E shtune, 09.08.2025, 01:26 PM (GMT+1)

Mendime

Milazim Zeqiraj: Gjykata Kushtetuese e Kosovës në fukusin e kritikave

E premte, 08.08.2025, 06:55 PM


Gjykata Kushtetuese e Kosovës në fukusin e kritikave

Presidentja terhjek kërkesën nga Gjykata Kushtetuese

Nga Milazim Zeqiraj

Të martën më 5.7.2025 vetëm tri ditë para vendimit të GJK për zgjidhjën e krizës institucinale në Kuvendin e Kosovës, Prsidentja e vendit znj. Vjosa Osmani në konferncë për gazetarë tregoi së e ka tërhq kërkesën e sajë drejtuar GJK për sqarim, se çka ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet  pas datës 26.7.2025.

Arsyja e tërheqjes është gjygjtari i GJK Z.Radomir Llaban, i cili sipas Znj.Osmani praqet fatkeqësi dhe rrezik për sigurin e vendit.

Sipas Presidentes, siguria e vendit është atakuar nga ky gjygjtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne nga paraqitja e saj mbetëm pa fjalë,  nuk e kuptuam drejtë shqetësimin e sajë pse ajo e ndau me gazetarë dhe me ne (publikun).

Gjykata kushtetues nën prsion politik

Sinas informacioneve nga mediajat dhe ekspertve e nryshëm ndër ta edhe  Prof.Dr Kadri Kryeziu  dikur nënekryetar i GJK i cili shprehet se Z.Radomir Laban, është shtetas i Kosovës, me kombesi malazeze, itelektual dhe ekspert i mirë, njohës i gjuhës shqipe dhe korrekt në punë.

Në Gjykatën Kushtetuese ështe angazhuar nga viti 2011 si ekspert, kurse nga viti 2018 gjygjtar i rregullt. Ai deri aty ka ardh përmes filtrave të shtetit (AKI, Parlament dhe i dekretuar nga Presidenti i vendit, atëhere Z.Hashim Thaqi). Deri sot askush nuk e ka ngritur shqetësim se ai është rrezik për sigurin e vendit.

Ne nuk e dimë çka e shtyri  Presidenten Z.Osmani për atë paraqitje.

Pytja është, pse ka pritur deri tani dhe pse e atakon GJK përmes Z.Llaban në thelb një institution të pa varur, kur dihet se shteti i ka mekanizmat tjerë të siguris. Paraqitja e shqetësimit të saj para gazetarve nuk u duk e drejtë, kur tani jemi në pritje të një vendimit për zgjidhjen e ngëçit politik në Kuvendin e Kosovës dhe krijimin e institucioneve. Një atakim i tillë mund ta bllokon edhe GJK, atëhere mbesim si huti në mjegull thot populli.

Shteti i ka mekanizmat për siguri e stabilitet të vendit

Shteti i ka mekanizmat e vetë të veprimit për siguri, emrim, shkarkimin dhe burgosjën nese ka fakte.

Pytja pse AKI, hetusia dhe Prekuroria nuk kanë vepru, nëse kanë pasur informacione(fakte) ?

Nëse Z.Radomir Llaban ka shkelë ligjin e vendit, atëhere duhet vepru menjëherë në bazë të ligjeve që janë në fuqi, jo me pritë e me denoncu GJK përmes ti  në  konferencë për gazetarë.

Ne jemi pa forcë. Zgjedhjet kanë përfunduar, fitusi dihet, ai duhet ti merr përgjegjësit që përmes koalicionit të formon shumicën në Kuvend dhe ta zgjidhë ngërçin politik në Kuvend.

Kushtetuta, ligjet dhe rregulloret tona janë të qarta në këtë rast. S´ke nevojë me lodh GJK për një problem që nuk është problem, kurse  tani është bërë problem juridik. Partia fituse përmes koalicionit ta krijon shumicën në Kuvend, ta zgjidh kryetarën e Kuvendit dhe qeverinë. Kjo është një punë e thjeshtë që përfundon mbrenda një dite.

Veprimi politik, zgjidh ngërçin politik

Presidentja në atë prezentim para mediave tregoj se ka një hallin. Ajo ka të drejt kur merakoset për sigurin e vendit, por edhe bllokimi i shtetit e rrezikon sigurin e vendit.

Ajo me vetëdije e ka tërhjek ankesën nga GJK me preteks së ankesa ka rënë në duart e gjygjtarit Z.Radomir Llaban,  e ai është duke e rrezikur sigurin e vendit. Gjygjtari Llaban kinse nuk mundet me pru vendime që janë në frymën e kushtetutës së vendit për debllokim.

Ky prezentim i saj para gazetarve krejt pa nevojë dhe disi jo serioz , për një qështje serioze siguria e vendit.

Populli thot : Me një të rame dy të varame: Vendi pa Kuvend e qeveri, tani rrezik që të bllokohet edhe GJK. Ajo duke sulmuar gjygjtarin Z.Llaban, e atakon GJK si një institucion të pa varur më pasoja për sigurin e vendit.

Ajo vuri në dyshim tani çfardo vendimi që merr Gjykata Kushtetuese, nëse nuk është në frymën përsonale të saj dhe kryeministrit për debllokimin e Kuvendit.

Tani duke u prezentu para mediave me shpesh, po lind dyshimi se ajo po mendon për prespektivën e vet politike, pasi ti skadon mandati si Presidente e vendit.

Në këtë rast Ajo në vend që të drejtohet në organet përgjegjëse për sigurin e vendit, ajo zgjodhi  konferencë me gazetar aë të tregoj shqetësim për vendin duke e atakuar Gjykatën Kushtetuese përmes gjygjtarit Z.Llaban. Ajo duke ataku direkt GJK dhe autonomin e saj e ka  zebeh legjitimiteti e sajë.

Dihet së me vendimin e GJK janë shkarku President e vendit. Me vendimin e kësaj gjykate ku antar ishte Z.Radomir Llaban është shkarku Qeveria e Z.Avdullah Hotit dhe pas zgjedhjeve të lira të parakoshme në vitin 2021 kan ardhur në pushtet Z.Albin Kurti dne Znj.Vjosa Osmani.

Po të ndodhte kjo situatë në shtetët me demokraci parlamentare, psh. Nëse Presidenti i Gjermanis e atakon GJK, kjo do të ishte e pa pranushme dhe me shkarkim nga posti i Presidentit.

Lideri i LVV Z.Albin Kurti ka thënë së do ta pranoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por mundet edhe mos me pranu nga shqetësimet e Presidentës Osmani për dyshimet ndaj gjygjtarit të GJK.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx