Mendime
Diadema Stil: Të ekspozuara ndaj përjashtimit social...
E premte, 08.08.2025, 06:54 PM
Të ekspozuara ndaj përjashtimit social...
Nga
Diadema Stil
Të
jeshë grua pa mbështetje në Shqipëri, do të thotë të jeshë e ekspozuar ndaj të
gjitha rrisqeve të një jete të vështirë, shpesh e shoqëruar me dhunë dhe
përjashtime sociale. Institucionet ekzistojnë thuajse vetëm në letër, pasi
realisht ata janë të pamundura për të mbrojtur dhe garantuar liritë dhe të
drejtat e tyre.
Sot
gratë dhe vajzat me probleme në familje, si dhuna fizike e psikike, etj, jo
vetëm në zonat rurale por edhe në qendrat urbane, perbejne një problem serioz
për shoqërinë shqiptare. Përtej fakteve dhe statistikave fshihet një realitet
tejet problematik, i cili nuk zgjidhet me seminare e simpoziume, por me ligje
dhe vullnet të plotë institucional.
N.M
nga Korça, përzihet nga shtëpia nga djali 19 vjeçar, i bashkëshortit të saj të
ndjerë, Arbenit, të cilin e pati dashur dhe rritur, sikur të ishte nëna e tij
biologjike. Drama e saj nisi në vitin 2016, kur martohet në Korçë me një burrë
me fëmijë, dy vajza dhe një djalë, çfarë bëri që prindërit e saj t'ia mbyllnin
derën përgjithmonë. Dy vajzat e bashkëshortit të saj jetonin me të ëmën, ndérsa
djali me të atin Arbenin, me të cilin ajo lidhi jetën e saj. Pas humbjes së të shoqit, i cili ia la amanet
të jetonte në shtëpinë e tyre, me të birin, ky i fundit nisi një dhunë
sistematike ndaj njerkés së tij, e cila, megjithë denoncimet në polici, nuk
gjeti mbrojtjen dhe mbështetjen e duhur.
E përzunë nga shtëpia ku kishte investuar mund dhe dashuri, ndërkohé që në
shtëpinë e prindërve nuk kthehej dot, pasi ata e kishin abandonuar për shkak se
qe martuar me një burré me fëmijë, pa miratimin e tyre. E mbetur né rrigë të
madhe, pa punë e të ardhura, sikur të mos mjaftonin këto, do të vazhdonte dhuna
psikologjike e fizike ndaj saj, nga djali i bashkëshortit, që nxiste dhe
paguante njerëz për ta përndjekur. E sëmurë rëndë nga këmba dhe kolona
vertebrale, jeta i ofron kësaj gruaje sfida të rënda, që institucionet thuajse
inekzistente në Shqipëri nuk i japin asnjë lloj mbështetje për t'i përballuar.
Shifrat
e dhunimit deri në vrasje të paralajmëruara të grave e vajzave tona janë
alarmante dhe tregojnë një realitet të trishtë, që ka ardhur duke u agravuar.