Mendime
Zenel Çeliku: Qeveria Rama 4 kush do të jetë?
E enjte, 04.09.2025, 06:15 PM
Qeveria Rama 4 kush do të jetë ???
Nga
Zenel Çeliku
Shumë
po flitet nëpër media se Kryeministri Rama ka vendosur këta apo ata personazhe
në qeverinë e Tij, por asgjë nuk është realitet, të gjitha janë aludime. Për
momentin, nuk dihet se kush do të jenë ministrat e rinj në Qeverinë "Rama
4", pasi emrat zyrtarë nuk janë shpallur ende nga Rama I cli ka tagrin që
të formoi qeverinë. Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë publike kabinetin e tij të katërt në një
mbledhje të posaçme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste më 11 Shtator
2025. Kjo datë është cituar si momenti kur pritet njoftimi zyrtar i ministrave
të rinj dhe ndryshimeve të mundshme në formacionin e qeverisë së Tij. Deri sot,
më 2 shtator 2025, emrat e ministrave nuk janë bërë publikë, janë vetëm lloqe
kafeneje. Proçesi i përzgjedhjes sipas burimeve korekte, po bazohet në dy
kritere kryesore, profesionalizëm teknik dhe integritet i pastër ligjor, duke
synuar të shmangë cdo rrezik për përballje me SPAK gjatë mandatit të ardhshëm
qeverisës. Pra, për të marrë informacion të besueshëm dhe zyrtar mbi ministrat
e rinj, do të duhet të presim konfirmimin pas mbledhjes së Asamblesë, më 11
Shtator. Pas atij momenti, mediat dhe burimet zyrtare do të raportojnë emrat
dhe ndryshimet në detaje. Mandati i katërt për PS vjen në një atmosferë ku kjo
parti dominon për 12 vite me radhë, duke ndikuar në mënyrë të fortë në
institucionet shtetërore dhe diasporë. Megjithatë ndjekja penale e zyrtarëve
socialistë nga SPAK, skandale korrupsioni dhe arratisja e
ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj, rritin presionin dhe sfidën ndaj kësaj
qeverie. Opozita thekson se reforma
është e vonuar dhe kontrolli i PS mbi Shtetin është ende i madh, duke penguar
profesionalizmin dhe pavarësinë institucionale, ashtu si dhe përmbushjen reale
të kërkesave për integrim në BE. Ndryshimet e pritshme në kabinetin Rama 4,
janë të detyrueshme sepse skandalet si rasti Ahmetaj, Beqaj e të tjerë, e bëjnë që Kryeministri t’i
thelloi reformat dhe të mos ketë lëvizje si kozmetike sesa ndryshime reale të
imazhit të sistemit të kthyer nga vetë Edi Rama. Nga ana tjër vërejmë se
analiza ekonomike kritike vë në dukje se strategjia buxhetore përfshin
parashikime shumë optimiste të të ardhurave, dështime në realizimin e tyre, dhe
rritje të detyrimeve të prapambetura, që mbartin rrezik të rëndë për financat
publike. Pa dyshim kjo situate kërkon figura të reja plot energji dhe të
përkushtuar. Këto sfida buxhetore lidhen direkt me mënyrën e menaxhimit të
kontratave publike (PPP) dhe shpenzimet e planifikuara që shpesh rezultojnë me
vonesa dhe zhvillime financiare jo të qëndryeshme.
Perspektiva
dhe pritshmëritë janë sfida e Qeverisë Rama 4. Këtë Rama e di mire ndaj edhe
është i detyruar për ndryshimet që do të bëhen. Fitorja e thellë e PS në
zgjedhjet e 11 Majit, është përgjegjësi e madhe pë këtë forcë politike dhe veçanërisht
një sprovë e madhe për vetë Edi Ramën.
Sëfundmi, nuk ka ministra të përjetshëm, duhet ta kuptojnë mirë ata personazhe që deri dje ishin pjesë e
qeverisë, dhe se në Rama 4 nuk do të jenë. Kush nuk e kupton këtë, nuk është
politikan. Mendoj se me fokusin në profesionalizëm dhe integritet, kabineti
“Rama 4” synon të përshpejtojë hapjen e kapitujve negociues me BE dhe të evitoi
rrezikun e ministrave drejt SPAK-ut. Megjithatë, realizimi i aspiratës për
anëtarësim në BE do të varet nga implementimi i reformave thelbësore si
pavarësi gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,
modernizimi i administrates dhe lufta që kjo qeveri do të bëj që të ofrohet
shpejt pranë BE-së. Nga ana tjetër,
sfidat e emigracionit, papunësisë dhe standardeve të jetesës mbeten të larta,
duke u dërguar si mesazh për nevojën e thellimit të reformave socialo -
ekonomike. Të mos aludojmë se në Qeverinë “Rama 4” do të jenë ministra nga
opozita, nga ato fusha që nuk kanë aspak kontribut në PS e të tjera duke u bërë
ineteresant në analizat apo në “infot” që ata gjoja kanë. Gjykoj se Rama synon
të projektojë një profil profesional dhe të pastër ligjor, veçanërisht për
shkak të presionit nga SPAK dhe aspiratave nga BE. Por në thelb, sfidat për
reforma të vërteta si në drejtësi, administratë, financa publike dhe mirëqenie
sociale mbeten prioritet i Rama 4. Le të mos harrojmë, themellimi i ndryshimit
nuk është vetëm në deklarata, por në veprime dhe reforma që prekin jetën e
qytetarëve.
Un
konkludoj se, përzgjedhja e kabinetit Rama 4, do të fokusohet në figura
profesionistë, figura të pastra dhe synimi për integrim në BE.