| E premte, 12.09.2025, 06:51 PM |
Kosova ka institucionet e veta demokratike, prandaj protestat popullore në rrugë janë të paarsyeshme dhe paraqesin rrezik për shtetin
Nga Milazim
Zeqiraj
Që nga zgjedhjet e
9.2.2025 Kosova po përballet më ngërç politik, të shkaktuar nga partit
parlamentare në Kuvend.
Muajve të fundi na
bje të lexojmë shkrime dhe ndëgjojmë thirrje për protesta popullore, kundër
partive të dalura nga zgjedhjet e lira.
LVV dhe Albin
Kurti pas zgjedhjeve, si parti fituse nuk i muar përgjegjësit
për formimin e institucioneve.Ai nuk i ftoi sinqerisht partit politike për
koalicion.
Pushteti është
joshës për të gjitha partit politike, me një ftesë të siqeritët kishin pranu të
gjitha partitë politike.
Bllokimi i
Kuvendit i konvenon partis fituse,pasi nuk i ka numërat për formimin e
institucineve.
Albin Kurt me LVV
dhe Listën Guxo po e kritikojnë opozitën dhe GjK, por vendimet e GjK po i
zbatojnë.
Ai um po
shfrytëzon hapësirat juridike për mundësin e vet që të gjej deputet për
krijimin e institucioneve.
Edhe presidentja e
vendit Znj. Osmani ka hall për prespektivën e vet politike dhe ka filluar me
kritika ndaj GjK dhe Listes Serbe.
Institucinet e
Kosovës janë të pavarura, ato po e bëjnë punën e vetë në shërbim të
vendit dhe popullit.
Një thirrje për
protstë popullore kundër vetvetes është e panevojshme dhe e rrezikshme për
vendin.
Lufta politike dhe
mediatike, janë normale në fushshatë
Kosova është shtet
demokratik, me institucione të pavarura dhe funksionale.
Tek ne zgjedhjet
janë të lira, krijojnë parlamentin, e nga ai formohen institucionet: (qeverinë
dhe presidentin).
Në zgjedhjet i
kemi kry më 9.2.25 dhe ishin model në rajon.
Dalja në rrugë
është pa arsye, nuk sjell zgjidhje.
Shembujt nga
rajoni – ku pas zgjedhjeve ka protesta të opozitës si në Serbi apo të Partisë
Demokratike në Shqipëri – përfunduan pa rezultat.
Në një demokraci
zgjidhjet janë të qarta: nëse ka paknaqësi me zgjedhje, prit zgjedhjet tjera
dhe ndryshoje pushtetin, por jo përmes rrugës.
Kur protestohet me
të drejtë?
Protesta bëhet
vetëm atëher:
kur qeveria
tenton ta ndryshojë sistemin demokrati
Kur nuk
respektohet shteti, kushtetuta dhe simbolet dhe organet e drejtësisë bëhen
palë me të keqen dhe nuk reagojnë.
Nëse dikush
kritikon shtetin, kushtetutën apo institucionet, kjo nuk është arsye për
protesta, për këto raste ekzistojnë mekanizmat ligjorë për mbrojtjën e
institucionev. Nese institucionet e sigurisë e drejtësisë nuk e bëjnë detyrën e
tyre, dhe politikajt sillen jasht normave ligjore, atëherë populli ka të drejtë
të reagojë dhe të kërkojë përgjegjësi nga organet e drejtësise, por jo duke e
rrenuar shtetin.
Psh. Në Kroaci pas
lufte kishte bllokim në rrugtimin e saj drejt EU. Bllokusi u
identifiku. Atëhere drejtësia reagoj, problemi u zgjidh, vendi për kohë të
shkurtër hyri ne EU.
Ne deri sa i kemi
institucionet, nuk ka nevojë të mbrojmë Kosovën në rrugë.
Kujtesë historike
Në vitet '80
sistemi politik kollaboj, institucionet ne Kosovë u kapën nga elita politike
pro serbosllave dhe populli u detyrua të ngrihej me protesta masive. Me
sakrifica të mëdha dhe me luftën e UÇK-së, me ndihmën e miqve tanë, më 12
qershor 1999 arritëm lirin.
Kosova sot
Sot situata ne
Kosovë është ndryshe. Ne jemi shtet demokrati me shoqri multietnike 92%
shqiptar, 4% minoritët serb e malazez dhe 4% minoritët tjetër. Bllokimin dhe
mosfunksionimin e Kosovës mund ta bëjnë vetem shumica shqiptare në parlament
nese nuk kan vullnet për bashkqeverisje.
Kushtetuta dhe
ligjet tona janë të qarta, veq ai që nuk don nuk i zbaton.
Pas zgjedhjeve të
lira ne kemi ardhur në një situatë të padëshiruar, kjo është pasojë e votës
sonë të lirë. Ne ua dhamë besimin partive politike që ato të bejnë marrëveshje
për formimin e institucinev, ato u ngatrruan në mes veti.
Partia fituse për
formimin e institucioneve i nevojitet një koalicion. Albin Kurti nuk po bënë
koalicion të gjanë, ai po tënton me deputetë të krijon një qeveri, përveq atyre
nga Lista serbe.
Albin Kurti,
Kushtetuten dhe GjK po e respekton.
Një protestë në
këtë rrethanë do të ishte vetëvrasje, kush ndaj kujt. Votuesi që ka votuar
është i kënaqur me zgjedhjen e tij, prandaj duhet të presim zgjidhjen nga GjK,
nëse nuk na përshtatet shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme,nëse kemi çka me
zgjidh. Vetëm me votë bëhët ndryshimi.
Nga GjK, Kuvendi
është në pushim, dhe po presim vendimin e GJK që të fillon puna në Kuvendi.
Albin Kurti është
propozu nga LVV për kryeministër.
Le të provon me
kriju qeveri. Nëse nuk mundet pas dy jave, provon i dyti, nëse edhe
i dyti s'mind ta formon qeverin, vota kthehet të sovrani
Mekanizmat ligjor
nuk janë shterr, andej protesta popullore në rrugë është katastrofë për vendin.
Pushteti është i
mirë, njeriu aty fiton privilegje dhe të mira materiale, andej politikajt
reagojnë me arrogancë.
Kosova ka një
demokraci të prishët. Politikani e ofendon gazetarin, qytetari, GjK,
kushtetuten, simbolet por nuk ndeshkohen, ka njëfar imuniteti.
Po të ndodhte një
sjellje e till e kryeminstrit ose presidentit këtu në vendin ku jetoj do të
ishte skandal politik. Ata duhet të terhiqëshin nga skena politika
Sot, fatkeqësisht,
një pjesë e elitës politike në Kosovë shpesh e fajsojnë, e sulmojnë Kushtetutën
dhe Gjykatën Kushtetuese, ndërsa populli hesht, sepse e kuptojnë qëllimin e
tyre për pushtet dhe luftojnë mos me prish rahatin vetit. Ata bejnë jetë
luksoze dhe pritojne të marrin përgjegjësi.
Andaj vetëm vota e
lirë, e ndrron qeverisjën.