E premte, 26.09.2025, 03:11 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Votoni asambleistët më të mirë!

E enjte, 25.09.2025, 06:54 PM


Votoni asambleistët më të mirë!

Shkruan: Florim Zeqa

Qytetarë të Republikës së Kosovës, siq e keni vërejtur deri më tani, me shkrimet e mia nuk jam duke e favorizuar dhe as kundërshtuar asnjërin nga kandidatët për kryetar komune, me qëllim që të mos influencojë në votën tuaj të lirë. Mirëpo si shtatas i Kosovës do ta zhfrytëzoj të drejtën qytetare për të votuar kandidatin e preferuar për kryetar dhe asambleist të komunës sime.

Balotazhi përcaktues për shumë komuna

E kam vendosur të përcjellë me qetësi fushatën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, që i bie, do të jem me të gjithë qytetarët e Kosovës, nuk do të mbështes asnjërin subjekt politik, i mbështes të gjithë kandidatët e rinj për Asamble të komunave të të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës

Elektorati duhet t'i votoj për kryetarë komune ata kandidatë që e vlerëson që i përmbushin dhe i mbajnë premtimet elektorale e jo gënjeshtarët dhe hipokritët.

Kryetarët aktualë me përformancë të dobët do të ndëshkohen që në raundin e parë të zgjedhjeve, kurse kandidatët e rinj e kanë rastin që përmes gabimeve të tyre të arrijnë në krye të komunave.

Do të jenë fare pak komuna, të cilat do të kenë fatin të zgjedhin kryetarin e ri në raundin e parë. Që i bie se, në raundin e dytë apo të ashtuquajturin balo(sh)tazh do të përballen shumica e komunave të Kosovës.

E quajta baloshtazh për faktin se në raundin e dytë do të kemi përmbysje të rezultateve në shumë komuna si produkt i koalicioneve dhe marrëveshjeve ndërpartiake.

Paqe e dashuri vëllazërore mes elektoratit kosovar

Në këtë fushatë të zgjedhjeve lokale i bëjë thirrje elektoratit kosovar që të tregojë maturi dhe pjekuri politike. Në asnjë rrethanë, të mos bie pre e matrapazëve politikë, por të gjykojnë me gjakftohtësi të gjitha situatat dhe prapaskenat e liderëve partiakë.

Votoni ata kandidatë apo kandidate për asamble komunale që e vlerësoni që punojnë për të mirën tuja dhe përmbushin premtimet elektorale.

Qytetar të respektuar të Republikës së Kosovës, bashkombas të dashur, përcaktohuni vetëm për kandidatët që mund të sjellin ndryshimin në komunën e tuaj.

Vëllezër dhe motra, ju ftoj, që gjatë fushatës zgjedhore, përveç pjekurisë politike për vendimmarrje të drejtë më 12 tetor 2025, të dëshmoni paqe e dashuri vëllazërore me njëri-tjetrin.

Pavarësisht prejardhjes partiake, të gjithë kandidatët/kandidatet janë vëllezër e motra tonat, nga të cilët presim që nesër t'na sjellin ndryshim dhe mirëqenie qytetare në komunat tona.

Bashkatdhetarë të nderuar, elektorat i çmuar kosovar, forca e ndryshimit është në dorën e tuaj, në votën tuaj të lirë dhe sovrane.

Andaj, në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim mos ua shitni votën matrapazëve politikë.

Injoroni dhe denonconi në polici, prokurori dhe gjykata të gjithë ata që ua kërkojnë votën në këmbim të parave të pista. Me bërjen publike të emrave të matrapazëve politikë do të fillojë epoka e ndryshimit të madh në politikën kosovare.

Një Asamble e fortë e bën kryetarin më të përgjegjshëm dhe më të kujdesshëm në marrjen e vendimeve! Andaj zgjedhni asambleistët më të mirë për një qeverisje ndryshe në komunën tuaj.

Zoti e bekoftë votën e lirë të elektoratit kosovar më 12 tetor 2025.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Adil Fetahu: Drejtësia ndërkombëtare është në krizë, sepse të fortit nuk e respektojnë Asllan Dibrani-Luani: Tokat Historike të Izraelit – Midis së Drejtës dhe Luftës së Përhershme dhe Beteja për Rikthimin e Tokave të Veta Florim Zeqa: Thirrje kandidatëve - Bëni fushatë të qetë dhe dinjitoze Milazim Zeqiraj: Situata politike në Kosovë pas zgjedhjeve Asllan Dibrani-Luani: BIK-u në Serbi e Kosovë – vegla të Beogradit kundër kombit shqiptar Rrezart Kalaja: Hoxhallarët – spiunë të rinj të Serbisë Idriz Zeqiraj: Pezullimi i Dialogut Strategjik - ndëshkim kolektiv i klasës politike! Asllan Dibrani – Luani: Parada e Beogradit dhe Mashtrimi i Dyfishtë ndaj Shqiptarëve Florim Zeqa: Votoni më të mirët, ndëshkoni mashtruesit! Jaho Brahaj: Ku po Shkojmë(!?) Asllan Dibrani (Luani): Gjendja dramatike e politikës botërore dhe përplasja në Lindjen e Mesme Klajd Kapinova: Otomani Vaso Pasha sa i bardhë për shqiptarët e tij aq i zi për libanezët Florim Zeqa: Drejt zhbërjes së vlerave njerëzore! Albert Zholi: Lush Susaj - Pasojat nga pesticidet janë të mëdha në shëndet dhe imazh Sadbere Emshiu: Kritika mes polarizimit dhe sharjes Kalosh Çeliku: Ekziston dhe një e vërtetë por askush nuk e thotë Prend Buzhala: Atmosfera e dyfishtë e fushatës zgjedhore Idriz Zeqiraj: Bashën e paragjykojnë injorantët dhe inferiorët e porositur! Kalosh Çeliku: Vetëdija Fadil Maloku: Si do ta mirëpriste Amerika një "Lidhje të Re të Prizrenit" me dimensione panshqiptare?

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx