E enjte, 02.10.2025, 11:26 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Roli i emrit tek personaliteti i njeriut!

E marte, 30.09.2025, 06:53 PM


Roli i emrit tek personaliteti i njeriut!

Shkruan: Florim Zeqa

Elementi i parë identifikues për një qenje njerëzore është Emri, pastaj vjen Mbiemri, Data dhe Vendi i Lindjes. Në disa raste mes rreshtave shënohet edhe emri i prindit për të plotësuar identitetin e individit! Që nga lindja, emri bëhet pjesë e parë e identifikimit të njeriut në familje dhe me rrethin shoqëror. Emri ka ndikim të thelbësor në identitetin dhe përvojat e njeriut gjatë gjithë jetës.

Emri krijon lidhje emocionale në shoqëri

Emri mund të ndikojë në perceptimin që të tjerët kanë për individin, qoftë në jetën personale apo profesionale. Një emër i veçantë ose i pazakontë mund të tërheqë vëmendje, ndërsa emri më i zakonshëm mund të ndihmojë në përshtatje më të lehtë në shoqëri.

Për më tepër, emri mund të ndihmojë në ndërtimin e personalitetit, por jo edhe të jetë përcaktues, pasi njeriu në shumë raste krijon lidhje emocionale me mënyrën se si e thërrasin të tjerët.

Identiteti i njeriut fillon të formësohet nga moshë e fëmijërisë, për të vazhduar me periudhën e edukimit dhe arsimimit, punës dhe profesionit e deri tek aspektet tjera që ndërlidhen me personalitetin e ndërtuar ndër vite dhe dekada!

Pjesë e pandashme e identitetit të njeriut është gjuha, kombi, shteti dhe religjioni!

Mosha dhe gjinia janë dy elemente përcaktuese dhe identifikuese poashtu!

Sikurse aspekti gjenetik, emri është i patjetërsueshëm!

Gjatë ciklit jetësorë njeriu mund të mësojë edhe shumë gjuhë të huaja, mund të ndërroj fe e parti, mund t'i ndërroj pasaportat njërin pas tjetrit, por elementi bazikik i identitetit të tij-emri mbetet i pandryshuar!

Me emrin e individit ndërlidhet origjina, respektivisht prejardhja gjenetike (ADN) e cila poashtu është e pandryshuar!

Kur takojmë dikë për herë të parë, gjëja e parë që bëjmë e pyesim për emër dhe e prezantojmë veten duke thënë emrin tonë. Emri përdoret për të identifikuar një individ dhe për të komunikuar me të.

Ndërtimi i personaliteti i njeriut varet nga prejardhja gjenetike, mjedisi socio-ekonomik, edukata, tradita dhe kultura e marrë në jetë, por jo edhe nga emri domosdoshmërisht.

Megjithatë, emri është i lidhur ngusht me personalitetin e njeriut dhe jo vetëm. Një emër që lë gjurmë pozitive në shoqëri, bëhet motiv i ripërtëritjes nga shumë persona të tjerë si shprehje e dashurisë dhe respektit, i cili bëhet motivim pune dhe suksesi për gjeneratat e reja.

Krenar me emrin tim!

Nuk e ndërroj emrin me të cilin me rriti Nëna, nuk e ndërroj emrin me të cilin Gjyshja më përkundi dhe më këndoj këngë gjumi, nuk e ndërroj emrin me të cilin e bëra krenarë babain tim! Nuk e ndërroj emrin të cilit nuk pranova t'i hiqet asnjë shkronjë e vetme në emigrim. Nuk e ndërroj emrin me të cilin e ndërtova personalitetin tim.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kalosh Çeliku: Lufta me armik e për armik Idriz Zeqiraj: Donikë Gërvalla veprimtare unike për Kosovën dhe rugoviste e përjetshme Presidenti i Edi Ramës kërkon punëtorë nga Bangladeshi, reagon Marin Mema Florim Zeqa: Referendumi pa shtet dhe shteti pa Referendum! Idriz Zeqiraj: Pan-i bllokon Kosovën, shkak Vetting dhe Byroja Milazim Zeqiraj: Roli i SHBA në raport më Kosovën që nga 24.3.1999 deri të vendimi për pezullimin e dialogut strategjik me 12.9.2025 Llesh Ndoj: Bo(sh)llëku (dez)informativ dhe konsumatori Klajd Kapinova: Kash Patel deklasifikon raportin: FBI futi qindra agjentë civilë në turmat e 6 janarit 2021 Kalosh Çeliku: Kamaleoni Asllan Dibrani–Luani: Hebrenjtë mbi 200 Nobelistë, shqiptarët vetëm një: Ç’na mungon neve? Florim Zeqa: Votoni asambleistët më të mirë! Adil Fetahu: Drejtësia ndërkombëtare është në krizë, sepse të fortit nuk e respektojnë Asllan Dibrani-Luani: Tokat Historike të Izraelit – Midis së Drejtës dhe Luftës së Përhershme dhe Beteja për Rikthimin e Tokave të Veta Florim Zeqa: Thirrje kandidatëve - Bëni fushatë të qetë dhe dinjitoze Milazim Zeqiraj: Situata politike në Kosovë pas zgjedhjeve Asllan Dibrani-Luani: BIK-u në Serbi e Kosovë – vegla të Beogradit kundër kombit shqiptar Rrezart Kalaja: Hoxhallarët – spiunë të rinj të Serbisë Idriz Zeqiraj: Pezullimi i Dialogut Strategjik - ndëshkim kolektiv i klasës politike! Asllan Dibrani – Luani: Parada e Beogradit dhe Mashtrimi i Dyfishtë ndaj Shqiptarëve Florim Zeqa: Votoni më të mirët, ndëshkoni mashtruesit!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx