| E enjte, 21.08.2025, 06:55 PM |
Hyjneshat e fatit, tjerrin fatin e Ukrainës
Nga Vladimir Shyti
Një vështrim i hedhur
pa paragjykim në natyrën njerzore, tregon se sherret për teritore janë bërë
tashmë të natyrshme për të, ashtu sikuse kafshimi për kafshët e egra, apo
goditja me brirë për largimin nga zonat e tyre:pra dhe njeriu, si kafshë
grindavece sulmojnë njeri-tjetrin, ku dhe u duket gati normale. Eshtë
lehtësisht e kuptueshme se këto kafshime janë një shtysë, përmes vetëkontrollit
dhe bëhen midis të fortëve e të dobtëve, ku Tempullarët përcaktojnë sheshet e
luftimit dhe, më pas krijonë paqen.
Armëpushim, paqe
kërkohet tani midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi arritën atë ç’ka donin. Përfitimi
dhe humbja e ndërluftueseve për Ata s’përbën keqardhje, pavarsisht ndjeshmërisë
së skajshme, që ka humbësi. Takimet e shumëpritura midis liderëve botëror do të
jenë vetëm një zollumë, një zgjatje e “mundishme”ku fatet e Ukrainës janë
tashmë të përcaktuara. Putini është i sigurtë në ndërmarrjen e tij për
teritoret, por me gjasme i jepet mundësia Zelenskit të vendosë, një lojë fati,
ku të rrahin dhe të përkëdhelin kryet.
Në rastëse Rusia si
superfuqi do të përfitojë teritore nga Ukraina, do të kemi zgjimin e të tjerë
shetesh, që kanë pretendime të hershme teritoresh midis tyre. Të gjithë
lëvozhgat dhe guaskat, që mbanin kyçur brenda zjarrin e qenies me të drejtë dhe
pa të drejtë do të thërrmohen, ku dhe do të shtohen kafshimet kafshërore. Kjo
do të ishte një telashë i rëndë botëror, ndaj duhet menduar me mençuri, para se
të këndohet koralia e madhe.
Hyjneshat e fatit po
tjerrin fillin e hollë për Ukrainën, por edhe për të tjera shtete që janë në
mëshirë të fatit, ndrijnë gërshërët. Vdekja nuk është disa vjeçare, nuk mund të
thuhet me saktësi sa e vjetër është e sa kohë kanë kaluar;ajo ka qenë edhe
është. Ajo kërkon për njerëzimin një kohë më të mirë dhe një botë më e mirë.
Toka është e rëndë dhe e ashpër, elementi i katërt i Tërësis dhe nuk ka pjesë:
e vrazhdë dhe armiqësore, ku vdekjet po bëhen jo vetëm natyrale.
Demonët janë
çakardisur, kanë lëshuar shigjetat e zjarrta drejt qiellit;sepse për të ndier
Unin e vërtetë kanë piketuar se ku do të bien shigjetat, Ata kanë nevojë për të
fuqizuar vetveten dhe të zbatojnë planet e tyre të errta. Tashmë i kuptojë në
mënyrë kaq të plotë, fjalët e moçme për fatin sipas të cilave në zemër lind një
gëzim i ri, nëse ajo i qëndron dhe përballon natën e thellë të kobit, ku kënga
e jetës së gjithësisë kumbon hyjnishëm në terr, si kënga e bilbilit vetëm në dhimbjen
e madhe, që sjellin herë pas here të çakardisurit Demonë. Pra, dhe fati
Ukrainës e shumë shteteve të tjera që kanë hyrë dhe janë në konflikte
teritoresh, t’i kenë parasysh këto pak rrjeshta të thjeshta, që tregojnë shumë.