| E enjte, 25.09.2025, 06:54 PM |
Votoni asambleistët më të mirë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Qytetarë
të Republikës së Kosovës, siq e keni vërejtur deri më tani, me shkrimet e mia
nuk jam duke e favorizuar dhe as kundërshtuar asnjërin nga kandidatët për
kryetar komune, me qëllim që të mos influencojë në votën tuaj të lirë. Mirëpo
si shtatas i Kosovës do ta zhfrytëzoj të drejtën qytetare për të votuar
kandidatin e preferuar për kryetar dhe asambleist të komunës sime.
Balotazhi përcaktues për shumë komuna
E
kam vendosur të përcjellë me qetësi fushatën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, që
i bie, do të jem me të gjithë qytetarët e Kosovës, nuk do të mbështes asnjërin
subjekt politik, i mbështes të gjithë kandidatët e rinj për Asamble të komunave
të të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës
Elektorati
duhet t'i votoj për kryetarë komune ata kandidatë që e vlerëson që i përmbushin
dhe i mbajnë premtimet elektorale e jo gënjeshtarët dhe hipokritët.
Kryetarët
aktualë me përformancë të dobët do të ndëshkohen që në raundin e parë të
zgjedhjeve, kurse kandidatët e rinj e kanë rastin që përmes gabimeve të tyre të
arrijnë në krye të komunave.
Do
të jenë fare pak komuna, të cilat do të kenë fatin të zgjedhin kryetarin e ri
në raundin e parë. Që i bie se, në raundin e dytë apo të ashtuquajturin
balo(sh)tazh do të përballen shumica e komunave të Kosovës.
E
quajta baloshtazh për faktin se në raundin e dytë do të kemi përmbysje të
rezultateve në shumë komuna si produkt i koalicioneve dhe marrëveshjeve
ndërpartiake.
Paqe e dashuri vëllazërore mes elektoratit kosovar
Në
këtë fushatë të zgjedhjeve lokale i bëjë thirrje elektoratit kosovar që të
tregojë maturi dhe pjekuri politike. Në asnjë rrethanë, të mos bie pre e
matrapazëve politikë, por të gjykojnë me gjakftohtësi të gjitha situatat dhe
prapaskenat e liderëve partiakë.
Votoni
ata kandidatë apo kandidate për asamble komunale që e vlerësoni që punojnë për
të mirën tuja dhe përmbushin premtimet elektorale.
Qytetar
të respektuar të Republikës së Kosovës, bashkombas të dashur, përcaktohuni
vetëm për kandidatët që mund të sjellin ndryshimin në komunën e tuaj.
Vëllezër
dhe motra, ju ftoj, që gjatë fushatës zgjedhore, përveç pjekurisë politike për
vendimmarrje të drejtë më 12 tetor 2025, të dëshmoni paqe e dashuri vëllazërore
me njëri-tjetrin.
Pavarësisht
prejardhjes partiake, të gjithë kandidatët/kandidatet janë vëllezër e motra
tonat, nga të cilët presim që nesër t'na sjellin ndryshim dhe mirëqenie
qytetare në komunat tona.
Bashkatdhetarë
të nderuar, elektorat i çmuar kosovar, forca e ndryshimit është në dorën e
tuaj, në votën tuaj të lirë dhe sovrane.
Andaj,
në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim mos ua shitni votën matrapazëve politikë.
Injoroni
dhe denonconi në polici, prokurori dhe gjykata të gjithë ata që ua kërkojnë votën
në këmbim të parave të pista. Me bërjen publike të emrave të matrapazëve
politikë do të fillojë epoka e ndryshimit të madh në politikën kosovare.
Një Asamble e fortë e bën kryetarin
më të përgjegjshëm dhe më të kujdesshëm në marrjen e vendimeve! Andaj zgjedhni
asambleistët më të mirë për një qeverisje ndryshe në komunën tuaj.
Zoti e bekoftë votën e lirë të
elektoratit kosovar më 12 tetor 2025.