E hene, 25.08.2025, 06:53 AM (GMT+1)

Mendime

Petrit Dibrani: Avancohet gënjeshtra me pagesë!

E diele, 24.08.2025, 06:52 PM


Avancohet gënjeshtra me PAGESË!

Nga Petrit Dibrani

Horrat me sekser, e servilët shpirtshitur me trushpërlarët analfabet, nuk mendojnë asnjëherë për Vdekjen, prandaj...

- "Horrat" e çdo pushteti, sillen si korba të vrerosur me mendjen bosh dhe xhepat e mbushur plotë, nga paraja e t'varfërve që nuk po zgjohen dot!

Nuk menduan dhe po vazhdojnë që t'mos mendojnë, ngase po shihet që Kuvendin e Republikës Parlamentare Kosovë, s'po e konstituojnë, veçse lojën me qytetar po e interpretojnë...

Paraqiten "horrat" edhe për kandidat në zgjedhjet lokale që po afrojnë, edhe pse paguhen nga buxheti i përbashkët qytetar, ende Kuvendin nuk e konstituojnë nga loja e përsëritur, madje çdo muaj me PAGESË.

- "Sekserët" lëpijnë këpucë, ngase për këtë punë paguhen, bartin çantat dhe informojnë shefat e partive, që kush të bëhet më i afërt prej tyre!

- Me trushpërlarët nuk është vështirë, ngaqë janë analfabet dhe shkojnë ka shkonë turma...

Sepse sado që është marrëzi, për sa kohë "zgjedhjet lokale" janë risi, arrin t'a joshë turmën me hipokrizi, edhe pse mos konstituimi i Kuvendit nga loja me PAGESË e horrave t'vendit, zgjedhjet lokale mbeten risi me budallaki nga "shpresa hipokrite", për mashtrimin e radhës...

- "Horrat" xhepat plotë dhe mendjen bosh.

- "Servilët" lëpijnë dhe nuk e njohin dallimin, në mes mirësjelljes dhe bythëlëpirjes.

- "Trushpërlarët" janë t'shkretë, ngaqë barten ashtu si t'ju thojnë dhe njëjtë veprojnë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Zenel Çeliku: Çfarë qëndron mbrapa protestave të dhunshme në Serbi? Idriz Zeqiraj: Mohimi i votimit të fshehtë - praktikë komuniste dhe fashiste! Nexhmedin Saqipi: “Fondi i Luginës” - Ide e duhur, kohë e gabuar? Dorian Koçi: Përkujtimi i parë institucional i Ditës Ndërkombëtare të Totalitarizmit Florim Zeqa: Çdo e keqe e ka të mirën mbrapa! Klajd Kapinova: “Diplomati” i pasuksesshëm John Robert Bolton i shpallur ‘persona non grata’, sëmundja e Sindromës Trump dhe FBI Vladimir Shyti: Hyjneshat e fatit, tjerrin fatin e Ukrainës Kalosh Çeliku: Ditët e Humorit dhe Satirës X 'Xha Deralla' 2025 Gjon Keka: Është koha për ta thyer akullin dhe dalë nga tuneli e të krijohen institucionet sa më parë Milazim Zeqiraj: Kur gënjeshtra prezentohet si e vertetë, në vend krijohen paqartësi Adil Fetahu: Jurisdiksioni universal në të drejtën penale Shaban & Fatime Prelvukaj: Çmimi i Lartë "Mikpritja Shqiptare" për "Valbona Resort & SPA" Emin H. Daka: Letër për mikun tim të dashur Albert Habazaj: Dr. Emiljano Sheraj i klinikës Aulona Dental në Vlorë Idriz Zeqiraj: OVL e UÇK-së dhe PAN shantazhojnë Qeverinë dhe Shtetin! Klajd Kapinova: Shqiperia dhe regjimi marksist i deleve idiote dhe trushperlare po shkojne se bashku ne Hell Ndue Dedaj: 'News 24' dhe kriza e medias Zenel Çeliku: UÇK - Nga lufta te Gjykata Speciale!!! Klajd Kapinova: Historia e islamit në Evropën fatkeqe si dhe Shqipëria dhe Kosova e prapambetur nën fenë e otomanizmit Kalosh Çeliku: Xhindet e kanë ende në dorë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx