E shtune, 13.09.2025, 08:59 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Kurti dhe Osmani, shembulli i papërgjegjshmërisë shtetërore!

E shtune, 13.09.2025, 06:58 PM


Kush i vuri thikën pas shpine Kosovës, pushteti apo opozita?

Shkruan: Florim Zeqa

Pezullimi i dialogut strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, është një lajm i rëndë dhe kobëzi, i cili paralajmëron 'dimër' të ashpër për Kosovën!

A mund të ecë Kosova e vetme pa SHBA-të?!

Dy krerët më të lartë shtetërorë, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani janë duke u treguar të papërgjegjshëm me veprimet e tyre politike!

Përderisa i pari, Kryeministri Albin Kurti me deklaratat e ngutshme dhe veprimet vetjake dhe të pakoordinuara i ka dëmtuar rëndë marrëdhënjet me aleatin strategjik dhe ekzistencial të shtetit të Kosovës-SHBA-të.

E dyta, Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani me deklarata të pamatura dhe aspak bindëse për kinse kërcënimet familjare dhe rrezikun nga kanosja e vajzave të saj, e ka krijuar një situatë të lartë pasigurie dhe pabarazie qytetare në shtetin të cilin e drejton!

A thua vallë, dy liderët shtetërorë me veprimet e pamatura, me arrogancën e forcës së pushtetit dhe egon e pafundme pushtetore, janë shpëtimtarë apo janë shndërruar në denigrues të së ardhmes së shtetit dhe sigurisë naciaonale?!

Kosova me ndihmën e NATO-s e ka fituar luftën, me ndihmën e partnerit strategjik (SHBA) e ka krijuar shtetin dhe nuk duhet të tolerojë më izolime dhe poshtërime nga partnerët e saj strategjik, shkaku i aventurave të rrerzikshme të liderëve të saj!

Po bëhen dy vite që kur BE-ja na ka futur nën sanksione ekonomike, kurse tani edhe Amerika na ka kthyer shpinën me pezullimin e dialogut strategjik!
Si do të ecim tutje me raporte të ftohura me partnerët tonë?!

Ndërkohë, që dy liderët shetëror sillen me komoditet sikur gjithçka është në rregull, bota e ka ndryshuar komplet çasjen ndaj nesh!

Të vetmin problem e kanë me gazetarët që nuk po i lënë rehat!

Përderisa shtetet më të zhvilluara evropiane nuk e paramendojnë të ardhmen e tyre pa Amerikën, liderët tonë po e mendojnë të kundërtën, "Kosova mund të ecë e vetme pa SHBA-të", sikur mbështetja amerikane për ne është diçka e parëndësishme!

Raportet me SHBA-në dhe NATO-n janë ekzistenciale për Kosovën, janë garanca më e fuqishme për liri, për pavarësi, për sovranitet dhe integritet territorial të vendit tonë.

Pezullimi i Dialogut Strategjik nga ana e SHBA-ve ka qenë njëra nga masat e (pa)pritura që janë pasojë e politikës së jashtme sa të papërgjegjshme, po aq edhe inekzistente të Kosovës, në të cilën vorbull politike po vallëzon me dualizëm edhe Vjosa Osmani para Albin Kurtit sikurse dikur Mimoza Kusari para Gadafit!

Apokalipsit të shtetit të Kosovës tashmë po i shihet fundi

Vajtimet e opozitës u gjasojnë lotëve të krokodilit për Kosovën!

Tani opozita kot derdhë lot krokodili dhe mban ligjerata atdhedashurie!

Opozita le të trumbeton ditë e natë se Kurti po punon për Serbinë!

Asgjë nuk do të ndryshojë për të mirë për Kosovën?

Dy dekada e patën mundësinë të bëjnë mirë për Kosovën, e bën të kundërtën!

E katandisen siq është më së keqi vendin tonë përmes sistemit korruptiv, të instaluar për dy dekada rresht!

Pezullimi i raporteve amerikane me Kosovën, qoftë edhe i përkohshëm, do të jetë me pasoja afatëgjata për Kosovën!

Ky është vetëm fillimi i kohës së vështirë për Kosovën!

Të gjitha partitë, kush më pak e kush më shumë mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar!

Përgjegjësia 60 % bie mbi ata që sot janë në pushtet, pasi ata e patën fuqinë dhe mundësinë 60 % për ta ndryshuar realitetin e krijuar, por nuk e bënë!

Pjesa tjetër apo 40 %-shi i përgjegjësisë bie mbi opozitën që e bllokuan formimin e institucioneve të reja shtetërore.

Përderisa në Serbi ka filluar festa e prishjes së raporteve amerikane me Kosovën, mbetet të shihet në zgjedhje, se a do ta mund Albini edhe "opozitën amerikane"!

Po ashtu mbetet të shihet, kush i vuri thikën pas shpine Kosovës, pushteti apo opozita?!

Pavarësisht epilogut të zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare në vjeshtën e vonë, fati i Kosovës do të mbetët i lidhur ngusht me interesat amerikane në Ballkan, nga të cilat dhe pa të cilat as që mendohet ekzistenca e shtetit tonë!

Zoti në qiell!

Amerika në tokë!

Të paçim Kosovë për jetë e mot!

Për ADN-në, Florim Zeqa, Itali

13 Shtator 2025



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Llesh Ndoj: A mund t’i vijnë veshët qeverisë me Diellën? Ben Blushi: Pse qenka i ndershëm Albin Kurti? Idriz Zeqiraj: Ecejaket e Hashimit në SHBA, përçanë Lobin Shqiptar dhe lobonte ndarjen e Kosovës! Arbana Xharra: Kosova ka në krye një komunist, anti-amerikan shumë të rrezikshëm! Milazim Zeqiraj: Kosova ka institucionet e veta demokratike, prandaj protestat popullore në rrugë janë të paarsyeshme dhe paraqesin rrezik për shtetin Florim Zeqa: Kosova shtet i çudirave! Florim Zeqa: Paradoksale, deputetët pasivë angazhojnë asistentë personalë! Idriz Zeqiraj: Imazhin e UÇK -së e ka përmjerrë PAN-i me OVL-ë e tij provinciale! Florim Zeqa: Me ADN-në për shtetin e Kosovës! Hysen Ibrahimi: Ibrahim Rugova - Integrimi i Kosovës në NATO, prioritet qendror në partneritet me SHBA-në dhe Perëndimin Refik Hasani: Grafitet me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc – gjuhë urrejtjeje, provokim dhe kërcënim ndaj shqiptarëve Ndue Dedaj: Kompleki i asaj çka (s')ke qenë dje Llesh Ndoj: Është koha të flasim, ose të heshtim dhe të pranojmë sundimin e absurdit përgjithmonë Nexhmedin Saqipi: Gjuha e urrejtjes, minë e fshehur në themelet e shoqërive Klajd Kapinova: Partia marksiste amerikane ia ka shitur veten të çmendurve të së majtës ekstreme dhe mega-donatorëve Florim Zeqa: Zgjedhje për ndryshime rrënjësore! Kalosh Çeliku: Armiku i dukshëm Aurel Dasareti: Shqiptarët gjenden në cepin më të errët Hysen Ibrahimi: Serbia synon të aneksojë pjesën veriore të Kosovës Zenel Çeliku: Qeveria Rama 4 kush do të jetë?

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx