| E diele, 24.08.2025, 06:52 PM |
REAGIM PUBLIK NDAJ LËVIZJES QYTETARE ’’VATRA’’, QË THIRRET NË EMËR TË SHPËRNGULURVE NGA LUGINA E PRESHEVËS
Nga
Idriz
M. Hajrullahu
Ky është një reagim për opinion, është
një letër e hapur publike, ndaj Kushtrim Kadriut, nga Lëviza qytetare ’’Vatra’’, në zgjedhje lokale
të Kosovës, të caktuara të mbahen më 12 tetor 2025, ka nxjerrë një listë për të
garuar për Kuvendin Komunal të Gjilanit. Por JO nuk i ka përfaqësuar të
shpërngulurit e aqë më pak JO nuk e përfaqëson
Luginën e Preshëvës. Dhe, herë e quan vetën Kyetar e herë president i inciativës
së gjithë qytetarëve pa dallim!?. Nuk e ka iden as vetë që thirret gjoja për të
shpërngulurit nga Lugina e Preshevës, JO nuk ka program, statut, as një të
vetmen një pikë të programit zgjedhor për
të shpërngulurit. Asnjëherë nuk i ka përfaqësuar,
nuk ishte zëri i tyre, nuk i njehë problemet, nuk ka njohuri bazike, telashet me
të cilat për ditë përballen këta banorë.Vetëm i ka mashtruar, dhe vazhdon ti
manipulon skajshmërisht se gjoja do ti pajis me dokumenta të Republikës së Kosovës,
banorët e Luginës së Preshevës që jetojn në Gjilan.
Për
çështjen e të shpërngulurve shqiptarë që jan të vendosur në Gjilan, por të
ardhur nga Lugina e Preshevës, nuk është kompetencë e nivelit
lokal të institucioneve,të Kosovës, por
çështje e të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës, që jetojn në Kosovë, i përket
nivelit qendror si Parlamenti dhe Qeverisë së Kosovës, tjerat jan vetëm
mashtrim e manipulim.
Vogëlsia ime, prej një banori të luginës
së Preshevës, si i parëndësishëm, pse asnjëherë nuk keni organizuar, debat të
hapur me qytetarë pa dorëza e pa filtra.Pse asnjëherë nuk keni ralizuar një
statistike, sa baorë të asaj pjesë, jan pa dokumnte të Kosovës.Këso lloj
pyetjem, mundë të jen të panumërta.
Nga Gjilani, JO
nuk mbrohen banorët nga Presheva, Bujanoci, e Medvegja,kështu degradohet, fakti është që në statutin e kësaj ngrehin
artificiale me përbërje qytetar e jo nga Lugina e Preshevës, nuk ka asnjë
simbol, as një shkronj, a pikë të vetme,
që lidhet me të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës, që jetojn në Gjilan.
Shkurt kjo është një Lëvizje qytetare,dhe vetëm inciativë qytetare, që është në
rregull me logjikë të qëndrueshme. Por jo e banorëve të Luginës që jetojn në
Gjilan. Më së paku për të shpërngulurit, ishte dhe mbetët, kundër interesave të
tyre jetike. Nuk ka qasje, nuk ka vullnet, as dije të mirret, me të shpërgulurit.
Nga
një Shoqatë e të shpërngulurve,
në një iniciativë për gjithë qytetarët-Partia
Politike ’’Vatra’’
Fillimisht, dua të
jap disa shenime të bazuara plotësisht dhe fundë e krye në fakte, dëshmi, prova
që kan relavancë në këtë reagim publik. Lëvizja aktualisht e ashtuquajtur
qytetare ’’Vatra’’, ishte quajtur Shoqata
e të shpërngulurve nga Presheva, Bujanoci, e Medvegja, që jetojn në Gjilan.
Ishte themeluar në vitin 2005, është regjistruar në Departamentin për Organizata Joqeveritare-Ministria
e punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Kjo Shoqatë kishte një përbërje që
grumbullonte intelektual, dhe veprimtarë, me pretendimin që kjo Shoqatë të
shtrihet edhe në Prishtinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, e gjetiu. Shoqata sipas
statutit të themeluar, ishte organizim joqeveritar, jopolitik, demokratik,
jofitimprurës, kulturore, humanitare, edukative, arsimore, shëndetësore dhe
sportive e të shpërngulurve nga Lugina e
Preshevës, të vendosur në Komunën e Gjilanit.
Pra, ideja ishte
të shtrihet në gjithë Kosovën, jo të mbetëtë vetëm në Gjilan, dhe jo të shëndrohet
në subjekt politik, dhe jo të ndërron emrin herë Shoqatë, e pastaj Lëvizje,
herë inciativa qytetare e Gjilanit, për të përfunduar në një Lëvizje qytetare,që
nënkupton për gjithë qytetarët pa dallim që jetojn në Gjilan, që do të trajtoj
edhe të drejtat e pakicave në Gjilan dhe
kështu vetëm emri i ashtuquajtur ’’Vatra’’ i ka mbetur, asgjë tjetër që ishte,
dhe që do të duhej të ishte. Po ashtu dua të rikujtoj, se para se të themelohet
në vitit 2005, kjo Shoqatë, në Kosovë, ishin themeluar, dhe kan zhvilluar
aktivitete edhe Shoqata tjera, që nënkupton se kishte së funksionalizuar edhe Këshilla,
Lëvizje, Organizata, Klube, Forume e të ngjashme. Kjo vërtetohet edhe sipas referencës së Departamentit
të Organizatës Joqeveritare-Ministria e punëve të Brendshme të Republikës së
Kosovës. Pas shumë diferencimeve, përjashtimeve,
nepotizimit, linqimeve, më 3 nëntor të vitit 2013, kjo Shoqatë shëndrrohet në
parti politike dhe garon me numrin 72, iniciativa qytetare Lëvizja ’’Vatra’’, për
Kuvendin Komunal të Gjilanit, të dhënat e verifikuar nga Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve të Kosovës. Gjatë mandatit të kësaj legjislature 2013-2017, për të
vazhduar në legjilaturën e dytë të radhës 2017-2021, legjilatura 2021-2025, dhe
kandidimi për legjilaturën 2025-2029, në tri legjilatura kishte nga një Këshilltarë Komunal të vatrës në Kuvendin e Gjilani, që mori vota nga kjo
inciativë, ishte në kuptimin gjithfare, por asesi jo nuk ngriti, jo nuk shtroi, jo nuk debatoi për të shpërngulurit që jan të
vendosur në Gjilan. Pra 3 mandate të plota
i shpenzuan, për interesa të ngushta personale, pa asnjë kontribut pa asnjë merit
për të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës, që jan të vendosur në Gjilan.
Asambleisti nga Partia
Politike ’’Vatra’’, nuk u ndëgjua asnjëherë, nuk foli asgjë, nuk inicoi asnjë
inciativë, nuk procedoi as një debat,
asnjë diskutim, nuk parashtroi asnjë edhe një pyetje të vetme, nuk adresoji së
paku një rekomandim, jo nuk hartoi asnjë edhe një shkresë drejtuar nivelit lokal, Komunës së Gjilanit, për të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës.
Nëse ka ndërmarrë,
së paku një veprim të vetëm, nëse ka iniciuar një hapë, sa do të vogël, lirisht
të dal dhe të promovoj publikisht. Të gjitha kontributet e më hershme jan përvetësuar
nga ’’Vatra’’, jan vjedhur, jan ndryshuar, i jan bartur si merita Partisë
Politike ’’Vatra’’, pa asnjë pikë turpi.
Asnjë nga inciativat, gjithë meritat
tentohet ti apostrofohen si gjoja të
vatrës, pa asnjë kontribut të vetëm
Bazuar,në dëshmit
dhe shenimet tani që po publikohen, para se të miratohet Rezoluta me
nr.04-R-011/2013, datë 6 qershor e vitit 2013, nga Parlamenti i Kosovës, para
se të formohet Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitarë në
kuadër të Kuvendit Komunal të Gjilanit më
27 qershor 2013, para se të të nxirret vendimi nga Kuvendi Komunal i Gjilanit më 30
dhjetor 2014, mbi hapjen e zyrës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, në kuadër
të administratës së Gjilanit. Kjo Shoqatë, asnjë inciativ, asnjë të vetme
propozim konkret në formë të shkruar,për këto adresime.
Vetëm ish-Shoqata ’’Vatra’’, u shëndrrua
në Parti Politike, kurse Shoqatat,
Lëvizjet, Organizata, tjera nuk e
mbështetën këtë, dhe ishin kundër kësaj, por kjo Shoqatë, si e vetme, kaloi dhe u
shëndërrua në Parti Politike, vetëm për
Kuvend Komunal të Gjilanit. Kurse Shoqatat, e Lëvizjet tjera , që ishin të
formuar, vazhduan aktivitetet e tyre, në interes të kauzës së drejtë të Luginës
së Preshevës, por nuk shëndrruan në Parti Politike. Bile, mbështetur në
aktivitete, dhe prononcime, të Shoqatave nga Lugina e Preshevës, që veprojn në
Kosovë, kishte inciativa të unifikohen, të bashkohen, por Partia Politike ’’Vatra’’,
ishte kundër këtij unifikimi, pra Partia Politike ’’Vatra’’, jo nuk është dhe nuk identifikohet
me Luginën e Preshevës, vetëm votat e tyre i dëshiron. Vetëm është duke i dëmtuar këta
banorë,shumë bile. STOP, mos të vazhdon të gënjen, mos të mashtron opinionin,
mos të ulë e mos të shkel, në fatëkeqësin e banorëve të SHPËRNGULUR nga
Presheva, Bujanoci, e Medvegja, që jetojn në Gjilan.
Partia Politike ’’Vatra’’, aktron kinse
përfaqëson të shpërngulurit
Duhet thekësuar për Opinion të gjërë,se Partia Politike ’’Vatra’’, vazhdon avazin të përvetësoj, meritën për
organizime po mundohen të zotërojn, e zaptojn merita, po mundohen të vjedhin,
të bëjnë të tyre, si një plaçkë, një përpjekje e pa bazë që po mundohen të
krijojn kinse një efekt, kapital të momentit medial e për
poena politik, duke u munduar të bëjn të shfrytëzueshme a të përdorshëm
për puro propagandë politike. Gjithnjë
shtrembërojn, anashkalojn
aktivitet e kontribudhënës, gjithnjë në opinion plasojn duke ua mohuar të
tjerëve meritat, duke tentuar të përvetësojn
kontribute, inciativa, aktivitete, merita.
Nëse vështron me vëmendje,
për hulumtim të shenimeve del konstatimi
se Kushtrim Kadriu, Kryetar i Partisë
Politike ’’Vatra’’, shan e fyen e shërbehet
me fjalorin më të ulët, njëherë anon me partin politike LDK dhe ish-Kryetarin e
Gjilanit Lutfi Hazirin, e pastaj , prishet me këtë e kthehet me Degën e PDK-ës,
në Gjilan, pastaj hasim në vendimin që
Kushtrim Kadriu, gjobitet në mjete financiare, në një shumë jo të vogël të shprehur në euro nga
Gjykata Themelore në Gjilan, për lëndën me numër C.334/2022, ka ushtruar
shpifje, etiketime, fyerje, atakime ndaj Arianit Ibrahimit, nga Gjilani. Po
ashtu, dominohet një fjalor rrugaqërie
ndaj kundërshtarëve politik, krijon kumtesa
e deklarata të rreme, njëllosje, inskenime e
skenare, për t’i ulur, e denigruar, krijon e është mbushur me veprim të hakmarrjes,
inati, xhelozi e fanatizëm politik deri në urrejtje edhe për gjithë ata që u përjashtuan dhe dhan dorëheqje nga Partia Politike ’’Vatra’’.
Pas një kohe, me
LDK-ën dhe ish-kryetarin e Gjilanit Lutfi Hazirin,afrohet edhe pse ishte një ulëse në Kovendin Komunal-të
Gjilanit në legjislaturën 2021-2025, kah gjysma e mandatit e emërojn Kryesues të
Kuvendit Komual të Gjilanit.Në këtë mandat si Kryesues, tregon një paralazim të plotë të këtij legjislativi,
nëpërmjet energjisë të jashtëzakonshme bullizuese dhe imponuese dhe e kishte bërë e shëndërruar Kuvendin e Gjilanit, në një
cirk të vërtet, duke e degraduar deri në atë masë, dhe për të kryer misionin e
vetë që të pengoj, edhe marrjen e vendimeve konform vullnetit të shumicës së Gjilanit.
Në
fund të këtij reagimi për opinion, si një letër e hapur publike
Kushtrim Kadriu,
Kryetar i Partisë Politike ’’Vatra’’, është
përgjegjës së paku moral edhe për faktin, është duke premtuar të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës, me premtimin, si një monstrum, ’’se duhet votuar Partin Politike ’’Vatra’’,
nëse dëshirojn të pajisen me dokumenta të Kosovës’’, se
ky është plan dhe për këtë ka shumë
mëkate, me këto insistime e imponime i jan bërë dëme të mëdha të shpërngulurve nga Lugina
e Preshevës, anashkalim deri në përçudnim, shtrembërim.
Jan
shpikur gjëra, të paqena, jan kamufluar faktet inegzistente, trillime,
fantazma e çka jo tjetër. Çmenduria, e shtrembërimi e papërgjegjësia duhet ta ketë një kufi. Krijesa
politike e ndërtuar nga Shoqata, drejt një Partie Politike të ashtuquajtur ’’Vatra’’,
është e dalldisur nga krekosja, e ka përmbysur logjikën e shëndosh, është duke e dhunuar të drejtën e të shpërngulurve
nga Lugina e Preshevës, ashtu si paraqiten me disa profile anonime, në rrjetet sociale, por edhe
në profilet e lajmeve të rreme FAKE news.Asnjëherë
nuk përfaqësoj të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës, por është
tallur me Luginasit, i ka përbuz, i ka fyer, i ka injoruar dhe çdo herë ka
përfituar në kurriz të fatkeqësive të tyre.