E premte, 12.09.2025, 10:12 PM (GMT+1)

Mendime

Milazim Zeqiraj: Kosova ka institucionet e veta demokratike, prandaj protestat popullore në rrugë janë të paarsyeshme dhe paraqesin rrezik për shtetin

E premte, 12.09.2025, 06:51 PM


Kosova ka institucionet e veta demokratike, prandaj protestat popullore në rrugë janë të paarsyeshme dhe paraqesin rrezik për shtetin

Nga Milazim Zeqiraj

Që nga zgjedhjet e 9.2.2025 Kosova po përballet më ngërç politik, të shkaktuar nga partit parlamentare në Kuvend.

Muajve të fundi na bje të lexojmë shkrime dhe ndëgjojmë thirrje për protesta popullore, kundër partive të dalura nga zgjedhjet e lira.

LVV dhe Albin Kurti  pas zgjedhjeve, si parti fituse  nuk i muar përgjegjësit për formimin e institucioneve.Ai nuk i ftoi sinqerisht partit politike për koalicion.

Pushteti është joshës për të gjitha partit politike, me një ftesë të siqeritët kishin pranu të gjitha partitë politike.

Bllokimi i Kuvendit i konvenon partis fituse,pasi nuk i ka numërat për formimin e institucineve.

Albin Kurt me LVV dhe Listën Guxo po e kritikojnë opozitën dhe GjK, por vendimet e GjK po i zbatojnë.

Ai um po shfrytëzon hapësirat  juridike për mundësin e vet që të gjej deputet për krijimin e institucioneve.

Edhe presidentja e vendit Znj. Osmani ka hall për prespektivën e vet politike dhe ka filluar me kritika ndaj GjK dhe Listes Serbe.

Institucinet e Kosovës janë të pavarura, ato po e  bëjnë punën e vetë në shërbim të vendit dhe popullit.

Një thirrje për protstë popullore kundër vetvetes është e panevojshme dhe e rrezikshme për vendin.

Lufta politike dhe mediatike, janë normale në fushshatë

Kosova është shtet demokratik, me institucione të pavarura dhe funksionale.

Tek ne zgjedhjet janë të lira, krijojnë parlamentin, e nga ai formohen institucionet: (qeverinë dhe presidentin).

Në zgjedhjet i kemi kry më 9.2.25 dhe ishin model në rajon.

Dalja në rrugë është pa arsye, nuk sjell zgjidhje.

Shembujt nga rajoni – ku pas zgjedhjeve ka protesta të opozitës si në Serbi apo të Partisë Demokratike në Shqipëri – përfunduan pa rezultat.

Në një demokraci zgjidhjet janë të qarta: nëse ka paknaqësi me zgjedhje, prit zgjedhjet tjera dhe ndryshoje pushtetin, por jo përmes rrugës.

Kur protestohet me të drejtë?

Protesta bëhet vetëm atëher:

kur qeveria tenton ta ndryshojë sistemin  demokrati

Kur nuk respektohet shteti, kushtetuta dhe simbolet dhe organet e drejtësisë bëhen palë me të keqen dhe nuk reagojnë.

Nëse dikush kritikon shtetin, kushtetutën apo institucionet, kjo nuk është arsye për protesta, për këto raste ekzistojnë mekanizmat ligjorë për mbrojtjën e institucionev. Nese institucionet e sigurisë e drejtësisë nuk e bëjnë detyrën e tyre, dhe politikajt sillen jasht normave ligjore, atëherë populli ka të drejtë të reagojë dhe të kërkojë përgjegjësi nga organet e drejtësise, por jo duke e rrenuar shtetin.

Psh. Në Kroaci pas lufte kishte bllokim në rrugtimin e saj  drejt EU. Bllokusi u identifiku. Atëhere drejtësia reagoj, problemi u zgjidh, vendi për kohë të shkurtër hyri ne EU.

Ne deri sa i kemi institucionet, nuk ka nevojë të mbrojmë Kosovën në rrugë.

Kujtesë historike

Në vitet '80 sistemi politik kollaboj, institucionet ne Kosovë u kapën nga elita politike pro serbosllave dhe populli u detyrua të ngrihej me protesta masive. Me sakrifica të mëdha dhe me luftën e UÇK-së, me ndihmën e miqve tanë, më 12 qershor 1999 arritëm lirin.
Kosova sot

Sot situata ne Kosovë është ndryshe. Ne jemi shtet demokrati me shoqri multietnike 92% shqiptar, 4% minoritët serb e malazez dhe 4% minoritët tjetër. Bllokimin dhe mosfunksionimin e Kosovës mund ta bëjnë vetem shumica shqiptare në parlament nese nuk kan vullnet për bashkqeverisje.

Kushtetuta dhe ligjet tona janë të qarta, veq ai që nuk don nuk i zbaton.

Pas zgjedhjeve të lira ne kemi ardhur në një situatë të padëshiruar, kjo është pasojë e votës sonë të lirë. Ne ua dhamë besimin partive politike që ato të bejnë marrëveshje për formimin e institucinev, ato u ngatrruan në mes veti.

Partia fituse për formimin e institucioneve i nevojitet një koalicion. Albin Kurti nuk po bënë koalicion të gjanë, ai po tënton me deputetë të krijon një qeveri, përveq atyre nga Lista serbe.

Albin Kurti, Kushtetuten dhe GjK po e respekton.

Një protestë në këtë rrethanë do të ishte vetëvrasje, kush ndaj kujt. Votuesi që ka votuar është i kënaqur me zgjedhjen e tij, prandaj duhet të presim zgjidhjen nga GjK, nëse nuk na përshtatet shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme,nëse kemi çka me zgjidh.  Vetëm me votë bëhët ndryshimi.

Nga GjK, Kuvendi është në pushim, dhe po presim vendimin e GJK që të fillon puna në  Kuvendi.

Albin Kurti është propozu nga LVV për kryeministër.

Le të provon me kriju qeveri. Nëse nuk mundet pas dy jave,  provon i dyti, nëse edhe i dyti s'mind ta formon qeverin, vota kthehet të sovrani

Mekanizmat ligjor nuk janë shterr, andej protesta popullore në rrugë është katastrofë për vendin.

Pushteti është i mirë, njeriu aty fiton privilegje dhe të mira materiale, andej politikajt reagojnë me arrogancë.

Kosova ka një demokraci të prishët. Politikani e ofendon gazetarin, qytetari, GjK, kushtetuten, simbolet por nuk ndeshkohen, ka njëfar imuniteti.

Po të ndodhte një sjellje e till e kryeminstrit ose presidentit këtu në vendin ku jetoj do të ishte skandal politik. Ata duhet të terhiqëshin nga skena politika

Sot, fatkeqësisht, një pjesë e elitës politike në Kosovë shpesh e fajsojnë, e sulmojnë Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese, ndërsa populli hesht, sepse e kuptojnë qëllimin e tyre për pushtet dhe luftojnë mos me prish rahatin vetit. Ata bejnë jetë luksoze dhe pritojne të marrin përgjegjësi.

Andaj vetëm vota e lirë, e ndrron qeverisjën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Kosova shtet i çudirave! Florim Zeqa: Paradoksale, deputetët pasivë angazhojnë asistentë personalë! Idriz Zeqiraj: Imazhin e UÇK -së e ka përmjerrë PAN-i me OVL-ë e tij provinciale! Florim Zeqa: Me ADN-në për shtetin e Kosovës! Hysen Ibrahimi: Ibrahim Rugova - Integrimi i Kosovës në NATO, prioritet qendror në partneritet me SHBA-në dhe Perëndimin Refik Hasani: Grafitet me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc – gjuhë urrejtjeje, provokim dhe kërcënim ndaj shqiptarëve Ndue Dedaj: Kompleki i asaj çka (s')ke qenë dje Llesh Ndoj: Është koha të flasim, ose të heshtim dhe të pranojmë sundimin e absurdit përgjithmonë Nexhmedin Saqipi: Gjuha e urrejtjes, minë e fshehur në themelet e shoqërive Klajd Kapinova: Partia marksiste amerikane ia ka shitur veten të çmendurve të së majtës ekstreme dhe mega-donatorëve Florim Zeqa: Zgjedhje për ndryshime rrënjësore! Kalosh Çeliku: Armiku i dukshëm Aurel Dasareti: Shqiptarët gjenden në cepin më të errët Hysen Ibrahimi: Serbia synon të aneksojë pjesën veriore të Kosovës Zenel Çeliku: Qeveria Rama 4 kush do të jetë? Nue Oroshi: Idealistet e shtigjeve te gjata Luan-Asllan Dibrani: Nazim Cakolli – I Djeshmi i Lirisë, i Sotmi i Zhvillimit Milazim Zeqiraj: Rruga politike e Donika Gërvallës, nga mërgata rugoviane te e majta e Kurtit Florim Zeqa: Fati i Legjislaturës së 9-të në dorën e Listës Serbe! Llesh Ndoj: Më ndihmoni, po kërkoj kryeministrin tim!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx