E premte, 05.09.2025, 06:26 AM (GMT+1)

Mendime

Hysen Ibrahimi: Serbia synon të aneksojë pjesën veriore të Kosovës

E enjte, 04.09.2025, 06:53 PM


SERBIA SYNON TË ANEKSOJË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS, DY MINIERA TË RËNDËSISHME TREPÇËN DHE ALBANIKUN SI DHE LIQENIN E UJMANIT – FILLIMISHT DUKE FORMUAR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE PASTAJ REFERENDUM PËR NDARJE TË VERIUT TË KOSOVËS

Nga Hysen Ibrahimi

Opinioni im i shkruar, trajton rrezikun e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Serbia po ndjek modelin e Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, duke synuar të arrijë një rezultat të ngjashëm në veri të Kosovës. Formimi i Asociacionit shihet si hapi i parë drejt kërkesës për një Republikë Serbe brenda Kosovës, që më vonë mund të çojë në referendum për ndarje territoriale.

Synimet strategjike të Serbisë lidhen me dy minierat (Trepça, Albaniku) dhe Liqenin e Ujmanit, burime kyçe për ekonominë e Kosovës. Lejimi i këtij Asociacioni do të ishte një “vetëvrasje për Kosovën”, sepse pakica serbe (5% e popullsisë) do të fitonte një mjet të fuqishëm politik e territorial, madje legjitim.

Po ashtu, kam vërejtje për zërat nga politika kosovare që përkrahin hapur idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, duke e cilësuar si të dëmshme për interesat kombëtare. Si mësim marrim shembulli i Milorad Dodikut në Bosnje, duke e barazuar me Milan Radojiçiqin në Kosovë.

Prandaj bëjë thirrje paralajmëruese që institucionet e Kosovës dhe shoqëria të mos pranojnë Asociacionin, dhe të njoftohet edhe bashkësia ndërkombëtare për pasojat që mund të sjellë formimi i këtij asociacioni. Sepse Serbia synon të aneksoj pjesën veriore të Kosovës, dy miniera të rëndësushme Trepçën dhe Albanikun si dhe liqenin e Ujamnit – fillimisht duke formuar Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pastaj referendum për ndarje të veriut nga Kosova.

Hysen Ibrahimi

Suedi/Förslöv, 04.09.2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx