Mendime
Fadil Maloku: Si do ta mirëpriste Amerika një "Lidhje të Re të Prizrenit" me dimensione panshqiptare?
E marte, 16.09.2025, 06:54 PM
Si do ta mirëpriste Amerika një "Lidhje të Re të Prizrenit" me dimensione panshqiptare?
Shkruan; Prof. Dr.
Fadil Maloku, Sociolog dhe Profesor i Universitetit të Prishtinës
Hyrje
Kohëve të fundit, duke marr parasysh dinamikat e zhvillimeve dhe
proceseve globale po edhe ato rajonale e lokale e sidomos duke dëgjuar për
iniciativa të reja politike, për parti e lëvizje rë reja, më mbushet mendja se
në shoqërinë tonë ka filluar një lloj "ngopje", apo si të themi një
lloj atrofie e paknaqësie me partitë e vjetra që u krijuan në ca momente të
caktuara historike; LDK-ja me rastin e suprimimit të edhe asaj pak autonomie që
na e mori dhunshëm Serbia në vitin 1989 dhe PDK-ja bashkë me AAK-n, kur nisën
krismat e para për çlirimin e Kosovës nga zgjedha e robërisë shekullore serbe.
Këto parti si formën ashtu edhe përmbajtjen e tyre e ndërtuan dhe e licencuan
si pasojë i momenteve të caktuara hiatorike. Që në fakt i bie se ato u afirmuan
dhe u legjitimuan në publik vetëm falë vlerësimit tejet preciz të individëve e
grupeve që me iniciativat u tyre më vonë u shndërruan edhe në protagonistë
kryesor të atyre rrethanave. Rugova, p.sh. me lëvizjen (interesante!)
pacifiste, kurse Thaçi e Haradinaj me luftën e tyre çlirimtare! Tani, në kohën
tonë pyetja që mendoj se duhet të shtrohet është; A është në horizont ajo
"rrethana" apo ai "momenti" i duhur historik për të
"riparuar" e ridimensionuar mundësitë, ambiciiet dhe shpresat e
shqiptarëve për të rritur kërkesat dhe ëndërrat kombëtare për një "botë të
re gjithshqiptare"? Unë them se PO! Por, dilema fundamentale për mua është
dhe mbetet; Cili bazament, cili ideal, apo cila Platformë ideologjike apo
politike, duhet të na shërbej si çelës për dy kauza; njërës që ka të bëjë me
një shtetësi të përbashkët dhe tjetrës që ka të bëjë me një komb të fuqishëm e
monolit në Ballkan? Dilema tjetër(që për mua poashtu mbetet pezull!), si të
realizohet ky synim e ambicie e kahmotshme e shumë patriotëve dhe lëvizjeve
historike në të kaluarën? Pra, ta thjeshtësoj; A mundet Platforma e dy
Lëvizjeve të mëhershme të Prizerenit të na shërbej si një udhërrëfyese e denjë
apo si një "road mapp" e sukseshme për ta finalizuar njëherë e
përgjithëmon ëndërrën e baahkimi kombëtar? Mendoj se po! Por, meqë rrethanat
(që po gjykojmë si momente kyçe) sociopolitike janë pak a shumë identike, si
duhet konzumuar nevojat dhe strategjitë e reja në këtë "kaosin" e
kontrolluar që po ndodh në gjithë botën e sotme...
Pse, Lidhja e Prizerenit duhet të mbetet edhe më tej "Piemont"
i ambicieve tona gjithëkombëtare?
·
Sepse, në krejt historinë e qenësimit
të kombit shqiptar, ideja dhe koncepti i "Lidhjes së Prizrenit"
ishte, është dhe mendoj se do mbetet ai kulmi më sublim dhe më i sinqerti i
organizimit tonë kombëtar, ai i rezistencës dhe idealit të bashkimit
kombëtar, për tu faktorizuar e fuqizuar njëherë e gjithëmonë shqiptarët në
arealin e Ballkanit Perëndimor. Padyshim që për këte Projekt madhor, shumë emra
e patriot të shquar të kombit andej e këndej kufirit punuan dhe u saktifikuan
(jetëra e pasuri) me vetédije e me bindje se do realizohet herdokurdo kjo
ëndërr. Pa dashur té futem në historicizma, për të cilët mendoj se duhet të
rishkruhen edhe shkaku i fakteve të "fjetura" dhe mosdija e
mosangazhimi ynë që u dëshmuan në dy tentativat (Levizjen e parë dhe ate të
dytën) e mëhershme, një Lëvizje e Re pan shqiptare do mund përveç tjerash të
ngre jo vetëm entuziazmin e harruar kombëtar për një shtet të vetëm, por edhe
pikëpyetje të reja mbi konturat e arkitekturës së gjeopolitike e
gjeostrategjike që po merr formë e përmbajtje, për çdo ditë. Në këtë kontekst,
një pyetje delikate dhe provokative do mund të ngrihet: si do të mund të
mirëpritej nga administrata (qoftë kjo me Trump, apo ndonjë tjetër) amerikane
një iniciativë e tillë paqësore gjithëshqiptare?
1.
"Pulsi" i
transaksionalizmit politik dhe pragmatizmi diplomatik i Donald Trump
Fillimish, nëse dëshirojmë të jemi realist duhet të kuptojmë se; Donald
Trump, ndryshe nga gjithë presidentët e deritanishëm amerikanë përveç sjelljeve
atipike (jo)diplomatike, ai shquhet edhe si lider që nuk "vuan" fortë
për parime ideologjike, por shumë më shumë për ato të përfitimit strategjik e
transaksional: "What do we get out of it?" Sepse, gjithë tashmë e
kanë kuptuar se vendimet që ai i merr dhe marrëveshjet që ai i nënshkruan (si
në planin e brendshëm ashtu edhe ate të jashtëm) bëhen ad hoc me shpejtësi
drite! Kjo cilësi e re ku në vend marrëveshjeve politike avansohen ato
biznisore në diplomacinë dhe politikën botërore u kuptua e dëshmua më së miri
në rastin marrëveshjes së Uashingtonit në Shtëpinë e Bardhë, asaj të
armëpushimit midis Indisë dhe Pakistanit, Izraelit e Iranit. Po e potencoj këte
fakt si risi në kuptimin që shqiptarët që e duan vërtetë bashkimin kombëtar, do
duhej shfrytëzuar e maksimalizuar deri ne ekstrem "frymen" e re të
transaksioneve ekonomike (që asnjëherë s'e kanë futur në funksion), në mënyrë
që të kuptohen shanset për një mbështetje të heshtur apo të tërthortë të
projektit të bashkimit shqiptar. Natyrisht, gjithnjë duke e bindur Ameriken, se
ky Projekt përveç lëverdisë ekonomike (investimeve grandioze, psh. në Trepçë)do
sjell siguri e stabilitet rajonal. E ajo çka është më e rëndësishme, do sjell
dobësim, margjinalizim, e anemi afatgjatë për interesat ruse.
1.
Kushtet që kushtimisht do i pranonte
Trump, në këmbim të bashkimi shqiptar?
Të gjithë e dimë që interesat amerikane s'ka shanse të deklinohen shpejt
dhe me ndërrim administratash. S'dyti, asnjë administratë amerikane – përfshirë
këtu edhe këte të Trumpit– nuk do ta mbështeste zyrtarisht ndryshimin e kufijve
në Ballkan nëse kjo nënkupton dhunë, tension ndëretnik apo sfidim të NATO-s.
Mirëpo, jam i bindur se nëse kësaj apo cilës do amdministratë amerikane ideja e
bashkimit të trojeve nga ana e Lëvizjes së Re të Prizerenit, i ofrohet me
kujdes dhe me një mal faktesh (ekonomike, politike, gjeopolitike e
gjeostrategjike) e argumentesh për realizuar në marrëveshje dhe kordinim të
plotë, do të mund të pranohej apo të paktën të tolerohej në mënyrë joformale
dhe të heshtur. Ndërkaq, për të gjetur rrugë realizimi i gjithë kësaj ambicie,
synimi e aspirate gjithëkombëtare, do varet të paktën nga këta tre faktorë
fundamental:
• Nga shkalla e (mos)kërcënimit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal: Ku
ambicia dhe synimi i shqiptarëve në Rajon (Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë)
për bashkim arrinë të garanton fundin e konflikteve të ngrira dhe merr përsipër
se nuk do shkakton ndonjë konflikt të ri.
• Nga Influenca e re gjeopolitike; Ku Lëvizja e Re e Prizerenit (si;
Projekt i bashkimit) do marrë përsipër minimin, dobësimin dhe kontestimin
afatgjatë të interesave dhe të pranisë; Ruse, Kineze e deri diku edhe Turke;
• Nga avantazhi i theksuar ekonomik: Ku Kompanitë transnacionale, me
afsh ende kërkojnë tregje të virgjëra dhe me një Marrëveshje afatëgjate
(p.sh.99 vite) do u mundësohej qasja ekskluzive në sferën e infrastrukturës, në
energji dhe në investime strategjike ekonomike.
Përfundimi; Pra, krejt ideja dhe koncepti i përshtatjes së interesave
shqiptare me ato amerikane, do duhej të "shitet" si një pako
zgjidhjeje për sigurinë dhe stabilitetin e interesave afatgjata amerikane për
Ballkanin, e asesi si një ambicie e aq më pak si një Projekt e kërkesë
ekskluzive paqësore (jo e dhunshme) e interesave shqiptare.
1.
Rrethanat në të cilat Trump nuk do té
përkrahte kurrë bashkimin shqiptar;
Në këte pikë, një Lëvizje e Re e Prizerenit, do duhej me
"skalpelin" e kirurgut të identifikoj ca linja të kuqe të qarta që,
nëse kalohen, do ta bënin Trumpin (dhe çdo president tjetër amerikan)
kundërshtar të drejtpërdrejtë të bashkimit kombëtar shqiptar. Në "korpusin"
e këtyre linjave alarmuese duhet theksuar;
Aktet dhunshme e terroriste dhe kujdesin ndaj segregacionit eventual
etnik dhe ndonjë përplasje eventuale të NATO-s që do mund të inicoheshin nga
grupet ekstremiste e radikale nga Rusia, Kina apo Lindja.
• Kujdesin maksimal ndaj infiltrimit apo përfshirjes së interesave Ruse
e Kineze që mund të vijnë nga Serbia dhe ("Kali i Trojes")
"Lista Serpska".
• Qëndrimet politike të ndonjë subjekti shqiptar që mund
ta spostojnë "korin" diplomatik amerikan në një anashkalim eventual
në negociata eventuale politike.
• Garancionet juridike për minoritete serbe apo atyre maqedonase si
pjesë e zgjidhjes një herë e përgjithmonë të lëmshit për të drejtat e pakicave.
Që natyrisht do "mbuloheshin" me njé arkitekturë të re standarde, ashtu
sikurse i ka gjithë bota demokratike.
Përfundimi; I gjithë ky projeksion hipotetik që përputhet me idetë
konceptet, synimet dhe ambiciet e dy Lëvizjeve të mëhershme të Prizerenit, për
bashkim përkon dhe tingëllon si "zgjidhje e njëanshme" apo
"shtytje për përplasje e konfrontime të reja etnike në rajonin e
Ballkanit, jo vetëm administrat e tanishme e Donald Trump, por asnje
administrat tjetër në të ardhmen lëre që fare nuk do ta përkrahte, por
egzistojne gjasat shumë reale që në fillimet e saja ajo do refuzohej e madje
edhe sanksionohej e ndëshkohej ashpër përmes kanaleve diplomatike, presioneve
politike e madje edhe sanksioneve ekonomike.
1.
A ka precedentë të kësaj logjike në
politikën e Trumpit?
Po, sigurisht që ka. P.sh. Marrëveshjet e Abraham Accords midis Izraelit
dhe disa shteteve arabe, jo vetëm në publikun e brendshëm por edhe ate
mbarëkombëtar (përmes medieve dhe trysnisë mediatike) u "promovuan"
dhe u përkrahën nga qendrat e rëndësishme të atëhershme vendimarrëse globale.
Anipse, ato në thelb ishin transaksione gjeopolitike por të
"mbuluara" mjeshtrisht me çmimin e interesave të Kompanive
transnacionale (KTN-ve) ekonomike e ushtarake. Madje, edhe ideja e shkëmbimit
të territoreve Kosovë–Serbi, e promovuar në mënyrë të tërthortë nga Grenell
gjatë presidencës Trump, ishte rasti më eklakant dhe më i rrezikshëm ku
administrata Trump, ishte skajshmërisht e gatshme të pranoj
"ridefinimin" ("redesign" ) e kufirit me Serbinë, me
pretekstin e garancioneve të sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan.
Përfundimi; Kështu që një "Lidhje e Re e Prizrenit" që arrinë
të ofroj zgjidhje përfundimtare dhe të arrinë ta bind cilen do administratë
amerikane, pa i kërcënuar interesat amerikane, pra, pa i vé në pikëpyetje
afatgjata kéto interesa mbi gjitha trojet shaiptare dhe që jap garancione dhe
njëkohésisht mundëson standarde maksimale mbrojtëse për minoritetet, sigurt se
nuk do të refuzohej automatikisht nga një administratë si ajo e Trumpit.
1.
Sa janë shqiptarët gati ta adresojnë
një projekt të tillë?
Problemi kryesor unë nuk e shoh tek administrata Trump, sepse, kjo
çéshtje me një mobilizim të fuqishëm të Lobit Shqiptaro -Amerikan mund të
kthehet në favor tonin, por e shoh më shumë tek iniciativat, organizimi dhe
adresimi i ideve dhe Projekteve shqiptare. E them troç, ngase;
• Mungon një Platformë apo strategji e përbashkët gjithëkombëtare mes
Prishtinës, Tiranës, Tetovës e Preshevës.
• Klasat aktuale politike ende janë të përçara, të korruptuara dhe
të varura ndjeshëm nga interesat klanore e grupore të grupeve të caktuara.
• Mungon një bashkërënditje profesionale lobimi në Uashington, në kohën
kur Serbia ka rritur ndjeshëm lobin e saj. Kétu, për mendimin tim Lobi
Shqiptaro-Amerikan, nga agjenda e tyre duhet të hjekin dorë mbrojtjen vetëm të
Kosovës, apo vetëm të Shqipërisë. Lobi që tani duhet të filloj te avokoj
ekskluzivisht vetëm interesat gjithëkombëtare të rajonit. Andaj, shqiptarët
nëse e duan një bashkim real dhe të qëndrueshëm, duhet të ndërtojnë një projekt
që fillon në Washington dhe jo vetëm në Prizren.
Do theksuar se Administrata e Trump, për nga stili dhe pragmatizmi i saj
aq sa mund të konstatohet nga distanca (këtë do duhej ta vlerësonte Lobi
Shqiptaro-Amerikan) dhe vlerësimi ynë sociopolitik, nuk besoj se do ta
përjashtonte ad hoc dhe kategorikisht një "Lëvizje të re të
Prizerenit", për aq kohë sa ajo arrinë të imponohet dhe të arsyetohet në
Zyrën Ovale, si; një zgjidhje e mençur politike; si një Projekt paqësore që nuk
kërcënon as minimalisht vlerat e demokracisë, lirisë dhe ato të integrimit
euroatlantik, por që është në përputhje të plotë me interesat amerikane në
rajon. Mirëpo, nëse ajo perceptohet gabimisht si projekt i nxitur nga ndjenja
shoveniste, ato ultra ekstremiste, është e paorganizuar dhe e ndërlidhur me
djallëzi të fshehta ndaj Amerikës dhe rivalëve té saj, atëherë, ajo do të
refuzohej me vendosmëri dhe pa hamendje të theksuar;
Natyrisht, shansi ekziston – por ai nuk varet vetëm te administrata
aktuale Trump, por te vetë shqiptarët sidomos te Liga Shqiptaro
-Amerikane, të cilët duhet të gjejnë mënyra e metoda se si ata e lobojnë,
konceptojnë e artikulojnë ëndrrën e kahmotshme historike për bashkim
kombëtar.
1.
Do e realizojnë ate me metoda
paqësore të stilit "rugovian", apo me metoda të dhunshme ala
"UÇK", kjo nuk është dilema "hamletiane", ngase, ekipi i
"Lidhjes së re të Prizerenit", si një Lëvizje panshqiptare e me
orjentime pro perëndimore e gjithëkombëtare, bashkë me Lobin-Shqiptaro
Amerikan, po edhe gjithë akterët politik dhe agjensit tjerë civil e mediatik që
e përkrahin këte ide, do jenë garantuesit kryesor për arritjen e këtij qëllimi
me mjete politike diplomatike, arsimimore, kulturore dhe kohezionin
shoqëror.
2.
SHBA-të nuk besoj që janë kundër
një Projekti gjithëshqiptarë që do përputhej me interesat e saja gjeopolitike e
gjeostrategjike afatgjata, por, janë dhe do mbesin edhe në të ardhmen vetëm
kundër kércënimeve të sigurisë dhe stabilitetit, kundër përdorimit të dhunshëm
e sidomos kundër akteve terorriste dhe ambicieve ekstremiste që gjatë kalvarit
të realizimit t Projektit edhe mund të infiltrohen.
3.
Gjithashtu, një "Lidhje e Re
Shqiptare" e kohës post moderne, nuk është e thénë të ndodhë ekskluzivisht
me rrahagjokësi, me himne e me dronë të sofistikuar, por me një Marrëveshje
paraprake dypalëshe dhe me një besnikëri e lojalitet të verifikuar ndaj
interesave të përbashkëta shqiptaro-amerikane në këtë pjesë të botës. Dhe jam
shumë i bindur që cilado administratë amerikane, nëse dimë ta béjmë një
"Ofertë" pragmatike, praktike dhe me garancione të efektivitetit
maksimal, mund të jetë më pak rezistente dhe më shumë lojale ndaj iniciativave
që mund té "bashkëjetojnë" gjatë me interesat strategjike amerikane
në Ballkan.
Kuptohet që mënyrat e realizimit të
"ëndërres" për bashkim kombëtar (një flamur, një komb dhe një shtet)
janë nga më të ndryshme dhe se ato nuk janë as të lehta e as të thjeshta!
E rëndësishme është kjo; që të mos harrojmë se simboli i Prizrenit, si kulm
("Piemonti" i shqiptarizmës) i Rilindjes Kombëtare mbetet edhe
në këte shekull një burim i papërsëritur frymëzimi dhe një tregues i qartë i
ambicies së papërmbajtur për një shtet të fuqishëm dhe stabil në Ballkan.
Ndërkaq, e ardhmja e kësaj aspirate varet shumë më shumë nga uniteti social,
mençuria diplomatike, aftësia ekonomike dhe mjeshtria e lobimit nëpër
kancelaritë vendimarrëse. Sidomos në Uashington ...
Prof.
Dr. Fadil Maloku, 9 Shtator, 2025