veteranët, deri në pastrimin e plotë të
listave, turpërisht dhe tmerrësisht, të falsifikuara, bëri krimin e madh,
shtimin e kuotës së pagesës të pensionit të veteranit. Kurti ligjësoi hajninë
zyrtare, duke i rehabilituar edhe abuzuesit kriminelë të lartpërmendur më lart.
Dhe, pas pastrimit të listave të
veteranëve, fituesit real të statutit të veteranit të vërtetë, do ta gëzonin
pensionin e prapambetur - komplet.
Ekzekutimet politike, janë -një e
fshehtë publike-,
faktet janë të bollshme e lëndore, edhe
pa dosjet serbe!
Akuza që i bëhet Hashim Thaçit, për
krijimin e Gjykatës Speciale, është e padrejtë. "Aprovova Gjykatën
Speciale, sepse po vriteshin dëshmitarët e kësaj Gjykate, sidomos në
Dukagjin". Me këtë Thaçi pranon se vrasjet politike janë bërë në Kosovë,
madje kanë qenë numerike, shumë qindra.
Këmbëngulja e eksponentëve të PAN-it
kriminal, për ta kufizuar mandatin e Gjykatës Speciale, deri në fund të vitit
2000, kriminelët PAN-istë, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, një emërtesë
adekuate të gjetur nga Prokurori amerikan Jack Smith, është pranim i të gjitha
vrasjeve politike, të ndodhura përgjatë një çerek-shekulli radhazi.
Akuzat e Dick Martit dhe të Carla Del
Ponte, për krimet makabre, vrasjen për motive politike të shqiptarëve të
pafajshëm, kryesisht, me qëllim të marrjes të pushtetit përgjakshëm, me
autorësi të disa "komandantëve" kriminelë, me bandat e tyre, janë
pasqyruar saktësisht dhe me fakte lëndore, që i dinë edhe populli i Kosovës dhe
shqiptarët e përbotshëm, në librat e tyre voluminoze. Dhe, askush nga
PAN-istët, deri me sot, nuk ka arritur t`i kundërshtojë dhe as t`i demantojë,
si të pavërteta! Ngjarjet e përshkruara në librat e Martit dhe del Pontes, të
botuara në gjuhët kryesore të botës, dëshmohen e konfirmohen me shtatorët, bustet,
varret anekënd Kosovës, të oficerëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së.
Dhe, mbi të gjitha, me familjarët, me zinë e përjetshme të tyre, motra e nuse
me veshje të zeza, fëmijët bonjakë, jetimër, që ia shtuan Kosovës edhe pas
çlirimit të saj.
Dëshmitë e bollshme të krimeve, për
Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale, e lanë në "harresë"
transplantimin e organeve. Dhe, u mjaftuan me 300 dëshmitarët faktik e fizik,
dëshmues ballor në Gjykatën e Hagës dhe të tjerë në forma të ndryshme.
Të gjitha sondazhet e bëra, ndër vite,
rezultojnë se, të paktën, 80 % e shqiptarëve vendorë e botërorë, kërkojnë
hetimin dhe zbulimin e vrasjeve serike politike, si dhe ndëshkimin e
kriminelëve. Propaganda -leha qene-, në stilin fashist enverist, zhurmon, "sabah
e aksham", për ta ndryshuar rezultatin e sondazheve, bollshëm të bazuara.
PAN-istët nuk e kanë hallin e të akuzuarëve të Hagës, por duan rikthimin në
pushtet, për të mbrojtur pasuritë e grabitura të Kosovës dhe lënien në harresë
të krimeve numerike, të bëra në vite e dekada.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pse të
mburret se nuk e votoi këtë Gjykatë, sepse Qeveria e saj nuk arriti të
arrestojë dhe aq më pak të dënojë asnjë kriminel, për shumë qindra vrasje
politike anekënd Kosovës! LVV ka caktuar një drejtor në krye të një Komisioni,
për hetimin dhe zbulimin e vrasjeve të shqiptarëve nga soldateska serbo-sllave,
por jo edhe për vrasjet politike para, gjatë dhe pas luftës, nga disa
"biçim komandantësh" pa ushtarë, por me banda të bollshme!
OVL e UÇK-së, PAN-i, me derivatet e
tyre,
palë me Serbinë, kundër Qeverisë dhe
Kosovës!
Tashmë, dihet se OVL të UÇK-së e
PAN-it, është bërë palë me Serbinë, kundër Qeverisë të LVV dhe Kosovës. Për
protestën e marrëzishme dhe krejt të pakuptimtë, kundër një Gjykate të Kosovës,
qoftë edhe me seli në Hagë, për arsye se nuk mund të bëhet në Kosovë, ngaqë
bandat huligane e kriminale, janë gjithnjë aktive. Dëshmi janë pengimi i
VETTING-ut dhe kundërshtia për krijimin e Byrosë të Verifikimit të Pasurive të
paligjshme. Kriminelët i shmangën drejtësisë, për krimet vrastare dhe hajnat
zyrtarë mbrojnë vjedhjet dhe uzurpimet e pasurive të brezave shqiptarë.
Palë me OVL të UÇK-së dhe PAN-in janë
bërë kreu i BIK-ut, uzurpuesi i postit të kryemyftiut të Kosovës, Naim Ternava,
shkelës i Kushtetutës të BIK-ut, i cili bënë përçarjen e popullit, duke lobuar
për PAN-in kriminal, duke dëmtuar rëndë misionin e fesë islame. Xhemati i
Kosovës duhet të reagojë dhe ta shkarkojë këtë bastard, me veprime penalizuese
të përsëritura. Çfarë fetari është ky provokator i shumë mijëra familjeve të
rëna në zinë e përjetshme si dhe i shqiptarëve mbarë, me mbrojtjen që i bënë
krimit?!
Kreu i dhunshëm i Sindikatës të
Arsimit, vegël e krerëve të SHIK-ut, Imer Imeri dhe Kushe, brenda kësaj
sindikate, Rrahman Greva, Rrahman Jashari, i cili ia humbi plot një muaj orë të
mësimit shkollarëve të Kosovës! Ai flet në emër të mësimdhënësve të Kosovës, pa
pasur kurrfarë autorizimi!
Është e turpshme dhe kriminale, që
Shoqata e OVL të UÇK-së dhe PAN të bëjë thirrje, për të protestuar kundër
Qeverisë dhe shtetit të Kosovës kundër Gjykatës së tij.
Është turp dhe krim, që RTK të apelojë
për protestë kundër Qeverisë dhe shtetit të Kosovës. Janë 700 gazetarë, që janë
shumëfishi i çdo Televizioni tjetër në Kosovë. Ky është abuzim i vrazhdë me
buxhetin e Kosovës, që vazhdojnë të bëjnë shtetarët dhe pushtetarët e Kosovës,
duke financuar stafin e fryrë skajshëm dhe jashtëligjshëm!
Si burgaxhi i hershëm politik, edhe pse
në raport me mua, që ujin dhe ajrin i kisha me racion, të akuzuarit e Hagës
kanë trajtim krejt tjetër. Vizitat-peligranazh, veç familjeve të tyre, që është
normale, në Hagë shkojnë zuzarë e horrakë, të cilët me horrllëqet e tyre, ia
shtuan edhe një akuzë turpëruese Hashim Thaçit, siç është -pengimi i
drejtësisë-. Pavarësisht 300 dëshmitarëve, të paktën, 150 me prani fizike në
Gjykatë, ka marrë kohë. Por, burokracia e tepruar dhe subjektive, për interesa
zhvatje të buxhetit të Kosovës nga personeli gjyqësor dhe të lukunisë mbrojtëse
të akuzuarëve, qëndrimi enorme, të stërzgjatur, ndër hetime, është i padrejtë.
LDK-në lëreni në hallet e veta. Asaj i
janë vrarë ushtarakët luftë bërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadrot,
veprimtarët dhe aktivistët e përkushtuar të LDK-së, të cilët e bënë paqen
dhe luftën për lirinë e Kosovës. Vrasësit, me drejtësinë e kapur, kurrë nuk u
penduan për krimet e tyre. Janë ekzekutime të planifikuara, të ngeshme, me
lista të hartuara dhe urdhër dhënie faktike SHTAB-iste!
Mbrojtësit e krimit, bëhen pjesë e
krimit
Kryetari i Prishtinës, londinezi Përparim
Rama, nuk ka qenë dhe nuk është anëtar i LDK-së. Andaj, nuk mund ta
përfaqësojë atë. Por është një kuadër komunal, i cili meriton mandatin e dytë,
sepse ka ide të guximshme, të mençura, si shendërrimi i stadiumit të
Prishtinës, në bazen freskimi në vapën përvëluese. Përpjekja ngulmuese e
fisnike e kryetar Përparimit, për zhbllokimin e kryeqytetit, të bllokuar nga ndërtime
pa leje, të dhunshme, uzurpime të trojeve, sidomos nga "komandantët
mujsharë", të pacipshëm e kriminelë, për hapjen dhe rregullimin e rrugëve
brenda qytetit dhe të tjera të ngjashme.
Lutfi Haziri, yll i televizioneve të PAN-it kriminal, ka biznese
me komandantët e PDK-së, "e ka bishtin e zënë me derë", rrast i
konsumuar, është bërë barrë për LDK-në. Deklaratat e tij janë njësh me ato të
Hashimit, për shkëmbimin e territoreve, më saktë, ndarjen e Kosovës.
"Serbisë duhet me i dhënë diçka" dhe "xhevahire" të tjera
të Lutës!
Isa Mustafa ka qenë dhe mbetet e keqja jo vetëm e LDK-së,
por edhe e Kosovës. Deklaratat e tij, "si plaka në kacë", janë
neveritëse. Ai është katapultuar në krye të LDK-së nga Hashim Thaçi dhe SHIK-u
i tij. Me porosi, e solli LDK-në në 10 %! Isa dhe Edita Tahiri kanë qenë dhe
mbetën argatë të PDK-së. Isa nuk përfaqëson partinë, të cilën e rrënoi me fund,
andaj LDK-ja duhet të distancohet nga Isa dhe këlyshëria e tij, fort aktive në
të gjitha nivelet e strukturave të partisë. Përndryshe, LDK-në "e mori
lumi!"
Rrjedhimisht, protesta është politike
dhe ka qëllime të poshtra, qartazi të lexueshme. Sforcimi i tepëruar, për t`ia
arritur qëllimit, në kundërshti me vullnetin e popullit, nuk është e
shëndetshme për demokracinë dhe Kosovën. Kujdes nga maskarada e maskarenjve,
sepse mbështetja dhënë atyre sot, do t`ju turpërojë ju dhe fëmijët tuaj për
jetë e mot, brez pas brezi.