| E diele, 14.09.2025, 06:57 PM |
ShBA dëshiron të na ndihmojë të bëhemi shtet i lirë, demokratik dhe europian
Nga
Gjon Keka
Mbështetja
e madhe e ShBA ndaj Kosovës është ë dëshmuar historikisht në të gjitha proceset
e Kosovë deri në pavarësinë e Kosovë në vitin 2008 dhe njohjen e saj nga shumë
vende, si dhe në ndërtimin e vendit në të gjitha fushat.
Pra
marrë në tërësi historia e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës nuk mund të
mendohet pa ShBA-n.
Kushdo
që tenton të prish këto lidhje, këtë miqësi, këtë aleancë me veprime të tij të
papërgjegjshme dhe me kryeneçësinë, injorancën e tij si dhe papjekurinë e tij
në politik e qeverisje apo udhëheqje, do të thotë se po tenton ta prish edhe
shtetin e Kosovës dhe të ardhmen e saj.
Ama
asnjë ditë, e lërë më më tepër nuk mund të qëndrojë Kosova si shtet pa ShBA në
rast të konfliktit apo ndonjë lufte me armiqtë e saj, këtë duhet ta dijnë të
gjithë sepse ne ende jemi shtet në ndërtim e forcim dhe kompletim të shtetësisë
e njohjes ndërkombëtare.
Është
e habitshme se si mendojnë pushtetarët e sotëm dhe ata që e mbështesin këtë
pushtet se ata mund të bëjnë edhe pa ShBA, kjo në fakt është çmenduri, por edhe
marrëzi të dëgjosh gjëra te tilla absurde, kur dihet se Kosova si shtet asnjë
ditë nuk mund për momentin të qëndrojë në këmbë pa mbështetjen e ShBA dhe
vendeve mike europiane si dhe NATO/KFOR në Kosovë që ruan paqen dhe
stabilitetin.
Nëse
pushtearët e sotëm kan pak atdhetari në gjak duhet të mendoj me arsye dhe t'i kthehen
lidhjeve të natyrshme e speciale më miken tonë ShBA dhe t'ia mundësojnë SHBA të
bëjë Kosovë sëbashku shtet demokratik, të lirë, ku respektohen të drejtat e të
gjithëve padallim religjioni, etnie, ngjyre etj dhe t'i mundësohet që sëbashku
ta mbështesë Kosovën në udhën e integrimit në Bashkimin Europian, NATO dhe në
Këshillin e Europës etj.
Është
parë gjatë gjithë mbështetjes së saj se ShBA dëshrionë të na ndihmojë, të na
bëjë qytetar të lirë e demokratik dhe shtet të vërtetë brenda familjes
europiane.
Prandaj
pezullimi i dialogut dhe pakënaqësit e SHBA me pushtetarët e sotëm Kosovës
tregojn se ajo po pengohet t'i ndihmojë Kosovës si shtet që të bëhet vërtetë
shtet demokratik dhe i lirë e europian.
Me
pak fjalë është koha që të reflektojnë të gjithë dhe t'i kthehet Kosova si
shtet në gjirin e SHBA që të ndihet sërish e sigurtë, sepse vetëm më ShBA
shteti i Kosovës është shtet demokratik dhe me të ardhme të sigurtë.
Me
pak fjalë, ShBA dëshiron të na ndihmojë të bëhemi shtet dhe të njihemi
ndërkombëtarisht nga e gjithë bota demokratike. Poashtu ajo dëshiron të na
ndihmojë të integrohemi në familjen europiane dhe në organizatat ë ndryshme
ndërkombëtare me rëndësi të madhe për vendin tonë.