E diele, 17.08.2025, 09:14 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Habazaj: Dr. Emiljano Sheraj i klinikës Aulona Dental në Vlorë

E diele, 17.08.2025, 06:52 PM


Me dr. Emiljano Sheraj, 14 gusht 2025 tek klinika Valona Dental

DOKTOR EMILJANO SHERAJ I KLINIKËS VALONA DENTAL NË VLORË

Nga Albert HABAZAJ

Sot është ditë e premte, datë 15 gusht 2025. Vlorën e gjen me një ditë të qartë, me diell të nxehtë, me det të freskët. Sot është ditë e mirë, ditë e shenjtëruar për kujtimin e Shën Mërisë. Ky 15 gusht, mua më gjen në klinikën “Valona Dental” në Skelë, në fillim të rrugës “Çamëria”, Lungomare, Vlorë.

Nuk kisha ndërmend ta bëja këtë shkrim, por qe një shtysë e brendshme që më detyroi të ulem në tavolinën e kompjuterit.

Së pari, një shërbim shembullor nga personeli i dr. Emiljano Sherajt në klinikën “Valona Dental”. Që sa futesh në klinikë të mirëpret Alda me Anën, me një buzqëshje të pastër, si vetë mjedisi i punës, që shkëlqen në çdo orar. Dhe klinika e tyre ishte plot në çdo orar të ditës, para dite dhe mbas dite, jo vetëm me qytetarë shqiptarë, vendas dhe emigrantë, por edhe me shumë italianë, ukrainas, kinezë, pra me kombësi të ndryshme e të çdo ngjyre etj.

Mendoj se çdokush nga ne është një qenie komplekse vlerash dhe jovlerash (për vete dhe për të tjerët). Kjo ndodh ngaqë ndoshta më shumë bëjmë për të tjerët se sa për vete. Të paktën unë. Kultura ime shëndetësore linte shumë për të dëshiruar deri para dy javësh. Unë dhe gruaja ime kishim shqetësime nga goja. Ajo ankohej, po kush e dëgjonte; unë, si trim..., nuk ankohesha, por ajo më kuptonte. Shkurt, gruaja, me detyrim - përcaktim, nuk e lejoi më veten të dëgjonte më tej justifikimet e mia për të mos shkuar për t’u kontrolluar tek dentisti. Nisemi, trokasim në disa klinika dentare dhe, u njëmendjesuam për tek ky çuni serioz e i qetë, të cilit i dukej në sy humanizmi dhe siguria në shërbimin e tij. Jo vetëm tek ai, por tek i gjithë stafi i tij i përkushtuar, që vepronin  sikur të ishin një trup. Kur më vizitoi doktori e më kontrolloi gojën, sa nuk klithi nga zemërimi: “Çfarë ke bërë kështu, Albert?! Si ka mundësi që e ke lënë në këtë farë feje gojën?! Jo, nuk të lejohet”.... Ca me shaka, ca me tërë mend, u mundova të justifikoj pakujdesinë time për gojën, me të cilën më parë sa bukur bilbilja. Si unë aq e tani isha katandisur në një lluqo të shpifur, që ia bënte “klluq - lluq”. Doktori, pasi u këshillua me stafin e tij, Laura Zekaj, Leo Isufaj, Ira Hoxhaj, pa humbur kohë, filloi nga puna. Me durim, me qetësi, me siguri, me një të folur shërues.

Dua të them, se nga natyra unë jam admirues i të rinjve, kam besim  shumë të të rinjtë. Me kohë, qysh kur vetë isha i ri, me vëmendje merrja nga përvoja e më mirë e të vjetërve apo më më të mëdhenjve, por sytë i kisha nga rinia pa komplekse e ujëra të tepërta në punë dhe komunikim. Edhe pse shumë herë të rinjtë shikohen me mosbesim e pengohen në udhëtimin e tyre të duhur e të pazhurmshëm, ata i kalojnë pengesat dhe vijojnë udhëtimin e tyre. Kjo qe një arsye, ndoshta kryesorja që trokitëm në derën e klinikës së këtij mjeku të ri. Fakti që dr. Emiljano është nga Vajza e Labërisë, vendlindja e Ali Asllanit dhe Perlat Rexhepit, si dhe nga fisi i disa miqve të mi, më bëri të vendos t’i faleshim atij për gojën. Ai ka lindur më 11 Tetor 1993, i ka bërë të gjitha studimet e nevojshme universitare të fushës. Ka 17 vjet që punon në këtë profesion delikat (të brishtë), shumë të vështirë, por që ka lidhje me kokën e me tërë trupin e njeriut. Qysh 15 vjeç ka punuar si asistent dhe po bën 7 vjet në këtë klinikë m‘u në zemër të Vlorës. Dr Emiljano Sheraj është një kirurg implantolog, që e ka bërë emrin me punë të pastër, të ndershme dhe mirësjellje qytetare për t’u marrë shembull. Ai ka mjekuar këdo që i ka shkuar në klinikë dhe ka pasur shqetësime nga goja, pa bërë dallime iksi apo ypsiloni. E ngacmova një mbasdite me shaka, pasi para meje mjekoi një negër, nuk e di maroken a ç’qe. “Unë jam mjek - më tha ai buzagaz e qetë - jam mjek që kam bërë betimin e Hipokratit, sipas të cilit bluzat e bardha nuk njohin ndasi, por vetëm qytetarë që kanë nevojë për shërbimin shëndetësor të mjekut”. Dhe vazhdoi punën me mua me durim, këshillim, një punë e qetë, me korrektësi profesionale, që më ngjallte besim. Ka pasur shumë seanca, që mezi i kam duruar dhembjet, xixa loti donin të shpërthenin nga sytë e mezi i mbaja të mos turpërohesha, se burrë demek unë, shkrimtar, pa le dhe nga Tërbaçi...

Ne dimë që dentisti është një profesion mjekësor i specializuar në stomatologji, për diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe kushteve të zgavrës së gojës. Në shërbimin  stomatologjik, dentisti është një profesion human dhe etik i linjës së ngushtë vertikale shumëfunksionale të gojës në rrafshin jetik dhe estetik.

Kirurg implantolog si ky djalë Vlorë kam parë vetëm në L’Aquila, kur punoja emigrant në Itali. E kam fjalën për dr. Fernando Zecca, të cilit, për shërbimin e rrallë e të çmuar që më bëri atëherë mua manovalit refugjat (ende nuk mund të quhesha emigrant, se s’i kisha bërë letrat) i kushtova dhe një poezi “U takova me Krishtin në L’Aquila = Ho incontrato Il Cristo a L’Aquila” (e martë, 02.03.1999, ora 17:30), botuar në vëllimin poetik “Mërgata e luleve: poezi refugjate e të tjera”: Tiranë; Globus R, 2006, f. 142-143. Ruaj vlerësim të lartë për atë mjek italian, plak i bardhë e i pasur, aristokrat dhe bujar, që i dritëroftë shpirti ku prehet!

Rikthehem në Skelë tek klinika ime. Kam dy javë intensive që shkoj përditë në orarin  e përcaktuar nga doktori për të më shpëtuar gojën. Shumë problematike ishte goja ime për doktorin e shumë dhembje kam duruar e kaluar. Janë dy ura metal porcelani për mua. Lart ma vendosi përfundimisht dhe ndihem mirë, poshtë ma vendosi sot përkohësisht dhe të mërkurën përfundon “odiseja” ime. I bindur në funksionalitetin dhe estetikën e plotë të gojës, vërej se doktori me stafin shembullor po bëjnë një kombinim ideal për qëndrueshmëri estetike dhe jetëgjatësi. Po më rikthejnë buzëqeshjen e dëlirë e të shpenguar, patjetër për realizimin e detyrës funksionale që Zoti i ka ngarkuar gojës në jetën e njeriut. Dy urat e mia metal porcelan janë struktura që zëvendësojnë dhëmbët e dhëmballët e mi, që kaq vjet mezi më qëndronin në gojë, si robër të shkalafitur, të mbaruar, të humbur... Ato përfshijnë një bazë metalike të fortë dhe një shtresë të jashtme porcelani për të ruajtur harmoninë pamore me dhëmbët natyralë, një harmoni vërtet e përkryer... Falë tejdukshmërisë dhe ngjyrës së ngjashme me ata ish - të mitë (ndjesë paçin!), këto ura që po më vendos doktor Emiljano janë të përsosura dhe po më rikthejnë buzëqeshjen e mëparshme në mënyrë natyrale dhe elegante, po më rikthejnë buzëqeshjen dhe bukurinë e hijshme të gojës në veçanti dhe fytyrës në tërësi.

Përshtypje më bëri stafi mikpritës në mjediset e pranimit në këtë klinikë, dy gocat që përmenda dhe në fillim të këtij shkrimi Alda Bajrami dhe Ana Devollaj Goriza. Sot bisedova pak me Anën. Ajo qenka dhe bijë Labërie, nga Lezhani i Sevasterit (sot - bashkia Selenicë, qarku Vlorë). Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin tim (eee, në universitetin tim ..., them  kështu se më është mësuar goja, punova 25 vjet, një çerek shekulli në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë dhe më qe bërë si shtëpia ime e dytë. Dhe tani që kam dalur në pension ashtu më duket). Pra, Ana ka studiuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, në Fakultetin e Infermierisë (sot Fakulteti i Shëndetit), madje ka fituar dhe gradën “Master shkencor”. Ka emigruar në Itali, ka punuar në Siena, është martuar dhe është kthyer tashmë në vendlindje për të jetuar dhe punuar këtu. Ky gjest i kësaj vajze shqiptare është simbolik, me domethënie dhe shumë frymëzues.

A nuk e meritojnë një shkrim të thjeshtë falënderues këta profesionistë qytetarë të thjeshtë por shumë të mirë?!

Të mërkurën doktori do të më urojë “Ta gëzosh gojën e re!”

Vlorë, e premte, 15 gusht 2015

Në klinikën e dr. Emiljano Sheraj Valona Dental, 14 gusht 2025

14 gusht 2025 tek klinika Valona Dental



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Idriz Zeqiraj: OVL e UÇK-së dhe PAN shantazhojnë Qeverinë dhe Shtetin! Klajd Kapinova: Shqiperia dhe regjimi marksist i deleve idiote dhe trushperlare po shkojne se bashku ne Hell Ndue Dedaj: 'News 24' dhe kriza e medias Zenel Çeliku: UÇK - Nga lufta te Gjykata Speciale!!! Klajd Kapinova: Historia e islamit në Evropën fatkeqe si dhe Shqipëria dhe Kosova e prapambetur nën fenë e otomanizmit Kalosh Çeliku: Xhindet e kanë ende në dorë Nikoleta Kovaçi: Kush t'jetë i pamëkat, le të hedhë gurë! Skender Jashari: Protestat në mbështetje të terrorizmit islamik të Palestinës dhe Rilindja Europiane Anti-Islamiko-Ruse Kalosh Çeliku: Politikë e katundeve Florim Zeqa: Vlerat kombëtare nderojnë sakrificën sublime të dëshmorëve! Milazim Zeqiraj: Gjykata Kushtetuese e Kosovës në fukusin e kritikave Diadema Stil: Të ekspozuara ndaj përjashtimit social... Klajd Kapinova: Krimi në Londër vërteton paralajmërimin e Trump për Sadiq Khan Nue Oroshi: Qielli i lëkundur, dielli pa rreze dhe mendja e shëndoshë Kalosh Çeliku: Thyeqafje Agron Tufa: Fajin e ka Saliu...! Agron Gjekmarkaj: Sulmet ndaj përfaqësuesve shqiptarë në Mal të Zi cenojnë bashkëjetesën dhe përfaqësimin demokratik Refik Hasani: Serbia, nuk po e zbaton Marrëveshjen e Konçulit Skender Jashari: Institucionet e Kosovës përballë ekstremizmit islamik të dirigjuar nga Serbia Fritz Radovani: Kujtojmë një nga burrat ma të nderuem dhe të kulturuem të qytetit të Shkodres!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx