E hene, 01.09.2025, 10:05 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Fati i Legjislaturës së 9-të në dorën e Listës Serbe!

E hene, 01.09.2025, 06:56 PM


Fati i Legjislaturës së 9-të në dorën e Listës Serbe!

Pakoja e Ahtisaarit më pak se shtet për shumicën shqiptare, më shumë se autonomi për pakicën serbe

Shteti i Kosovës është rezultat i përpjekjeve të gjata dhe sakrificave të panumërta të shumë gjeneratave, është rezultat i rezistencës së gjatë paqesore dhe kulminacion i luftës së lavdishme çlirimtare, por nuk është përmbushje e aspiratave të heronjve dhe dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë për një Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja!

Shkruan: Florim Zeqa

Shteti "multietnik" i Kosovës përveqse nuk është përmbushje e aspiratave dhe dëshirave tona kolektive, nuk është përmbushje e amanetit të dëshmorëve dhe atyre që u martirizuan për idealin e bashkimit kombëtar!

Pra, shteti "multientik" i Kosovës nuk erdhi si dëshirë e jona, por si projekt ndërkombëtar, i quajtur ndryshe si 'Pakoja e Ahtisaarit', e cila u pranua si kompromis i dhimbshëm, i kthyer tashmë në gabim historik të liderëve të kohës, që e pranuan futjen e shtetit të Kosovës nën varësi të pakicës serbe (Listës Serbe).

Pranimi i shtetit "multietnik" me 95 përqind popullatë shqiptare, është gabimi më i madh historik që nuk i falet politik-bërjes kosovare të 2008-s, e cila e pranoj shtetin me simbole pa përmbajtje kombëtare, që e pranoj shtetin gjysmak me Kushtetutë të 'harrnuar' nga kushtetutat e shteteve tjera, e cila nuk po na përshtatet askund, as në vendimmarrje, as në zgjedhje dhe as në Parlament!

Një shtet pa të drejt Referendumi, përveqse gjysmak dhe i varur nga pakica serbe, është më pak se shtet për shqiptarët dhe më shumë se autonomi për serbët (projekt i realizuar nga Serbia dhe mbështetësit e tyre perëndimor)!

Për ironi të këtij fakti nuk po mund ta konstituojmë as Parlamentin shkaku i moszgjedhjes së nënkryetarit serb!

Anashkalimi i votimit në 'pako' edhe i nënkryetarit serb e ka futur në telashe të mëdha vijimësinë e kësaj legjislature, e cila rrezikon të shpërbëhet shkaku i ankesës së Listës Serbe në Kushtetuese!

Deshën apo s'deshën ta pranojnë, fajtore për këtë situatë të krijuar në Parlamentin e Kosovës janë partitë shqiptare që nuk arritën marrëveshje paraprake, duke e akuzuar njëra-tjetrën për bashkëpunim me Listën Serbe, këtë 'Kalë Troje' të vendosur me 'Pakon' diskriminuese, të lansuar përmes përfaqësuesit special të OKB-së, ish presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, i cili ishte ndërmjetësi kryesor për zgjidhjen e problemit mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, i nderuar më pas me çmimin 'NOBEL' për një paqe të përkohshme!

Pranimi i pakicës serbe si kategori Kushtetuese, me vende të rezervuara në Kuvend dhe me 'veto' në vendimarrje, është kthyer, jo vetëm në 'Kalë Troje', por në kancer për shtetin e Kosovës, pa të cilën nuk mund të bëhet asnjë ndryshim në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, madje as edhe një amandament i vetëm për zgjedhjen e Presidentit nga populli, e të mos flasim për Referendumin Popullor, që shënon vulën e demokracisë së një vendi të pavarur dhe sovran.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Llesh Ndoj: Më ndihmoni, po kërkoj kryeministrin tim! Aurel Dasareti: Atdhetarë të vërtetë dhe gazetarë profesionistë - Elida dhe Skënder Buçpapaj Nikoleta Kovaçi: Tri ngjarje dhe tri pikë që s'na bien! Mark Palnikaj: Vështrim historik mbi marrëdhëniet ndërfisnore në Malësinë e Gjakovës Llesh Ndoj: Banor i 'rrugës së harruar',… ndërtesa pa emër Sadbere Emshiu: Katundaria në Pushtet Albert Zholi: Dr. Vladimir Mici - Një inflacion dy shifror apo më shumë është një rrezik i lartë i stabilitetit makroekonomi Kalosh Çeliku: 'Partallmenti' Idriz Zeqiraj: Një organizim ndryshe i pajisjes me libra shkollore të nxënësve Milazim Zeqiraj: Problemi që s'është problem, u bë problem- kurthë apo dështim i demokracisë Sevdail Hyseni: Haxhi Haki Hasani - kur bamirësia bëhet stil jetese në Luginën e Preshevës Florim Zeqa: Deri kur me politikë vrastare për shtetin!? Petrit Dibrani: Avancohet gënjeshtra me pagesë! Idriz M. Hajrullahu: Reagim publik nga Lëvizjes Qytetare 'Vatra' Zenel Çeliku: Çfarë qëndron mbrapa protestave të dhunshme në Serbi? Idriz Zeqiraj: Mohimi i votimit të fshehtë - praktikë komuniste dhe fashiste! Nexhmedin Saqipi: “Fondi i Luginës” - Ide e duhur, kohë e gabuar? Dorian Koçi: Përkujtimi i parë institucional i Ditës Ndërkombëtare të Totalitarizmit Florim Zeqa: Çdo e keqe e ka të mirën mbrapa! Klajd Kapinova: “Diplomati” i pasuksesshëm John Robert Bolton i shpallur ‘persona non grata’, sëmundja e Sindromës Trump dhe FBI

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx