Mendime
Zenel Çeliku: UÇK - Nga lufta te Gjykata Speciale!!!
E premte, 15.08.2025, 06:56 PM
UÇK: Nga lufta te Gjykata Speciale!!!
Nga
Zenel Çeliku
Nisur
nga fakti që në Hagë janë burgosur katër personalitete me në krye ish Presidentin
Ashim Thaçi, domosdo duhet të
ndalojmë e të analizojmë rreth të vërtetës të kësaj çështje historike. Deri tani rezulton se Thaçi me shokë
aspak nuk janë përfshirë në krime. Para një situatë shumë të tensionuar në
publikun e Kosovës, natyrshëm lind pyetja :
Çfarë
është Gjykata Speciale (GJS) dhe Zyra e
Prokurorit të Specializuar (ZPS)???
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e
Prokurorit të Specializuar u krijuan nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, më
bazë ligjore të Kosovës, por e vendosur në Hagë dhe e përbërë nga gjyqtarë me
staf ndërkombëtar.
Para disa akuzave të pa vërteta por
politike dhe dashakeqëse, GJS & ZPS do të hetonin dhe të gjykonin me drëjtësi,
por a ka pasur krimë ndaj njerëzimin nga UÇK të urdhëruar nga udhëheqësit e saj
? Periudha e hetimeve është midis Janarit 1998 dhe Dhjetorit 2000, të lidhura me
luftën pushtuese serbo-madhe në Kosovë, siç përmenden në raportin famëkëq të
Këshillit të Ëvropës në vitin 2011, cituar nga raporti i fallsifikuar nga Dick
Marty. Paradoksi më i madh
historik është se nuk gjykon krimet e pushtuesit serb, por gjukohen
vetëm ku dyshohet për përgjegjësi të anëtarëvë të UÇK-s. Ky është burim i madh
polemikash dhe ndjenjë padrejtësie tek shumë shqiptarë të Kosovës. Dua të ndalem
me fakte se, në Shkurt 1998
filloi intënsifikimi i luftimeve midis UÇK dhe forcave pushtuese
serbe, sidomos në Drenicë dhe pastaj kudo në Kosovë. Fillojnë raportimët për shkëljë të të drejtavë të njëriut
nga të dyja palët, por që nga ky moment raporti ishtë i njëanshëm në favor të Sërbisë
pushtuese. Në Mars 1998,
makina kriminalë e Millosheviçit bëri masakër në Prëkaz e pastaj kudo ku ka
shkelur. Ky moment indinjoi pa masë kosovarët e për pasojë filluan masivisht rekrutimët
në UÇK. Në Prill – Qërshor
1998, UÇK-ja rriti kontrollin territorial mbi disa zona, duke
përfshirë Dukagjinin dhe Drenicën. Në Janar
1999 masakra e Reçakut trondit opinionin ndërkombëtar dhe çon
në ndërhyrje diplomatike. Në Mars
– Qershor 1999, NATO nis fushatën ajrore kundër forcave serbe.
Në Qershor 1999,
u realizuar Marëveshja e Kumanovës ku pushtuesit
serb tërhiqen, ndërsa KFOR hyn në Kosovë. UÇK pranon të çarmatoset dhe të
transformohet në Trupat e
Mbrojtjes të Kosovës (TMK).
Në 2003
– 2005,
Gjykata e Hagës ndjek disa raste të figurave të UÇK-s, por shumica shpallen të
pafajshëm për mungesë provash Në Shkurt 2008, Kosova shpall
pavarësinë. Shumë ish-komandantë të UÇK-së marrin poste kyçë në politikë. Në 2010 – 2015, del në skënën publikë ndërkombëtarë
Raporti shpifarak i Dick Marty. Në Dhjëtor 2010, Raporti i Këshillit të Ëvropës i
fabrikuar nga Dick Marty i cili akuzon disa ish-zyrtarë të UÇK-s, për përfshirje
në krimë lufte dhe trafik organesh. Raporti përmënd emra si Hashim Thaçi e të
tjerë. Në vitin 2011,
krijohët Task Forca Hetimore Speciale
nën presionin e BË-së për të hëtuar pretendimet e shtruara ( shpifjet) e Dick Marty. Në vitin 2014,Task Forca Hetimore
çuditërisht deklaroi se ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuza për krime
lufte kundër njërëzimit kundra udhëheqësve të UÇK-ës. Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës, nën presion
ndërkombëtar, miraton themelimin e Dhomave
të Specializuara në Hagë. Në 2016 – 2018, Zyra e Prokurorit të Specializuar
fillon marrjen në pyetje të ish-anëtarëvë të UÇK-së, Thaçin, Veselin, Krasniqin
dhe Selimin. Në vitin 2019,
befasisht publikohen thirjet e katër figurat e larta të UÇK-ës që të hetohen në
Hagë. Opinioni publik në Kosovë këto thirje drejt Hagës i quajnë “procës
politik”. Më 24 Qërshor 2020, Zyra
e Prokurorit Special shpall se ka dorëzuar një aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Veselit,
Krasniqit dhe Selimit për krime lufte dhe kundër njerëzimit. Procesi gjyqësor ndaj udhëheqësve të UÇK-ës
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhë Selimi, filloi më akuza të pretenduara të
fantazuara me keqdashje nga Dick Marty, si krime kundër njerëzimit,
vrasje, persekutim, burgosje, tortura, zhdukje me force e të tjera. Ky është paradoksi
shekullor, kush bëri krimë ndaj njerëzimit dhe kush burgoset nga një gjykatë me
gjyqtarë ndërkombëtarë. Kjo është drejtësia e ndërkombëtarëvë ???
Prokuroria
nuk po pretendon se katër udhëheqës të UÇK-ës, si drëjtues kanë urdhëruar, lejuar,
ose nuk kanë penguar kryerjen e krimeve të supozuara. Strategjija e mbrojtjes në mënyrë shumë profesionale
thekson se UÇK-ë si forcë çlirimtare është legjitime, trupa
mbrojtëse e kater udhëheqësve të UÇK-ës thekson se ka mungesë apsolute për prova
direkte që lidhin të akuzuarit për krimet ndaj njerëzimit.
Udhëheqësit e UÇK-ës padrejtësisht janë mbajtur të burgosur nga një Gjykatë e cila u themelou nga Kuvendi
i Kosovës dhe paguhet nga taksapaguesit e Kosovës. Kjo ka bërë që dëbati publik
dhe politik të ngrihet në nivele shumë të larta në Kosovë, aq sa kërkojnë rrëzimin e Gjykatës së Hagës
duke kërkuar që
udhëheqësit e UÇK-ës
të gjykohën nga Gjukata e Kosovës nëse
provohen me fakte se ata kanë kryer krime apo jo. Pse Gjykata e
Hagës nuk fokusohët tek krimet e serbëve? Shumë në Kosovë e shohin këtë si padrejtësi
historike. Brënda Kosovës, katërshja - Hashim Thaçit, Veseli, Krasniqi dhe Selimi,
shihën nga populli i Kosovës (më përjashtim të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit) si
heronj të Luftës Çlirimtare heroikë në Kosovë. Kursë jashtë Kosovës deri në Amerikë
ka shumë vrejtje për burgosjen pa prova të katër figurave historike të Kosovës.
Para një situate shumë provokuese për
këtë padrejtësi, të ejten e kaluar veteranet e luftës së Kosovës mbajtën një
protestë të madhe kundër një gjykatë të mbështëtur nga Bashkimi Evropian që
gjykon ish-luftëtarët e tyre që luftuan për pavarësi nga Sërbia. Protestuesit
pretendojnë se Gjykata e Hagës është e njëanshme dhe e padrejtë. Mijëra njërëz
u mblodhën në Prishtinë, në sheshin kryësor
Skëndërbëj, për të brohoritur në mbështetje të ish-udhëhëqësvë të UÇK-ës të arrestuar
si një grup guerilas i shqiptarëve të Kosovës që udhëhoqën luftën për pavarësi.
Proteesta u organizua nga shoqata e veteranevë e njohur si OVL-UÇK nën moton:
"Së bashku kundër padrejtësisë”,
UÇK-ja është lavdi, jo aktakuzë.
Nëse Gjykata në Hagë do të vazhdoi me këta
aktakuza apsolutisht të pa vërteta, sot luftohet dhe përçmohet UÇK-ja, nësër e
gjithë historia e Kosoës do të fshihët duke mohuar heroizmin historik të luftës
kundër krimit njërëzot nga sërbët.