E shtune, 06.09.2025, 02:41 AM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Shqiptarët gjenden në cepin më të errët

E premte, 05.09.2025, 06:50 PM


Shqiptarët gjenden në cypin më të errët

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Al Capone i Shqipërisë e lavdëron veten: “E po nuk jam qoftëlargu”, zgërdhihet kryekrimineli i stërzgjatur, “jam një djall i droguar dhe mëkatar që ka humbur rrugën e jetës”.

***

Krimineli i rrezikshëm Al Capone (1899- 1947), gangsteri më i famshëm i të gjitha kohërave në Amerikë, bën një pasuri kolosale duke kënaqur etjen e banorëve të Çikagos për alkool, gra dhe bixhoz.

Kryekrimineli më i rrezikshëm, Al Capone i Shqipërisë, grabitësi i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, gangsteri më i famshëm i të gjitha kohërave në Shqipëri, ka ndaluar së vjedhuri, por vetëm kur fle. Ai bën një pasuri kolosale duke vjedhur, grabitur dhe shitur çdo gjë jetike të Shqipërisë në të cilën lulëzon korrupsioni dhe krimi i organizuar, trafikimi i qenieve njerëzore, nepotizmi, dhe duke kënaqur etjen banorëve të Evropës për drogë, prostitucion, pisllëqe pa fund...

"Mbeturina" do të thotë gjëra, materiale ose mbetje që hidhen sepse nuk janë më të përdorshme ose të nevojshme, dhe është një fjalë e zakonshme për mbeturina ose plehra.

Duhet të jemi korrekt kur kritikojmë anëtarët e parlamentit të regjimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë që janë “të punësuar” në kuvend; jo të gjithë jashtëtokësorët e regjimit të krye-tradhtarit janë mbeturina njerëzore. Nën çdo kosh plehrash fshihet ndonjë këlysh shqipfolës.

PS: Kjo letër “dashurie” u drejtohet vetëm atyre që e gjejnë veten në përshkrim - kuptohet, nëse ka të tillë).

***

Qoftëlargu (djalli) i droguar nga kanabisi është armiku i Kombit shqiptar (vasali i shkatërruesit të shtetit-komb, Soros) që dirigjon qentë e vet se si ta shkatërrojnë Shqipërinë. Është e panevojshme të besosh në një burim mbinatyror të së keqes; vetë i ashtuquajturi njeri, është i aftë të kryejë çdo mizori kundër popullit shqiptar, shfarosjen përfundimtare të kombit tim.

“Ti fillon me bubullima, por unë do të mbaroj me reshje dhe stuhi”- tha burri i vërtet, dhe zbrazi një kovë me ujë të nxehtë mbi kokat e regjimit tradhtar e kriminalparlamentin e Shqipërisë dhe opozitës tradhtare e kriminale në parlamentin e Kosovës.

Shumica e udhëheqësve (bosëve) të njohur partiak, shoqërorë dhe të biznesit (në Shqipëri, Kosovë, FYROM) duhet të dënohen për servilizëm ndaj fqinjëve pushtues, korrupsion, prostitucion, pedofili, nepotizëm, krime të rënda ekonomike dhe tradhti ndaj vendit-kombit. Elita mbrojti dhe mbron njëra-tjetrën për shkelje të rënda - në një shtet ligjor ata duhet të kishin marrë dënimet më të ashpra.

Media, e cila duhet të jetë transmetuesi publik i Shqipërisë (dhe Kosovës), pasi financohen nga buxheti i shtetit, me paratë e taksapaguesve, ka një përgjegjësi të veçantë për të qenë politikisht objektive dhe gjithëpërfshirëse. Megjithatë, ata angazhohen në manipulim të rëndë të opinionit publik, me propagandë kriminale antikombëtare dhe kjo vërteton 100% se është e motivuar si ekonomikisht ashtu edhe politikisht për të qenë dora e kukullës së George Soros, kryeministrit joligjor me prejardhje të komplikuar: boshatisjen e Shqipërisë nga rinia dhe ekspertët e vet (shpopullimin e vendit) dhe zëvendësimin e shqiptarëve me të gjithë “refugjatët” e Azisë, Lindjes së Mesme dhe Afrikës; por edhe me aventuristë të Rusisë, Serbisë, Greqisë. Prandaj edhe regjimi kriminal, për të pastruar para të pista) ndërton vetëm kulla me 100 kate në Tiranën e Shqipërisë ku kanë mbetur vetëm pleqtë).

Dua të theksoj se mediat shqipfolëse (të shtetit amë Shqipërisë, Kosovës, FYROM-it...) të cilat kanë një mision shoqëror, 98% e tyre nuk e përmbushin atë kur nuk i ofrojnë popullsisë informacion të ndershëm për gjithçka.

Pse nuk do ta bënte psikopati këtë, në një shoqëri ku shteti mafioz ka kryesisht edhe monopolin mbi informacionin?!

Shqiptarët gjenden në cepin më të errët. Duhet të shpëtohen nga zhdukja përfundimtare. Zgjohuni dhe veproni tash, menjëherë. Shpëtojeni Vendin nga zhdukja. Shpëtojeni Kombin nga shfarosja.

Tradhtarët dhe të shiturit:

Unë theksoj parimin se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit - megjithatë, në Shqipëri gjykatat e korruptuara kriminale kryejnë diskriminim politik me urdhër të regjimit mafioz kriminal dhe antikombëtar, ndërsa në Kosovë gjykatat e korruptuara kriminale kryejnë diskriminim politik me urdhër të opozitës mafioze kriminale dhe antikombëtare.

Shqiptarët e shtetit amë (narko-shtetit Shqipëri) nuk mund ta quajnë veten një shoqëri të bazuar në sundimin e ligjit kur kjo i përshtatet regjimit mafioz kriminal tradhtar pro-serb, pro-grek, pro-rus. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

Shqiptarët e Kosovës (Dardanisë) nuk mund ta quajnë veten një shoqëri të bazuar në sundimin e ligjit kur kjo i përshtatet opozitës mafioze kriminale tradhtare pro-serbe. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

“Le të ketë drejtësi për të gjithë. Le të ketë paqe për të gjithë. Le të ketë punë, bukë, ujë dhe kripë për të gjithë”- Nelson Mandela.

***

Të gjithë shqiptarët (dhe jo vetëm ata) mund ta shohin me sytë e tyre se gjërat në praktikë funksionojnë ndryshe nga ajo për të cilën gënjen mafia.

Shqipëria (dhe Kosova) duhet t'i japë përparësi interesave kombëtare mbi aktivitetet e kohës së lirë të politikës së jashtme.

Kërkohet një nivel i ri vigjilence për të shmangur përfshirjen në politika që bien ndesh me interesat e vendit. Bota po përballet me një vakum pushteti që do të zgjasë për dekada.

Ku po shkojnë Shqipëria dhe Kosova?

Është e rrezikshme të parashikosh gjeopolitikën. Shkencëtarët nuk janë më të saktë se të tjerët kur bëhet fjalë për gjëra të tilla. Ngjarjet e paparashikuara kanë pasoja të parashikueshme, dhe ngjarjet e pritura kanë pasoja të paparashikuara.

Është e zakonshme që vendet me probleme të brendshme të humbasin interesin në politikën e jashtme.

Mundësi dhe sfida (përballje):

Rreziku për Shqipërinë dhe Kosovën është se politika e jashtme minon politikën e sigurisë.

Rreziku më i madh për Shqipërinë dhe Kosovën është mungesa e qëndrueshmërisë midis jetës dhe doktrinës në politikën e jashtme. Gjatë një ndryshimi global të fuqisë, rreziqet e politikës së sigurisë do të rriten. Kjo sugjeron se kërkohen përparësi. Në praktikë, kjo do të thotë që interesat kombëtare duhet të kenë përparësi mbi aktivitetet e kohës së lirë (aventurave) të politikës së jashtme. Kërkohet një nivel i ri vigjilence për të shmangur përfshirjen në politika që shkojnë kundër interesave të vendit. Hulumtimi ofron katër rregulla të përgjithshme për shtetet në kategorinë tonë të peshës:

Ambiciet e fuqive të vogla janë lokale dhe mbrojtëse në natyrë. Ato kanë një gamë më të ngushtë interesash dhe më pak liri veprimi. Fuqitë e vogla janë aktorë rajonalë në kuptimin që kërkesat e tyre janë të kufizuara në zonat e tyre dhe zonat menjëherë ngjitur, ndërsa fuqitë e mëdha ushtrojnë ndikimin e tyre në një shkallë globale. Prandaj, udhëheqësit e fuqive të vogla përqendrohen në kërcënimet dhe sfidat lokale ose rajonale sepse janë më të pajisur për ta bërë këtë sesa për të kuptuar dhe adresuar problemet globale.

Ilustrim: Ushtarak amerikan

Edhe ne shqiptarët pro-amerikan duhet të forcojmë ushtrinë.

Nëse nuk lufton për atdhe, s`ke as din, as iman, as fe! Situate e sigurisë në botë është dramatike. Ne duhet ta përgatisim Shqipërinë dhe Kosovën (të gjitha trojet shqiptare) për një det më të trazuar.

***

Unë nuk kam hyrë në politikë, por flas për politikën. Unë dua që çështja të jetë e njohur në vend që unë të jem i njohur. “Politika ime” nuk bazohet në urrejtje, por në dashuri për tonin. Nuk kam konflikt interesi në atë që shkruaj dhe nuk po sugjeroj se për kë të votohet, por për kë të mos votohet.

***

Unë nuk shkruaj asgjë që nuk mund ta dokumentoj. Që nga fëmijëria e hershme, kam lexuar dokumente në arkivat familjare qindravjeçare rreth historisë atdhedashëse të paraardhësve të mi arbërorë-shqiptarë.

Thellë, thellë qëndron kujtimi im për gjyshërit e prindërve të mi dhe farefisit më të afërt. Si një pus nga i cili ai mund të nxirrte ujë në kohë errësire.

Një shi po ëndërron pranë dritares, një zhurmë e qetë dhe e turpshme e ujit që zvarritet butësisht përgjatë pragut të dritares sime...

04.09.2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx