Mendime
Zenel Çeliku: Çfarë qëndron mbrapa protestave të dhunshme në Serbi?
E diele, 24.08.2025, 06:50 PM
Çfarë qëndron mbrapa protestave të dhunshme në Serbi???
Nga
Zenel Çeliku
Protestat
masive në Serbi, që po mbahen në Beograd, por edhe në Novi Sad, ku ndodhi
tragjedia me 16 viktima, pasi streha e një stacioni hekurudhor ra përtokë.
Protestate forta student e qytetare po rrezikojnë pushtetin e Aleksandër Vuçiç,
presidentit serb të një linje politike të ashpër. Përplasjet e dhunshme
përshkallëzohen në protestat antiqeveritare në Serbi. Policia akuzohet për
brutalitet ndaj demonstruesve, ndërsa trazirat vazhdojnë pa ndalim. Protestat
antiqeveritare në Serbi u përshkallëzuan pas brutalitetit dhe përdorimit të
tepruar të forces të policisë. Në protestat e një dite më pare policia qëlloi
me gaz lotsjellës demonstruesit dhe u përpoq të ndante përplasjet e
protestuesve antiqeveritar dhe atyre proqeveritarë. Dhjetëra protestues janë
plagosur në këto përplasjet të dhunshme,
ndërsa qindra janë ndaluar nga policia gjatë protestave qëjanë kundër
korrupsionit dhe pro-demokracisë. Tashmë me gojën plot mund të thuhet se këto
protesta kanë arritur në pikën e vlimit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar
Vuçiç, tha se shteti ishte më i fortë se çdo protestë dhe vlerësoi policinë për
sjelljen e tyre gjatë demonstratave të fundit. Mendoj se kjo dekleratë e Vuçiç
është faza e dëshpërimit dhe pafuqisë, kur nuk ke asgjë më shumë për t'u ofruar studentëve dhe
qytetarëve përveç rrahjeve, shkopinjve dhe gjithçkaje tjetër jo demokratike.
Nga ana tjetër Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se
policia nuk ka përdorur forcë të tepruar,
duke fajësuar në vend të kësaj demonstruesit për sulmin e dyshuar ndaj
policisë. Videot në mediat sociale tregojnë policinë shkopinj duke rrahur
protestuesit. Tubimet u mbajtën nën sloganin "Le t'u tregojmë pushtetittë
Vuçiçit se, “protestuesit nuk jane një thes boksi". Përleshjet shumë të
rrezikshme ishin midis policies - protestuesve antiqeveritarë dhe demonstruesit
proqeveritarë janë akuzuar se kanë hedhur fishekzjarrë, gurë dhe shishe qelqi
drejt protestuesve antiqeveritarë. Edhe mbas protestave 9 mujore mjaft të
fuqishme, protestat kanë tronditur qeverinë serbe por përsëri Vuçiç mbetet në
pushtet, pavarësisht akuzave se ka shtypur liritë demokratike duke lejuar që
korrupsioni të lulëzojë. Nisur ng akjo situate shpërthyese në Serbi, Vuçiç, ka ftuar përfaqësuesit e protestuesve
në një debat publik, që mund të mbahej përpara të gjitha televizioneve dhe
portalet. Protestuesit antiqeveri fajësojnë qeverinë e Vuçiçit për korrupsion
të rrënjosur në projektet shtetërore të infrastrukturës. Situata politike në Serbi realisht është shumë
delikate, frika se Serbia mundet të destabilizohet është evidente. Kjo nuk i
intereson askujt sepse nëse Serbia destabilizohet, ka shumë rrezik që ai
destabilitet të përhapet edhe në vëndet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Prandaj askush nuk e dëshiron destabilitetin e
Serbisë, por qeveria aktuale duhet të largohet për ti dhënë Serbisë zgjedhje të
reja demokratike për ti thënë ndal korrupsionit shtetëror.
Një ditë më pare, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës (KE), Alain Berset, deklaroi se KE, është e shqetësuar nga protestat e dhunshme në Serbi. KE ben thirrje për qetësi dhe respektim të së drejtës për tubim paqësor. Autoritetet serbe duhet të mbështesin standardet e KE, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut duhet të mbizotërojnë.