Mendime
Klajd Kapinova: Otomani Vaso Pasha sa i bardhë për shqiptarët e tij aq i zi për libanezët
E shtune, 20.09.2025, 06:54 PM
Monolog dhe pak histori kujtese për mashtrimet, gënjeshtrat dhe hiperbilizimet e përsëritura me vesh për otomanin e sulltanëve edhe Vaso edhe Pasha
Otomani
Vaso Pasha sa i bardhë për shqiptarët e tij aq i zi për libanezët
(1883-1892)...
Nga
Klajd Kapinova
Tregojnë
në qytetin e Shkodrës një ngjarje të përjetuar, se një person humorist
popullor, duke bërë shaka i tha një gënjeshtër shokut të tij në autobus, në
linjën e zakonshme urbane nga Fabrika ose Fermentimi i Duhanit deri tek Ura e
Bahcallekut (ku urbani merrte kthesën dhe rifillonte sërisht linjën rutinë),
për të parë dhe vërtetuar se a do të transformohet rrena e tij… Fatkeqsisht dhe
në mënyrë të pabesueshme, Ai arriti të besonte rrenën e tij, sepse gënjeshtra
ishte transformuar dhe kishte ndryshuar 100%, duke krijuar në këtë rast një
genjeshtër të re…
Qefi i shqiptarit është ta gënjesh ndër sy dhe shpesh me “Akademi” pa akademikë
Ja
se si vijohet të gënjehen dhe mashtrohen non stop 24/7/365, dhe tu shpërlahet truri gjeneratave të reja “studiues” apo “professor” edhe
më shumë e me hapa të shpejtë me gjoja të ashtëquajturën “postkomunizëm”. Kjo po bëhet pikërisht në vitin 2025, po nga ata professor të moshuar të shkollës marksiste, që u dhurojnë “leksione” historie falas të rinjve dembela dhe
naiv si “studiues”, të sponsorizuar si zakonisht nga regjimi rozë në pushtet.[1]
Në shumë kronika propagandistike standarte televizive,
që pash në internet dhe
kanalin YouTube, binte në sy titulli i përbashkët, me titra si me i pa shkru një dorë: “Nderohet, rilindasi
Pashko Vasa, me ceremoni përkujtimore në Shkodër me rastin e 200-vjetorit të
lindjes”
dhe aty shihen disa të rinj naiv (student fatkeq, me ndërgjegje zero), me tufa me lule (sipas videos ne
reportazh), kishin shkuar në varrin e tij, që thuhet se ndodhet në
Varrezat e Deshmorëve të Kombit, fatkeqsisht në
qytetin më “antikomunistë”
dhe më të politizuar qysh nga koha e Dullës se Gjinokatrës
apo të
“dekomunistizuar” njëkohsisht të Shkodrës.
Qysh
në hyrje ka plot gabime trashanike. Ai quhet edhe “deshmor” kombëtar, në një kohë
që edhe Vaso edhe Pasha dihet se ai s’ka
vdekur nga plumbi në luftë
kundër otomanëve, por në shtrat të rehatshëm, i rrethuar me të gjithë salltanetet dhe sulltanetët
me hareme sipas traditat asokohe islame
otomane.
“Atdhetari” e
“intelektuali” edhe Vaso edhe Pasha!?
Le
të ndalemi këtu pak. Në vorrezat e “deshmorëve”
të kombit, të përcaktuar me lapidarë si
të tille nga diktatorit Enver Hoxha, ka gënjeshtra dhe mashtrime historike, sepse nuk ka pas 28 mijë heronj, por disa here më pak.
Nëse shikohen faktet ësht
krejt e kundërta. Në Shqipëri, sipas burimeve të nxjerra nga Institucioni përkatës, që
merret me të rënët e luftës, jepet një shifër prej 2400 ushtarësh gjermanë,
1800 prej të cilëve janë identifikuar me emra dhe mbiemra. Pjesa tjetër është e
panjohur.
Gjithashtu para pak vitesh ka ekzistuar një
mendim se numri ishte rreth 3600, pasi ka pasur një përzierje të shifrave
të të rënëve në Shqipëri dhe Mal të Zi, sidomos dy javët e fundit të luftës.
Duke qenë se u bashkuan shumë forcat që vinin asokohe nga vendet fqinje.
Humbjet e gjermanëve nga data 22 qershor 1941
deri në 31 mars 1944, të vrarë janë 20 mijë e 276. Këto janë shifra që përfshijnë
vetëm Ballkanin.
Sipas logjike historike dhe fakteve të reja
del se ne nuk e kemi fituar luftën me nazi gjermanë, sepse
jemi vrarë më shume se të ashtëquajturit pushtues gjerman. Si mund të fitosh një beteje kur ke
28 mijë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore!?
Kujtoj se vetë diktatori
arabo-otoman Enver Hoxha, është vetëshpallur “hero” kombetar, kur ai dihet nga
te gjithe ka vdekur në shtrat të butë e i rrethuar nga dhjetra doktorë dhe
familja e tij në vitin 1985, kur Shqipëria nuk ishte në luftë me Gjermaninë
Naziste!?
Kush mundet të më shpiegoj faktin, se
si një “personalitet” i lartë qeveritar dhe
ushtarak me pashaportë si qytetar otomane të quhet “rilindas” kur
ai ka qenë zyrtari më i lartë i Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane dhe ka në trupin e tij më shumë dekorata se diktatori Enver Hoxha dhe perse i ka marrë ato e i varen si
krenari në trup!?
A ka bërë krime ai në Bejrut, kur ishte
drejtues me shpate kur’an dhe gjak të pafajshëm të popullit krisian
libanez, duke u shkatërruar atyre kishat e
vjetra dhe ndërtuar xhamia, duke i
konvertuar me dhunë sërisht me: shpat, gjak dhe
kur’an nga të krishtere në islam!?
Si shpiegohet që e njëjta historike kishte
ndodh dhe po ndodhte ndër shekuj fatkeqsisht
edhe në trojet martire të Arbërisë dhe Dardanisë martire dhe cfarë bëri ky “intelektual” edhe Vaso edhe Pasha për t’i ndalur këto gjenocide apo
krime kundër njerëzimit!?
Ai
s’ka lidhje me Shqipninë, sepse ishte qytetar otoman e i ka shërbyer
qeverive dhe otomanizmit, islamizimit dhe asimilimit të
popujve etnik dhe të krishterë kudo ku ka shkelur e kishte toka të
pushtuara dhe sunduara nga Perandoria në fjalë.
Ata nuk do te sjelln dokumente nga burimet britanike, europiane, literature e
pasur amerikane apo shtetet perreth Libanit, që të
tregojnë per masakrat që bëri
Perandoria Xhihadiste Islame Otomane e Hurit dhe e Liratit... Spikerja tha se
autoret e kumtesave do te flaisn mbi bazen e burime te reja otomane, te cilat
jane shkruar nga kronistet otomane, te culet asnjehere nuk kane kritikuar
Perandorine por e kanë ngritur ne qiell si Perendi në Tokë.
Pra, ata kërkojnë të rishkruajnë historinë fatkeqsisht gjoja
“shqiptare”, duke u mbështetur tek burimet pushtuese glorifikuese të
njëanshme si deri me sot.
Edhe Vaso edhe Pasha, s’ka lidhje me
Rilindjen Shqiptare AntiOmane, por me rilindjen e ideve të
skllavërisë së popullit liban dhe të shqiptarëve
për të njëjtat arsye. Ai ishte turk dhe antar i levizjes xhihadiste otomane islame,
e cila vendoste ligje për nënshtrimin e popujve brenda hartës
së madhe perandorake...
Edhe Arianit Cela ka
marrë shume dekorada nga regjimi komunist për shërbimet kriminale, që ka
bërë ndaj Perandorisë Komuniste në Shqipni të diktatorit sultan Enver Hoxha, por kjo s’do të thotë se ai ishte patriot
shqiptar.
Dekoratat
e Vaso turkut janë otomane dhe asnjë shqiptare. Edhe Vaso edhe Pasha nuk e ngriti zërin asnjëherë tek eprorët e tij, për ti thënë bossit të tij Sulltanit, se populli im shqiptar, të cilin e kam braktisë me kohë vetëm për bythen tënnde, për ofiqet e majme dhe
privilegjet e mia otomane nuk di shqip me shkru as me lexue, sepse ju otomanet
nuk e lejoni te mesoj gjuhen shqipe.
Sa shkolla për të mësuar gjuhën dhe kulturën
etnike libaneze hapi Edhe Vaso edhe
Pasha në Libanin e sunduar
prej tij dhe bissit Sulltan, për fëmijet libenez, sa
universitete ai ndërtoi për të rinjtë vajza dhe djemë libanez.
Asnjë
dhe asgjë, por vecse hapi varre me viktimat libanez të tij, hapi shkolla
me ideologji indoktrinuese radikale fetare islame etj... Edhe peshkopi i kuq
Noli ishte adash i preferuar i Dullës së
Gjinokatëes njësoj sikurse edhe ky trathtar dhe mercenary, që
fatkeqsisht sot po e nderoni dhe pompon me hipërbolizime dhe
trillime gjoja historike.
Të
paktën hiqjani dekoratat, që ka në
trup për turp. Ata i ka marrë
nga sulltanin otoman islamin, që shkaterroi Arbërinë
dhe dogji disa here kështjellën legjendare të Shkodrën.
Otomani Vaso Pasha sa i bardhë
për shqiptarët e tij aq i zi për libanezët (1883-1892)...
“Vaso Pasha,
gjatë gjithë jetës si mercenar otoman islam i bindur, i ka shërbyer vetëm
vezirit dhe sulltanit. Ka qenë ai qe ka bërë kërdinë në Bejrud, e cila në
histori njihet ose quhet edhe si Gjenocidi Libanez. Ky pasha besnik turkoshak,
u dergua në Prizren si dorë e forte, për të mbajtur tokat e Khalifatit në
truallin e Arbërit, në kohën e tkurrjes së detyruar të osmanllinjve mizor nga
tokat ballkanike kristiane pas Panvarësisë së Greqisë. Në Prizren, ky pasha
gjakatar, ka thënë: “Kush do që do
t'guxoj të belbëzoj autonominë ndaj Portës së Lartë do të ndeshkohet me ligj
për tradhëti. (Ligji ishte prerje koke dhe vendosja e saj në një hu)”. Shqipëria, fatkeqsisht vazhdon akoma sot me
dimensionet historike të fallsifikuara e të servirura nga turqit (neo-otoman)
apo nga kalemxhinj të paguar nga ata. Akoma sot i falen tyrbeve dhe sulltanëve
mizor shqipfolësit, që rastësia i hodhi në atë truall të shenjte. Ato vazhdojnë për vete të mbajnë ndër shekuj
emrat e mizorëve, si: sulltanëve, pashave, jeniçerëve, vezirëve, komandatëve të
ekspeditave ndëshkimore ushtarake… dhe vazhdojnë fatkeqsisht t’i trashëgojnë
ato tek fëmijët e tyre arnaut…” - Robert Qafzezi
Gjendja në Liban dhe a ishte pashai “shqiptar”!?
Guvernator apo Mutasarr?f!?
Qysh në fillim duhet thënë se Vaso (Wassa) Pasha
nuk ishte asnjiherë guvernator, por ishte
emruar Mutasarr?f.
Historikisht, dihet se termi i mëparshëm guvernator, ishte
braktisur nga Perandoria Xhihadiste
Islame Otomane.[2] Antarët e Komisionit Ndërkombëtar, vit pas viti
dhe ndër dekadat e shkuara, kanë
hulumtuar shumë emra për ndarjen e re administrative dhe guvernatorin e saj.
Asokohe shumë tituj karriere administrative, u
morën në konsideratë ose u anashkauan në përshtatje me kohën dhe inetresat
perandorake xhihadiste otomane islame. Kështu emertimi emir u hodh poshtë shpejt, sepse ishte ofenduese ndaj Portës së
Lartë Islame Otomane, mbasi dihet se emiri, ishte titulli i Sulltanit
(Perandorit) figurës hierarkike më të lartë dhe madhe qendrore perandorake.
Ai, u kujtonte oborrit perandorak islam otoman
sistemin e emirateve, që ata vetë asokohe e kishin luftuar për t’a shfuqizuar
përgjithmonë.
Edhe emertimi tjetër valigji, gjithashtu ra nga “fiku” (përdorimi i përditshëm), sepse
anëtarët e Komisionit donin të përcjellnin rëndësinë e rangut të titullit të
ri, i cili ishte më i lartë se ai i guvernatorëve otomanë të vilajetëve të
kohës.
Mirëpo, sikurse mësohet nga
burimet historike të kohës, shohim se pas dy javësh diskutimi u miratua termi i
ri francez i përkthimit në turqishten e vjetër (persisht, e cila sot është
gjuhë e vdekur në Turqi) si mutasarr?f[3], i cili u miratua
si titull i ri, për të përcaktuar saktësisht pozitën e lartë qeverisëse ose
administrative të nivelit të lartë të guvernatorit otoman. Ai u quajt ashtu, për nder të Malit Liban.
Sipas burimeve historike dhe literaturës së
shkruar, thuhet se pas vitit 1861, asokohe ekzistonte Mali i Libanit si Autonomi, me një mutasarr?f të
krishterë, e cila ishte krijuar si atdhe (krahinë autonome) për maronitët, nën presionin diplomatik
evropian.
Politika e vjetër otomane islame ishte perça dhe sundo, e cila asokohe futi në luftë civile banorët e krishterë në Malin e
Libanit, në vitin 1860.
Kështu në me 22 maj të vitit 1860, një grup i vogël
i maronitëve qëlluan një grup druzi
në hyrje të Bejrutit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.
Kjo shkaktoi dhunën masive, e cila shumë shpejt
doli jashtë kontrollit dhe fatkeqsisht përfshiu të gjithë Libanin. Nga data
29-31 maj të vitit 1860, burimet historike tregojnë se mbi 60 fshatra të
banuara u shkatërruan totalisht në afërsi të Bejrutit.
Deri në muajin qershor të vitit 1860 nga luftimet e
ashpra ndër fetare u vranë 33 banorë të krishterë dhe 48 druz.
Trazirat u përhapën edhe në lagjet e komuniteteve të përziera (miks) të Libanit jugor dhe në
vendet e tjera, si: Sidon, Hasbaya,
Rashaya, Deir el Qamar dhe Zahlé.
Fshatarët fanatik dhe radikal islam të Druzës,
rrethuan manastirët dhe misionet fetare katolike e i dogjën ato menjëherë, duke
vranë pa mëshirë të gjithë murgjit, që fatkeqsisht asokohe ndodheshin aty në
ndërtesën e tyre.
Sikurse tregojnë kronistët, media dhe historianët e
kohës, Franca ndërhyri menjëherë në emër të mbrotjes së popullatës së krishterë
dhe klerikëve katolikë (të masakruar
barbarisht me shpatë dhe nga indokrinimi radikal kur’anor islam), pas
masakrave, në të cilat për arsye të pastra
fetare dhe racizmit u vranë mbi 10.000 të krishterë.[4]
Vaso Pasha, është caktuar si mutasarr?f nga Djemal Pasha (një nga tre pashatë e
udhëheqjes xhihadiste islame otomane të Luftës së Parë Botërore) në vitin 1915,
pas së cilës ai caktoi asokohe mutasarr?f e tij.
Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, fatkeqsisht sundoi Libanin për 402
vjet nga pushtimi i tij në vitin e zi 1516 deri në fund të Luftës së Parë
Botërore në vitin 1918.
Sulltani kalifatist islam otoman Salim II (1516-1520),
pushtoi dhe masakroi barbarisht asokohe Sirinë dhe Libanin në vitin 1516. Salim
I, i zhvendosur nga elokuenca e sundimtarit libanez Amir Fakhr ad Din I
(1516-1544), vendosi t'i jepte amirëve libanezë një status gjysmë autonom.
Otomanët e kalifatit islam, përmes Maans, një familje feudale të madhe druze dhe shihabët (një familje myslimane sunite), që u konvertuan në
krishterim, qeverisen Libanin deri në mes të shekullit XIX.
Administrata xhihadiste islame otomane, ishte e
efektshme vetëm në zonat urbane, ndërkohë që pjesa më e madhe e vendit ishte e
sunduar nga krerët fisnorë, kryesisht të bazuara në aftësinë e tyre për të
mbledhur taksat e xhizies për
sulltanin perandorak.
Sundimi i ashpër i sulltan Abdul Hamidit II (1876-1909), nxiti nacionalistët arabë, të krishterët dhe myslimanët, në Bejrut dhe
Damask, për t'u organizuar së bashku në grupe dhe parti politike klandestine
antiotomane.[5]
Shumë të krishterë libanezë asokohe, ishin shumë të
shqetësuar për politikat e hapura agresive kur’anore asimiluese pan-islamike
otomane (turke), duke pasur frikë nga përsëritja e mundshme e masakrave
asimiluese kolektive të vitit 1860, ku u barbarizuan me qindra fëmijë, gra
shtatzëna, pleq dhe njerëz të paaftë, të cilët jetonin paqesisht në shtëpitë e
tyre dhe nuk mund të lëviznin...
Një numër i muslimanëve libanezë, nga ana tjetër,
kërkuan të mos liberalizonin regjimin xhihadist islam otoman, por t’a ruanin
atë (sundim) sikurse ishte me force të herkut kundër të krishterëve etnik
vendas, pasi sikurse dihet asokohe muslimanët radikal sunitë me fanatizëm
pëlqenin të identifikoheshin me kalifatin e tyre tradicional islam otoman.
Në kohën edhe momentin e duhur nga gjiri i popullit
libanez fatmirësisht doli heroi kombëtar
i tyre Youssef Bey Karam, i cili,
ishte një nacionalist libanez, që luajti një rol të rëndsishëm me ndikim
politik, në ndërgjegjësimin dhe Pavarësinë e plotë të Atdheut të tij të dashur
Libanit nga pushtimi gjaksor, kur’anor dhe mizor i Perandorisë Kalifatiste
Islame Otomane...
Mirëpo, asokohe fillimisht grupet reformatore të
Arabisë Saudite, shpresonin dhe besonini me naivitet, se synimet e tyre
nacionaliste do të mbështeteshin nga Revolucioni Xhonturq (Turqit e Rinj), të
cilët kishin organizuar një revolucion islamik propagandistik, me qëllime të
caktuara vetëm për pushtet, gjatë
viteve 1908-1909.
Fatkeqësisht, pas ardhjes realisht në pushtet,
turqit e rinj (xhonturqit) islamik, u bënë gjithnjë e më aggressive egoist,
arrogant, hipokritë, mashtrues dhe “nacionalistë”, duke mos e vrarë mendjen për
pavarësinë e shteteve, që parardhësit e tyre otomanë kishin arritur asokohe.
Pra, qëllimi i tyre kryesor ishte thjeshtë, një ndërrim pushtetesh, sundim i
vazhdueshem ku’anor radikal islam dhe jo liri dhe pavarësi të shtetëve të
pushtuara (robëruara) nën flamurin e xhihadit të ri islam turk.
Ata braktisën shumë nga premtimet e bukura
propagandistike për efekte elektorale dhe politikat e tyre gjoja “liberale”,
për shkak të kundërshtimit të brendshëm dhe angazhimit të Perandorisë
Xhihadiste Islame Otomane (Turqisë së sotme) në luftërat e reja të huaja, midis
viteve 1911 dhe 1913…
Historia e kalifatit 507-vjeçar (1517-1924) dhe Arbëria nën kthetrat e
saj radikale
Përgjigjen e saktë të pyetjes historike e japin
enciklopeditë dhe librat e mbushur me dokumente xhihadiste islame otomane me përmbatje
historike, të shkruar nga autorë të ndryshëm dhe më të shumti ato britanik dhe
të pranuar, sikurse edhe nga vetë otomanologët gjatë dekadave të shkuara. Ja
disa nga citimet e autorëve dhe referencat e librave nga i kam marrë.
Sipas historianeve, thuhet se Perandoria Xhihadiste
Islame Otomane u themelua në fund të shekullit XIII, në Azinë e Vogël
Veriperëndimore, në rrethinën e Bilexhikut dhe Sëgytit, nga kreu fisnor oguz
turk Osmani.
Pas vitit 1354, osmanët kaluan në Evropë, dhe me pushtimin e Europës Juglindore
(Ballkanit), Bejllëku Otoman u kthye në një Perandori Agresive Barbare
Xhihadiste Islame Otomane Ndërkontinentale.
Otomanët, i japën fund Perandorisë Bizantine në vitin 1453,
me pushtimin e Kostadinopojës nga Mehmet
Fatih-u (shqip do të thotë Pushtuesi),
i cili ka vrarë dhe prerë me shpatë dhe nxitur nga propaganda inspiruese
kur’anore qindra dhe mijëra të krishterë entik shqiptar (dardan) në trojet e
Arbërit.[6]
Për turpin tonë, sikurse dihet fatkeqsisht sulltan Pushtuesi (Fatih), ka sot xhaminë më të madhe në botë në Dardani, pra në kryqytetin e
shtetit “arnaut” në Prishtinë, e cila mirëmbahet vazhdimisht, mbrohet me ligje
dhe polici si monument kulture i trashigimisë dhe rëndësisë së veçantë, duke
shprehur gjithnjë një adhurim mahnitës apo dashuri me fanatizëm islam të madh
nga komuniteti naiv otomanë muslimanë i quajtur gabimisht “dardan” në Kosovë.
Sulltani xhihadist otoman islam, gjithashtu
adhurohet si Perendi apo Zot, sepse otomanët arnaut dhe turqit e ardhur aty
ndër shekuj falen rregullisht 5 (pesë) herë në ditë, sepse i bëri me dhunë dhe
genocid (shpatë dhe kur’an) si otomanë dhe islam. Në qytetin historik të
Prizrenit, që thuhet teorikisht se është kryqytetit i Shqipërisë Etnike, gjuha
e re e folur e pushuesve xhihadistë islam otomanë (turqishtja e re me bazë
latine), është bërë zyrtarisht një gjuhë e folur e perditshme, e cila sot po
përdoret masivisht kudo në ambientet publike dhe shkollat e niveleve të
ndryshme atje.
Kalifati otoman islam filloi në vitin 1517-1924, nën dinastitë otomane të Perandorisë. Ai ishte kalifati i fundit sunit islamik i epokës mesjetare të vonshme dhe të
hershme.
Pra, edhe pashai otoman islam ose turqeliu Vaso Pasha simutasarr?f i Libanit, ka
sunduar fatkeqsisht sipas ligjeve dhe praktikave të kalifatit të mirefilltë
mizor islam otoman (vitet 1517-1924)
për afro 507 vjet, të miratuar shumë
shekuj më parë nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane.
Gjatë periudhës së rritjes otomane, sundimtarët
xhihadistë islam otomanë, pohonin hapur autoritetin e kalifatit, që nga
pushtimi i sulltanit Muratit I (që u
vra në Fushë Kosovë nga heroi kombëtar
dardan Llesh Nikoll Mhilli ose sikurse njihet edhe me emrin Millosh Kopiliqi) në Edirne në vitin
1362.
Më vonë, Selimi
I, nëpërmjet pushtimit dhe unifikimit të tokave muslimane, u bë mbrojtësi i qyteteve të shenjta fetare
islame të Mekës dhe Medinës, e cila më tej e përforcoi pretendimin islam
otoman për kalifatin në botën e pushtuar
dhe nënshtruar muslimane.
Humbja e luftrave të njëpasnjëshme të Kalifatit Islam Otoman, u bë për shkak të një erozioni të brendshëm të ngadaltë të pushtetit (korrupsionit galopant i të gjithë niveleve
hierarkike brenda Perandorisë; pushtetomania e pakufi me luftë të hapur apo të
fshehtë për ofiçe më të larta; intriga nga më të ndryshmet; flirte apo pervesitete
me dashuriçka inçsti non stop brenda gjakut; përhapja e pedofilisë dhe
pederastisë; posedimi i grave pa kufi me dhe pa kurorë islame; rritja e numërit
dhe kontrolli në duart e tyre i sa më shumë haremeve (prostitucioneve) me vajza
dhe djem minorenë nga të gjithë vendet koloniale dhe pushtuara të krishtera dhe
ateiste; etja apo zotërimi dhe zgjerimi i sa më shumë parave, gurëve të çmuar
(ar, diamonde, smeralde, argjend, rubin etj.) dhe pasurive (tokave dhe pronave
të tjera si banesa dhe bujtina apo hotele…) të tundshme dhe të patundshme
përrallore pa kufi dhe kapja e sa më
shumë froneve hierarkike, përhapja në masë e fenomenit antihuman të inçestit
apo martesat brenda gjakut, traditë kjo e hershme absurde islamike), në
raport me Europën Perëndimore dhe për shkak të përfundimit apo degradimit të
shtetit otoman.
Abdulmecid II, kalifi i fundit osman, mbajti
pozicionin e tij kalifor për disa vjet pas ndarjes, por me reformat laike të Mustafa Kemalit Ataturkut dhe me
mërgimin pasues të familjes mbretërore Kalifatiste Islame Otomane nga Republika
e Turqisë në vitin 1924, pozita
kalifatiste fatmirësisht u hoq me ligj. Në këtë mënyrë kemi krijimin e shtetit
laik, e cila pasoi me formimin e Republikës së parë laike turke, me ligje dhe sistem qeverisjeve dhe
kulture të re demokratike përparimtare, sipas modeleve të vendeve të
civilizuara të Europës Perëndimore.
Që nga shekulli XIV, kalifati u pretendua nga
sulltanët turq të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, duke filluar me
sulltan Murati I, dhe ato gradualisht u konsideruan si udhëheqës de facto dhe
përfaqësues të botës islame dhe më vonë nga Konstandinopoja (Stambolli i
sotëm), sulltanët otomanë sunduan mbi një perandori, që në kulmin e saj
mbulonte Anatolian, pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, Afrikën e Veriut,
Kaukazin dhe u shtri thellë në Evropën Lindore dhe Juglindore (ku bëjnë pjesë fatkeqsisht edhe trojet e
viktimizuara ndër shekuj të Arbërisë).
Me lindjen e Revolucionit Industrial Europian, fuqitë evropiane u riorganizuan dhe sfiduan gradualisht dominimin
islam të kalifatit barbarë antihuman
otoman.
Për shkak të udhëheqjes së dobët, normave arkaike
dhe fanatike politike dhe sikurse edhe paaftësisë për të mbajtur hapin me
progresin teknologjik në Evropë, Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, nuk
mundi të reagoj në mënyrë efektive në ringjalljen e Evropës dhe gradualisht e
humbi pozitën e saj si një fuqi perandorake e madhe sunduese ushtarake dhe
islame kur’anore.
Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, nuk kishte në
forcën ushtarake të rivalit kryesor të saj, Perandorisë Cariste Ruse dhe pësoi
asokohe nga ajo fatmirësisht disa
humbje të njëpasnjëshme dhe drastike në njerëz dhe armatime në luftërat e
ashpra me Perandorinë e fuqishme orthodokse të Rusisë.
Edhe pse turqit e rinj (xhonturqit) e kishin
detyruar sulltanin në cilësinë e tij si Kalifi, për të deklaruar një xhihad të
ri (neo-kalifat), që i nxiste hapur të gjithë muslimanët e botës, që t’i
rezistojnë me të gjitha mënyrat shkeljeve të aleatëve kristian europianë në
tokat e tyre. Megjithatë duhet thënë se fatmirësisht përpjekja e tyre asokohe
ishte e pasuksesshme dhe deshtoi, seps enuk gjeti përkrahje...
Qeveria xhihadiste islame turke e Rumanisë dha
dorëheqje në masë dhe Enveri, Talati dhe Qemali[7] u larguan (arratisën) nga Turqia menjëherë,
me një anije luftarake gjermane.
Sulltan Mehmed VI, i cili u vetëshpall sultan,
pasi vëllai i tij Mehmed V vdiq nga
një atak në zemër në muajin korrik, ra dakord për një armëpushim, në mënyrë që
riorganizonte ushtrinë e tij, që kishte pësuar asokohe disa disfata dhe
shkatërrime të mëdha..
Trupat aleate europiane, arritën në Konstandinopoj dhe pushtuan pallatin
e sulltanit, duke i dhënë fund fatmirësisht sundimit të tij të
përgjashëm dhe barbar shumë shekullor.[8]
Feja e shqiptarit, nuk është shqiptaria!
Ka të drejtë prof.
Artan Fuga, kur pohon përkufizimin më të saktë, mbasi vjersha e pashait
islam turk (Vaso Pasha) është lakuar
apo përmendur në mënyrë rutinë nga politikanët sharlatanë dhe sherrbudallët
ateistë si buka e përditshme më shumë para, gjatë komunizmit dhe sot në
“demokraci”.
Nga përvoja botërore dhe ajo e vendlindjes, dihet
se feja nuk ka në brendësi të vetën aksiomën e përçarjes (perça dhe sundo), por
dashurinë për njeriun.
Pashai xhihadist islam otomano-arnaut Pashko Vaso, nuk iu kundëvu asnjëherë fesë islame si besim në Zotin, sepse vetë ai
në Bejrut si sundimtar (1883-1892), për llogari të Perandorisë Xhihadiste
Islame Otomane punoi papushim me trinomin: kërbaç,
shpatë dhe kur’an, për të marrë sa më shumë dekorata (në gjoksin e tij),
duke ndërtuar shumë xhami të reja mjerimi shpirtëror mbi themelet e kishave
vendase etnike të lashta kristiane.
Edhe pse Pashai ishte dhe është ende sot
personaliteti “shqiptar” më i glorifikuar në mënyrë hipërbolizuese propagandistike
hoxhiste, në fushën e historisë dhe letërsisë, kalemxhinjtë e historiografisë
islame komuniste dhe post-komuniste, nuk kanë reaguar asnjëherë ndaj shprehjeve
të hapura të tij pro otomanizmit islamik dhe Perandorisë së tij të mirëfilltë
Xhihadiste Islame Otomane, që si objekt kryesor kishte asimilimin e trojeve dhe
popullsisë etnike të krishterë shqiptare.
Diktatori komunist, nipi i hoxhës me origjinë otomane-arabe Enver Hoxha e kishte pashain otoman islam pasha Vaso-n pikë të dobët dhe shpesh u
referohej apo citonte shprehjet e tij, si: “Feja
e shqiparit asht shqiptaria”, gjë të cilën po e vijojnë presidentët e tjerë
muslimanë, që erdhën mbas tij, me përjashtim të ish presidentit orthodoks dr. Alfred Moisiut (i cili, asnjëherë
nuk i quajti turqit vëllezër), vazhdojnë edhe në ditët tona të shprehen hapur
dhe publikisht, se me turqit ne jemi
popuj vëllezër!!!!
Në vargjet e Vasos islam otoman dhe me pashaportë si
shtetas perandorak otoman, ka një metaforë, pra kur thuhet se mbi dallimet fetare lulëzon ndjenja e
kombësisë, dhe thuhet se feja e shqiptarit është shqiptaria, kjo duhet
marrë në kuptim metaforik, sepse këtu barazohen dy gjëra të ndryshme me
njera-tjetrën.
Sipas logjikës normale, mund të themi se ashtu mund
të thuhet edhe se politika e shqiptarit
është shqiptaria, se krahinarizmi i
shqiptarit është shqiptaria, se
shkenca e shqiptarit është shqiptaria, se familja e shqiptarit është shqiptaria., etj. Por, metafora në këtë rast, nuk duhet marrë dhe
nuk merret asnjëherë si koncept shkencor.
Zëvendësimi i fesë me kombin, ngritja e kombësisë në fe, dëmton edhe kombin edhe fenë autentike.
Kësisoj, ajo (feja) ngrihet kundër monoteizmit për idhujtarira dhe idole
politike të konsideruara si Perëndi. Në këtë rast, sërisht ajo e lë shqiptarin pa mbrojtje metafizike, i
heq mistikën metafizike kombësisë shqiptare.
Pasi e keqinterpretuan turkoshakun islam pasha
Pashko Vasën dhe barazuan ndjenjën fetare me kombësinë, e ngritën këtë
ideologjikisht si bazën e identitetit shqiptar nën ideologjinë totalitare.
Po sot përse nuk guxon kush t’a vendosi Pashko Vasën në vend?
Kjo po ndodh fatkeqsisht, sepse stalinizmi vazhdon t’a mbajë albanologjinë
në disa kështjella të konservuar, pastaj punën tjetër e bën inercia mendore,
lodhja intelektuale, përtacia e gjykimit, plakja e arsyetimit, e në fund
budallallepsja sociale.[9]
Askush nuk merret për të analizuar në sensin
kritik, shprehjen e pashait “shkodran” otoman: “Bashkimi i shqiptarëve ngushtë me Perandorinë Otomane, përbën të vetmin
shans për shpëtim... sepse Ajo nuk cënon as idenë kombëtare, as gjuhën, as
traditën...”[10]
Kësaj fyerje kombëtare me paramendim dhe ndërgjegje
të plotë, poeti ynë brilant i tokës se Arbërit (të zhuritur shqiptar për shumë
shekuj me radhë), i përgjigjet me vargje të skalitura mjeshtërisht dhe me shumë
kuptim domethënës:
“…E Ç'farë gjuhe flisni? - TURPI JU MLOFTË..!
S'doni agimin e ditëve t'bardha?
Jo, ju ktu s'paskeni fis as atdhe!
Ju s'jenis Shqyptar...!
JU JENI BASTARDA,
T'pa shpirt, pa ndere - t'dehur me fe...!”- Andon Z. Çajupi
Historiografia shqipshkruese komuniste, me mentalitet otoman dje dhe
sot, në Prishtinë dhe Tiranë, vazhdojnë t’i
shpërlajnë trurin nxenësve naiv të shkollave nga cikli i ulët deri në auditoret
e universitetëve private dhe shtetërore, përmes programeve të paramenduar nga
qeveritë neo-otomane islame turke dhe respektive e Shqipërisë dhe Kosovës, e
cila nuk është gjë tjetër veçse propaganda e mirëfilltë islame otomane dhe
neo-otomane nënshtruese dhe antishqiptare.
Nëse i hedhin një vështrim librave të sotme të
Historisë së Popullit Shqiptar, të periudhës së zezë nazikomuniste dhe
post-nazikomuniste 1944-2024, që janë botuar, nën kontrollin e rrept të
regjimit pro turk (arnaut) gjoja shqiptar, asnjëherë nuk thuhen anët e errëta
të vezirëve, mutasarr?fve, pashave, valive, jeniçerëve, etj., shqiptarë ose me
origjinë shqiptare (të asimiluar), që luftuan kundër popullit shqiptar dhe
popujve të tjerë të krishterë në Europën Juglindore (Ballkan), Afrikën e
Veriut, Lindjen e Mesme etj.
Ata janë arnaut të shitur dhe asimiluar totalisht
janë dekoruar vazhdimisht vetëm pse kanë vrarë bashkatdhetarët e tyre arbëror
të krishterë nga sulltanët dhe vezirët e Perandorisë, për merita me motivacione
plot lavderime, pse kanë nënshtruar brutalish me gjak, kur’an dhe shpatë, sipas
devizës dhe porosisë së sulltanit dhe rregullave strikte të kalifatit islam
otoman popujt fatkeq dhe martirë anti-otomanë. (!!!)
Shqiptari fatmirësisht ndër shekuj, nuk mbahet mend
nga historia të ketë pushtuar dhe terrorizuar me shpatë territore apo kombe të
tjera, për t’i sunduar. Vetëm individë me prirje apo gjak egoist arnaut, kanë
vepruar si diktatorë në disa shtete apo popullsi, ku ata kanë qenë sundues.
Historia, sjell raste negative të shumë individëve fatkeqsisht shqiptarë, duke
nxjerrë në pah vazhdimisht veset më negative antinjerëzore…, kur ato kanë qenë
me pushtet apo detyrë administrative për llogari të të huajve.
Kësisoj kujtojmë, se fatkeqsisht dhe negativisht si
shembull mbetet shqiptaro otomani Muhammed
Ali, i cili ishte nënkryetar i Egjiptit. Ai ndërhyri
shpesh brutalisht me forcën e armëve kalifatiste otomane islame, për të
mbrojtur interesat e Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane, në një shtet
tjetër si Libani, që juridikisht ishte jashtë juridiksionit të shtetit të tij.
Në vitin 1821, Bashiri II
u detyrua të kërkonte strehim në Egjipt, duke revoltuar maronitët libanez të
mërzitur.
Në vitin 1822, emiri u kthye në Liban, i mbështetur nga Muhamed
Aliu, ku shumë historianë të kohës e akuzojnë emirin për nxitjen e tensioneve
fetare midis bashkësisë së maronizuar dhe Druzët historikisht dominues.[11]
Në enciklopedinë e historisë kalifatiste islame
otomane të sulltanëve të plotfiqishëm, shkruhet gjerësisht dhe me krenari, se
të gjithë zyrtarët e lartë të emruar direkt me dekret perandorak (sulltani) në
vendet dhe shtetet e ndryshme, brenda hartës pushtuese kalifatiste islame
otomane, ata duhet të zbatojnë pa
diskutim (kundërshtim) të gjithë ligjet e kalifatit, poltikën e vazhdueshme të islamizimit me cdo kusht të popullsisë së
krishterë, të ndërtojnë aty sa më shumë minare mbi xhami të reja në tokat
kristiane, duke rrënuar kishat dhe objektet e tjera fetare etnike vendase jo
islame të kohës në ato shtete dhe brenda qendrave të banimit të zonave urbane
dhe rurale t’i sundojnë vazhdimisht dhe përjetësisht.
A nuk ka ndodhur e njëjta situatë negative e dhimbshme historie shumë
shekullore me skenarë të ngjashme dhe aktorë tragjikë edhe në trojet e lashta
etnike të Arbërisë!?
Ja se çfarë shkruan turkushaku servil dhe xhelat
njëkohsisht Vaso Pasha (1825-1892): “Bashkimi i shqiptarëve ngushtë me Peranrorine Otomane Islame, përbën të
vetmin shans për shpëtim... sepse ajo nuk cënon as idenë kombëtare, as gjuhën,
as traditën...”[12]
Ndryshe nga Vaso Pasha, luftëtarët e pamposhtur të
lirisë dhe pavarësisë të tokës amtare të Arbërit, me armë në dorë në Veri dhe
Jug të Shqipërisë, shprehen hapur: “Ne,
vëllezër, nuk kemi asgjë të përbashkët me Turqinë, përvec fese (edhe këtë një
pjesë nga ne), e cila, përpara Atdheut, kombit dhe lirisë, amanetit të lenë nga
stërgjyshërit për dashurinë kundrejt Atdheut dhe gjuhës, nuk do të thotë asgjë.”
- Çerciz Topulli (1880-1915), Veprimtar i Rilindjes
Kombëtare, luftëtar.
Andon Z. Çajupi:
“Shqipërinë e mori turku i vu zjarr,
SHQIPTAR mos rri, po duku, shqiptar!
MJAFT PUNOVE PËR TË TJERE, O
FATKEQ,
kujto vendin ku ke lerë dhe po heq…
Të ka bërë Perëndia luftëtar,
Nuk të lodhi robëria, shqipetar?
Të gjithë djemtë që ke qarë dhe mban zi,
Për Morenë janë vrarë, përTurqi.
Trathtorve të kombit
Ç'asht kjo mynxyrë?
Cili komb jemi?
Vallë prinden tuej s'e keni njoftë?
Po Çfarë gjaku nder dej ju keni?
E Ç'farë gjuhe flisni? - TURPI JU
MLOFTË..!
S'doni agimin e ditëve t'bardha?
Jo, ju ktu s'paskeni fis as atdhe!
Ju s'jenisShqyptar...!
JU JENI BASTARDA,
T'pa shpirt, pa ndere - t'dehur me fe...! –
Kurse shkrimtari tjetër atdhedashës Risto Siliqi (1882-1936), poet, publicist dhe atdhetar, një ndër rilindasit dhe
patriotët më të shquar të pushkës, mendjes dhe pendës së mprehtë.
Ne, shqiptarët e anës kombëtare,
nuk kemi tjetër mendim përveç t’a heqim Shqipërinë nga balta. Kërkojmë të
jetojë kombi ynë me gjuhë të tij, me mendime e me ndër të tij. Sa shqiptarë
janë të ndershëm, do të mbajnë të gjithë me anën kombëtare. Ata që janë ZUZARË, SHPIRTROBËR, e BIJ KURVASH, le të mbajnë me anët e tjera.” - Faik Domenik KONITZA.
Shkrimtari Ismail Kadare, ndër të tjera: “Turqia, bërthama e Perandorisë Islame
Pushtuese, ajo që me ME SHPATE DHE KUR'AN kishte bërë ç’nuk e ç’mos PER T'I
KTHYER ballkanasit nga europianë në otomanë, e NGA TE KRISHTERE NE ISLAMIKE, në
mbarim të kacafytjes përfundoi ajo vetë në një shtet laik e republikan.”
A jemi shqiptar apo otomanë?
Dhe së fundi, sot po mësojmë të “vërtetën”, sipas
hoxhës fanatik islam Ternava të ditëve tona, i cili, nxjerr hapur dhe pa
dorashka atë që i vlon me kënaqsi në gji, mbi identitetin otoman (turk) të
vetin dhe shqiptarëve muslimanë në token e masakruar në Dardani.
Kështu mullar
Naim Tërnava, pohon se: “Turqit dhe
shqiptarët i kanë familjet dhe gjakun e përzier me njëri-tjetrin. Ky vend flet
për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera
dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë Sulltan Muratit ne sot jemi
besimtarë myslimanë shumicë”.[13]
Në një takim tjetër faljesh islame, para varrit të
kriminelit barbar Sulltan Muratit I, që ndodhet në Prishtinë dhe është shpallur
prej kohësh fatkeqisht si monument kulture (që mbrohet ligjshmërisht e
fanatizëm “atdhetar” nga shteti i Kosovës), kryemyftiu neo-otoman Naim Ternava,
sërisht rithotë:
“Dhe kurrë
mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e Zotit (Islamizmit) se ata janë të
vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të
madhit Zot. Është obligim për t’a kujtuar Sulltan Muratin, i cili kontribuoi në
çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav, që kishte zaptuar trevat
shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i
asimilojnë plotësisht duke i zhdukur. Me ardhjen e Sulltan Muratit I,
zullumqari i quajturi car Lazar u fshi nga faqja e dheut. Për 500 vjet të tjera
“shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkëqeverisën këto troje”.[14]
[2] Pashko Vasa, aka Wassa Pasha, mutasarr?f from 1883 to 1892.
[3] Cebel-i Lübnan Mutasarr?fl???
[4] Fawaz, Leila
Tarazi (1995). Occasion for War: Civil Conflict in Lebanon and Damascus in 1860
(illustrated ed.). I.B.Tauris & Company. p. 320
[5] U.S. Library
of Congress. “Lebanon-Religious Conflicts”.
countrystudies.us. Retrieved 2009-11-23.
[6] Mehmet Fatih (Pushtuesi),
sultan, i cili, sot është një nga idhujt insipirues më i admiruari i
presidentitit neo-otoman “turk” Rexhep Taip Erdogan. Kujtojmë, se fatkeqsisht
muslimanët kosovarë, për nder dhe respekt të tij, i kanë përkushtuar sulltanit
mizor Pushtuesi xhaminë më të madhe
në gadishullin e Ballkanit dhe fallen 5 here ne dite tek ai që i ka djeg dhe
pjek per disa dekada… Per here te tij shume muslimane kosovare mbaj edhe emrin
e tij dhe ua percjellim me krenari ate edhe femijeve dhe nipave të tyre…
[7] Emra identik sunduesish mizorë otomanë këto fatkeqsisht sot shumë të
përhapur në disa shekuj edhe në trojet etnike shqiptare nga komuniteti musliman
vendas dhe ish kolonët nga vendet islame të Lindjes së mesme etj.
[8] Lambton, Ann;
Lewis, Bernard (1995). The Cambridge History of Islam: The Indian
sub-continent, South-East Asia, Africa and the Muslim west. Cambridge
University Press. p. 320. Retrieved 13 March 2015. An Economic and Social
History of the Ottoman Empire, 1300–1914. 2. Cambridge University Press.
Quataert, Donald (2005). The Ottoman Empire, 1700–1922 (2 ed.). Cambridge:
Cambridge University Press. M. Naeem Qureshi (1999).
[9] Artan Fuga, 27
Janar 2018, Gazeta Shqip.
[10] Vaso Pasha
(1825-1892): Marrë nga libri: “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët”, f.
124.
[11] Kisirwani,
Maroun (October 1980). "Foreign Interference and Religious Animosity in
Lebanon". Journal of Contemporary History. 15)
[12] Marrë nga
libri: Pashko Vaso “E vërteta për
Shqipërinë dhe shqiptarët” f. 124.
[13] Kosova Haber,
2013
[14] Nail Ternava,
Prishtinë, 15 Qershor 2015.