| E shtune, 23.08.2025, 06:53 PM |
Çdo e keqe e ka të mirën mbrapa!
Zgjedhjet pa alternativë të re politike nuk janë
zgjidhje për Kosovën
E kam thënë edhe në të kaluarën, po e përserisë
prapë, realitetin e mbrapsht të krijuar në Kosovën e pasluftës, nuk mund ta
ndryshoj një njeri i vetëm, sado i menqur dhe i ditur, sado i pushtetshëm,
qoftë ai lider partiak apo shtetëror, kryeministër apo president shteti. Kjo
thënje imja u vërtetua katërçipërisht me qeverisjen e fundit.
Shkruan:
Florim Zeqa
Situata
e krijuar në vendin tonë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, si pasojë e
bllokadës së gjatë politike në Kuvend, është pamundësuar konstituimi i
Legjislaturës së 9-të, e cila ka shkaktuar pasoja zinxhirore për vendin dhe ka
rënduar jetën e qytetarëve!
Pavarësisht
vendimimit të Gjykatës Kushtetuese për votim të hapur, situata mbeti e njëjtë
dhe e pandryshuar!
Subjektet
politike në Kuvend, përkatësisht 120 deputetët e zgjedhur dhe të çertifkuar,
për 56 herë rresht e penguan krijimin e institucioneve të reja, të dala pas
zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Dështimi
i dytë i seancës për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës pas
aktgjykimit të Kushtetueses, jo vetëm që është shqetësues, është fyes dhe
nënçmues për qytetarët e vendit!
Një
situatë e tillë në asnjë rrethanë nuk guxon të vazhdojë deri në pafundësi!
Qytetarët
e zhgënjyer me çasjen bllokuese të deputetëve në Kuvend, të vetmën shpresë
akoma e mbajnë tek Gjykata Kushtetues, si organi më i lartë ligjor në
Republikën e Kosovës.
Duke
e parë mungesën e bashkëpunimit mes subjekteve parlamentare dhe mungesën e
vullnetit politik për të gjetur zgjidhjen e duhur për dalje nga kriza
artificiale, është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet që të merrë vendimin e
duhur në përputhje me kompetencat kushtetuese për të shkarkuar legjislaturën e
9-të të Kuvendit të Kosovës, gjegjësisht për t'ua marrë mandatet 120 deputetëve
dhe t'iu ndaloj përjetësisht kandidimin, pasi më vetëdije u shndërruan në
bllokues të shtetit, përkatësisht të institucioneve shtetërore.
Ky
do të ishte vendimi më i drejt dhe më i duhur për t'a kthyer vendin kah e mbara
dhe për t'i vetëdijësuar legjislaturat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës!
Vetëm
në këtë mënyrë është i mundur kthimi i Kosovës në binarë të shëndoshë të
politik-bërjes dhe shtetndërtimit.
Zgjedhjet
pa një alternative të re politik nuk paraqesin zgjidhje për Kosovën!
Kosova
ka nevojë për një fillim të ri për ta kthyer besimin e qytetarëve në
institucionet shtetërore.
Deri
atëherë do të bashkjetojnë; e mira dhe e keqja, drejtësia dhe padrejtësia,
vlerat dhe antivlarat, ku vetëm të varfërit do të mbetën të vetmuar dhe të
harruar nga supermenët e politikës deri në një proces të rregullt zgjedhor, kur
milionerët t'i "pastrojnë" xhepat e tyre nga paratë e pista, për të
mos e blerë elektoratin e varfër kosovar.
"Çdo
e keqe e ka të mirën mbrapa", e thotë një fjalë e urtë popullore. Andaj,
askush nga qytetarët nuk ka arsye mërzitet për abortin politik të kësaj
legjislature. Të gjithë kemi arsye t'i gëzohemi fundit skandaloz të kësaj klase
të dështuar politike. Me Alternativën Demokratike për Ndryshim (ADN) do të nisë
një epokë e re për Kosovën. Na priftë e mbara!