Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Avancohet gënjeshtra me pagesë!

| E diele, 24.08.2025, 06:52 PM |


Avancohet gënjeshtra me PAGESË!

Nga Petrit Dibrani

Horrat me sekser, e servilët shpirtshitur me trushpërlarët analfabet, nuk mendojnë asnjëherë për Vdekjen, prandaj...

- "Horrat" e çdo pushteti, sillen si korba të vrerosur me mendjen bosh dhe xhepat e mbushur plotë, nga paraja e t'varfërve që nuk po zgjohen dot!

Nuk menduan dhe po vazhdojnë që t'mos mendojnë, ngase po shihet që Kuvendin e Republikës Parlamentare Kosovë, s'po e konstituojnë, veçse lojën me qytetar po e interpretojnë...

Paraqiten "horrat" edhe për kandidat në zgjedhjet lokale që po afrojnë, edhe pse paguhen nga buxheti i përbashkët qytetar, ende Kuvendin nuk e konstituojnë nga loja e përsëritur, madje çdo muaj me PAGESË.

- "Sekserët" lëpijnë këpucë, ngase për këtë punë paguhen, bartin çantat dhe informojnë shefat e partive, që kush të bëhet më i afërt prej tyre!

- Me trushpërlarët nuk është vështirë, ngaqë janë analfabet dhe shkojnë ka shkonë turma...

Sepse sado që është marrëzi, për sa kohë "zgjedhjet lokale" janë risi, arrin t'a joshë turmën me hipokrizi, edhe pse mos konstituimi i Kuvendit nga loja me PAGESË e horrave t'vendit, zgjedhjet lokale mbeten risi me budallaki nga "shpresa hipokrite", për mashtrimin e radhës...

- "Horrat" xhepat plotë dhe mendjen bosh.

- "Servilët" lëpijnë dhe nuk e njohin dallimin, në mes mirësjelljes dhe bythëlëpirjes.

- "Trushpërlarët" janë t'shkretë, ngaqë barten ashtu si t'ju thojnë dhe njëjtë veprojnë.