E hene, 15.09.2025, 10:07 PM (GMT+1)

Mendime

F. Kalimashi: Voto Antigona Zeqa me numrin 15 në listën zgjedhore 113

E hene, 15.09.2025, 06:54 PM


Voto Antigona Zeqa me numrin 15 në listën zgjedhore 113

Shkruan: F. Kalimashi

Të nderuar qytetarë të Komunës së Klinës, më 12 tetor është një moment i rëndësishëm ku secili prej jush e ka mundësinë të shprehë vullnetin e tij përmes votës së lirë, për të votuar për idetë kreative dhe vizionin inovativ të kandidates me numrin 15 në listën zgjedhore 113, zonjes Antigona Zeqa.

Kush është Antigona Zeqa?!

Antigona Zeqa e lindur më 25 Janar 1987 në Gjilan. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në qytetin e lindjes. Antigona është një nënë dhe një grua shëmbullore, e përkushtuar ndaj familjes dhe shoqërisë.

Arsyeja pse Antigona kandidon për Asambleiste është fakti se ajo e konsideron Komunën si shtëpi të përbashkët për të gjithë qytetarët, kurse Asamblenë Komunale si vendin ku duhet trajtuar problemet e tyre.

Ajo e konsideron se e ka për obligim që idetë e veta dhe konceptet jetësore t'i vëjë në shërbim të gjithë qytetarëve filluar nga fëmijët, për të rinjët dhe secilën nënë dhe grua të fshatit dhe qytetit pa dallim.

Energjia pozitive dhe vullneti i jashtëzakonshëm për punë e bën zonjen Antigona të dallohet prej të tjerëve/tjerave kandidate.

Intuita dhe meditimi si dy elemente bazike të intelegjencës janë garanca e suksesit të saj. Inovacionet dhe idetë kreative të Antigones do të sjellin risi edhe në Asamblenë Komunale, të papara dhe të padëgjuara deri më tani.

Kandimi i Antigones për Asambleiste në Komunën e Klinës është një rrugëtim i ri i saj në politikë pas një pune të gjatë profesionale në organizimin e eventeve kulturore dhe artistike në festa dhe ahengje familjare anë e kend komunës sonë e më gjerë gjithandej Kosovës, dhe përtej kufijve të saj në shtetet evro-perëndimore, si bie fjala në Zvicër, ku Kompania e saj 'Dielli Dekor' është e pranishme me produktet e saj inovative.

Aftësitë komunikuese, afërsia me njerëzit dhe dashuria që ka për të gjithë qytetarët e Klinës pa dallime partiake, e bën kandidaten Antigona Zeqa të dallohet nga kandidatet e tjera.

Prandaj, qytetarët e Klinës më 12 tetor pa asnjë hezitim duhet të votojnë zonjen Antigona Zeqa, pasi vota për të është votë për të ardhmen e ndritshme të qytetarëve, votë e cila do ta pasuron Asamblen Komunale me një vlerë kombëtare dhe njerëzore, e munguar deri më tani në qytetin tonë.

Kandidatja me numrin 15 në listën zgjedhore 113, në listën e partisë shtetformuese-LDK, nuk është thjesht një numër, por është një personalitet i shquar dhe kandidaturë serioze, njëra ndër kandidaturat më të mira dhe më të përgatitura në të gjitha listat zgjedhore në Klinë.

Zonja Antigona Zeqa nga Bokshiqi, me dashuri dhe përkushtim ashtu siq e ka ndërtuar një familje të shëndoshë dhe të mrekullueshme, di ta ndërtojë një model të ri qeverisës në Asamblenë Komunale të Klinës.

Bazuar në kapacitetet intelektuale dhe profesionale, vota për zonjen Antigona Zeqa nuk është vetëm votë për të plotësuar kuotën gjinore në Asamble, por është votë për një zë ndryshe në Asamblenë Komunale dhe për të ardhmen e sigurtë dhe prosperuese të qytetarëve të Klinës.

Klinasit me voten e tyre më 12 tetor për zonjen Antigona Zeqa, e kanë mundësinë e artë dhe të papërseritshme që të dëshmojnë se janë shembull i një pjekurie politike për ta ndërtuar një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Të nderuar qytetarë të Klinës, Antigona Zeqa, një intektuale e shquar dhe një atdhetare e dëshmuar, me votën tuaj të lirë mund të bëhet zëri i juaj në Kuvendin Komunal, e cila do të jetë zë i fuqishëm i mbrojtjes së të drejtave tuaja, zë i ndryshimeve pozitive në jetën shoqërore dhe politike të komunës sonë.

Të priftë e mbara Antigona Zeqa! Jeni më e mira jo vetëm në listën zgjedhore numër 113, jeni nderi dhe krenaria e Bashkësisë Lokale të Grabanicës dhe e Klinës në përgjithësi!

Zoti e bekoftë voten e lirë të qytetarëve të Klinës e mbarë Kosovës!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: ShBA dëshiron të na ndihmojë të bëhemi shtet i lirë, demokratik dhe europian Florim Zeqa: Kurti dhe Osmani, shembulli i papërgjegjshmërisë shtetërore! Llesh Ndoj: A mund t’i vijnë veshët qeverisë me Diellën? Ben Blushi: Pse qenka i ndershëm Albin Kurti? Idriz Zeqiraj: Ecejaket e Hashimit në SHBA, përçanë Lobin Shqiptar dhe lobonte ndarjen e Kosovës! Arbana Xharra: Kosova ka në krye një komunist, anti-amerikan shumë të rrezikshëm! Milazim Zeqiraj: Kosova ka institucionet e veta demokratike, prandaj protestat popullore në rrugë janë të paarsyeshme dhe paraqesin rrezik për shtetin Florim Zeqa: Kosova shtet i çudirave! Florim Zeqa: Paradoksale, deputetët pasivë angazhojnë asistentë personalë! Idriz Zeqiraj: Imazhin e UÇK -së e ka përmjerrë PAN-i me OVL-ë e tij provinciale! Florim Zeqa: Me ADN-në për shtetin e Kosovës! Hysen Ibrahimi: Ibrahim Rugova - Integrimi i Kosovës në NATO, prioritet qendror në partneritet me SHBA-në dhe Perëndimin Refik Hasani: Grafitet me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc – gjuhë urrejtjeje, provokim dhe kërcënim ndaj shqiptarëve Ndue Dedaj: Kompleki i asaj çka (s')ke qenë dje Llesh Ndoj: Është koha të flasim, ose të heshtim dhe të pranojmë sundimin e absurdit përgjithmonë Nexhmedin Saqipi: Gjuha e urrejtjes, minë e fshehur në themelet e shoqërive Klajd Kapinova: Partia marksiste amerikane ia ka shitur veten të çmendurve të së majtës ekstreme dhe mega-donatorëve Florim Zeqa: Zgjedhje për ndryshime rrënjësore! Kalosh Çeliku: Armiku i dukshëm Aurel Dasareti: Shqiptarët gjenden në cepin më të errët

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx