| E hene, 15.09.2025, 06:54 PM |
Voto Antigona Zeqa me numrin 15 në listën zgjedhore 113
Shkruan:
F. Kalimashi
Të nderuar qytetarë të Komunës së Klinës, më 12
tetor është një moment i rëndësishëm ku secili prej jush e ka mundësinë të
shprehë vullnetin e tij përmes votës së lirë, për të votuar për idetë kreative
dhe vizionin inovativ të kandidates me numrin 15 në listën zgjedhore 113,
zonjes Antigona Zeqa.
Kush është Antigona
Zeqa?!
Antigona
Zeqa e lindur më 25 Janar 1987 në Gjilan. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka
mbaruar në qytetin e lindjes. Antigona është një nënë dhe një grua shëmbullore,
e përkushtuar ndaj familjes dhe shoqërisë.
Arsyeja
pse Antigona kandidon për Asambleiste është fakti se ajo e konsideron Komunën
si shtëpi të përbashkët për të gjithë qytetarët, kurse Asamblenë Komunale si
vendin ku duhet trajtuar problemet e tyre.
Ajo
e konsideron se e ka për obligim që idetë e veta dhe konceptet jetësore t'i
vëjë në shërbim të gjithë qytetarëve filluar nga fëmijët, për të rinjët dhe
secilën nënë dhe grua të fshatit dhe qytetit pa dallim.
Energjia
pozitive dhe vullneti i jashtëzakonshëm për punë e bën zonjen Antigona të
dallohet prej të tjerëve/tjerave kandidate.
Intuita
dhe meditimi si dy elemente bazike të intelegjencës janë garanca e suksesit të
saj. Inovacionet dhe idetë kreative të Antigones do të sjellin risi edhe në
Asamblenë Komunale, të papara dhe të padëgjuara deri më tani.
Kandimi
i Antigones për Asambleiste në Komunën e Klinës është një rrugëtim i ri i saj
në politikë pas një pune të gjatë profesionale në organizimin e eventeve
kulturore dhe artistike në festa dhe ahengje familjare anë e kend komunës sonë
e më gjerë gjithandej Kosovës, dhe përtej kufijve të saj në shtetet
evro-perëndimore, si bie fjala në Zvicër, ku Kompania e saj 'Dielli Dekor'
është e pranishme me produktet e saj inovative.
Aftësitë
komunikuese, afërsia me njerëzit dhe dashuria që ka për të gjithë qytetarët e
Klinës pa dallime partiake, e bën kandidaten Antigona Zeqa të dallohet nga
kandidatet e tjera.
Prandaj,
qytetarët e Klinës më 12 tetor pa asnjë hezitim duhet të votojnë zonjen
Antigona Zeqa, pasi vota për të është votë për të ardhmen e ndritshme të
qytetarëve, votë e cila do ta pasuron Asamblen Komunale me një vlerë kombëtare
dhe njerëzore, e munguar deri më tani në qytetin tonë.
Kandidatja
me numrin 15 në listën zgjedhore 113, në listën e partisë shtetformuese-LDK,
nuk është thjesht një numër, por është një personalitet i shquar dhe
kandidaturë serioze, njëra ndër kandidaturat më të mira dhe më të përgatitura
në të gjitha listat zgjedhore në Klinë.
Zonja
Antigona Zeqa nga Bokshiqi, me dashuri dhe përkushtim ashtu siq e ka ndërtuar
një familje të shëndoshë dhe të mrekullueshme, di ta ndërtojë një model të ri
qeverisës në Asamblenë Komunale të Klinës.
Bazuar
në kapacitetet intelektuale dhe profesionale, vota për zonjen Antigona Zeqa nuk
është vetëm votë për të plotësuar kuotën gjinore në Asamble, por është votë për
një zë ndryshe në Asamblenë Komunale dhe për të ardhmen e sigurtë dhe
prosperuese të qytetarëve të Klinës.
Klinasit
me voten e tyre më 12 tetor për zonjen Antigona Zeqa, e kanë mundësinë e artë
dhe të papërseritshme që të dëshmojnë se janë shembull i një pjekurie politike
për ta ndërtuar një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët e komunës
sonë.
Të
nderuar qytetarë të Klinës, Antigona Zeqa, një intektuale e shquar dhe një
atdhetare e dëshmuar, me votën tuaj të lirë mund të bëhet zëri i juaj në
Kuvendin Komunal, e cila do të jetë zë i fuqishëm i mbrojtjes së të drejtave
tuaja, zë i ndryshimeve pozitive në jetën shoqërore dhe politike të komunës
sonë.
Të
priftë e mbara Antigona Zeqa! Jeni më e mira jo vetëm në listën zgjedhore numër
113, jeni nderi dhe krenaria e Bashkësisë Lokale të Grabanicës dhe e Klinës në
përgjithësi!
Zoti
e bekoftë voten e lirë të qytetarëve të Klinës e mbarë Kosovës!