E premte, 22.08.2025, 10:15 AM (GMT+1)

Mendime

Vladimir Shyti: Hyjneshat e fatit, tjerrin fatin e Ukrainës

E enjte, 21.08.2025, 06:55 PM


Hyjneshat e fatit, tjerrin fatin e Ukrainës

Nga Vladimir Shyti

Një vështrim i hedhur pa paragjykim në natyrën njerzore, tregon se sherret për teritore janë bërë tashmë të natyrshme për të, ashtu sikuse kafshimi për kafshët e egra, apo goditja me brirë për largimin nga zonat e tyre:pra dhe njeriu, si kafshë grindavece sulmojnë njeri-tjetrin, ku dhe u duket gati normale. Eshtë lehtësisht e kuptueshme se këto kafshime janë një shtysë, përmes vetëkontrollit dhe bëhen midis të fortëve e të dobtëve, ku Tempullarët përcaktojnë sheshet e luftimit dhe, më pas krijonë paqen.

Armëpushim, paqe kërkohet tani midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi arritën atë ç’ka donin. Përfitimi dhe humbja e ndërluftueseve për Ata s’përbën keqardhje, pavarsisht ndjeshmërisë së skajshme, që ka humbësi. Takimet e shumëpritura midis liderëve botëror do të jenë vetëm një zollumë, një zgjatje e “mundishme”ku fatet e Ukrainës janë tashmë të përcaktuara. Putini është i sigurtë në ndërmarrjen e tij për teritoret, por me gjasme i jepet mundësia Zelenskit të vendosë, një lojë fati, ku të rrahin dhe të përkëdhelin kryet.

Në rastëse Rusia si superfuqi do të përfitojë teritore nga Ukraina, do të kemi zgjimin e të tjerë shetesh, që kanë pretendime të hershme teritoresh midis tyre. Të gjithë lëvozhgat dhe guaskat, që mbanin kyçur brenda zjarrin e qenies me të drejtë dhe pa të drejtë do të thërrmohen, ku dhe do të shtohen kafshimet kafshërore. Kjo do të ishte një telashë i rëndë botëror, ndaj duhet menduar me mençuri, para se të këndohet koralia e madhe.

Hyjneshat e fatit po tjerrin fillin e hollë për Ukrainën, por edhe për të tjera shtete që janë në mëshirë të fatit, ndrijnë gërshërët. Vdekja nuk është disa vjeçare, nuk mund të thuhet me saktësi sa e vjetër është e sa kohë kanë kaluar;ajo ka qenë edhe është. Ajo kërkon për njerëzimin një kohë më të mirë dhe një botë më e mirë. Toka është e rëndë dhe e ashpër, elementi i katërt i Tërësis dhe nuk ka pjesë: e vrazhdë dhe armiqësore, ku vdekjet po bëhen jo vetëm natyrale.

Demonët janë çakardisur, kanë lëshuar shigjetat e zjarrta drejt qiellit;sepse për të ndier Unin e vërtetë kanë piketuar se ku do të bien shigjetat, Ata kanë nevojë për të fuqizuar vetveten dhe të zbatojnë planet e tyre të errta. Tashmë i kuptojë në mënyrë kaq të plotë, fjalët e moçme për fatin sipas të cilave në zemër lind një gëzim i ri, nëse ajo i qëndron dhe përballon natën e thellë të kobit, ku kënga e jetës së gjithësisë kumbon hyjnishëm në terr, si kënga e bilbilit vetëm në dhimbjen e madhe, që sjellin herë pas here të çakardisurit Demonë. Pra, dhe fati Ukrainës e shumë shteteve të tjera që kanë hyrë dhe janë në konflikte teritoresh, t’i kenë parasysh këto pak rrjeshta të thjeshta, që tregojnë shumë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kalosh Çeliku: Ditët e Humorit dhe Satirës X 'Xha Deralla' 2025 Gjon Keka: Është koha për ta thyer akullin dhe dalë nga tuneli e të krijohen institucionet sa më parë Milazim Zeqiraj: Kur gënjeshtra prezentohet si e vertetë, në vend krijohen paqartësi Adil Fetahu: Jurisdiksioni universal në të drejtën penale Shaban & Fatime Prelvukaj: Çmimi i Lartë "Mikpritja Shqiptare" për "Valbona Resort & SPA" Emin H. Daka: Letër për mikun tim të dashur Albert Habazaj: Dr. Emiljano Sheraj i klinikës Aulona Dental në Vlorë Idriz Zeqiraj: OVL e UÇK-së dhe PAN shantazhojnë Qeverinë dhe Shtetin! Klajd Kapinova: Shqiperia dhe regjimi marksist i deleve idiote dhe trushperlare po shkojne se bashku ne Hell Ndue Dedaj: 'News 24' dhe kriza e medias Zenel Çeliku: UÇK - Nga lufta te Gjykata Speciale!!! Klajd Kapinova: Historia e islamit në Evropën fatkeqe si dhe Shqipëria dhe Kosova e prapambetur nën fenë e otomanizmit Kalosh Çeliku: Xhindet e kanë ende në dorë Nikoleta Kovaçi: Kush t'jetë i pamëkat, le të hedhë gurë! Skender Jashari: Protestat në mbështetje të terrorizmit islamik të Palestinës dhe Rilindja Europiane Anti-Islamiko-Ruse Kalosh Çeliku: Politikë e katundeve Florim Zeqa: Vlerat kombëtare nderojnë sakrificën sublime të dëshmorëve! Milazim Zeqiraj: Gjykata Kushtetuese e Kosovës në fukusin e kritikave Diadema Stil: Të ekspozuara ndaj përjashtimit social... Klajd Kapinova: Krimi në Londër vërteton paralajmërimin e Trump për Sadiq Khan

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx