Mendime
Shaban & Fatime Prelvukaj: Çmimi i Lartë "Mikpritja Shqiptare" për "Valbona Resort & SPA"
E hene, 18.08.2025, 06:04 PM
Avni
Ponari dhe Ernesto Madeo
Çmimi i Lartë "Mikpritja Shqiptare" për "Valbona Resort & SPA"
Nga
Shaban & Fatime PRELVUKAJ –
Hollandë
"Takimi
i Plavë-Gucisë, 2025", Takim PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik, me
tematikë: Histori- Identitet- Integrim" e nderoi "Valbona Resort
& SPA" në Valbonë-Tropojë, me Çmimin e Lartë "Mikpritja
Shqiptare", me motivacionin: "Në rrezatimin e kulturës e shërbimit në
nivele bashkëkohore të "Turizmit Alpin" për klientët e saj, ndaj
turistëve shqiptarë e të huaj, në Valbonën historike, kulturore e turistike,
duke krijuar traditë të mirë e dhënë një shembull të lartë".
Dr.
Ernesto Madeo - Kryetar i i Komunës Arbëreshe Shën Mitër Corones (San Demetrio
Corone) në vendlindjen e Jeronim De Radës, në Rajonin e Kalabrisë, Kryetar i
Fondacionit të Institutit Rajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë, një nga
personalitetet më të shquara të Arbëreshëve në Itali dhe në Botë; ia dorëzoi
Çmimin e Lartë "Mikpritja Shqiptare", pronarit të "Valbona
Resport & SPA", z. Avni Ponari- President i Sigal Uniqa në
Shqipëri-Kosovë e Maqedoni e Veriut.
Presidente
Nderi e Takimit ishte Doktore e Shkencave Anna Madeo- Konsulle Nderi e
Shqipërië për Rajonin e Kalabrisë në Itali, Presidente e Kompanisë Filiera
Madeo në Shën Mitër Corones, kompani agroushqimore 41-vjeçare, e para në
Italinë e Jugut dhe në Amerikën e Jugut, me eksporte me miliona euro në 26
shtete nga SHBA, Kanada, Europë, e deri në Oqeani e Australi, etj.; e angazhuar
në asosiacione kombëtare italiane; mjaft publike nga masmedia italiane e të
botës së sotme.
Nderonin
me praninë e tyre: Sh.S.Znj. Zhaklina Peto - Ambasadore e Republikës së
Shqipërisë në Podgoricë, Republikën e Malit të Zi; z. Bujar Rexha - Deputet i
Malësisë së Madhe e Kuvendit të Shqipërisë; Sh.T. Z. Muharrem Zejnullahu -
Konsull Nderi i Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë, ish Ambasador i
Bosnje-Hercegovinës në Shqipëri, ish Kryetar i Komunitetit Shqiptar në
Bosnje-Hercegovinë; Dr. Shk. Mjekësore Ruki Kondaj – "Ambasadore e
Kombit" në Kanada, e dekoruar me Trofeun "Shqiponja e Artë"
(Qeveria Shqiptare, 2016); me Medaljen Jubilare të Diamantit të Mbretëreshës
Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar (20122); me Medaljen e Kurorezimit të
Mbretit Carles III të Mbretërisë së Bashkuar (2025); Dr. Ahmet Ulaj i
"Gener 2" në Tiranë- një nga kompanitë më prestigjioze të ndërtimit
dhe menaxhimit të projekteve në Shqipëri, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare
brenda dhe jashtë vendit, me veprimtari në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi,
Kroaci, Amerikë etj.; z. Skënder Thaçi- Kryetar i Shoqatës për Promovimin e
Turizmit Malor të Kosovës; vëllezërit Sami e Naim Flamuri - veprimtarë të
shquar atdhetar, kulturor, letrar e mediatik në Australi etj
"Valbona
Resort & SPA" është i pari dhe i vetmi hotel me pesë yje në Alpet e
Republikës së Shqipërisë, oaz me pesë yje, e vendosur në zemër të Parkut
Kombëtar të Valbonës, të Luginës së Valbonës turistike, historike e kulturore;
e rrethuar nga Alpet madhështore të Veriut të Eposit të Kreshnikëve, përreth me
pyjet plot gjelbërim, lumenj të pastër kristal, ku ndërthuret luksi me bukurinë
natyrore. Ky investim arkitekturor ndërthur në mënyrë harmonike elegancën
moderne mehijeshinë e përjetshme të Alpeve, ku vijnë turistë nga shtete e
trevat shqiptare në Ballkan dhe nga e gjithë bota, duke u larguar me kokën pas
për t'u rikthyer prapë.
Urime
"Valbona Resort & SPA" për vlerësimin e nderimin me Çmimin e
Lartë "Mikpritja Shqiptare"!
Plavë-Guci, gusht 2025