Mendime
Aurel Dasareti: Atdhetarë të vërtetë dhe gazetarë profesionistë - Elida dhe Skënder Buçpapaj
E diele, 31.08.2025, 06:54 PM
Aurel Dasareti:
Reagimi
im ndaj gënjeshtarit injorant Bardhyl Meta
https://www.voal.ch/560029-2/edop/opinione/
Atdhetarët e vërtetë, ndryshe gazetarë profesionistë, zonja Elida dhe Skënder
Buçpapaj, themeluesit e https://www.voal.ch/ janë individë që punojnë për të mbledhur,
verifikuar dhe përhapur lajme dhe informacione në një mënyrë të plotë dhe
etike. Ata janë ndër më të mirët (në të gjitha aspektet) në botën shqiptare.
Prandaj, fyerjet e "fëmijës" së rrugës Bardhyl Meta nuk duhen marrë seriozisht.
Për t'u bërë gazetar profesionist, praktika
profesionale kërkon cilësi të tilla si angazhimi në komunitet, kreativiteti,
kurioziteti, aftësi të mira prezantimi dhe aftësia për të punuar nën presion.
Gazetarët profesionistë janë figura kyçe në një
shoqëri demokratike dhe puna e tyre përfshin më shumë sesa thjesht raportim -
ajo ka të bëjë me zbulimin dhe prezantimin e informacionit...
Të gjitha këto kushte i plotëson zonja Elida dhe
zoti Skënder Buçpapaj.
***
Gazetaria ka një mision të rëndësishëm shoqëror
për të informuar dhe ndriçuar, i cili dobësohet nga praktikuesit injorantë siç
është torollaku (burreci i paedukuar) Bardhyl Meta. "Gazetar" i
vetëshpallur që nuk ka njohuri ose kuptim në fushën e tij ose në lidhje me një
çështje specifike që po mbulon: kjo për
shkak të mungesës së arsimimit, mungesës së karakterit, përvojës ose plotësisë.
Në vend që të jetë një individ specifik, ky shpifës injorant i përcjellë
publikut informacion të pabesueshëm: gënjeshtra, dezinformata...
Kësaj krijese i mungon kompetenca,
etika dhe përpikëria gazetareske.
Përshëndetje vëllazërore
miqve të mi, Aurel Dasareti