Mendime
Florim Zeqa: Vlerat kombëtare nderojnë sakrificën sublime të dëshmorëve!
E diele, 10.08.2025, 02:53 PM
Vlerat kombëtare nderojnë sakrificën sublime të dëshmorëve!
Shkruan:
Florim Zeqa
Nën organizimin e shoqatës "Salih
Çekaj" në Zvicër, të enjtën e kaluar, më 7 Gusht 2025 u orgnizuan takimet
e përvjetshme të mërgimtarëve në nderim të veprave heroike të dëshmorëve të
kombit që ranë në altarin e lirisë për çlirimin e Kosovës.
Vazhdon tradita e
nderimit të dëshmorëve në Deçan
Pikëtakimi
i anëtarëve të kryesisë së shoqatës SHBK "Salih Çekaj" në Zvicër, i
veprimtarëve dhe mbështetësve të shoqatës
ishte në lokalin e karburantit DPF (ish Petrol Company) afër qendrës
tregtare "Viva Fresh" në Deçan.
Takimin
e parë e hapi Kryetari i SHBK "Salih Çekaj" në Zvicër, z. Saim
Tahiraj, i cili i përshendeti të gjithë pjesëamarrësit e ardhur nga të të
gjitha anët e Kosovës. Më pas kryetari i shoqatës me nga një mirënjohje i
nderoj veprimtarët: Shaban Morina, Xhemjl Molliqi dhe Bajram Mehmeti, kurse me
nga një libër monografik për të madhin Salih Çekaj e nderoj mjekun e luftës
çlirmtare, Dr. Sylë Bruqi dhe publicistin Florim Zeqa.
Vlenë
për të theksuar se në takimin e këtij mëngjesi, të pranishmëve përveq kafesë
dhe pijeve freskuese ju servuan dhe byrekë të llojeve të ndryshme. Për këtë
mikpritje të ngrohtë dhe shërbim të shkëlqyer, meritat i takojnë z. Halil
Shabanaj.
Nga
këtu pjesëmarrësit u nisen për të sheshi kryesorë në qendër të Deçanit, aty ku
ndodhet shtatorja e kryeheroit Sali Çekaj, me ç'rast u vendos një buqetë me
lule pranë shtatores së tij.
Shoqata
SHBK "Salih Çekaj" në Zvicër, sipas programit të planifikuar,
zhvilloi vizita përkujtimore dhe nderimi në disa vende të rëndësishme për
historinë dhe sakrificën kombëtare: tek
Busti i Heroit Adem Ukëhaxhaj në Deçan, tek Varri i Heroit Rrustem Bruqi
në Isniq, tek Varret e Heronjve Tahir Zemaj, Hasan Zemaj dhe Enis Zemaj në
Strellc.
Rrugëtimi i përbashkët vazhdoi në Junik, në Zyrën e
Kryetarit I Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, i cili na priti ngrohtësisht.
Gjatë
një bisede të ngrohtë dhe vëllazërore, Kryetari Shehu ndau mirënjohje në shenjë
vlerësimi për kontributin e shoqatave dhe veprimtarëve të dalluar në mërgatë:
Shoqatën Humanitare "Nëna Terezë" në Zvicër, SHBK "Salih
Çekaj" në Zvicër, Shoqatën Shqiptaro-Gjermane "Sali Çekaj" në
Gjermani, Komunën Ruswil (LU) në Zvicër, veprimtarët: Gaspër Merturi, Muhamet
Krasniqi dhe Asmon Krasniqi.
Pas
ndarjes së mirënjohjeve, Kryetari i SHBK "Salih Çekaj" në Zvicër, z.
Saim Tahiraj e falenderoj kryetarin e Junikut, z. Ruzhdi Shehu për pritjen e
ngrohtë vëllazërore dhe ndarjen e mirënjohjeve.
E
gjithë dita përkujtimore u përmbyll me një drekë të përbashkët, gjatë së cilës
u zhvilluan biseda të frytshme me interes të përbashkët në funksion të bashkëpunimit dhe projekteve në të ardhmen e afërt.
Pjesëmarrës
në homazhet e dëshmorëve ishin. Sim Tahiraj, Muhamet Krasniqi, Dinë Gashi,
Shefqet Salihaj, Halil Shabanaj, Hamzë Morina, Sylë Bruqi, Florim Zeqa, Minir
Lokaj, Qamil Qekaj, Zymer Lulaj, Ismet Çekaj, Gani Osmanaj, Vesel Osaj me
shokë, Sali Cacaj, Sami Tahiraj, Bajram Tolaj, Skender Tolaj, Ruzhdi Shehu me
shoqërues.
Në
fund ia vlenë për të theksuar, se transparenca dhe sinqeriteti janë çelësi i
suksesit të kësaj shoqate namëmadhe, e cila me punën kolosale humanitare nën
udhëheqjen e kryetarit emblematik, Saim Tahiraj, është kthyer në shoqatën
simbol të mërgatës sonë, e cila me të drejtë po vlerësohet në tërë hapësirën gjeografike
shqiptare si nderi dhe krenaria e kombit shqiptarë.
Florim Zeqa, 08.08.2025