Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Çfarë qëndron mbrapa protestave të dhunshme në Serbi?

| E diele, 24.08.2025, 06:50 PM |


Çfarë qëndron mbrapa protestave të dhunshme në Serbi???

Nga Zenel Çeliku

Protestat masive në Serbi, që po mbahen në Beograd, por edhe në Novi Sad, ku ndodhi tragjedia me 16 viktima, pasi streha e një stacioni hekurudhor ra përtokë. Protestate forta student e qytetare po rrezikojnë pushtetin e Aleksandër Vuçiç, presidentit serb të një linje politike të ashpër. Përplasjet e dhunshme përshkallëzohen në protestat antiqeveritare në Serbi. Policia akuzohet për brutalitet ndaj demonstruesve, ndërsa trazirat vazhdojnë pa ndalim. Protestat antiqeveritare në Serbi u përshkallëzuan pas brutalitetit dhe përdorimit të tepruar të forces të policisë. Në protestat e një dite më pare policia qëlloi me gaz lotsjellës demonstruesit dhe u përpoq të ndante përplasjet e protestuesve antiqeveritar dhe atyre proqeveritarë. Dhjetëra protestues janë plagosur në këto përplasjet të  dhunshme, ndërsa qindra janë ndaluar nga policia gjatë protestave qëjanë kundër korrupsionit dhe pro-demokracisë. Tashmë me gojën plot mund të thuhet se këto protesta kanë arritur në pikën e vlimit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se shteti ishte më i fortë se çdo protestë dhe vlerësoi policinë për sjelljen e tyre gjatë demonstratave të fundit. Mendoj se kjo dekleratë e Vuçiç është faza e dëshpërimit dhe pafuqisë, kur nuk ke  asgjë më shumë për t'u ofruar studentëve dhe qytetarëve përveç rrahjeve, shkopinjve dhe gjithçkaje tjetër jo demokratike. Nga ana tjetër Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se policia  nuk ka përdorur forcë të tepruar, duke fajësuar në vend të kësaj demonstruesit për sulmin e dyshuar ndaj policisë. Videot në mediat sociale tregojnë policinë shkopinj duke rrahur protestuesit. Tubimet u mbajtën nën sloganin "Le t'u tregojmë pushtetittë Vuçiçit se, “protestuesit nuk jane një thes boksi". Përleshjet shumë të rrezikshme ishin midis policies - protestuesve antiqeveritarë dhe demonstruesit proqeveritarë janë akuzuar se kanë hedhur fishekzjarrë, gurë dhe shishe qelqi drejt protestuesve antiqeveritarë. Edhe mbas protestave 9 mujore mjaft të fuqishme, protestat kanë tronditur qeverinë serbe por përsëri Vuçiç mbetet në pushtet, pavarësisht akuzave se ka shtypur liritë demokratike duke lejuar që korrupsioni të lulëzojë. Nisur ng akjo situate shpërthyese në Serbi,  Vuçiç, ka ftuar përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, që mund të mbahej përpara të gjitha televizioneve dhe portalet. Protestuesit antiqeveri fajësojnë qeverinë e Vuçiçit për korrupsion të rrënjosur në projektet shtetërore të infrastrukturës. Situata  politike në Serbi realisht është shumë delikate, frika se Serbia mundet të destabilizohet është evidente. Kjo nuk i intereson askujt sepse nëse Serbia destabilizohet, ka shumë rrezik që ai destabilitet të përhapet edhe në vëndet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Prandaj  askush nuk e dëshiron destabilitetin e Serbisë, por qeveria aktuale duhet të largohet për ti dhënë Serbisë zgjedhje të reja demokratike për ti thënë ndal korrupsionit shtetëror.

Një ditë më pare, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës (KE), Alain Berset, deklaroi se KE, është e  shqetësuar nga protestat e dhunshme në Serbi. KE ben thirrje për qetësi dhe respektim të së drejtës për tubim paqësor. Autoritetet serbe duhet të mbështesin standardet e KE, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut duhet të mbizotërojnë.