E hene, 25.08.2025, 06:51 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Çdo e keqe e ka të mirën mbrapa!

E shtune, 23.08.2025, 06:53 PM


Çdo e keqe e ka të mirën mbrapa!

Zgjedhjet pa alternativë të re politike nuk janë zgjidhje për Kosovën

E kam thënë edhe në të kaluarën, po e përserisë prapë, realitetin e mbrapsht të krijuar në Kosovën e pasluftës, nuk mund ta ndryshoj një njeri i vetëm, sado i menqur dhe i ditur, sado i pushtetshëm, qoftë ai lider partiak apo shtetëror, kryeministër apo president shteti. Kjo thënje imja u vërtetua katërçipërisht me qeverisjen e fundit.

Shkruan: Florim Zeqa

Situata e krijuar në vendin tonë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, si pasojë e bllokadës së gjatë politike në Kuvend, është pamundësuar konstituimi i Legjislaturës së 9-të, e cila ka shkaktuar pasoja zinxhirore për vendin dhe ka rënduar jetën e qytetarëve!

Pavarësisht vendimimit të Gjykatës Kushtetuese për votim të hapur, situata mbeti e njëjtë dhe e pandryshuar!

Subjektet politike në Kuvend, përkatësisht 120 deputetët e zgjedhur dhe të çertifkuar, për 56 herë rresht e penguan krijimin e institucioneve të reja, të dala pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Dështimi i dytë i seancës për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës pas aktgjykimit të Kushtetueses, jo vetëm që është shqetësues, është fyes dhe nënçmues për qytetarët e vendit!

Një situatë e tillë në asnjë rrethanë nuk guxon të vazhdojë deri në pafundësi!

Qytetarët e zhgënjyer me çasjen bllokuese të deputetëve në Kuvend, të vetmën shpresë akoma e mbajnë tek Gjykata Kushtetues, si organi më i lartë ligjor në Republikën e Kosovës.

Duke e parë mungesën e bashkëpunimit mes subjekteve parlamentare dhe mungesën e vullnetit politik për të gjetur zgjidhjen e duhur për dalje nga kriza artificiale, është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet që të merrë vendimin e duhur në përputhje me kompetencat kushtetuese për të shkarkuar legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Kosovës, gjegjësisht për t'ua marrë mandatet 120 deputetëve dhe t'iu ndaloj përjetësisht kandidimin, pasi më vetëdije u shndërruan në bllokues të shtetit, përkatësisht të institucioneve shtetërore.

Ky do të ishte vendimi më i drejt dhe më i duhur për t'a kthyer vendin kah e mbara dhe për t'i vetëdijësuar legjislaturat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës!

Vetëm në këtë mënyrë është i mundur kthimi i Kosovës në binarë të shëndoshë të politik-bërjes dhe shtetndërtimit.

Zgjedhjet pa një alternative të re politik nuk paraqesin zgjidhje për Kosovën!

Kosova ka nevojë për një fillim të ri për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

Deri atëherë do të bashkjetojnë; e mira dhe e keqja, drejtësia dhe padrejtësia, vlerat dhe antivlarat, ku vetëm të varfërit do të mbetën të vetmuar dhe të harruar nga supermenët e politikës deri në një proces të rregullt zgjedhor, kur milionerët t'i "pastrojnë" xhepat e tyre nga paratë e pista, për të mos e blerë elektoratin e varfër kosovar.

"Çdo e keqe e ka të mirën mbrapa", e thotë një fjalë e urtë popullore. Andaj, askush nga qytetarët nuk ka arsye mërzitet për abortin politik të kësaj legjislature. Të gjithë kemi arsye t'i gëzohemi fundit skandaloz të kësaj klase të dështuar politike. Me Alternativën Demokratike për Ndryshim (ADN) do të nisë një epokë e re për Kosovën. Na priftë e mbara!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Klajd Kapinova: “Diplomati” i pasuksesshëm John Robert Bolton i shpallur ‘persona non grata’, sëmundja e Sindromës Trump dhe FBI Vladimir Shyti: Hyjneshat e fatit, tjerrin fatin e Ukrainës Kalosh Çeliku: Ditët e Humorit dhe Satirës X 'Xha Deralla' 2025 Gjon Keka: Është koha për ta thyer akullin dhe dalë nga tuneli e të krijohen institucionet sa më parë Milazim Zeqiraj: Kur gënjeshtra prezentohet si e vertetë, në vend krijohen paqartësi Adil Fetahu: Jurisdiksioni universal në të drejtën penale Shaban & Fatime Prelvukaj: Çmimi i Lartë "Mikpritja Shqiptare" për "Valbona Resort & SPA" Emin H. Daka: Letër për mikun tim të dashur Albert Habazaj: Dr. Emiljano Sheraj i klinikës Aulona Dental në Vlorë Idriz Zeqiraj: OVL e UÇK-së dhe PAN shantazhojnë Qeverinë dhe Shtetin! Klajd Kapinova: Shqiperia dhe regjimi marksist i deleve idiote dhe trushperlare po shkojne se bashku ne Hell Ndue Dedaj: 'News 24' dhe kriza e medias Zenel Çeliku: UÇK - Nga lufta te Gjykata Speciale!!! Klajd Kapinova: Historia e islamit në Evropën fatkeqe si dhe Shqipëria dhe Kosova e prapambetur nën fenë e otomanizmit Kalosh Çeliku: Xhindet e kanë ende në dorë Nikoleta Kovaçi: Kush t'jetë i pamëkat, le të hedhë gurë! Skender Jashari: Protestat në mbështetje të terrorizmit islamik të Palestinës dhe Rilindja Europiane Anti-Islamiko-Ruse Kalosh Çeliku: Politikë e katundeve Florim Zeqa: Vlerat kombëtare nderojnë sakrificën sublime të dëshmorëve! Milazim Zeqiraj: Gjykata Kushtetuese e Kosovës në fukusin e kritikave

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx