E hene, 15.09.2025, 02:59 AM (GMT+1)

Mendime

Gjon Keka: ShBA dëshiron të na ndihmojë të bëhemi shtet i lirë, demokratik dhe europian

E diele, 14.09.2025, 06:57 PM


ShBA dëshiron të na ndihmojë të bëhemi shtet i lirë, demokratik dhe europian

Nga Gjon Keka

Mbështetja e madhe e ShBA ndaj Kosovës është ë dëshmuar historikisht në të gjitha proceset e Kosovë deri në pavarësinë e Kosovë në vitin 2008 dhe njohjen e saj nga shumë vende, si dhe në ndërtimin e vendit në të gjitha fushat.

Pra marrë në tërësi historia e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës nuk mund të mendohet pa ShBA-n.

Kushdo që tenton të prish këto lidhje, këtë miqësi, këtë aleancë me veprime të tij të papërgjegjshme dhe me kryeneçësinë, injorancën e tij si dhe papjekurinë e tij në politik e qeverisje apo udhëheqje, do të thotë se po tenton ta prish edhe shtetin e Kosovës dhe të ardhmen e saj.

Ama asnjë ditë, e lërë më më tepër nuk mund të qëndrojë Kosova si shtet pa ShBA në rast të konfliktit apo ndonjë lufte me armiqtë e saj, këtë duhet ta dijnë të gjithë sepse ne ende jemi shtet në ndërtim e forcim dhe kompletim të shtetësisë e njohjes ndërkombëtare.

Është e habitshme se si mendojnë pushtetarët e sotëm dhe ata që e mbështesin këtë pushtet se ata mund të bëjnë edhe pa ShBA, kjo në fakt është çmenduri, por edhe marrëzi të dëgjosh gjëra te tilla absurde, kur dihet se Kosova si shtet asnjë ditë nuk mund për momentin të qëndrojë në këmbë pa mbështetjen e ShBA dhe vendeve mike europiane si dhe NATO/KFOR në Kosovë që ruan paqen dhe stabilitetin.

Nëse pushtearët e sotëm kan pak atdhetari në gjak duhet të mendoj me arsye dhe t'i kthehen lidhjeve të natyrshme e speciale më miken tonë ShBA dhe t'ia mundësojnë SHBA të bëjë Kosovë sëbashku shtet demokratik, të lirë, ku respektohen të drejtat e të gjithëve padallim religjioni, etnie, ngjyre etj dhe t'i mundësohet që sëbashku ta mbështesë Kosovën në udhën e integrimit në Bashkimin Europian, NATO dhe në Këshillin e Europës etj.

Është parë gjatë gjithë mbështetjes së saj se ShBA dëshrionë të na ndihmojë, të na bëjë qytetar të lirë e demokratik dhe shtet të vërtetë brenda familjes europiane.

Prandaj pezullimi i dialogut dhe pakënaqësit e SHBA me pushtetarët e sotëm Kosovës tregojn se ajo po pengohet t'i ndihmojë Kosovës si shtet që të bëhet vërtetë shtet demokratik dhe i lirë e europian.

Me pak fjalë është koha që të reflektojnë të gjithë dhe t'i kthehet Kosova si shtet në gjirin e SHBA që të ndihet sërish e sigurtë, sepse vetëm më ShBA shteti i Kosovës është shtet demokratik dhe me të ardhme të sigurtë.

Me pak fjalë, ShBA dëshiron të na ndihmojë të bëhemi shtet dhe të njihemi ndërkombëtarisht nga e gjithë bota demokratike. Poashtu ajo dëshiron të na ndihmojë të integrohemi në familjen europiane dhe në organizatat ë ndryshme ndërkombëtare me rëndësi të madhe për vendin tonë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Kurti dhe Osmani, shembulli i papërgjegjshmërisë shtetërore! Llesh Ndoj: A mund t’i vijnë veshët qeverisë me Diellën? Ben Blushi: Pse qenka i ndershëm Albin Kurti? Idriz Zeqiraj: Ecejaket e Hashimit në SHBA, përçanë Lobin Shqiptar dhe lobonte ndarjen e Kosovës! Arbana Xharra: Kosova ka në krye një komunist, anti-amerikan shumë të rrezikshëm! Milazim Zeqiraj: Kosova ka institucionet e veta demokratike, prandaj protestat popullore në rrugë janë të paarsyeshme dhe paraqesin rrezik për shtetin Florim Zeqa: Kosova shtet i çudirave! Florim Zeqa: Paradoksale, deputetët pasivë angazhojnë asistentë personalë! Idriz Zeqiraj: Imazhin e UÇK -së e ka përmjerrë PAN-i me OVL-ë e tij provinciale! Florim Zeqa: Me ADN-në për shtetin e Kosovës! Hysen Ibrahimi: Ibrahim Rugova - Integrimi i Kosovës në NATO, prioritet qendror në partneritet me SHBA-në dhe Perëndimin Refik Hasani: Grafitet me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc – gjuhë urrejtjeje, provokim dhe kërcënim ndaj shqiptarëve Ndue Dedaj: Kompleki i asaj çka (s')ke qenë dje Llesh Ndoj: Është koha të flasim, ose të heshtim dhe të pranojmë sundimin e absurdit përgjithmonë Nexhmedin Saqipi: Gjuha e urrejtjes, minë e fshehur në themelet e shoqërive Klajd Kapinova: Partia marksiste amerikane ia ka shitur veten të çmendurve të së majtës ekstreme dhe mega-donatorëve Florim Zeqa: Zgjedhje për ndryshime rrënjësore! Kalosh Çeliku: Armiku i dukshëm Aurel Dasareti: Shqiptarët gjenden në cepin më të errët Hysen Ibrahimi: Serbia synon të aneksojë pjesën veriore të Kosovës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx