E diele, 28.09.2025, 10:11 PM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Pan-i bllokon Kosovën, shkak Vetting dhe Byroja

E diele, 28.09.2025, 06:52 PM


PAN-I BLLOKON KOSOVËN, SHKAK VETTING DHE BYROJA!

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Ligjërisht, koalicionet parazgjedhore janë normë legale. Por, në zgjedhjet e fundit parlamentare ka ndodhur një anomali, opozita humbëse e zgjedhjeve, ka bërë koalicion pas zgjedhor, duke bërë shkelje ligjore! Qëllimi është hileqar: Bllokimi i zgjedhjes të organeve kuvendore, përkatësisht, bllokimi i Kosovës, në përpjekje për ta grabitur fitoren e LVV në tavolinë! Qysh para zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, PDK me bishtrat e saj AAK dhe NISMA, dikur të bashkuara në PAN, përfolën bllokadën pas zgjedhore kundër LVV. Ngjitja e LDK-së PAN-it, shtoi oreksin, tashmë, të opozitës së bashkuar, "për ta hequr qafe Kurtin".

LVV dështoi ta bëjë konstituimin e Kuvendit me votimin e hapur, respektivisht, zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve, andaj kërkoi votimin e fshehtë, meqë Kushtetuta e parasheh "votimin e hapur, të fshehtë dhe forma të tjera". Opozita e refuzoi, duke iu referuar një klauzole hileqare se, gjoja, mënyra e votimit përcaktohet në fillim të seancës votuese. Dhe, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese, e kapur nga PAN-i, ashtu si i gjithë Sistemi i Drejtësisë, e quajti ligjor vetëm votimin e hapur, duke refuzuar votimin e fshehtë. Gjykata shkeli Kushtetutën, sepse mohimi i votimit të fshehtë, është praktikë komuniste dhe fashiste. Me votimin e hapur, sundimtarët kriminelë, kanë sunduar, me dajak e plumb, deri në cofjen e tyre, si: Stalini, Hitleri, Enver Hoxha, Pol Poti dhe soj-sorollopi i tyre.

Realisht, shqiptarët, në përgjithësi, ata të Kosovës, në veçanti, nuk shquhen për sinqeritet, parime dhe integritet. Është, pikërisht, votimi i hapur që ka degraduar dhe kontaminuar klasën politike në Kosovë. Për rrjedhojë, sot kemi Parlamentin më kriminal në rajon, deputetë kriminelë, të cilët riciklohen për një çerek-shekulli radhazi!

LVV u dëshmua parimore kur refuzoi PAN-in për bashkëqeversje, duke e konsideruar të pa reformuar, thënë më troç, i kriminalizuar. LVV zgjodhi për bashkëqeverisje, LDK-në, si dy subjekte politike të pa kriminalizuara. Shqiptarët vendorë dhe botërorë aprovuan dhe iu gëzuan koalicionit LVV-LDK. Sepse ishte rasti dhe shansi, për spastrimin dhe largimin e krimit nga pushteti. LDK-ja, si parti me trashëgimi rugoviane, akademike, do t`i bënte shërbim të madh popullit dhe kombit. Ajo do të ndihmonte shumë në emancipimin e LVV, si subjekt politik heterogjen, ku "është përzier gjithfarë ujemi", siç shkruante Azem Shkreli, në romanin "Karvani i bardhë"!

Rrjedhimisht, situata aktuale në Kosovë nuk është e shëndetshme, përkundrazi është hallakamë. Sepse opozita e bashkuar humbjen e thellë të pësuar më 9 shkurt 2025, ngulmon ta kompensojë me grabitjen e fitores të LVV në tavolinë. Halli i madh i PAN-it është bllokimi, deri në harrim i VETTING-ut dhe i BYROSË të Verifikimit të Pasurive hajnore. LDK-ja duhet të reflektojë, ta pranojë një bashkëqeverisje të kushtëzuar, duke qenë konsultuese e vendimmarrëse e barabartë me partneren LVV. PDK ka intriguar shumë dhe vazhdon të intrigojë, duke "futur pyka" në mes të LVV dhe LDK-së, me qëllim të rikthimit të afrisë, më sakt, për ta bërë patericë, si në epokën e zezë të Isa Mustafës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Milazim Zeqiraj: Roli i SHBA në raport më Kosovën që nga 24.3.1999 deri të vendimi për pezullimin e dialogut strategjik me 12.9.2025 Llesh Ndoj: Bo(sh)llëku (dez)informativ dhe konsumatori Klajd Kapinova: Kash Patel deklasifikon raportin: FBI futi qindra agjentë civilë në turmat e 6 janarit 2021 Kalosh Çeliku: Kamaleoni Asllan Dibrani–Luani: Hebrenjtë mbi 200 Nobelistë, shqiptarët vetëm një: Ç’na mungon neve? Florim Zeqa: Votoni asambleistët më të mirë! Adil Fetahu: Drejtësia ndërkombëtare është në krizë, sepse të fortit nuk e respektojnë Asllan Dibrani-Luani: Tokat Historike të Izraelit – Midis së Drejtës dhe Luftës së Përhershme dhe Beteja për Rikthimin e Tokave të Veta Florim Zeqa: Thirrje kandidatëve - Bëni fushatë të qetë dhe dinjitoze Milazim Zeqiraj: Situata politike në Kosovë pas zgjedhjeve Asllan Dibrani-Luani: BIK-u në Serbi e Kosovë – vegla të Beogradit kundër kombit shqiptar Rrezart Kalaja: Hoxhallarët – spiunë të rinj të Serbisë Idriz Zeqiraj: Pezullimi i Dialogut Strategjik - ndëshkim kolektiv i klasës politike! Asllan Dibrani – Luani: Parada e Beogradit dhe Mashtrimi i Dyfishtë ndaj Shqiptarëve Florim Zeqa: Votoni më të mirët, ndëshkoni mashtruesit! Jaho Brahaj: Ku po Shkojmë(!?) Asllan Dibrani (Luani): Gjendja dramatike e politikës botërore dhe përplasja në Lindjen e Mesme Klajd Kapinova: Otomani Vaso Pasha sa i bardhë për shqiptarët e tij aq i zi për libanezët Florim Zeqa: Drejt zhbërjes së vlerave njerëzore! Albert Zholi: Lush Susaj - Pasojat nga pesticidet janë të mëdha në shëndet dhe imazh

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx