Mendime
Florim Zeqa: Me ADN-në për shtetin e Kosovës!
E hene, 08.09.2025, 06:54 PM
Me ADN-në për shtetin e Kosovës!
Çka pas moratoriumit të Kuvendit?!
Masa e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese,
përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të
Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë, i ngjet
moratoriumit politik që e lë vendin pa institucione!
Shkruan:
Florim Zeqa
Ndërkohë
partia më e madhe e dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, më 9 shkurt 2025,
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e ka zgjedhur Albin Kurtin, kryeministër aktual në
detyrë, si të propozuarin e saj edhe për një mandat në krye të Qeverisë.
Kurti,
i cili është aktualisht kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, u zgjodh me votë
unanime në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, që u
mbajt të dielën e 7 shtatorit 2025.
Në
fjalimin e tij, Kurti i ka falënderuar anëtarët e partisë së tij për besimin e
dhënë dhe e ka shpalosur programin e asaj që e ka quajtur 'qeverisje të re',
por shihet qartë se pretendon të anashkaloj vendimin e Gjykatës Kushtetuese,
duke bërë thirrje që të ecet përpara me formimin e Qeverisës së re, 'Kurti 3'!
Përderisa
e kemi të papërfunduar procesin e konstituimit të Kuvendit, nuk e kam as idenë
më të vogël sesi mund të tubohet Kuvendi, kur Kushtetuesja e ka ndaluar çdo
veprim të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe
çdo procedurë për formimin e Qeverisë!
Veprimet
e njëanshme të Albin Kurtit mund ta krijojë një situatë paradoksale dhe të
palakmueshme, ku mund të merrë hov anarkia dhe padëgjeshmëria qytetare ndaj
institucioneve shetërore.
Anarkia
institucionale ka filluar me shkelje të përditshme të Kushtetutës në
Parlamentin e Kosovës, e cila fare lehtë mund të përfundoj me trazira qytetare,
prej të cilave mund të rrezikohet e arritura më e madhe e shekullit për
shqiptarët-Pavarësia e Kosovës!
Një
situatë të tillë e duan vetëm armiqtë e shqiptarëve, të Kosovës në veçanti, të
cilët janë duke punuar ditë e natë për kthimin e Kosovës në vitet e '90-ta, pa
shtet dhe me institucione paralele! Që kjo të mos ndodhë, politikanët tanë
duhet ta ndalin luftën për pushtet me njëri- tjetrin dhe të bëhen bashkë për
interesin e shtetit të Kosovës.
Meqë
për momentin kjo duket e pamundur, shqiptarët e Kosovës duhet të bashkohen
rreth Alternativës Demokratike për Ndryshim (ADN), kësaj force politike në
ngjizje e sipër, njëjtë sikurse në vitet e '90-ta, për t'i hedhur në koshin e
mbeturinave të gjitha partitë aktuale që e katandisen Republikën e Kosovës deri
në këtë deregje, duke e vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit!
Florim Zeqa, 7 shtator
2025