E hene, 25.08.2025, 06:56 AM (GMT+1)

Mendime

Idriz M. Hajrullahu: Reagim publik nga Lëvizjes Qytetare 'Vatra'

E diele, 24.08.2025, 06:52 PM


REAGIM PUBLIK NDAJ  LËVIZJES QYTETARE ’’VATRA’’, QË THIRRET  NË EMËR TË   SHPËRNGULURVE NGA  LUGINA E PRESHEVËS

Nga Idriz  M. Hajrullahu

Ky është një reagim për opinion, është një letër e hapur publike, ndaj Kushtrim Kadriut, nga Lëviza qytetare ’’Vatra’’, në zgjedhje lokale të Kosovës, të caktuara të mbahen më 12 tetor 2025, ka nxjerrë një listë për të garuar për Kuvendin Komunal të Gjilanit. Por JO nuk i ka përfaqësuar të shpërngulurit e aqë më pak JO nuk e përfaqëson Luginën e Preshëvës. Dhe, herë e quan vetën Kyetar e herë president i inciativës së gjithë qytetarëve pa dallim!?. Nuk e ka iden as vetë që thirret gjoja për të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës, JO nuk ka program, statut, as një të vetmen një pikë të programit zgjedhor  për të shpërngulurit. Asnjëherë nuk i ka përfaqësuar, nuk ishte zëri i tyre, nuk i njehë problemet, nuk ka njohuri bazike, telashet me të cilat për ditë përballen këta banorë.Vetëm i ka mashtruar, dhe vazhdon ti manipulon skajshmërisht se gjoja do ti pajis me dokumenta të Republikës së Kosovës, banorët e Luginës së Preshevës që jetojn në Gjilan.

Për çështjen e të shpërngulurve shqiptarë që jan të vendosur në Gjilan, por të ardhur nga Lugina e Preshevës, nuk është kompetencë e  nivelit lokal të institucioneve,të Kosovës, por çështje e të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës, që jetojn në Kosovë, i përket nivelit qendror si Parlamenti dhe Qeverisë së Kosovës, tjerat jan vetëm mashtrim e manipulim.

Vogëlsia ime, prej një banori të luginës së Preshevës, si i parëndësishëm, pse asnjëherë nuk keni organizuar, debat të hapur me qytetarë pa dorëza e pa filtra.Pse asnjëherë nuk keni ralizuar një statistike, sa baorë të asaj pjesë, jan pa dokumnte të Kosovës.Këso lloj pyetjem, mundë të jen të panumërta.

Nga Gjilani, JO nuk mbrohen banorët nga Presheva, Bujanoci, e Medvegja,kështu degradohet,  fakti është që në statutin e kësaj ngrehin artificiale me përbërje qytetar e jo nga Lugina e Preshevës, nuk ka asnjë simbol, as një shkronj, a pikë të vetme, që lidhet me të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës, që jetojn në Gjilan. Shkurt kjo është një Lëvizje qytetare,dhe vetëm inciativë qytetare, që është në rregull me logjikë të qëndrueshme. Por jo e banorëve të Luginës që jetojn në Gjilan. Më së paku për të shpërngulurit, ishte dhe mbetët, kundër interesave të tyre jetike. Nuk ka qasje, nuk ka vullnet, as dije të mirret, me të shpërgulurit.

Nga  një  Shoqatë e të shpërngulurve, në një  iniciativë për gjithë qytetarët-Partia Politike ’’Vatra’’

Fillimisht, dua të jap disa shenime të bazuara plotësisht dhe fundë e krye në fakte, dëshmi, prova që kan relavancë në këtë reagim publik. Lëvizja aktualisht e ashtuquajtur qytetare ’’Vatra’’, ishte quajtur Shoqata e të shpërngulurve nga Presheva, Bujanoci, e Medvegja, që jetojn në Gjilan. Ishte themeluar në vitin 2005, është regjistruar në   Departamentin për Organizata Joqeveritare-Ministria e punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Kjo Shoqatë kishte një përbërje që grumbullonte intelektual, dhe veprimtarë, me pretendimin që kjo Shoqatë të shtrihet edhe në Prishtinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, e gjetiu. Shoqata sipas statutit të themeluar, ishte organizim joqeveritar, jopolitik, demokratik, jofitimprurës, kulturore, humanitare, edukative, arsimore, shëndetësore dhe sportive e të shpërngulurve nga Lugina e  Preshevës, të vendosur në Komunën e Gjilanit.

Pra, ideja ishte të shtrihet në gjithë Kosovën, jo të mbetëtë vetëm në Gjilan, dhe jo të shëndrohet në subjekt politik, dhe jo të ndërron emrin herë Shoqatë, e pastaj Lëvizje, herë inciativa qytetare e Gjilanit, për të përfunduar në një Lëvizje qytetare,që nënkupton për gjithë qytetarët pa dallim që jetojn në Gjilan, që do të trajtoj edhe të drejtat e pakicave në Gjilan  dhe kështu vetëm emri i ashtuquajtur ’’Vatra’’ i ka mbetur, asgjë tjetër që ishte, dhe që do të duhej të ishte. Po ashtu dua të rikujtoj, se para se të themelohet në vitit 2005, kjo Shoqatë, në Kosovë, ishin themeluar, dhe kan zhvilluar aktivitete edhe Shoqata tjera, që nënkupton se kishte së funksionalizuar edhe Këshilla, Lëvizje, Organizata, Klube, Forume e të ngjashme. Kjo vërtetohet edhe sipas referencës së Departamentit të Organizatës Joqeveritare-Ministria e punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.  Pas shumë diferencimeve, përjashtimeve, nepotizimit, linqimeve, më 3 nëntor të vitit 2013, kjo Shoqatë shëndrrohet në parti politike dhe garon me numrin 72, iniciativa qytetare Lëvizja ’’Vatra’’, për Kuvendin Komunal të Gjilanit, të dhënat e verifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës. Gjatë mandatit të kësaj legjislature 2013-2017, për të vazhduar në legjilaturën e dytë të radhës 2017-2021, legjilatura 2021-2025, dhe kandidimi për legjilaturën 2025-2029, në tri legjilatura kishte nga një  Këshilltarë Komunal të vatrës  në Kuvendin e Gjilani, që mori vota nga kjo inciativë, ishte në kuptimin gjithfare, por asesi jo nuk ngriti, jo nuk shtroi, jo nuk  debatoi për të shpërngulurit që jan të vendosur në Gjilan. Pra 3  mandate të plota i shpenzuan, për interesa të ngushta personale, pa asnjë kontribut pa asnjë merit për të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës, që jan të vendosur në Gjilan.

Asambleisti nga Partia Politike ’’Vatra’’, nuk u ndëgjua asnjëherë, nuk foli asgjë, nuk inicoi asnjë inciativë, nuk procedoi as  një debat, asnjë diskutim, nuk parashtroi asnjë edhe një pyetje të vetme, nuk adresoji së paku një rekomandim, jo nuk hartoi asnjë edhe një shkresë drejtuar nivelit lokal, Komunës së Gjilanit, për të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës.

Nëse ka ndërmarrë, së paku një veprim të vetëm, nëse ka iniciuar një hapë, sa do të vogël, lirisht të dal dhe të promovoj publikisht. Të gjitha kontributet e më hershme jan përvetësuar nga ’’Vatra’’, jan vjedhur, jan ndryshuar, i jan bartur si merita Partisë Politike ’’Vatra’’, pa asnjë pikë turpi.

Asnjë nga inciativat, gjithë meritat tentohet ti apostrofohen si gjoja të vatrës, pa asnjë kontribut të vetëm

Bazuar,në dëshmit dhe shenimet tani që po publikohen, para se të miratohet Rezoluta me nr.04-R-011/2013, datë 6 qershor e vitit 2013, nga Parlamenti i Kosovës, para se të  formohet Komiteti për  Bashkëpunim Ndërkufitarë në kuadër të Kuvendit Komunal të Gjilanit më 27 qershor 2013, para se të të nxirret vendimi nga Kuvendi Komunal i Gjilanit   më 30 dhjetor 2014, mbi hapjen e zyrës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, në kuadër të administratës së Gjilanit. Kjo Shoqatë, asnjë inciativ, asnjë të vetme propozim konkret në formë të shkruar,për këto adresime.

Vetëm ish-Shoqata ’’Vatra’’, u shëndrrua në Parti Politike, kurse  Shoqatat, Lëvizjet, Organizata, tjera nuk e mbështetën këtë, dhe ishin kundër kësaj, por kjo Shoqatë, si e vetme, kaloi dhe u shëndërrua  në Parti Politike, vetëm për Kuvend Komunal të Gjilanit. Kurse Shoqatat, e Lëvizjet tjera , që ishin të formuar, vazhduan aktivitetet e tyre, në interes të kauzës së drejtë të Luginës së Preshevës, por nuk shëndrruan në Parti Politike. Bile, mbështetur në aktivitete, dhe prononcime, të Shoqatave nga Lugina e Preshevës, që veprojn në Kosovë, kishte inciativa të unifikohen, të bashkohen, por Partia Politike ’’Vatra’’, ishte kundër këtij unifikimi, pra Partia Politike  ’’Vatra’’, jo nuk është dhe nuk identifikohet me Luginën e Preshevës, vetëm votat e tyre i dëshiron. Vetëm është duke i dëmtuar këta banorë,shumë bile. STOP, mos të vazhdon të gënjen, mos të mashtron opinionin, mos të ulë e mos të shkel, në fatëkeqësin e banorëve të SHPËRNGULUR nga Presheva, Bujanoci, e Medvegja, që jetojn në Gjilan.

Partia Politike ’’Vatra’’, aktron kinse përfaqëson të shpërngulurit

Duhet thekësuar për Opinion të gjërë,se Partia Politike ’’Vatra’’, vazhdon avazin të përvetësoj, meritën për organizime po mundohen të zotërojn, e zaptojn merita, po mundohen të vjedhin, të bëjnë të tyre, si një plaçkë, një përpjekje e pa bazë që  po mundohen  të  krijojn  kinse një efekt, kapital të momentit  medial e për poena politik, duke u munduar të bëjn të shfrytëzueshme a të përdorshëm  për puro propagandë politike. Gjithnjë  shtrembërojn, anashkalojn  aktivitet e kontribudhënës, gjithnjë në opinion plasojn duke ua mohuar të tjerëve meritat, duke tentuar të përvetësojn  kontribute, inciativa, aktivitete, merita.

Nëse vështron me vëmendje, për hulumtim të shenimeve  del konstatimi se Kushtrim Kadriu, Kryetar i  Partisë Politike ’’Vatra’’, shan e fyen e shërbehet me fjalorin më të ulët, njëherë anon me partin politike LDK dhe ish-Kryetarin e Gjilanit Lutfi Hazirin, e pastaj , prishet me këtë e kthehet me Degën e PDK-ës, në Gjilan,  pastaj hasim në vendimin që Kushtrim Kadriu, gjobitet në mjete financiare, në një shumë jo të vogël  të shprehur në euro nga  Gjykata Themelore në Gjilan, për lëndën me numër C.334/2022, ka ushtruar shpifje, etiketime, fyerje, atakime ndaj Arianit Ibrahimit, nga Gjilani. Po ashtu, dominohet një fjalor rrugaqërie ndaj kundërshtarëve politik, krijon  kumtesa e deklarata të rreme, njëllosje, inskenime e skenare, për t’i ulur, e denigruar, krijon e është mbushur me veprim të hakmarrjes, inati, xhelozi e fanatizëm politik deri në urrejtje edhe për gjithë ata që u përjashtuan  dhe dhan dorëheqje nga Partia Politike ’’Vatra’’.

Pas një kohe, me LDK-ën dhe ish-kryetarin e Gjilanit Lutfi Hazirin,afrohet edhe  pse ishte një ulëse në Kovendin Komunal-të Gjilanit në legjislaturën 2021-2025, kah gjysma e mandatit e emërojn Kryesues të Kuvendit Komual të Gjilanit.Në këtë mandat si Kryesues, tregon  një paralazim të plotë të këtij legjislativi, nëpërmjet energjisë të jashtëzakonshme bullizuese dhe imponuese dhe e kishte bërë e shëndërruar Kuvendin e Gjilanit, në një cirk të vërtet, duke e degraduar deri në atë masë, dhe për të kryer misionin e vetë që të pengoj, edhe marrjen e vendimeve konform vullnetit të shumicës së Gjilanit.

Në fund të këtij reagimi për opinion, si një letër e hapur publike

Kushtrim Kadriu, Kryetar i  Partisë Politike ’’Vatra’’, është përgjegjës së paku moral edhe për faktin, është duke  premtuar të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës, me premtimin, si një monstrum, ’’se duhet votuar Partin Politike ’’Vatra’’, nëse dëshirojn të pajisen me dokumenta të Kosovës’’,  se ky është plan dhe për këtë ka shumë mëkate, me këto insistime e imponime i jan bërë dëme të mëdha të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës, anashkalim deri në përçudnim, shtrembërim.

Jan  shpikur gjëra, të paqena, jan kamufluar faktet inegzistente, trillime, fantazma e çka jo tjetër. Çmenduria, e shtrembërimi  e papërgjegjësia duhet ta ketë një kufi. Krijesa politike e ndërtuar nga Shoqata, drejt një Partie Politike të ashtuquajtur ’’Vatra’’, është e dalldisur nga krekosja, e ka përmbysur logjikën e shëndosh,  është duke e dhunuar të drejtën e të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës, ashtu si paraqiten me disa profile anonime, në rrjetet sociale, por edhe në  profilet e lajmeve të rreme FAKE news.Asnjëherë nuk përfaqësoj të  shpërngulurit nga Lugina e Preshevës, por është tallur me Luginasit, i ka përbuz, i ka fyer, i ka injoruar dhe çdo herë ka përfituar në kurriz të fatkeqësive të tyre.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Zenel Çeliku: Çfarë qëndron mbrapa protestave të dhunshme në Serbi? Idriz Zeqiraj: Mohimi i votimit të fshehtë - praktikë komuniste dhe fashiste! Nexhmedin Saqipi: “Fondi i Luginës” - Ide e duhur, kohë e gabuar? Dorian Koçi: Përkujtimi i parë institucional i Ditës Ndërkombëtare të Totalitarizmit Florim Zeqa: Çdo e keqe e ka të mirën mbrapa! Klajd Kapinova: “Diplomati” i pasuksesshëm John Robert Bolton i shpallur ‘persona non grata’, sëmundja e Sindromës Trump dhe FBI Vladimir Shyti: Hyjneshat e fatit, tjerrin fatin e Ukrainës Kalosh Çeliku: Ditët e Humorit dhe Satirës X 'Xha Deralla' 2025 Gjon Keka: Është koha për ta thyer akullin dhe dalë nga tuneli e të krijohen institucionet sa më parë Milazim Zeqiraj: Kur gënjeshtra prezentohet si e vertetë, në vend krijohen paqartësi Adil Fetahu: Jurisdiksioni universal në të drejtën penale Shaban & Fatime Prelvukaj: Çmimi i Lartë "Mikpritja Shqiptare" për "Valbona Resort & SPA" Emin H. Daka: Letër për mikun tim të dashur Albert Habazaj: Dr. Emiljano Sheraj i klinikës Aulona Dental në Vlorë Idriz Zeqiraj: OVL e UÇK-së dhe PAN shantazhojnë Qeverinë dhe Shtetin! Klajd Kapinova: Shqiperia dhe regjimi marksist i deleve idiote dhe trushperlare po shkojne se bashku ne Hell Ndue Dedaj: 'News 24' dhe kriza e medias Zenel Çeliku: UÇK - Nga lufta te Gjykata Speciale!!! Klajd Kapinova: Historia e islamit në Evropën fatkeqe si dhe Shqipëria dhe Kosova e prapambetur nën fenë e otomanizmit Kalosh Çeliku: Xhindet e kanë ende në dorë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx